Ç’mund të thotë Ambasada amerikane në Tiranë, pas fitores së Trump?

6 Nëntor 2024, 17:08Blog TEMA
Ç’mund të thotë Ambasada amerikane në Tiranë,

Nga Andi Bushati

Fitorja tronditëse e miliarderit të konvertuar në politikan, Donald Trump, e cila do të ushtrojë ndikim në pikat më të nxehta të globit, nuk do të kalojë e pavërejtshme as në provincën tonë të vogël dhe të largët.

Nëse në SHBA ai do të ketë një fuqi absolute, duke kontrolluar edhe senatin që kaloi në shumicë tek republikanët, me shumë mundësi edhe kongresin e sëbashku me to edhe Gjykatën Supreme; nëse mbi NATO-n, Ukrainën, apo çështjen palestineze efektet e kësaj fitoreje priten të jenë rrënqethëse; për Shqipërinë mund të ketë vlerë mënyra sesi ai u zgjodh dhe rruga që ndoqi për t’u bërë i dyti president në historinë e Amerikës, që rikthehet në Shtëpinë e Bardhë pasi është larguar njëherë prej saj.

Në kontekstin tonë aktual është e rëndësishme të shikohet se si bëri për vete zemrën e shumicës së amerikanëve një njeri që kundërshtoi me dhunë rezultatin e zgjedhjeve, që u lëshoi thirrje mbështetësve të tij të sulmonin Kapitolin, se si ia doli ai të fitonte pavarësisht çështjeve të panumërta hetimore dhe proceseve që i hapën.

Po ta shqyrtosh në thelb, ky rrugëtim bie ndesh me të gjitha predikimet që diplomatët dhe zyrtarët amerikanë të nivelit të mesëm dhe të ulët, predikojnë prej vitesh për Shqipërinë.

Në 6 janarin e katër viteve më parë, pasi nuk kishte njohur fitoren e kundërshtarit të tij Joe Biden, të çertifikuar nga të gjitha institucionet, pasi kishte bërtitur pa prova të qara se vota e tij ishte vjedhur, Trump që ende nuk kishte dalë nga presidenca, u bëri thirrje mbështetësve të tij të ndesheshin për të rifituar Amerikën. “Nëse nuk luftoni për demokracinë vendi juaj do të zhbëhet”, u tha ai turmave duke u premtuar se do të marshonte bashkë me ta drejt Kapitolit për t’i bërë presion kongresmenëve që të mos miratonin rezultatet e prtetenduara si të trukuara. 

Ndonëse numri i të vdekurve shkoi në katër, megjithë skenat e dhunës dhe shkatërrimit brenda kongresit amerikan, Trump vazhdoi t’i quante sulmuesit “njerëz specialë” dhe të shkruante në Twitter se i “dashuronte” ata që nuk e pranonin vjedhjen e pavërtetuar të votës. 

Katër vite më pas, amerikanët e dërguan këtë profil politikani në krye të vendit të tyre. Por, pas gjithë kësaj, a nuk duken qesharake deklaratat patetike të ambasadës së SHBA në Tiranë, kur digjet ndonjë karrige në kuvend, kur hidhet ndonjë fishekzajrre mbi kryeministri, apo kur zhgarravitet ndonjë mur i bashkisë? 

Nejse, këto episode simbolike, që tregojnë se popujt nuk ndjejnë të njëjtën frikë nga destabiliteti sa dhe burokratët që reagojnë nga errësira e zyrave të tyre, janë vetëm ana sipërfaqësore e asaj se si fitorja e Trump mund të përkthehet këtej nga anët tona. Thelbi qëndron tjetrëkund. Dhe ai lidhet me surprizën shokuese të një kandidati, të cilin, përndjekja nga sistemi i drejtësisë i vendit të vet, nuk e pengoi dot të fitonte. Që kur u zhvesh nga posti, Donald Trump është përballur me një numër të pafund procesesh penale dhe civile. Penalisht ai u hetua për ndërhyrje në zgjedhje, për manipulimin e dokumentave të klasifikuara, për tentativat e korruptimit të pornostares Stormy Daniels që mos fliste kundër tij, si dhe për sulmin mbi Kapitol. Përpos këtyre ai u përball me procese civile për fshehje taksash dhe agresion seksual. Qëllimi i gjithë kësaj fushate u akuzua nga mbështetësit e vet republikanë si një tentativë për të penguar idhullin e tyre të garonte në zgjedhje.

