Fitorja e Trump si halli atyre që u kërcasin zorrët

7 Nëntor 2024, 19:30Blog TEMA
Fitorja e Trump si halli atyre që u kërcasin zorrët

Nga Dritan Hila

E gjithë përpjekja për të gjetur arsyen e humbjes së Kamala Harris, mund të përmblidhen vetëm në një: Gërryerja e zorrëve të barkut të miletit dhe shurdhëria e veshëve të shtetit për ta dëgjuar atë.

Gjithë arsyet e tjera janë sekondare: Emigrantët, LGBTQ-të, proceset e Trump-it, të gjitha do të ishin falur nëse do të ecte mirë ekonomia. Njerëzit janë pragmatistë dhe nëse ekonomia do të ecte mbroth, askujt nuk do t’i prishej gjumi pse Trump-i shkonte në burg, çfarë bën dikush me bythën e vet apo sa meksikanë kanë kapërcyer gardhin në El Paso.

Dhe pastaj kur kërcasin zorrët dhe veshët e qeverisë janë shurdh, plas revolta dhe nuk do t’ia dish se kush vjen pas. Madje arroganca e qeverisësve ka shpërthyer revolucionet më të njohura në histori: Ai amerikan për shkak se britanikët vendosën një takse për çajin dhe u treguar intransigjentë me kërkesën për rishikimin e saj, duke e çuar Bostonin në revoltë megjithëse në ato kohë ishte qyteti më i pasur i perandorisë e me bibliotekën më të madhe.

Kur plasi revolucioni francez, Parisi ishte qyteti më i ndritur i botës, por arroganca e Mari Antuanetës çoi tek armët. San Peterburgu ishte qyteti më i pasur i Rusisë dhe rusët kurrë nuk kishin qenë më mirë dhe me më shumë liri se në vitin 1917, por mospërfillja e carit dhe careshës, vaniteti i tyre, thashethemet për një prift që drejtonte nga krevatet e konteshave vendin, çoi në revolucionin e tetorit.

Demokratët amerikanë jo vetëm që ishin të çorientuar, por tashmë janë një kastë hermetike. Kamala mund edhe mos kishte humbur nëse Biden nuk do kishte ligësinë ta tirrte deri në limite dorëheqjen, nëse do kishte një garë në primare, nëse do kishin caktuar objektiva dhe qenë më veshhapur me elektoratin, nëse…nëse….nëse do ishin më empatikë me njerëzit. Nuk ia del dot zhurma e propagandës të mbulojë kërcitjen e zorrëve.

Problemi i madh i masës dërmuese të njerëzve sot nuk janë të drejtat e LGPTQ-ve, por pensionet; pagat; polarizimi i shoqërisë ku të pasurit po bëhen gjithmonë e më të pasur dhe përdorin shtetin si taksambledhës për bizneset e tyre; shërbimi shëndetësor i cili që pas kovidit nuk po mundet të marrë veten; emigracioni që në vend se të jetë krah pune është barrë për kujdesin social dhe element për kriminalitetin. Një pjesë e tyre janë të prekshme edhe në Shqipëri.

Fitorja e Trump-it do të jetë një kthesë me jehonë të gjatë në politikën amerikane. Nuk është e thënë të reflektohet në Evropë. Ama nëse nuk do nxirren mësime, nuk do jetë çudi që Evropa ta përjetojë akoma më keq dhe me elementë të papërgjegjshëm ndryshimin. (Dritare.net)

2 Komente

  1. E
    Evisa

    Nuk i kërcet kujt zorra në Amerikë, o enverist I pandreqshëm, por Demokratët humbën se përballë një kundërshtari të ashpër, vunë një grua, e cila ishte dhe është e mirë, vetëm pse nuk është e ligë. Në një botë ku tytat e armëve janë ngritur nga neokomunistët dhe forcat e së keqes në gjirin e njerëzimit kanë marrë revansh, është absurde të mendohet që Amerika, flamurtarja në mbrojtje të lirisë të drejtohej nga një grua. Të kuptojmë një gjë; Amerika dhe Kina do jenë të fundit në këtë botë që do të drejtohen nga një grua, kjo për shkak të përgjegjësisë që kanë për ruajtjen dhe kontrollin e paqes në botë. Paqja dhe mbretërimi i saj sa më gjatë në këtë botë do të varet kurdoherë nga mardhënia midis këtyre dy vendeve të mëdha. Drejtimi në një vënd i një gruaje nënkupton se në atë vënd mbretëron paqja dhe mirësia, ku për asnjë nuk ekziston bindja dhe shqetësimi nga e liga. Kur në botë e liga lulëzon, ajo do të drejtohet kurdoherë nga burrat për ti bërë ballë, kur mbretëron paqja gruaja është simbol udhëheqës për kujdesin shoqëror.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Driton Hileja

      Me ka ngelur mendja te behem ambasador. Sdi si tja prish mendjen Ramazonit. Se kuptoj pse pelqen Muq Skraparin para meje ??!! Ngaqe eshte bythqir ?? Mbase. Po sikur ma kerkoi mua dhe sja dhashe. Magari!. Une sjam me funksional as si mashkull. Andropauze akute. Vajmedet eshte rrudhosur edhe Xhunga ime e dashur, eshte bere me mashkullore dhe se çukit njeri me... dua ambasdor me cdo cmim. Ndryshe do vras Muqin nga Skrapari.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje