Nga Enver Robelli
Magazina për kritikë të filmit në Gjermani “Kino-Zeit” (“Koha për kinema”) në një kritikë për filmin “Kill Me Today, Tomorrow I'm Sick!” (“Më vrit sot, nesër jam i sëmurë!”) që në hyrje shkruan: “Joachim Schroeder, i njohur për filmat e tij dokumentarë, tenton të realizojë bashkë me Tobias Streck një film artistik mbi Kosovën dhe misionet paqeruajtëse që erdhën në vend pas luftës - a ia dalin mbanë ata?”
E shikova mbrëmë këtë film në mediatekën e televizionit gjerman ARD dhe përgjigjja është: autorët e filmit jo vetëm që nuk ia dalin, por kanë arritur - në vitin 2018! - të prodhojnë një film thellësisht paragjykues e propagandistik, i cili deformon historinë e luftës në Kosovë. Me bollëk përdoren edhe klishetë raciste. Shqiptarët e Kosovës i trajtojnë gratë si shtazët. Edhe më keq: janë myslimanë dhe pothuaj të gjitha gratë e tyre janë të mbuluara. Kryengritësit e dikurshëm, të lavdëruar si çlirimtarë, mbajnë një kasaphanë ku u heqin organet civilëve serbë dhe i çojnë në Budapest për shitje. Kështu pretendon filmi.
Krimet e luftës të kryera me plan nga shteti serb ndaj popullsisë civile shqiptare nuk përmenden fare. Me të drejtë magazina gjermane “Kino-Zeit” shkruan: “Është mëkat, mbi të gjitha, që kësisoj lihet anash rrëfimi fillimisht i rëndësishëm mbi sulmet ndaj pakicave në Kosovën e pasluftës, por edhe mizoritë e mëparshme të luftës dhe politika kolonialiste e Serbisë ndaj banorëve të Kosovës - të cilat në film pothuajse janë injoruar plotësisht.”
Aktorët janë nga hapësira gjermane, serbë apo me origjinë sllave nga ish-Jugosllavia. Filmi është xhiruar në Novi Pazar dhe në Tirolin Jugor. Aktorët nuk dinë shqip. Andaj kur flasin shqip, ata tingëllojnë sikur mbajnë gurë në gojë.
Ngjarja vendoset në Kosovën e vitit 1999, menjëherë pas përfundimit të luftës, kur organizatat ndërkombëtare zbarkojnë në Prishtinë. Në qendër të filmit është Anna Neubert, një punonjëse e OSBE-së, e cila mbërrin me idealizmin e “shpëtimtares perëndimore”, e bindur se urrejtja ndëretnike mund të zhduket shpejt.
Megjithatë, entuziazmi i saj zbehet sapo ballafaqohet me realitetin në terren. Ajo vëren se misioni nuk po funksionon sipas planeve: dhuna ndaj civilëve serbë vazhdon, ndërsa OSBE-ja duket e painteresuar për të hetuar këto raste apo për të mbajtur përgjegjës figurat e fuqishme lokale (si personazhi Rhaci, i cili i ngjan Hashim Thaçit; rolin e tij e luan aktori serb Boris Millivojeviq). Anna fillon të dyshojë thellësisht te misioni dhe te njerëzit që e rrethojnë, të cilët rezultojnë të jenë të korruptueshëm dhe larg idealeve që proklamojnë. Ata ose përfundojnë te ndonjë prostitutë, ose kalojnë kohën duke treguar barcoleta seksiste.
Gjermania Anna Neubert i ndihmon shoferit të saj Plaka (Carlo Ljubek, aktor gjerman me prindër kroatë) të hap një radio multietnike, gazetarët e së cilës i sulmon me armë një bashkëpunëtor i afërt i “komandant Rhacit”. Kur nuk vret, bashkëpunëtori bën seks në tualetin e një bari në Prishtinë me një ndërkombëtar të OSBE-së, të cilin pastaj e vret me gjakftohtësi - po në tualet.
Në këtë film aludohet se shqiptarët i kanë inskenuar viktimat e luftës dhe bartin fajin për shkatërrimin e Jugosllavisë. Një fotografi e Josip Broz Titos bartet nga skena në skenë si dëshmi e rrejshme e parajsës jugosllave.
Po e citoj në fund sërish magazinën gjermane “Kino-Zeit”, e cila kritikën e përmbyll me këtë konstatim të drejtë: “Kill me today, Tomorrow I’m sick! përfaqëson mjerisht pikërisht atë sjellje hegjemoniste të Perëndimit ndaj Ballkanit, të cilën përpiqet gjoja ta kritikojë. Kështu, për shembull, personazhet gjermanë shfaqen me emër dhe mbiemër - ndërsa kjo gjë u mohohet natyrshëm figurave serbe dhe shqiptare, sikur të mos ishte asgjë e veçantë. Kjo vërehet njëlloj te produksioni, te politika e imazhit dhe te shakatë e personazhet shpesh të cekët, të cilët shërbejnë më shumë si shembuj për etni apo fe të tëra, sesa si personazhe të vërteta filmi, veprimet e të cilëve motivohen nga karakteri i tyre”.
Filmi ka qëndruar me ditë të tëra në mediatekën e ARD-së. Mbrëmë ka përfunduar afati i shfaqjes online. Ky film që pretendon të jetë artistik, duket si zgjatim i filmit gjoja dokumentar të ARD-së nga viti 2001 “Filloi me një rrenë” (“Es begann mit einer Lüge”), në të cilin deformohej historia e luftës së Kosovës dhe politikanët gjermanë akuzoheshin si gënjeshtarë që mashtruan opinionin për të siguruar përkrahjen e parlamentit për sulmet e NATO-s kundër Serbisë. Nuk është befasi që Sllobodan Millosheviqi me kënaqësi e citoi këtë dokumentar në procesin gjyqësor kundër tij në Hagë.