Por fillimisht, Gjykata Supreme e rrëzoi një pretendim të shtetit të Kolorados për ta nxjerrë Donald Trumpin nga gara presidenciale, ndërsa, këtë të martë, shumica e qytetarëve amerikanë e hodhën poshtë iluzionin se mund të ketë institucione, qoftë edhe ato të drejtësisë, që mund të përcaktojnë, në vend të tyre, se kë ata duan të zgjedhin në krye të vendit. Amerika dëshmoi se nuk e gëlltit dot instrumentalizimin e garës ose tkurrjen që një kastë e caktuar rreket ti bëjë mundësive të pamata për të vendosur.

Por shembulli i kësaj Amerike, bie katërcipërisht ndesh me praktikën që zyrtarët e mandatuar prej saj po praktikojnë në Tiranë, ku me anë të të ashtuquajturës reformë në drejtësi, po nxjerrin nga loja elektorale të gjithë rivalët e pushtetit. Të njëjtat metoda, të cilat dështuan të pengojnë Trumpin, po përkrahen në mënyrë të suksesshme nga diplomatët e SHBA për të nxjerrë jashtë gare krerët e partive opozitare shqiptare dhe për të zhbërë rezultatin e votës popullore, siç ndodhi në Himarë. Ata që kërcënuan zgjedhësit shqiptarë me “ngënie bari”, që dhunuan çdo kod diplomatik duke bërë thirrje për të mos votuar për “non gratat”, tani kanë zgjedhur të mbështesin një segment të drejtësisë, që pretendon të bëjë ndryshimin e elitave politike duke shmangur dhe kapërcyer votën. Kjo është diametralisht e kundërt me verdiktin popullor të kësaj të marte.

Pra, si konkluzion, mund të thuhet se mbi 70 milionë amerikanë e kanë bërë të duket qesharake qasjen që politika e jashtme amerikane po eksperimenton këtu tek ne. Por ama kujdes! Ndonëse duket sikur ky përfundim shkon në favor të opozitës zyrtare në vend, e cila ka qenë e humbura e madhe e kësaj farse me drejtësinë, askush nuk duhet të ushqejë iluzione se, këtëj e tutje, gjithçka detyrimisht do të ndryshojë për mirë.

Historikisht Amerika ka dëshmuar se vlerat dhe parimet që vlejnë për të, nuk janë të detyrueshme edhe për satelitët e vegjël që e ndjekin nga pas. Pikërisht ajo që filozofi dhe intelektuali socialist, autori i  “Një histori popullore e SHBA”, Howard Zinn e konsideron si hipokrizia amerikane, nuk është çudi të përsëritet edhe këtë radhë.

Aq më tepër një lider kontrovers si Donald Trump nuk jep asnjë garanci për kultivimin e këtyre vlerave. Prandaj, ndonëse fitorja e miliarderit republikan e rrëzoi fabulën e deritanishme, nuk është e thënë se farsa e një autokracie me mbështetje amerikane nuk do të vazhdojë.

50 Komente

  1. V
    Vala

    Do thoste ato qe thote Saliu me Paloqen. Ysh injorant qe beni te diturin. Kush ju pjerdh juve o vemje?!

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ilir

      Coglione bushati, ambasada do te te thote mbaje me shkume... COGLIONE TI, dhe gjithe ju qe u lepiheni katundareve "oligarke". Asgje nuk ndryshon ne raportet e Amerikes me Shqiptaret. NON GRATA jo edhe jo.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Veri

        Bushati ka rene ne nivelin e Palokes dhe Mul Kastrat Nokes.

        Përgjigjjuni
        1. Ptyyyyy Bushat'qiuuu

          Përgjigjjuni
          1. H
            Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

            Ky Andi Bushati, nuk eshte analist i keq, por është njeri i keq dhe i ndyre. Kerkon të barazoje Saliun me Trump. Kjo është ndyresi. Trump u votua nga populli. Saliu nuk ka marre kurrë vota nga populli shqipetar. Vetëm ka vjedhur. Keshtu që nuk barazohen. Por kur te vijë perseri Sekretari i Shtetit ne Shqipëri, te takohet me Ramën, dhe te mos e pjerdhe Saliun fare, atehere do firojne edhe pordhet idiote te Nokes, Lelajt, Palokës, dhe Bushatit.

            Përgjigjjuni
          2. B
            B.P.“Kupa me Kapak” Mori P.Op.Mehdi Bushati

            O nipi i Hysniut dhe i Vitos, o i biri i Mehdiut dhe i Verës, si ANTIAMERIKANI më i spikatur i këtijë vëndi, që JE TI PERSONALISHT - në GJURMË TË PARARDHËSVE TË TU, nuk të takon të flasësh asnjë germë, për AMERIKËN. Heshtja, do të ishte më e pranueshmja për ty, por si pasardhës i atyre sa sipër, ti nuk mund të rrije pa NGRËNË MUT. Si ngrënës MUTI, pa frikë quhesh HALÉ. Të bëftë mirë MUTI o HALÉ.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mira

              te njejten gje qe te kane dedhe deri dje o busho

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bushati gabon

                Paralelizmi ndërmjet drejtësisë amerikane me atë shqiptare nuk qëndron. Sepse drejtësia amerikane, nën nxitjen e Biden, e sulmoi politikisht Trumpin që ai të mos merrte pjesë në këto zgjedhje apo t'i humbiste ato. Me dhjetra akuza dhe procese. Por nuk ngjau ashtu siç kishte vendosur establishmenti politik në Uashington. Ndryshe në Shqipëri nuk është politika apo drejtësia, apo ambasada amerikane që kërkon dënimin e Berishës, Metës dhe kompani. Por është populli që ka parë sesi këto monstra e shkatërruan vendin dhe u pasuruan pa turp për veten e tyre. Deri sa u shpallën edhe non grata për vrasje dhe korrupsion. Më shumë se gjysma e popullsisë në Amerikë kishte bindjen se Trumpin po e sulmonin pa të drejtê. Dhe më shumë se 70 përqind e shqiptarëve kërkojnë dênime të ashpra për Berishën dhe Metën. Pra kemi të bëjmë me një drejtësi nën ndikimin e politikës dhe një SPAK nën presionin popullor. Prandaj llogjika dhe paralelizmi i Bushatit nuk qëndrojnë.

                Përgjigjjuni
                1. v
                  vishja plot

                  "Bushati gabon" pjeserisht jam dakord me ty. Ke degjuar per Baldassare Cossa? Pirati qe u be pape nga fundi i shekullit te 13 dhe fillimi i 14? Edhe nje i akuzuar dhe denuar si Trumpi vjen ne pushtet kur shumica nuk pyet me per karakterin e personit, por udhehiqen nga frika per te ardhmen (me te drejte) dhe ndjekin pas nje njeri duke e kthyer ne nje kult te paster. Nuk e dime si do vene punet tani e tutje. Te presim

                  Përgjigjjuni
                2. O
                  Oficeri dulles

                  Ta them une do tju qij ropt

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Protestues

                    Nuk e lexova deri NE fund kete roman te lodhshem por nje gje eshte e sigurt. Ambasada amerikanet do vazhdoje te konfirmoje nje gje:" AMERICA DON'T DEAL WITH TERRORISTS AND NON GRATA" keshtu qe FUCK OFF bushat

                    Përgjigjjuni
                    1. m
                      mond

                      Po ja o Andi, te kane ty shyqyr, dhe te pyesin si do bejme.... A pika juve, qe nuk dini te lexoni realitetin shqiptar, kini kaq vite dhe nuk mesuat cduhet bere, asnjehere nuk parashikoni dicka por e kunderta del kur flisni ju....tani po shpjegoni Ameriken, se ajo ju mbeti juve.....

                      Përgjigjjuni
                      1. Y
                        Ylli Rapipi

                        Hyyyy???? Sërish ky Mushku,Andi Kazani a?

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Turi

                          Do thotë hajde na e merr një gojore o Bushat

                          Përgjigjjuni
                          1. p
                            pa vlere

                            Nuk mund te kete paralelizma. E thjeshta e pare eshte qe: ti si kelysh komunizmi nuk do kishe egzistuar ne sistemin e Trump-it. Te ciceroje ciu ciu, gjithsesi jo e jo! Si shkrues medioker gjithsesi do ishte harruar nqs do punoje per Trump. Keshtu qe te jesh i lumtur qe je ketu dhe shkruan.

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Leksi

                              Thjesht do konfirmojë se Saliu,Meta,PD,PL dhe zagarët e tyre do vazhdojnë të hanë bar.Por me Tramp do hanë bar mut.

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Shqiptari

                                Ore palaço gazetar, si mund të krahasosh Trumpin me një hajdut dhe vrasës si qeni i Viçidolit

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Aron

                                  O bythqir, nuk e ndryshon politiken e jashtme per nje Sali dhe Mete, Trumpi e aq me teper qe dosja e tyre ka si vule destabilizimin e rajonit te cilat po e provojne tani ne kohe reale.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. T
                                    Tironci

                                    Ky karagjoz nuk e kupton qe ndonse Trump u sulmua ligjerisht nga forca demokrate e kundershtare e sidomos ajo me liberale dhe me e cmendur e New Yorkut, ai nuk u sulmua si kryetar i partise Republikane sepse Trump ne fakt nuk eshte kryetar i kesaj partie pavaresisht se fitoi ne emer te saj. Kryetar ka qene Ronna Mcdaniel dhe tani Michael Whatley. Ai nuk u sulmua per korrupsion, krime e ndoshta dhe vrasje ose vjedhje masive kur ishte ne pushtet sic po denohen keta monstrat tona per te cilat Evropa por dhe Amerika kerkon koken e tyre para se te pranohemi ne union dhe ky shkerdhate po perpiqet ti justifikoje se e paguajne mire. Trump mori nje rroge simbolike presidenti $1.00/vit per 4 vitet ne shtepi te bardhe dhe nuk perdori partine republikane per mbrojtje ne gjyq por e perballoi vete gjithshka. Ai u persekutua dhe denua sepse pagoi nje prostitute para 20 ose 30 vjeteve per seks sic thoshte ajo dhe Trump per ti mbyllur gojen e pagoi me parate e tij. Trump u denua pse deklaroi neper banka qe shtepia ne Florida kishte vleren $150 milion kur pala gjykatese thoshte se nuk e ka vleren aq dhe ke genjyer sikur ata jane per te caktuar se si dhe sa duhet te jete vlera e nje shtepie ne Florida kur dihet boterisht qe ne real estate nje prone ka aq vlere sa dikush deshiron te paguaje per te.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. T
                                      Toni USA

                                      @ Tironci- analiza dhe shpjegimi me I sakte ne lidhje me kete budallallik qe ka thene ky gazetar!! Bravo ???? . Absurde te paralelizosh trump me nje kriminel dhe hajdut te korruptuar si Berisha apo nje kokerr hajduti qe ka vjrdhur vendin per 30 vite si Meta Berisha

                                      Përgjigjjuni
                                    2. a
                                      asd

                                      Po pra, ambasada USA do te kerkoje falje qe nuk te ka dhjere qe ekziston dhe merr fryme nje kepordhe si ty.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. T
                                        TRUMP

                                        BUSHAT! GJITHMONE KAM PAS MENDIMIN SE JE I TRASHE! SOT E VERTETOVE! PO SIKUR TRUMP TE MOS E RRUAJE FARE PER BERISHEN DHE TE QENDROJE "NON GRATA" , A DO DILNI T'I THONI SHQIPTAREVE SE KENI GENJYER ME FABULEN DHE KONSPIRACIONIN SOROS??!!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. A
                                          Ardit

                                          Prisni prisni, se kjo Ambasade do ristrukturohet. Te vazhdoj Spiropali te shkerdhehet me Yuri Kimin.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. G
                                            Gopi veres

                                            Do te thote pi....e Vereso letyre.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. D
                                              DS

                                              Si nuk e kuptojme ata qe paguajne kete kar se ky po i prish vetem pune!?

                                              Përgjigjjuni
                                              1. A
                                                Agimi

                                                Ambasada Amerikane , o qelbesire, o ndytesire do te thote te teme ku ta kesh.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. H
                                                  Haka Tekizoti

                                                  Booo bo! Me këtë shkrim Bushati e bëri Ambasadën amerikane të flasë me vete. Ky është i tmerrshëm. Vallë nga të ketë ngjarë?

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. z
                                                    zeri i arsyes

                                                    Kush po e pengon saliun te kandidoje dhe fitoje? Por dhe Trumpi, vazhdon te pergjigjet ne gjyq per ato qe akuzohet. Populli e zgjodhi president, por kjo nuk do te thote se problemet penale i zhduken, si atij, si atyre te 6 Janarit. Dhe Sala, ka te gjithe te drejten e botes te kandidoje per KM, por paralelisht, njesoj si Trumpi, do vazhdoje te merret dhe me proceset gjyqesore ndaj tij, sidomos ato per vrasje, shkaterrim provash, etj.... Ketu fillon calon paralelizmi, se ju doni vetem privilegjet, por jo pergjegjesite.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. P
                                                      Plehrat nuk mbarojne tek ky ! ka shume .

                                                      Gazetat mbushin faqet se ate detyre kane... por qe te meresh me kete palaco njeri pa karakter pa dije dhe himam qe ketij vetem izolimi i ben derman ose ne Boten tjeter....

