Nga Roland Lami
Televizioni publik mban emrin e publikut, financohet me fondet e publikut, por ka funksionuar si zgjatim i qeverive të radhës. Çdo qeveri ka ecur me postulati, Televizioni Publik të mbahet i dobët profesionalisht dhe i fortë politikisht. Ai ka funksionuar jo si shërbim publik, por si zgjatim komunikativ i pushtetit.Qeveritë kanë meritën e tyre në këtë dështim. Ato kanë bërë gjithçka që televizioni të mos reformohet realisht, sepse një media publike e pavarur do të ishte kërcënim për çdo pushtet. Në vend të garancive ligjore për autonomi editoriale, është kultivuar varësia financiare dhe emërimet politike.
Në termat e teorisë së komunikimit, televizioni publik ka dështuar të krijojë hapësirën publike në kuptimin habermasian. Në vend të debatit racional, ai ka prodhuar monolog qeveritar, në vend të informimit, ka ofruar narrativë të filtruar. Pra nuk kemi censurë klasike, por seleksionim sistematik, kush flet, për çfarë flet dhe sa gjatë flet.Në këtë rast televizioni publik nuk e shtyp fjalën ai thjeshtë e administron atë.
Ironia e madhe është se çdo qeveri e shpall veten reformuese, ndërsa ruan të njëjtin mekanizëm kontrolli ndaj televizionit publik.Televizioni nuk dështon sepse nuk di të funksionojë ndryshe, por sepse i kërkohet të mos funksionojë ndryshe. Prandaj, ai mbetet publik në emër, privat në interesa dhe qeveritar në përmbajtje. Një pasqyrë besnike e një demokracie ku komunikimi i shërben pushtetit më shumë sesa qytetarit.
Ironia arrin kulmin kur kryeministri shfaqet publikisht i shqetësuar për mungesën e një televizioni publik funksional, sikur të ishte spektator dhe jo një nga arkitektët kryesorë të këtij realiteti. Ky shqetësim ala performativ është pjesë e të njëjtit mekanizëm komunikativ ku pushteti kritikon pasojat e politikave të veta, duke u distancuar artificialisht prej tyre. Kjo formë komunikimi nuk është gjë tjetër vetëm shpërndarje e përgjegjësisë përmes retorikës, ku lideri flet si moralist, ndërkoh qeveris si administrator i kontrollit të informacionit.
Televizioni publik është i dobët jo vetëm për shkak të keqmenaxhimit, por edhe për arsye të qëllimeve politike të kryeministrit, ashtu si të paraardhësve të tij. Kjo cilësi nuk është rastësi apo dështim, por një strategji e qëllimshme. Në krahun tjetër një shoqëri që humbet mediat e saj publike humbet gjithashtu një pjesë të rëndësishme të vetes dhe të mundësisë për të kuptuar botën që e rrethon.
Shume pergjihshem ke folur o zoti Roland ,shume mjegull. Nuk ke thene asgje konkrete,as fakte ,as ngjarje ,as data, asgje.Pak a shume kjo eshte autocensura. Flasim por nuk themi gje,keshtu qe nuk rrezikojme asgje. Jo te gjitha fajet i kane kryeministrat. Jeni ju gazetaret pa forme e pa peshe qe njesoj si uji merrni formen e enes.
RTSH duhet tē ishte mbyllur qē prej 21 janarit 2011.Arsyet janē se rtsh lajme dhe rtsh 1 hd jep budallain Berisha ,Shehaj,Qori, Lapaj, rregullisht nē tv publik duke fyer Ramēn dhe familjen e tijē (hajdut, i biri xhelatit,kapo, verē 30 000 euro,udhētime 22 milion euro,francesco bechetti, justifikimet e Berishēs nē SPAK,konferencat pēr shtyp, udhētimet e Berishēs nē rrethe dhe jasht Shqipērie,foltoret para shtēpie dhe para kryeministris,protestat kombetare, shkurtimisht u bē si tv syri i xenit.Rama tērheq borxh me paguar RTSH, ndērsa ata dhe elektoratin e PS po e bindin se Berisha ka tē drejt.
Lajmet qe jep klani pa's 30 minutes I JEP RTSH nuk ja kemi ngene ti degjojme dy here NE Oren 3 mbas dite me klani dhe me oern 4 te TVSH
Po kullat e sander mafishes kush do I nderton po ti mbyllesh bucen Klan! Te gjitha kullat do ti mari me vete ndofta, sic I kane mare gjithe pasunaret!