PS-ja u bë super e fortë, sepse PD-ja u superdobësua

16 Janar 2026, 18:50Blog TEMA
PS-ja u bë super e fortë, sepse PD-ja u superdobësua

Nga Ylli Manjani

Sali Berisha, në përpjekje për të krijuar një narrativë që të bindë demokratët të dalin në protestë, thotë ndër të tjera se:

"... Edi Rama ka më shumë pushtete se Enver Hoxha..." 

Pavarësisht ndonjë hiperbole që doktori i përdor rregullisht në të folurën e tij, në thelb bie dakord me konstatimin se Kryeministri i sotëm ka akumuluar shumë pushtet politik. Pasja e një shumice të cilësuar parlamentare e bën atë realisht të fuqishëm politikisht. Të blinduar në çdo aspekt dhe nga çdo atak kushtetues. 

Mirëpo përgjigja e pyetjes pse Rama u bë kaq i fortë është e hidhur. 

Pilulë e pagëlltitshme. 

Aryet duhen kërkuar tek mefshtësia politike; disorientimi ideologjik; shkëputja totale nga Shqipëria dhe shqiptarët e sotëm e Partisë Demokratike. 

Narrativa se "Rama na vjedh votat", që do të thotë se PD bëri çdo gjë korrekt po ishte vjedhja ajo që i ndëshkoi, NUK HAHET me asgjë. 

PD është rrudhur elektoralisht keq dhe shumë keq, për faj të vet. Askush nuk i ka asnjë borxh për vendimet e gabuara që ka marrë nga 2013-a e këtej. Keq e më keq dhe nga gabimi në gabim ka shkuar, nga viti të vit. Nga zgjedhjet në zgjedhje. 

Asnjë narrativë në komunikimin publik nuk ka ngjitur. 

Shumë e vështirë sot të gjesh një shtresë sociale që të gjejë veten tek PD. Asnjë ide politike vetëm narrativa boshe në emër të një morali të dyshimtë. 

PD ka vite që është kundër pronës private, kundër biznesit e kapitalit, kundër nismës së lirë ekonomike, kundër garës demokratike, kundër projekteve të zhvillimit urban. 

PD godet cilido që jeton në vilë apo në kullë. Godet cilindo që ndërton kulla e vila. Dmth godet masën më të madhe të njerëzve që jetojnë në këto hapësira, duke harruar se në po të njëjtat vende jetojnë edhe demokratët fanatikë të mbetur në atë parti. 

Kulmin e kakofonisë reaguese PD e ka kur sulmon veten në debatet e brendshme (Gaz kallëzuesi bashkjeton me të kallëzuarit) dhe kur brenda ditës drejtësia i del demon dhe engjell... 

Katastrofë që nuk mbulohet dot me narrativën e lodhur e të pabazuar në fakte të vjedhjes së zgjedhjeve. Meqë ra fjala votat u rinumëruan dhe vjedhjet dolën brenda llojit, apo jo?! 

Fakt është që votat në kuti kanë prodhuar këtë rezultat. PD ka dështuar të ketë më shumë vota në kuti sesa Edi Rama dhe PS. Ky është fakti. Opinionet nuk e mbulojnë dot këtë fakt. 

Kështu pra Edi Rama u bë i fortë, nga zgjedhja në zgjedhje. U bë sepse PD ka treguar më shumë interes të përfitojë nga pushteti i Edi Ramës sesa ti marrë pushtetin atij. 

Njerëzit nuk janë budallenj. Kur shohin të shitet opozita, do ta shesin edhe ata votën. Aq kanë në dorë. 

Nuk po them, në asnjë rrethanë se kjo është një gjë e mirë, por ky është fakt. 

Edi Ramës super pushtetin ia ka dhënë vota të cilën PD e ka humbur. Pra super pushtetin ja ka dhënë PD-ja vetë.

7 Komente

  1. C
    Ccc

    Ja kanë dhënë shqiptaret

    Përgjigjjuni
    1. E
      E verteta themelore

      E lexoj me respekt Manjanin, sepse deperton te e verteta ne themel. Por, ne kete shkrim, i eshte shmangur te vertetes themelore: PD nuk eshte shkeputur ne 2013 nga Shqiperia, as u corientua ideologjikisht ne 2013. Me analize (te cilen Manjani po te doje e ben dhe duhet ta beje), PD-ne e krijuan ne 1990 te mos ishte demokratike, duke shkaterruar te djathten ideologjikisht! Pastaj, ne vazhdim, te shkaterronte Shqiperine, duke mobilizuar ushtrine dhe Garden e Shtetit per te nenshtruar e vrare nje popull te tere ne '1997....... 21 Janar 2011........

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pak nga të gjitha

        Një opozitë që pas dy humbjeve rradhasi nuk ndryshon drejtuesit e saj është e korruptuar kudo në botë….

        Përgjigjjuni
        1. t
          tironsi

          Opozita u dobësua se shqiptarët e kuptuan qe sal Millosheviçi është agjent serbo grek.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tymi

            E di e gjith shqiperia ,kupola e pd e ka shitur me kohe tek rama partine ,ata kan siguruar te ardhura te medha nga bizneset e tyre dhe jan me mire ne opozite se leket u hyn sikur jan ne pushtet ,pse ndaloi spaku tek firmat qe marrin tenderat e belindes !! Jan te gjitha te pd!!!!!!!

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kristi

              O zotni mirë po fletë Po Berisha gabimet fatale i ka bërë kur ka qënë në pushtet ai vetë dhe fëmijtë e tijë Po nuk kupton këtë gjë kotë që shkruan dhe që ke qënë dhe politikan

              Përgjigjjuni
              1. s
                sali berisha duhet varur ne mes te tiranes

                sali berisha eshte kriminel. ai i ka bere. shqiperis. 1001 te zeza. dhe vazhdon akoma

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje