Nga Baton Haxhiu
Një letër e rrallë që fillon me I nderuar Kryeministër, (SHTËPIA E BARDHË, WASHINGTON, 16 janar 2026 Shkëlqesia e Tij, Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, Tiranë I nderuar Z. Kryeministër, Është nder i madh t’ju ftoj, si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, të bashkoheni me mua në një përpjekje kritike historike dhe madhështore për të forcuar Paqen në Lindjen e Mesme dhe, në të njëjtën kohë, për të ndërmarrë një qasje të re të guximshme), jo për të respektuar protokollin, por për të vënë përballë një zgjedhjeje historike.
Nuk pyet nëse do të marrësh pjesë, por nëse do të bashkohesh me historinë në momentin kur ajo po shkruhet. Nuk flet për dekor diplomatik, por për përgjegjësi themeluese në një arkitekturë të re të paqes globale. Dhe kjo letër përfundon e nënshkruar nga themeluesi dhe udhëheqësi i këtij projekti, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump.
Dhe nuk është asgjë e rastësishme sepse disa ditë më parë, në një sallë të heshtur të një hoteli në Emiratet e Bashkuara, larg protokollit dhe kamerave, Edi Rama po bisedonte me përfaqësues të Kubës për tranzicionin ideologjik, politik dhe social. Nuk fliste si këshilltar i jashtëm dhe as si dëgjues i kujdesshëm. Fliste duke shpjeguar Shqipërinë si shembull. Jo si model perfekt, por si përvojë reale. Rendiste kontekste, kthesa historike, dilema morale dhe zgjedhje politike me një qartësi që i befasoi të pranishmit. E njihte kodin e së kaluarës së tyre aq mirë, sa ata që po e dëgjonin mbetën për një çast pa fjalë. Nuk ishte një shfaqje retorike. Ishte njohje intime e një historie që ai e kishte jetuar nga brenda.
Kështu ma shpjegonte një mik amerikan që kishte dëgjuar dhe përjetuar takimin.
Aty ku shumë liderë flasin për tranzicionin si një formulë teknike, Rama e shpjegonte si proces njerëzor, me kosto, me frikë dhe me nevojën për ta ruajtur dinjitetin kolektiv. Pikërisht kjo aftësi për ta lexuar historinë e tjetrit përmes përvojës së vet e shpjegon pse Shqipëria sot ftohet jo si spektatore, por si bashkëthemeluese në tryezat ku flitet për paqen globale.
Dhe këtu fillon të marrë kuptim edhe letra e Donald Trump. Sepse ftesa drejtuar Kryeministrit të Shqipërisë nuk vjen nga një vakum diplomatik. Ajo vjen si njohje e një profili politik që di të flasë për konfliktin pa qenë pjesë e tij, që di të flasë për tranzicionin pa e idealizuar, dhe që di të flasë për paqen pa e kthyer atë në slogan. Në këtë kuptim, Shqipëria nuk ftohet për madhësinë e saj, por për mënyrën se si është përfaqësuar. Dhe ky është kapitali më i rrallë në politikën ndërkombëtare të kohës sonë.
Ka letra që janë protokoll. Ka letra që janë simbol. Dhe ka letra që janë sinjal historik. Ftesa e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, drejtuar Kryeministrit të Shqipërisë, nuk është thjesht një dokument diplomatik. Është një akt njohjeje politike. Një vulë besimi. Një thirrje që nuk u shkon të gjithëve, por vetëm atyre që konsiderohen të aftë të ulen në tryezën ku nuk menaxhohen kriza, por ndërtohen epoka.
Në këtë letër nuk ftohet një vend i vogël ballkanik për dekor. Ftohet një shtet që ka ditur të lexojë kohën. Ftohet një kryeministër që ka ditur ta përfaqësojë vendin e tij përtej madhësisë gjeografike, duke e bërë Shqipërinë të dëgjueshme në botën ku vendimet merren nga ata që dinë të artikulojnë vizion dhe stabilitet.
Donald Trump flet me gjuhën e superlativit. Jo rastësisht. Ai flet për një përpjekje historike. Për një plan gjithëpërfshirës. Për një arkitekturë të re të paqes në Lindjen e Mesme. Për një Bord Paqeje që synon të jetë një organizëm unik, tranzitor, por me ambicie të përhershme. Në këtë kontekst, zgjedhja e Shqipërisë si anëtare themeluese nuk është rastësi. Është rezultat.
Shqipëria nuk ka ushtri që ndryshon balancat globale. Nuk ka ekonomi që dikton tregjet. Por ka fituar diçka tjetër shumë më të rrallë në diplomacinë moderne. Besueshmëri. Koherencë. Qëndrim. Dhe mbi të gjitha, një përfaqësim politik që ka ditur të flasë në emër të paqes pa u dukur i vogël, dhe të flasë në emër të interesit kombëtar pa u dukur provincial.
Edi Rama në këtë letër trajtohet si përfaqësues i një shteti që mund të marrë përgjegjësi morale dhe politike në një nga konfliktet më të ndërlikuara të kohës. Ky është krediti më i madh që i jepet një vendi si Shqipëria. Jo sepse i kërkohet forcë. Por sepse i njihet pjekuri.
Trump nuk kërkon spektatorë. Ai kërkon themelues. Dhe fjala founding member state ka peshë. Do të thotë se Shqipëria nuk ftohet të duartrokasë një proces të nisur nga të tjerët, por të jetë pjesë e arkitektëve të tij. Kjo është diferenca mes periferisë diplomatike dhe qendrës së vendimmarrjes.
Në një botë ku shumë shtete janë të ftuara vetëm kur duhen vota formale, Shqipëria ftohet për nënshkrim. Për ratifikim. Për përgjegjësi. Ky është momenti kur politika e jashtme shqiptare del nga logjika e mbijetesës dhe hyn në logjikën e kontributit.
Kjo letër nuk është fundi i një rruge. Është prova se një rrugë është ndërtuar. Me durim. Me simbolikë. Me një gjuhë që e ka bërë Shqipërinë të kuptueshme për botën dhe botën të dëgjueshme për Shqipërinë.
Nëse ka një moment kur përfaqësimi i një kryeministri shndërrohet në kapital shtetëror, ky është ai moment. Sepse paqja globale nuk ndërtohet vetëm nga fuqitë e mëdha. Ndërtohet edhe nga ata që dinë të jenë të vegjël pa qenë të parëndësishëm.
Dhe sot, përmes kësaj ftese, Shqipëria nuk është më thjesht një vend që kërkon vend në histori. Është një vend që historia e fton të ulet në tryezë.
Dhe letra përfundon me: Pres me padurim të punoj me ju, për një kohë të gjatë në të ardhmen, drejt qëllimit të vendosjes së PAQES, PROSPERITETIT DHE MADHËSHTISË SË QËNDRUESHME BOTËRORE PËR TË GJITHË! Me urimet më të mira. Me respekt, DONALD J. TRUMP, PRESIDENT I SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS.
Shpellarët thonë që është kurth dhe do ta arrestojnë.
Arsyeja e fteses eshte e thjeshte : Behet fjale per paqen ne lindjen e mesme , dhe Rama eshte bere "Ajatollah Rama i pare " per Shqiperine , keshtu qe duhet dikush me mendesi te lindjes se mesme per te dhene mend ne tryeze....!!!
Flitet se këtë letër e ka bërë Fevziu për tu tallur me Ramën.......
Çthot Fevzo, si e ka përjetuar? Kujdes se mos i bie ndonjë infarkt Bushatëve, Andit dhe Ditmirit, ekspertit tonë të diplomacisë. Po Shkullakun e ka parë njeri se sikur nuk është aktiv që të na ndricoj?
Bravo Baton, exelent,E kam thene me kohe gjigandi Edi Rama me 83 mandate dhe 4 here kryeminister I Shqiperise eshte pa dyshim kryeministri me I sukseseshem ne 113 vjet shtet shqiptar dhe padyshim eshte Napoleon Bonaparti I Ri I Ballkanit per nga vizioni qe ka per te ardhmen e Europes se Bashkuar dhe poblemet e mprehta te botes. Kjo duket dhe nga ky vleresim qe sot presidenti nr.1 botes Donald Trump I ben Edi Rames. Thirrja e Edi Rames ne ate forum paqeje tregon se niveli I tij intelektual dhe performanca e tij e larte ne takimet nderkombetare e kane bere ate nje burre shteti qe I degjohet fjala. Ne anen tjeter Vampiri 82vjecar I vicidolit me 27akuza mbi kurriz I braktisur nga gjithe ambasadoret e huaj dhe organizmat nderkombetare sot eshte ne diten e tij me te zeze duke dhene konference shtypi para gazetarit te betonuar ne shqup Osman Stafes me kapele.
