Hipokrizia shqiptare përballë një akti racist, tipik trampist

17 Janar 2026, 09:20Blog TEMA
Hipokrizia shqiptare përballë një akti racist, tipik trampist

Nga Andi Bushati

Vendimi tronditës i administratës Trump për të na renditur edhe ne mes 75 vendeve të cilët nuk do të përfitonin më nga programi amerikan për vizat e emigracionit, u prit në Shqipëri me ndjenjën e vasalitetit tonë të turpshëm ndaj hiperfuqisë.

Një videomesazh i ministres së jashtme, i cili menjëherë u ripostua edhe nga kryeministri Rama, pasi sqaroi domethënien e asaj që kishte ndodhur dhe hodhi poshtë aludimet absurde të opozitës, se Amerika ia kishte hequr vizën Shqipërisë, u shndërrua në dëshminë flagrante të republikës së bananeve në të cilën jetojmë. Në fund të tij ekzaltohej me të madhe aleanca e pathyeshme strategjike me aleatin tonë, e ngritur mbi vlerat e përbashkëta.

Po cilat jane këto vlera? Po të analizohet vendimi i departamentit të shtetit për vende si Shqipëria Kosova, Somalia, Eritrea etj, duket qartë se ai është një dënim kolektiv, që etiketon një komb duke e barabitur individin me etninë të cilës i përket. Ai u paratha nga vetë presidenti amerikan, i cili, ende pa u qetësuar nga ekzaltimi i rrëmbimit të Maduros, postoi në 4 janar, në rrjetin e tij Truth Social, arsyet e vërteta të asaj që do të ndodhte më pas.

Trump publikoi një tabelë me të dhëna për përfituesit e ndihmës sociale në SHBA, të ndara sipas origjinës së familjeve emigrante. Në pasqyrën e emërtuar “Imigrant Welfare Recipient Rates by Country of Origin” rezultonte se 41.3% e familjeve të emigrantëve shqiptarë në Amerikë jetojnë me ndihma sociale. Pra vendimi i fundit, i prodhuar nga shqetësimi për të ndëshkuar përtacët që jetojnë në kurriz të taksapaguesve amerikanë, i penalizonte në në tërësinë e tyre bashkëatdhetarët tanë.

Por, kjo lloj logjike, që i shkon për shtat politikave të ekstremit të djathtë të SHBA-së aktuale kundër emigrantëve, ka dy probleme thelbësore. E para ajo vendos standartin e ndëshkimeve kolektive. E dyta, ashtu sikurse dukej edhe në postimin e presidentit Trump ky ndëshkim bëhet mbi baza të etnisë dhe origjinës. Pra mesazhi është: shqiptarët penalizohetn në grup pasi ata klasifikohen si parazitë.

Pikërisht, për të shmangur qasje të tilla përçarëse dhe stigmatizuese praktikat më të mira perendimore, e kanë kthyer në tabu hartimin e statistikave në bazë etnie e aq më tepër vendimarrjet shtetërore të nxitura prej tyre.

Duke injoruar këtë kordon sanitar të vendosur që pas Holokaustit dhe luftës së dytë botërore, administrata Trump, me retorikën e saj antiemigracion, po i rikthehet politikave që nuk duhet pasur frikë të etiketohen si raciste.

Mirëpo, deri këtu, ky mbetet një shqetësim ekskuzivisht amerikan, që ne si qytetarë të botës mund ta denoncojmë me zë të lartë, por nuk kemi asnjë mundësi ta ndryshojme që prej instikameve të provincës sonë të vogël. Prandaj, problemi ynë nuk është as me politikat e instaluara përmes votës në SHBA, as me vetë ideologjinë e MAGA-s. Ai është me sjelljen e qeveritarëve dhe opozitarëve tanë kundrejt tyre.

E këtu shkëlqejnë me të gjithë forcën hipokrizia dhe servilizmi. Si mundet qeveria shqiptare, pikërisht në ditën e kësaj mase me aromë racizmi, kundër qytetarëve të saj, të bëjë një mesazh për këtë temë ku ekzalton vlerat e përbashkëta që ndajmë me partnerin tonë strategjik. A nuk na kanë folur Skëndërbeu dhe Mamica në emër të të tjera vlerave, deri dje. A nuk ishin ata që ekzaltonin kultin e emigrantit, kur pranonin, në tokën tonë refugjatë nga opozita iraniane (që në kohë të Berishës), apo bashkëpuntorët e perëndimit të braktisur në Afganistan? A nuk mburreshim atëhere, në kohën e presidentit Biden, se ne, si vend emigrantësh kishim vlera të përbashëkët me atë Amerikë që nuk i diskriminonte njerëzit në bazë të etnisë? A nuk ka ratifikuar Shqipëria prej dy dekadash konventën evropiane për të drejtat e njeriut, që në nenin 14 të saj thekson se shtetet dhe politikanët nuk mund të përdorin të dhëna etnike/ kombëtare, në mënyra që shkelin dinjitetin apo barazinë?

Me Amerikën e cilave vlerave jemi aleatë ne, atë kozmopoliten dhe të hapurën e deri djeshme, apo me atë ksenofoben e ditëve të sotme? Ku e pozicionon veten opozita shqiptare, e cila nuk gjeti dot asnjë fjalë kundër kësaj mase me ngjyra raciste, po e përdori atë në mënyrën më të ulët të mundshme, si një armë më tepër në luftën brenda llojit? Po qeveria “e majtë”, si u bëka partizane për të drejtat e emigrantëve të huaj që vijë tek ne, por është në gjendje të “ndajë dhe vlera të përbashkëta” me ata që ndëshkojnë kolektivisht emigrantët shqiptarë?

Nga kjo ballo me maska të vjen për të vjellë. Janë pikërisht episode të tilla, si ai i ndëshkimit kolektiv të “parazitëve shqiptarë” në SHBA, ato që na ndihmojmë që të hapim sytë për të kuptuar se në ç’cirk palaçosh është shndërruar skena jonë politike. E populluar nga të tillë që vetëshpallen aleatë të Amerikës edhe kur ajo është pro LGBT-ve edhe kur i ndalon martesat gay; edhe kur financon për çlirimin e Ukrainës edhe kur është e gatshme të sakrifikojë teritore të saj; edhe me atë SHBA- që i mirëpret emigrantët edhe me tjetrën që ngre mure për ta. Aq absurde është kjo sa edhe në një rast si ky i ndërprejes së vizave, ata u reshtuan sërish me superfuqinë, ndonëse ajo mori vendim kundër votuesve të tyre./Lapsi.al

41 Komente

  1. L
    Lexues..

    E ke qare fare....

    Përgjigjjuni
    1. V
      Valentina

      Shumë dakord. 2 pika shtesë: 1 këta që paskan shkuar në ameriqi qënkan qylaxhinj, dembelë, përtacë, të mësuar të jetojnë me djersën e tjetrit. Mirë kanë bërë që kanë ikur që këtu. 2 Qeveria duhet ti a nisë pako postale këra muxhahidinët iranianë dhe afganistanasit qeverisë së gjeniut Tramp, ti menaxhojnë ata si tu dojë zemra a b….

      Përgjigjjuni
      1. A
        Adi

        Shkrim tipik majtist qe cdo gje e sheh me lenten e racizmit apo shfrytezimit. Amerika po ta thote troc, me ke futur duart ne xhep. Ka plot njerez qe smi fusin duart ne xhep, ndaj me ty smerrem me. Autori shkrimit eshte nje spurdhjak bythepambuk.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Per korrektese

          Adi, respekte. Dy birra një meze, megjithese nuk njihemi. Shyqyr, koment me logjikë. Hysniu do ishte krenar me nipin. Sali Komunisti është, natyrisht.