Z. Robelli, t’i lexoj shkrimet se sjell nje informacion te besueshem! Sipas recensionit qe beni per filmin, del se ai eshte nje akt krijues racist dhe i ndertuar mbi genjeshtren dhe spekulimet antishqiptare. Diplomacia e dy shteteve tane, si dhe komuniteti akademik dhe artistik duhet t’i dekonstruktoje publikisht keto shpifje dhe klishera raciste. Dhe, me tej t’i denoncoje juridikisht! Per ty nje vrejtje te vogel: mos perdor fjalen magazine per reviste, pasi ne shqip makazine eshte sinonime me depo!
e rend me ken korrak.... allah uakbar!
Qe i blejne grate si lopet nuk ka genjyer. Qe jane musulman nuk ka genjyer. Qe jane mashtrues prape nuk ka genjyer. Por e paskan kuptuar vone gjermanet .
Ik o rrot cari.. jetojne 4 a 5 milion musylman ne Gjermani qe nuk lene gra gjermane pa shkerdhyher shiko ekipin kombetare gjermane. Getot e Gjermanise jane me keq se turqia apo pakistani. Kosovaret ku ti gjejne se nuk i dallon dot brezat e rinj kosovare nga vendasit si nga gjuha, kultura e veshja.
Bravo per pergjigjen qe ju ke dhene, jo vetem ketij me lart, por edhe te tere debilave qe kujtojne se jane me te qyteteruar se shqiptaret e Kosoves
enver hesapi
Për fat të mirë filmat gjermanë nuk i shikon njeri.
Hahahaha.
keto jane pasojat e ministrise te jashtme non egzistente skiptare tallet gjithe bota me skiptaret dhe shteti skiptar ose kosovo flene gjume
Po si ka mundēsi qē naltmadhia e tij Edi Rama nuk proteston me tē gjith forcēn. Apo ēshtē i zēn me zhgaravinat e tij pittoreske.
Z.Rama nuk eshte kryeminister iKosovesr.megjithese te drejte te prenoncohet e ka.
Nuk ka të drejtë fare Edvin Ramoviqi të flasë për Kosovën. Kosova është shtet më veti dhe ka qeverinë e saj.
Zotrote me siguri qe rrogen e merr ne Beograd qe te besh propoganden percarese te serbit.
Aa,kryeministri i Kosovës nuk proteston atë harroje.Ai në qeverin e vetë i ka mbledhë njerëzit më anti UÇK që ka pëlitika kosovare.Donika Schearz ka deklaru publikisht se ka dorëzu dosje kundra UÇK,Dimal Basha (kryetar aktual i kuvendit të Kosovës)bashkë me maqedonen jana arsovska ka shkruar libër kundra UÇK dhe lslamit në Kosovë.Filmi bëhet sipas skenarit të këti libri….Kosovarët nëse i pyet kë urren më shumë Milloshevicin ose……..do habiteni me përgjegjen e tyre.Enver Robeli me shkrimet e veta më herët të njetit tupan i ka rënë si ARD me ato serbët…..që për dallim nga kosovarët (që shajnë luftëtarët që i çliruan)mbrojnë Serbin edhe atëherë kur krimet i shihte gjithë bota.Rrena kur përsëritet 100herë bëhet e besueshme dhe aq më shumë kur ti nuk e kundërshton.
Pse kjo krahine eshte pjese e territorit shqiptar , o budalla ç'lidhje ka Rama kur keta kane presidentin e tyre Aleksander Vuçiç .....qe nuk keni as edukat e as miresi per te thene nje fjale te mire
Ferdinand filmi eshte per KOSOVEN
Jo ,kujdes, naziste po cfaqen, koha u erdhi deri sa nje medie gjermane manipulon krimet ashte e tmerrshme, I baje nje pytje ksaje medie mos edhe cifut ishin kriminela, po ja mbajti thoni
Kosovaro e kan mendjen per tallava.mendojne se dikush do mendoj per ta.i mungon pregatitja kulturore patriotike.nuk jan te zot te mbrojne te verteten .
O Enver shqiptaret e Kosoves nuk jane kerthiza e Botes e as jane te derguarit e Zotit ne bote, natyrisht qe do kete njerez qe nuk ju duan e qe propogandojne kunder jush dhe si çdo popull ne kete qerata bote te meta te ne ka boll, sa qeravitesh per gjermanet me origjine sllave a thua se gjerman me origjine arjana jane me pak racista kontriboni ne propogandimin e vlerave njerzore qe mbartin shqiptaret dhe ja tregoni ketyre gjermaneve budallenj se dhe ne kemi vlera.
Kosovarët që i njofi unë,këtu në Zvicër,shumica mbi 90% janë kundra luftës çlirimtare ,bile edhe kundra Adem Jasharit.Shpesh pyes se kush ua ka shpërla trunin.Dhe nëse merrë mendimin e tyre tamam është si në këtë film ndoshta edhe më keqë.Vetë zgjedhja e Albin Kurtit e dëshmon këtë.Ju zoti Robeli mirë që trajtoni këtë problematik, por Kosova është në gjumë dhe askush nuk qanë kokën për imazhin e sajë dhe bile edhe të ardhmen.