O shqiptar , mos u genjeni nga furcet dhe lajkat e Trumpit. Atij i duhen sherbetore ( per punet e pista) qe do beje ne Gaza dhe ka ftuar njeriun e duhur per te tilla gjera. Gjeja me e keqe qe mund te na ndodhte , eshte kjo leter. Do na detyrojne te bejme pissliqe ne kurriz te Palestinezeve per ti mbajtur duart e tyre te Pastra. Jam e bindur qe ne kete ftese ka nje rol te rendesishem Tony Blair, nje kriminel lufte dhe i korruptuar deri ne kocka.
O kok cep cecen,iku koha kur talleshin me sali lexhenden.... Nje malok sado i zgjuar te jete nuk behet njeri... Ju kujtohet si tallej berlusconi me lexhenden
Po more Rezi po! Vazhdo me ato idiotsirat e tua ti dhe vazhdo t'i biesh fyellit me nje vrime.
Sa té liq jeni. Do sajoni patjetér njé sebep qesharak. Toni Bler mund të propozojé po vulën e ve Trump pasi e ka paré stafi i tij. Do e fusnit né burg po si pérherë. Ua futi.
Po pse çfare do ti, ta bejë mbret, i duhet për punë të cilën ai e ben me zell, tani llomotitni kundra Ramës sa te doni, pot Rana qendron gjithmonë në këmbe
Palestinezet jane aleate te krimineleve serbe . Per mua Shqiperia e Kosova jane te parat
Sa debil i trashe je o zot, insiston me mbrojtjen tende ta ulesh ramen poshte e me poshte - te te mbroje Batoni eshte varri me i madh publik ku dikush mund te prehet!
Bravo zoti Baton. Ke shkruar tammam ato qe jane ne realitet.Eshte nder i madh per shqiperine qe i jepet vendit tone nepermjet kryeministrit Edi Rama.
Kur te mbron batoni, te ka ardh fundi
Nje bord normal ku mund te jete 70 vende te ftuara...se ku eshte lajmi ktu per Shqiptaret te cilet u klasifikuan si te padeshiruar per emigrim ne usa mbas 49 vjetesh. Sukses personal i lobimit te Rames mbase...por ne asgje nuk fitojme. Baton prit se jane 15 mije faqe.....ka dhe mijera te tjera...po ju jeni shtyje ta shtyme...uroj qe ky mjeshti mos mari ca mijera palestineze ne kembim te dickahe.
ne bord nuk figuron skiperia/rama gjekundi. lista eshte publikuar nga shtepia e bardhe.
Mos ia fusni kot shikoni wikipedia https://en.wikipedia.org/wiki/Board_of_Peace
Maro, dukesh qe je i marre!
Jo Maro, fatkeqesisht per Shqiperine E-drama u ka ulur breket cifuteve. Jane ata qe ia kane kthyer si qoke gjithe gojoret qe u ka bere, u ben dhe do u beje. E ka zene demin per bolesh... me goje. Dhe eshte me keq se ta zesh per briresh. Nga briret edhe mund te iki nga bolet jo. Nuk eshte cudi qe te sjelle disa qindra mijera palestineze ne Shqiperi. Cifuteve nuk u plas kari as per Ramen as per Shqiperine. Se per ca karin do jape mendje ky barcoletaxhi ne nje konflikt ku piqen femijet palestineze te gjalle dhe me shume vdesin njerez ne palestine sesa ngordhin pula ne nje dite, asnje nuk e di. Eshte thjesht qoke e Kushner, Blair etj... per piktorin politikan si i pelqen te vetequhet. Zoti na shpetofte.
Ore Palestinezet ti zgjidhin vete hallet e tyre...ne kemi tonat....nuk eshte puna aty po fare....
e sakte
Qenka ekzaltuar shume Batoni.
Saliqen Krimineli shkul flokët nga inati....