          Përgjigjjuni
        2. K
          Kur nuk ke çfare të flasesh mos fol fare

          Wow, u ngriten gjithë anti-amerikanët per të sulmuar Amerikën. Mire ky nipi i Hysniut shkon ne gjurmet e Gjishit, per t'i shpallur lufte imperialisteve amerikanë, pir ju të tjeret ç'ne? U merzitet se Trump nxori një ligj që njerezit që rrojne me ndihma sociale nuk pranohen më në SHBA? Si Ka mundësi? Po ju, jeni dembele të asistencës sociale, apo jeni punëtorë të ndershëm, si shumica e shqipetareve? Pse u prekët kaq shumë? Në vend qe te qaheni pse Xhaxhi Trump nuk na jep më topin që ra tek oborri i tij, shikoni nga vetja më mirë. Në vend qe te eksitoheni nga shkrimet e një bythë-muti si Andi Bushati, pse nuk vleresoni më perpara se çfare ndodh brenda vendit tone? Fillojeni me këtë Bushatin, që i puth bythën atij që dikur i lante bythën. Që bën shkrimet si lapangjos mercenar per llogari të Zenit.qe i paguan rrogën. Filloni me faktin që kemi 35 vjet dhe nuk heqim dot qafë një Sali Qen Bir Qeni, por tani keni filluar luftën kunder Presidentit te SHBA. Ore, jeni në vete, apo keni pjerdhur nga trutë? Sllioenia si shtet dhe si komb nuk eshte shumë më e madhe nga ne, por që me krijimin si shtet i pavarur fituan të parët të drejtën e udhetimit pa viza per në SHBA dhe u pranuan të parët ne BE. Në vend qette shikojme nga vetja, të punojne we të behemi si Slovenia, ja hedhim fajin të tjerëve, shajmë Presidentin e SHBA pse nuk ja jep lemosha, dhe shtrijme dorën si lypesa. Mirë deri në vitin 1985 ja vume fajin Enverit, po tani? Enveri ka dyzet vjet që ka vdekur dhe ne prapë e kemi mendjen të zihemi me njeri tjetrin, të shajmë Tropojanet se pse na dhanë Saliun, dhe të shajmë kosovarët SE pse vijnë në Shqiperi dhe i harxhojne kursimet duke bere pushime ketu. E kush jemi ne që meritokemi të trajtohemi me mire se të tjerët? Çfarë kemi bërë ne që ta meritojmë? Kemi 35 vjet që vetem vjedhim ato që u ndertuan në kohën e Enverit, i prishem edhe ato që u ndertuan në atë kohë, nuk po ndertojme dot gjë, por se si se qysh se tek, meritokemi të jemi të perkedhelurit e Amerikës pa ofruar asgjë. Mos lexoni shkrimet e ketij mercenarit Bushati, që shkruan per para, por shikoni nga vetja, që në mos sot, të paktën nesër, të udhetojme me pasaporten shqipetare me dinjitet, dhe të mos na shikojne nga koka të kembet dhe të na bëjnë 100 pyetje kur shkojme në Paris, Londer, apo New York. Dhe të mos e kemi mendjen se si të fshihemi diku në Amerikë ose të kerkojme azil, por të kthehemi po me dinjitet ne Shqiperi, sepse aty kemi punën, kemi njerezit, kemi jetën që kemi ndertuar. Lereni luftën me Amerikën si Don Kishoti, por ktheni syte nga vete Shqiperia. Kush po na pengon të perparojme, Trump apo Sali Qeni, dhe klasa politike e korruptuar? E meriton Edi Rama të vazhdoje në pushtet? Jo. Kemi me kë t'a zevendesojme? Jo. Sepse nuk kemi opozitë. Atëhere këtu fillon puna jone, të rindertojme opozitën qe na e ka vjedhur Saliu me qentë e tij. Këtë duhet te shkruante Andi Bushati dhe jo pallavrat per t'i shpallur luftë Amerikës si gjyshi i vet.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Taku

            E ke qarë...

            Përgjigjjuni
        3. D
          Drita M

          Artikulli eshte i drejte. Por deri ne piken e shquarjes se problemit. Po cfar eshte zgjidhja? Si duhet të sillemi sot me nje president teper te rrezikshme qe eshte produkt i nje realiteti te ri botetor. Degjova me vemendje debatin ne parlamentin anglez lidhur me arrestimin e Maduros. Shumica e folesve denuan kete veprim si nje shkelje flagrante dhe te rrezikshmete rendit demokratik dhe pasivitetit te qeverise laburiste per t’a denuar publikisht. Nje koment i nje deputeti konservativ me la pershtypje: ‘A do te rrime ketu te leshojme ankime per ate qe beri sot, apo do te mendojme per nje strategji se si mund te influencojme ate qe do te bej neser?

          Përgjigjjuni
          1. D
            Detari

            reciprocitet, shperfillje e kompanive amerikane dhe ambasades amerikane, ti jepet mundesi kines ose rusise te zhvillojne portin e asete te tjera.

            Përgjigjjuni
          2. T
            Tironci

            Me ne fund ........ Shkrim i vertete ! Ky eshte "komenti" i plote dhe qasja e civilizimit europian,ndaj asaj qe po ndodh ne Superfuqine e drejtuar nga Trump'i,si perfaqesuesi i Ekstremit te Djathte,te Partise Republikane ! Ende kemi shume per te pare dhe degjuar."Levizja" eshte ne nisje ! Tironci

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nardi

              Keta marrin vizat duke bere garanci financiare per ata qe sponsorizojne dhe sa shkojne ne amerike ja rrasin ne dere shtetit per cdo lloj asistence. Amerika ka te drejte

              Përgjigjjuni
            2. N
              Noci

              Me duket se njebish president amerikan ne testamentin e tij u ka thene amerikaneve "mos votoni kurre nje biznesmen per president".Trampi eshte nje racist,i cili nuk i shërben askujt përveç ekonomise te pasanikëve amerikane duke bere marrëveshje dhe sulme qe nuk do t'i nderprese kunder kujtdo shtet qe ka diçka qe i duhet amerikaneve,naften dhe minerale te rralla sidomos pa u dhene asnje garanci,siç veproi me Ukrainen.I qan zemra per protestuesit ne Iran,qe sikur Iraku ku deshtuan eshte perandoria e naftes,qe ai e do.Nuk kane lidhje fare me vendosje rendesh demokratike ne ato vende,por vetem interesa,qe sidomos me zhvillimin e Kines,amerikanet sidomos te sotmit,po humbin tregjet dhe hegjemonine

              Përgjigjjuni
              1. D
                Detari

                Te beheshe kjo me Greket do digjeshe ambasada amerikane qe diten tjeter. Cfare pret nga nje qeveri tradhetaresh dhe hajdutesh. Ambasadoret amerikane dhe bizneset e tyre jane pasuruar ketu.

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Festim Lala

                  Andi Bushati ktu ke plotēsisht tē drejt karshi idjotit nazist Tramp. Shqipria ēshtē bēr pēr keqardhje karshi Amerikēs.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Durrsak

                    Nuk ka fare te drejte dhe behet emocional duke perdorur slogane klishe te se majtes: racizmi, shtypja, shfrytezimi, bla bla bla. Amerika po ta thote troc, ta dhashe vizen se me the qe sdo me behesh barre dhe me preve ne bese. Ik qerrohu tani, mashtrues.

                    Përgjigjjuni
                    1. H
                      Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

                      Durrsaku. Koment me vlera dhe shumë realist. Bushati Ka bere një shkrim prej lypsari majtist.