E bleu dhe trampin ramadurua o sali mavrija
ba si nuk dolën akoma zorraxhinjtë të komentojnë kundër batonit dhe ramës.........
Mendoj se Vetem ne qe jetojme Dhe punojme jashte Shqiperise e njohim rendesine e Shqiperise ne are en nderkombetare. Trump Nuk fton njeri sa per sy e faqe. Ai kerkon bashke punetore qe sot jane teper te rralle per te ( Trump). Respect Shqiperi , Respect Dhe vlersim Edi Rama .
O Baton! Atë paçavure nuk e ka shkruajtur Trump...... . Kushedi kush ka tallur menderen me Ramaduron dhe ky e ka ngrënë....... . E kanë bërë ftesën me anë të Inteligjencës Artificiale.
Si ka mundesi qe nuk thoni nje fjal te mire o njerez. Si ka mundesi qe nuk e kuotoni ca dmth kjo. Lerini ato funderinat ne shpirtzezen e tyre, ndricohuni nga ata qe ecin perpar. Lereni Ribet Papen te derdellisi nga Amerika se ka ngel pa buke sty dhe do ushqm. Amerika e tha fjalen e saj.
E ka ngateruar me Saliun, thote LaCivita!
Plasi Sali krimineli
Shqiptaret te trullosur nga Berishizmi qe ne cdo gje te mire ka nje maskarallek,Nuk gezohen per asgje as per suksesin e femijeve te tyre se mendojne jkushedi se si jua kane hedhur atyre qe jane kaq te sukseshem,jo me te kenaqen per sukseset e shqiperise
Nuk jane shqiptar, por shpellare te shitun te Serbi e Sala qe I pagun me paret e vjedhura populli. Keta njerez nuk mund te flasin mire per ashnje njeri pervec atyre te shiturve te Sala.
Bravo Baton. I meriton Rama keto koplimenta pas zhurmave ndjellakeqe te Qimerve, Ballinjve e Kerricerve.
I duhet edi rama me I hek palestinest prej gazet me I pru nshipni si bani me muxhahedint e afgant qe jan hala ne shipni
Ja hodhi ketë herë Ramadura. Amerika dhe amerikanët nuk harrojnë, janë me keq se babloku te përdorin harrojnë, kthejnë, bejne ta bejne
Pika që si bie po se ftuan strategun Kombetar te madhin Albin Kurtin (Baben) eKopilav
NDOSHTA LAPSUS I TRUMP DONTE TE THOSHTE ARMENIA GABIMISHT THA ALBANIA HAHAHA
Krenar per kete KM.
O bablok ,po a ke ndopak inteligjenc se edhe Saliu per kete rast i eshte zene fryma.Po a jeni shqiptar a cdreq jeni. Po kijeni inat Adin sa te doni po ky eshte nje vleresim histoeik i papare dhe me shume dobi per kohen e turbullt qe jetojme.Super Baton!
Ore Spartak Ngjela me shoke para ca ditesh thonin se vijne Delta force dhe do te arrestojne Ramen ! Ha haaaaa ... çfar do te thojnë tani keta te gjorë !!
Pse nuk e boton letren a Haton Baxhiu? Ka te drejte Detari qe thote se shqiperia dhe Rama nuk ishin fare ne listen e publikut nga Trump dhe us state department! O Haton Baxhiu po dhe ne dime anglisht, e lexuam dhe asgje nuk kish per Edvin e Shqiperi! Keni pjerdhur fare! Apo e mori Tony Blair me vete ne Gaza, meqe Rama e paguan me miliona dollare nga leket tona?! E kane futur shqiperine si gjoja vend mysliman qe Tony Blair te kete alibi para palestinezeve e arabeve kur ti vjedhe e perzenies nga Gaza? Tu thote ja nuk ju paragjykojme se jeni myslymane se kemi Ramen ne board si vend mysliman??!! Blair e Rama shkojne te vjedhin taksat e qytetareve te botes per rindertimin e Gazes??
Ka dy keshille 1- keshilli themelues ku janë 8 vete me kryetar Donald Tramp. 2- Keshilli ekzekutiv ku janë gati 70 vetë në mos gaboj, Edi Rama ështe ne këshillin ekzekutiv. Kujt si pëlqen Edi Rama mundohet ta injorojë duke shkruar sja pamë emrin në listen prej 7 vetash .
Vetem se ka nje problem! Dhe spo merremi me letren arsyet, sa shteteve i ka shkuar, dhe sa fare normale eshte Por, ketij kryeministrit kaq te suksesshem, po i shpopullohet vendi. Aq i suksesshem eshte. Nqs ka hallin e suksesit jashte ok. Por nqs ka hallin e njerezve brenda, duhet te gjeje nje menyre ta beje kete vend me te jetueshem per njerezit qe po ikin, per te rinjte qe s blene dot shtepi as me kredi as ne enderr!! Keshtu qe Baton, ti ne rregull je se merr leket nga ky dhe te takon ti besh kenge e lavde! Por populli i tij po emigron!
Sa lekuren e trashe e paske pas o Baton...
Gaggagaggagagagaggagagaggaa. Ky Batoni eshte nje kryemjeran dhe me interesa te thella ndaj Rames. E neveritshme. Batoni
Te presim e te shohim ku fle lepuri.Cudi Trampi nuk fton mikun e ngushte hungarez Orban......................
Ju o berishist dhe ju o tenxheret e Sali hales,shqiptaret as qe ju kan ne defter.Edi Rama eshte krenaria e kombit,asnje nuk e ka imagjinuar kete maje ku ka arritur Shqiperija jon. Vetem perpara,qent e Saliut qe zjejne ne kazanet e darkes le te lehin,asnje ndikim te shqiptaret.
Baton Mos ligeshto nga halet e Saliut,ata ate pune kan,do vdesin ne vdekjen e tij.
Lehjet harrohen,Shqiperia dhe Edi Rama qe e coj ne keto maja do ngelen
Nese eshte e vertete, pa dyshim qe eshte nje sukses jashtezakonisht i madh i KM. Por a eshte kjo edhe nje sukses i Shqiperise sic mundohet te na paraqite Batoni ? Perkundrazi, kjo do merret si nje ok dhe kartabianke per te bere cfare ti doje qejfi ne kete vilajetin tone te vogel,do coje ne rritjen akoma me shume te korrupsionit e cvatjes se parase eprones publike, do coje ne rritjen e represionit e zbatimit selektiv te ligjit sidomos ndaj popullit opozitar, do coje ne ngushtimin e hapesirave e rolit te opozites ndersa per zgjedhje te lira e te ndershme as qe do behet fjale, do coje ne renien e besimit se ketu gjerat do ndryshojne per mire dhe si rrjedhim do intensifikohet largimi i shqiptareve nga trojet e veta.
Po që e ke mirë. Vetëm Berisha e rregullon kétë vend. Një plumb bythës dhe s'ke pse ikën jashtë vendit.
Ambulance duhet te rrije poshte shtepise se Nongrates.
Mbas kesaj ngjarje madheshtore per Shqiperin, dua te di si do komentohet ne tenxheret e darkes.
Që kjo ftesë ka rëndësi kjo nuk diskutohet dhe Batoni e ka analizuar mirë këtë ftesë të presidentit Tramp . Problemi që ka në qëndër të këtij bashkëpunimi është i një rëndësie historike , për paqen në vatrën e nxehtë të Lindjes së mesëme .Kuptohet këtu nuk ëshe veçuar Edi Rama si një udhëheqës global as dhe i një roli special as si një politikan që ka peshë politike ekonomike e ushtarake që se kanë shumë shtete të tjarë Aty ka një pjesëmarrje të gjërë dhe midis tyre është ftuar edhe kryeministri i Shqipërisë si një politikan që në këto 15 vjet ka bërë diferencë në veçanti në probllemet diplomatike dhe në qasjen e pa diskutueshme të Shqipërisë me politikën Amerikane dhe të BE për shumë probleme që kanë shqetësuar botën BE dhe Ballkanin. Pra Rama është midis më të mirëve në trajtesat e provlemeve që kanë shqetësuar botën për aq peshë sa kanë mendimet qëndrimet dhe ponteciali politikodiplomatik i Shqipërisë .Jam i një mendimi me Batonin që kjo letër dhe ftesë e Trampit (DASH-it) ka pa diskutim peshë dhe rëndësi për një vënd të vogël si Shqipëria për të kontribuar në paqen me rëndësi historike për botën dhe veçanërisht për Lindjen e mesëme e në veçanti për konfliktin Izrael Palestinë(GAZA). Por unë e thjeshtoj këtë rëndësi në një pikë tjetër që sot vuan politika shqipëtare në veçanti opozita e cila me një naivitet të pa shpjegueshëm jo që nuk e priste një ftesë me kaq rëndësi për KM Edi Rama nga Trampi , por përkundrazi bije dhe ngrihet nga gjumi me shpresë se Trampi do të dërgojë në Shqipëri forcat speciale për të arrestuar Edin siç bëri me Maduron e Venezuelës. Mirëpo jo që kjo nuk ndodhi por ngeli një ëndërr në makth për Saliun dhe një pjesë e konsiderueshme e mediave të lidhur me opozitën . Kjo për mendimin tim modest duhet parë pak më me realizëm . Është e domosdoshme që mendimi i opozitës me apo pa dëshirë dhe dashuri për Ramën duhet të ratifikohet dhe jo në aparencë por në thelb . Nuk ka më kuptim që opozita të mbajë mëndjen si macia për të kapur miun . Në qoftë se Tramp do të kishte një mendim të dyzuar dhe negativ për kryeministrin e Shqipërisë ,për rolin e tij negativ ,në korrupsion ,në sigurinë kombëtare në ,zbatimin e reformave e në veçanti të asaj të drejtësisë, në rolin e saj në diplomaci apo në qëndrimet as mish as peshkë për përkrahjen e politikës amerikane ., apo në se do të kishte një mendim jo të mirë për zgjedhjet dhe demokracinë në Shqipërietjetj ,atëhere ky president kontravers që spyet por po e çon botën në kufijtë e një lufte botërore pse do ti dhimbsej një Rama i vogël për rolin e tij në rajon ..Jo jo Trampi e ka ndarë mëndjen që sot për sot Rama është një politikan dhe kryeministër që i duhet Shqipërisë dhe ka një rol edhe në problemet që shqetësojë rajonin.Pranndaj ai është i mirëpritur dhe i nevojshëm me nivelin e tij politik diplomatik kulturor dhe me kurajon dhe gjuhën që përdor në shtrimin e problemeve . Pra kontribut i vogël por i domosdoshëm. Sidoqoftë do të shofim se si do të zhvillohen situatat dhe nuk do të jetë e largët dita kur Rama do të udhëtojë për në Shtepinë e Bardhë të takojë Trampin por jo për ta çuar në burgun Guantanamos ku do që ta shikojë opozita . Mirë Rama mirë është që situata merr një kthesë të tillë që të favorizon në opinionin e brendshëm por ama ca punë brënda vëndit nuk po ecin mirë dhe në veçanti lufta kundër korrupsionit ka nevojë të thellohet dhe të vihen pikat mbi""i"".."Nuk u pastruan kanalet dhe shirat e janarit na mbytën Kështu duhet pastruar dhe administrata shtetërore ndryshe kjo qeveri e humbet besimin e popullit..
Ky Rama qe ka 15 vjet qe thote do te behemi anetare me te drejts te plota ne BE dhe sot na thote qe jemi dakord te hyjme ne oborrin e BE, por jo brenda? Pra per nje BE me dy nivele, ku ne niveli i dyte, pa te drejte vote, vezhgues dmth? Pa te drejte per te patur komisionere?! Por me detyroni per te shpartalluar e grabitur pasurite e Shqiperise dhe shpopulluar shqiperine?! Dhe ketu, kushedi cfare premtimi ogurzi ka bere ne kurriz te Shqiperise e shqiptareve mjaft qe te RUAJE karriken e kryeministrit?! Tani qe shqiptaret e kane lexuar mire Ramen tashme ky i fundit, do te mbaje karriken duke bere dallavere me te huajt?! Por jo naltradhti! Ik ne Gaza me hajdutin Tony Blair me shoke e mos u kthe me! Bye
O Baton te lutemi si i brendshem andej tv haleja e Syrit magjik te Zen Lirie Gita te Cim Pek mjeker cjapit ta mbajne afer Sali sheqeren se goditje e madhe kjo e mo na ben ndonje hata i jep ndonje paralize ne tru e ngeli pd pordha pa drejtues . Dhe letren me duket nuk e ke lexuar deri ne fund ku thote qe te gjithe NONGRADAT me Maduron do ti izolojne ne Guantanamo . Nuk kemi hallin e Saliut se ai eshte kocke e forte po halli i Lirise e Gites si te vetmet themra a i perballojne dot tere ata nongrada .
Me sa duket do mbushi shqiperin me palestinez ,ky do jete cmimi qe do pagujn shqiptaret
Shkrimin s'e lexova fare,po fare ama. Kush s'ndreq dot shtëpinë e tij, s'mund të ndreqë shtëpinë etjetrit. Artikulli nuk përbën lajm, veçanërisht shkruar nga Batoni.
Kjo punë mua më duket si ruletat e kazinove!!! Rrotulloje fort-ku të ndalojë, aty është fituesi
Edhe sikur kjo te mos kishte ndodhur Rama me arritjet qe ka bere,eshte kryeministri me i suksesshem i histirise se Shqiperise,kete e ka treguar dhe e tregon populli qe e voton.Pa diskutim qe ka patur shume ministra e kryetare bashkishe apo drejtora te cilet,shoku Sali i quan bashkehajdut te Rames qe i mbushin xhepat.Por te gjitha keto jane ne vullnetin e Rames qe krijoi dhe mbeshteti reformen ne drejtesi,sepse po te kishte pushtet mbi drejtesine si Saliu me plepat,nuk do te kishte asnje nga keta as te akuzuar e jo me ne burg. Kjo eshte nje ere e re qe do te ngelet ne histori, pamvaresisht se drejtesia eshte e ndikuar akoma nga studentet e Argides e shoket e shoqet e saj,por keta do pastrohen avash avash,se sikin dot rrenjet e krisjes. Keto e gjithe bota i dine dhe nuk genjehen me brockullat e Saliut,kjo eshte nje rruge e pa kthyeshme qe nuk e devijon dot me Saliu.Shqiperia do fitoje mbi Salite qe lindin per ti vene sterkemsha. Jam plotesisht dakort me Batonin qe ky eshte nje vendim historik per gjithe Shqiptaret e Shqiptarfolesit, sepse ne qe kemi jetuar jashte e ata qe jetojne akoma e kuptojne se sa larte e ka ngritur Shqiperine Edi Rama.Saliu ne bote eshte i identifikuar me dyfeqe e me molotove per Shqiperine por edhe per forcen qe drejton. Kaq e vetet eshte kjo saqe ne 2005 kur erdhi ne pushtet u habit bota qe si ka mundesi qe kete njeri e perzune me arme dhe e vune prap ne krye,me manovrat e tij te felliqura mundi dhe theu cdo leksion te demokracise,prandaj do te ngelet si e shkuara me e zeze e Shqiperise qe ja kalon dhe pushtimit nga nazistet. Perpara Edi Rama.
Hahaha..jane bere sterre nga suksesi I Rames dhe kuptohet edhe Shqiperise. Do digjnin te gjithe Shqiperine nga ky inat. Beni kujdes !
Sot Saliu dhe lehesit e tij jan nen narkoze,kur ti dali narkoza do e kuptojn gjemen qe i ka zene.
Ku eshte Letra ??
Steve Witkoff (I dërguari special i Trump për paqen në Gaza) Jared Kushner (Sipërmarrës, dhëndri i Donald Trump) Hakan Fidan (Ministër i Jashtëm i Turqisë) Ali Al-Thawadi (Diplomate, Katar) Gjeneral Hassan Rashad (Drejtor i Inteligjencës së Egjiptit) Tony Blair (Ish-kryeministër i Britanisë së Madhe) Marc Rowan (Sipërmarrës amerikan, CEO i Apollo Global Management) Reem Al-Hashimy (Ministre, Emiratet e Bashkuara Arabe) Nikolaj Mladenov (Politikan dhe diplomat nga Bullgaria, Koordinator Special i OKB-së për Paqen në Lindjen e Mesme) Yakir Gabay (Sipërmarrës qiprioto-izraelit) Sigrid Kaag (Diplomate, Danimarkë. Koordinatore Speciale e OKB për Paqen në Lindjen e Mesme)
Bravo Baton Analize ne perfeksion.
Vallahi kjo eshte e pabesueshme,por e vertet,erdhi ne nje kohe kur madheshtoret e Saliut po pregatiteshin te mernin gjysmen e qeverise me ate tekniken ne 24 Janar.
Ca do llafosinm tani ne foltoret dhe ne kazanet mediatik? Mos merzisni,Saliu do e gjej nje zgjidhje.
Mire $6 milion dollaret avulluan pa bere asgje,por dhe kjo na duhej tani?! Po pse o Tramp an e bere kete?
Keta te shqupit presin qe trampi ta arrestoj dhe te vij sali qeni ne pushtet. Sa gjynah te shkretet. Genjehen me lug bosh. Cubi vetem forcohet per dit. Ne zgjedhjet e ardhshme nga 100 deputet do marr 96 4 shqupi dhe del parti si leshi ijes.
Meloni e filloi filmin
S'ka mundesi e ka blere Rama me parate e narkoshtetit
Cfare fiton shqiptari i thjeshte nga kjo?
Lajm i gezushëm per Edi Ramën dheShqipërinë Bravo Baton
Epo, qyshdo të ta shpjegojnë, ti prap nuk e kupton o plak matuf.
Mbaje lugen apo garuxhden, qepshen ne dore o Bato dhe merr nje valle! Mbasi po q(everis) suksesshem Shqipen do t'i jape edhe nje dore Gazes!!! "... Keshtu ma shpjegonte nje american..." - rrefen Batua prej Kosovet.????
Eshte nje nga analizat me perfekte qe behet per kete ftese te drejtuar nga zoti Tramp per Edi Ramen.Baton Haxhiu ,ka bere nje analize madheshtore te rendesise praktike ,politike dhe gjeopolitike te ketij gjesti me rendesi politike historike. Ky sinjal politik i derguar nga dora vete Trampi eshte me rendesi historik dhe ngre edhe me lart rolin e Edi Rames ne arenen nderkombetare.Eshte e vertete,na pelqen ose jo se Trampi,nuk ka nevoje te shtoje ne kete bord nderkombetar paqeje nje emer me shume per numer ne liste dhe aq me teper te kryeministrit te nje vendi shume te vogel ne Ballkan,pasi ne gjithe kete bote mund te vinte shume e shume emra te tjere ne bote e ne europe.Por futja e emrit te Rames,ka kaluar ne filtrin e stafit te Trampit e domosdo ne filtrin e vete Trampit,i cili e njeh,e ka analizuar dhe veresuar aktivitetin e Rames ne arenen nderkombetare dhe jo pa qellim e ka futur emrin e tij aty.Batoni,me mjeshterine e nje njeriut te ditur e ka shprehur mjaft mire rendesine e kesaj ftese.Respekt!
Hapa kuleten dhe gjeta brenda vetem Edi Ramen.U gezova
Kjo ftese verreteton ate lajmin se Edi Rama po lobon per tu takuar me Trapin .Sipas zedhenesit te shtypit te DAP,Robert Papà,Edi ka paguar 10 milion leke shqiptare per kete lobim. Dhe kjo shume eshte me e madhe se 10 milion euro.
Koha do ta vlerëson nëse është tryezë historike apo tryezë e turpit.Ti marrësh një populli atdheun, ta masakrohet gjer në gjenocid e të shkon atje të bënë rend e ligj ai që për 20 vite nuk ka bërë për popullin e vet ,kjo është hipokrizi.Apo pse Tramp është Kryetar i Amerikës së madhe dhe të fort ne duhet të luajmë rolin e majmunit në filmin e Tarzanit!
Lexoj komentet dhe më kujtohet Konica "Shqiptari të fal gjithçka përveç suksesit " Ka dhënë disa përcaktime që edhe pse kanë kaluar 100 vjet nuk u ka dryshuar vërtetësia !
Faik Konica ka thene edhe kete:“Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët”!
Trapi e ka thënë hapur: do t'i dëboj palestinezët nga Gaza! Prandaj kërkon vend ku t'i deportoj. Rama i korruptuar do të pranoj çdo gjë që i kërkohet! Kini mendjen shqiptarë! Ne asnjë çmim mos pranoni një gjë të tillë!