                      Përgjigjjuni
                  2. a
                    arti

                    Nuk i besoj te dhenave te Trapit emigrantet shqiptare jane gjithmon me puntore se te tjeret, eshte e pamundur.

                    Përgjigjjuni
                    1. C
                      Celia

                      Bravo Bushat,Km,Sala e com.sidomos ajo legene,mediatike nuk ka mënd e veshë të fëgjojë.Medoemos ata duen wë shqiptarët të renditen si popull legen,që na vjen turp,për këtë. 75% të fajit e ka Daliu fhe Pd.25 Edi. Mos u mërzit,ske çfatë bën ti dhe 3.54 yë tjetë si ty.Të paktën shktusni,duke treguar që nuk ini legena.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Saliduro

                        Shyqyr që shkruajte një hetë për së mbari Bushat.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Treni

                          Eh? Prandaj nuk e merr seriozishy njeri A. Bushatin. Ky harron gjithë rezolutat pa fund që Shqipëria ka votuar në favor të SHBA, në OKB e gjetkë. Muhaxhadinët dhe Ujgurët që asnjë shtet tjetër nuk ia qaste SHBAve pas aventurave të çmendura në lindjen e mesme, Irak dhe Afganistan (dhe morëm edhe shumë prej tyre që sot po martohen e lumturohen në Durrës). USAid paguante sigurinë kibernetike kundra Iranit që na kishte shënjestruar vetëm se kishim ndihmuar Amerikën... Dhe tani, Bushati na thotë, "ç'vlera ju lidhin ju me SHBA?" Tall trapin ky me ne? Ky e ka me Ramën e Saliun, dhe si të gjithë na e hedh faturën ne njerëzve të thjeshtë. E vetmja herë që i kemi thënë 'jo' SHBA, ka qenë kur nuk donim armët kimike të Asad (unë isha pro asokohe, por varja, respektova shumicën pa shumë fjalë). Sidoqoftë, edhe një detaj më shumë. "Ndihma Sociale" në SHBA konsiderohet edhe MedicAid, që në Evropë është kryesisht falas. Shumë pak njerëz e përdorin atë sepse nuk është se njerëzit duan të sëmuren o Bushat, thjeshtë e kanë si rrjetë sigurie.

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Nardi

                            Vizat u nderprene se kllouni Biden futi pa rradhe mbi 17 milon njerez pa e ditur se kush jane pe po hane,pine dhe strehoen pa punuar.Nuk ka para Amerika per te mbajtur gjithe boten pa punuar.Kaq e thjeshte eshte.Dengelat e Andushit jane per tu bere interesant.

                            Përgjigjjuni
                            1. F
                              FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

                              Po Tere pasurija kombetar,kapitalet strategjike mbi e nen tokesore te ketij vendi e Populli per 35 Vjet ku perfunduan o Trap i kaubojsit Trump!?

                              Përgjigjjuni
                            2. T
                              Toni M.

                              Bravo tramp( jo vetem amerika por edhe europa) pencionet sociale duhen te paksohen.. dhe jo tu hiqet komplet psh.. 200$ per person... pasi te vjeterit po marrin rruget e botes per ate pencioni social ku femijet menaxhojne per interesat e tyre... keshtu pleqt ti kthehen origjines te kontribojne ne vendin e tyre pasi po bejne( shumica) nje jete te mbyllur per interesin e dikujt tjeter.

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Beni ke Treni

                                Shume mire beri qe I ndaloi vizat se u zbraz Shqiperia e mjere dhe Rame Patrioti mezi pret qe ti zevendesoje me lloj lloj rracash qe as ne harte nuk I gjen dot nga vijne.Faleminderit shume President Trump.

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  Daja

                                  Mos u merzit Bushat kur te bëhesh ti krye minister , do bësh zgjidhjen e duhur o rreke .

                                  Përgjigjjuni
                                  1. V
                                    Vurko

                                    Ministrja flet si politikane dhe ka te drejte.Ti flet si analist dhe ke te drejte.Nje gazetar i zgjuar e le me kaq,nuk i sulet politikes qe te mendoje si ai,ketu fillon injoranca. Tung

                                    Përgjigjjuni
                                    1. ?
                                      ???

                                      Ky haroi kur gjysh Hisniu i bente bythlepirje Sovjeteve e me von Kinezeve.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. p
                                        popull

                                        Sovjetet dhe kinezet ndihmonin. Amerika mashtron, vret dhe grabit.

                                        Përgjigjjuni
                                    2. M
                                      Moriz

                                      Trampi këtu ka thënë një të vërtetë dhe pikë.Shqiptarët nga dy anët e kufirit mundohen me rrena dhe gënjeshtra të përfitojnë,pa pas pikën e karakterit,mendojnë se ata ndihma që i marrin pikojnë nga qielli.Edhe ne Zvicër kosovarët janë parazitët më të medhej në zhvatjen e ndihmave.Pse nuk e bëjnë popujt tjerë europjanë?Shqiptarët duhen lluks por pa punë.Njerëz injoranta të krisun….

                                      Përgjigjjuni
                                      1. A
                                        Ai

                                        Mja me trampin ce te edh bomba e raketa

                                        Përgjigjjuni
                                        1. A
                                          Ani

                                          Ke disa kohe Bushat, qe shkelqen fort.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. Ç'na gjeti me debilët e Saliut.

                                            Wow, vërtet? Prandaj je verbuar ti, nga shkelqimi i Bushatit? Hajde gallatë, hajde! Mirë Bushati që paguhet nga Zeni? Por edhe ti?

                                            Përgjigjjuni
                                          2. T
                                            Trump 2028!

                                            Shqiptaret duhet ta mbledhin mendjen. Kur vjen ne USA puno dhe fito mos hajde me mendjen si te perfitosh lemoshe apo vjedhesh shtetin Amerikan dhe taksapaguesit. Amerika ka pune per te gjithe mirepo Somalezet Shqiptaret dhe te tjere mendojne si ta shfrytezojne sistemin. Se fundi Kane filluar te hapin "shtepi pleqsh" ku prinderit qe kane ardhur me bashkim familjar dhe marrin asistence nga USA shkojne te argetohen me parate e taksapaguesve ne keto vende dhe shteti Amerikan paguan per to. Kjo eshte filozofia, droge, mashtrim dhe vjedhje. Mirepo ndersa drogen e paguan individi privat keto te tjerat I paguan shteti. Nuk luhet me shtetin o IDIOTE qe PO na nxirrni bojen. Te pakten te tjeret marrin nje risk kurse ju doni te vidhni pa risk. Plehra.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. A
                                              Andreas

                                              Shume e sakte...

                                              Përgjigjjuni
                                              1. B
                                                Bekim

                                                Nuk e di se cfare statistika ka perdorur qeveria dhe ka dal ne konkluzionin se 42% e shqipetareve perfiton ndihma. E vetmja ndihem qe marrin familjet shqipetare (e vertet qe eshte ke 40 %)eshte siguracioni ne mjekesi per femijet,gjithashtu eshte dhe nje % e vogel qe kane siell prinderit dhe perfitojne te gjitha benefitet pa derdhur nje leke te vetem ne arken e shtetit.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. T
                                                  Tony

                                                  Po shikoj se jane ca tipa ketu qe besoj se jetojne ne Amerike dhe tregohen me katolike se Papa kunder shqiptareve. Sa per dijeni nuk ka popull qe djersitet dhe punon me fort se shqiptaret. Ne Michigan jane fabrika te tera qe kane personelin pothuaj te gjithe shqiptare dhe I kane hequr pak nga pak te tjeret. Sa per ndihma qe njerezit marin eshte nje spekullim I madh sense cdo gje ka qene legale po nuk se jane dyert te hapura per te mare keto ndihma qe ne shumice jane lemosha dhe askush nuk mund te beje jete luksi me to. Sigurisht kur behet fjale per jete a vdekje dhe dikush duhet te operohet me patjeter, shqiptaret si gjithe te tjeret shfytezojne cfare eshte e mundeshme dhe legale. Ne shumicen e rasteve keto ndodhin kur pleqte behen qytetare amerikane,sense nuk mund perfitosh pa qene shtetas. Eshte e gjitha retorike per te kenaqur epshet e Magas. Pse me shqiptaret? Sense kemi dhe nje ves te keq qe jemi bythe lepires dhe pa shume dinjitet per vehten. Me vjen keq po eshte e vertete.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. T
                                                    Turi

                                                    Dmth po genjen amerika?

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. T
                                                      Tori

                                                      Arithmetike Ai flet per 41% ti flet per 59% Asnje nuk flet per faktin qe Amerika eshte shtepia e Amerikaneve dhe cdo njeri ben si te doje ne shtepine e tij. Ti pse nuk me pranon mua ne shtepine tende vete i 4 kur 2 prej nesh te punojne e 2 te tjeret ti mbash ti me buke?

                                                      Përgjigjjuni
                                                    2. S
                                                      Statistike nga NY

                                                      Te gjithe i vijne verdalle askush nuk thote te verteten, dikudh nuk e di (shumica besoj) dikush nuk do, dikush ka frike.. Athere hyni ne google ose ne chatgpt dhe kerkoni, sa shqiptare e kane fituar green cart ne 10 vitet e fundit… numrat jane aty ( po jap nr te sakte per tre kater vite ) 2023 jane 2001 persona, 2024 jane 2667 persona, 2025 jane 1598 persona dhe per 2026 jane 1590 persona Duke marre nje nr masatar per 10 vite jane rreth 18.000-20.000 Shqiptare qe kane marre green cart. Po shtoj ketu edhe nga nje familiar me bashkim familje dhe po i bej ne total 30,000 mije. Bazuar ne ligjet aktuale dhe ecurine kohore te proceseve (mesatarja 5 vjet per marrjen e passaportes nga momenti i shkeljes se tokes usa me green cart) Gjysmat e tyre jane natyralizuar pra nuk llogariten si shqiptare ne ate analize e vendimarrje. Pra kane mbetur 15.000…bazuar ne statistikat e perdoruar thuhet se pak me shume se 41% kerkojne keto sherbime duke mos qene kontribues.. (Kryesisht Medicare) pra perdoret statistika ne % dhe jo numri apsolut per tu dukur numra te tmerrshem por ne total nuk jane kurre me shume se 6.000 shqiptare.. dhe sikur te gjithe keta te kene kerkuar Medicare ne nje popullate totale prej 350 milion banore jane vetem 6.000 ose 0,001% e popullsise se USA te cilet (Shqiptaret) padrejtesisht marrein mbulim shendetesor falas (pa kontribuar)?? Ok shume e drejte mbase, tani diskutojme arsyet se perse ndodh kjo… askush te mos mendoje se jane dembele, nuk duan te punojne.. etj etj…shume punojne ne te zeze duke bere dy e nga njehere edhe tre pune dhe nuk deklarohet ne asnjeren duke mos hyre as ne union, dhe kerkojne mbulese shendetesore falas qe ne fund te fundit nuk eshte ndonje krim, por eshte i detyruar, pasi do te donte shume te ishte i siguruar dhe i mbuluar nga cdo rrezik qe jeta mund ta perballi, por ka nje armik te madh .. dhe kjo eshte koha… per te cilen Shqiptari duhet te vrapoje shume qe ta kapi e per kete ai duhet ti beje te gjitha keto (dy tre pune, te shmangi shpenzimet duke mos u deklaruar e siguruar) ky eshte rrealiteti i njerzve tane ketu…kusurin me tutje une nuk fi ta them, por qe shqipetareve ju bihet ne qafe kot, kete e di mire.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. S
                                                        Statistike nga NY

                                                        Te gjithe i vijne verdalle askush nuk thote te verteten, dikudh nuk e di (shumica besoj) dikush nuk do, dikush ka frike.. Athere hyni ne google ose ne chatgpt dhe kerkoni, sa shqiptare e kane fituar green cart ne 10 vitet e fundit… numrat jane aty ( po jap nr te sakte per tre kater vite ) 2023 jane 2001 persona, 2024 jane 2667 persona, 2025 jane 1598 persona dhe per 2026 jane 1590 persona Duke marre nje nr masatar per 10 vite jane rreth 18.000-20.000 Shqiptare qe kane marre green cart. Po shtoj ketu edhe nga nje familiar me bashkim familje dhe po i bej ne total 30,000 mije. Bazuar ne ligjet aktuale dhe ecurine kohore te proceseve (mesatarja 5 vjet per marrjen e passaportes nga momenti i shkeljes se tokes usa me green cart) Gjysmat e tyre jane natyralizuar pra nuk llogariten si shqiptare ne ate analize e vendimarrje. Pra kane mbetur 15.000…bazuar ne statistikat e perdoruar thuhet se pak me shume se 41% kerkojne keto sherbime duke mos qene kontribues.. (Kryesisht Medicare) pra perdoret statistika ne % dhe jo numri apsolut per tu dukur numra te tmerrshem por ne total nuk jane kurre me shume se 6.000 shqiptare.. dhe sikur te gjithe keta te kene kerkuar Medicare ne nje popullate totale prej 350 milion banore jane vetem 6.000 ose 0,001% e popullsise se USA te cilet (Shqiptaret) padrejtesisht marrein mbulim shendetesor falas (pa kontribuar)?? Ok shume e drejte mbase, tani diskutojme arsyet se perse ndodh kjo… askush te mos mendoje se jane dembele, nuk duan te punojne.. etj etj…shume punojne ne te zeze duke bere dy e nga njehere edhe tre pune dhe nuk deklarohet ne asnjeren duke mos hyre as ne union, dhe kerkojne mbulese shendetesore falas qe ne fund te fundit nuk eshte ndonje krim, por eshte i detyruar, pasi do te donte shume te ishte i siguruar dhe i mbuluar nga cdo rrezik qe jeta mund ta perballi, por ka nje armik te madh .. dhe kjo eshte koha… per te cilen Shqiptari duhet te vrapoje shume qe ta kapi e per kete ai duhet ti beje te gjitha keto (dy tre pune, te shmangi shpenzimet duke mos u deklaruar e siguruar) ky eshte rrealiteti i njerzve tane ketu…kusurin me tutje une nuk fi ta them, por qe shqipetareve ju bihet ne qafe kot, kete e di mire.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. T
                                                          Tirana

                                                          Inferioritetin nuk e zevendeson dot urrejtja Bushat! Mjerisht!

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. T
                                                            Turi

                                                            Deri ne momentin qe the “ne si qytetare te botes ….” ndalova leximin. Fole per Skenderbeun, Mamicen etj, fole per preparesine e races Shqiptare (me kujtojme Hitlerin per racen gjermane ) dhe mendova se je nazist, por pastaj kalove ne globalist . Thashe nje shkrim pa taban i shkrojtur nga nje leckaman qe per nje kafshore buke shitet si nacionalist e si globalist. Ne fund arita ne konkluzionin qe je nje komunist brekegrisur qe i hakerohet nje pasaniku pse nuk e le te jetoj ne shtepine e pasanikut. Sepse leckamani parazit komunist nuk e kupton qe ne shtepine e tij i zoti ben sic do ai dhe jo ti.

                                                            Përgjigjjuni

                                                            Lini një Përgjigje