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. P
                                                        Plehrat nuk mbarojne tek ky ! ka shume .

                                                        Gazetat mbushin faqet se ate detyre kane... por qe te meresh me kete palaco njeri pa karakter pa dije dhe himam qe ketij vetem izolimi i ben derman ose ne Boten tjeter....

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. M
                                                          MEMEDHETARI

                                                          Mbylle ate hale,mor mut,dashke te te jape dhe pergjigje Ambasada Amerikane !!! Nuk e di ti qe Ambasada Amerikane nuk merret me plehra?...

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. A
                                                            Arber

                                                            Cfare do te thote o IDIOT

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. B
                                                              Bushoja

                                                              O sufllaxhinj pse villni vrer ndaj analistit. Bravo Tema se jeni vertetë e pavarur

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. U
                                                                Usa

                                                                Ore Tema,un e mar vesh qe ju nuk censuroni budallejte po ju lutemi mos na I shpifni leximin e gazetes suaj,se ju keni fillu censuroni komentet e lejoni budallejt te shkruajn artikuj

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. A
                                                                  Andi Bega

                                                                  Te ka lene Mero dhe ty nje cep te besh ham ham. Sta pjerdh njeri mendimin e anal-istit ne studiot e televizioneve dhe ke fillu te komentosh politiken globale ketu, hahaa. Mi arash

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. V
                                                                    Verko

                                                                    Do te thote te q....robt ku ti kesh ty dge sorollopit tend Ore koqe te ka metur sahati me nji vend Surrat m.....

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. D
                                                                      Dhimo

                                                                      Po ky bole e krahason veten me amerikanet?!!@ Na venka dhe paralelizma.... Dil pak nga kafazi o pelivan djale, dil dhe udheto, meso c'eshte bota.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. H
                                                                        Hm bomba

                                                                        A mor koqe kanari.....opozita Jones po perballet me drejtesine sepse ka vjedhur ,ka korruptuar ,ka shantazhuar drejtesine,ka minuar democracies...dhe ti i di shume mire cfare kane bere...thjesh urren Ramen dhe me djallezi budallai u del ne mbrojtje.....ndersa Trump ska bere asgje nga keto ai thjesht u perball ne mbrojtje te se drejtes se tij....kane vjedhur dhe marre ne qafe nje komb te tere or legen.....m

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. I
                                                                          Idjoti

                                                                          Mbylle halene or Bushat, po te ka mbetur edhe nje pike gjak shqiptari!

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. L
                                                                            Linza

                                                                            Agjent rus, serb, grek, ja çfare eshte ky debili ne foto.

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. E
                                                                              Erisa

                                                                              Duhet hysni kapo, besniku i partise te vinte pikat mbi i.

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. D
                                                                                Dardani i Ri

                                                                                O Bushati, ti je një daulle zhurmuese që, as arusha nuk e pjerdh ritmin e saj. Ti je një rob koti fare. Nuk të lexon dhe, as nuk të dëgjon njeri. Je gënjeshtar, shpifës, sharlatan.

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. s
                                                                                  shq!ptare

                                                                                  ¡ ¿ Monologoni Hare , në prag të vet ! Si figurë : Këpushë n'gji t'mëshqerës .

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. T
                                                                                    TIRONA

                                                                                    Nuk ja vlen te marresh krrich bushatin! Ne autoritetin e tij,Shtepise te Bardhe,Donald Trump duhet te heshtete edhe pse u ndesh me gabime te pales se Biden! Por burreria e tij nuk toleroi dhe nuk u be indifferent!

                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                    1. U
                                                                                      Ushtari.

                                                                                      O andush ca kujton ti more se ShBA do te hedhin poshte investimin e tyre per syte tuaj te bukur.Andush mos ke harruar gje se letrat e doktorit i kopsiti qeveria Tramp dhe qeveria Bajden vetem beri certifikimi zyrtare te vazhdimesis se qeveris se me parshme.Duro andush e do te shohesh qendrimin e administrates Tramp per kete problem.Mos harro se ambasadat jane zeri i qeverise.Kur flet ambasadori ka folur vete presidenti.

                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                      1. G
                                                                                        Gaze qefliu

                                                                                        Bushati mendon akoma sipas mesimeve qe ka marre nga gjysh Hysniu . Nuk besoja qe ky birbo do te binte ne nivele kaq te ulta , vetem per hir te shoqerise te vjeter me Berishen , si mjek personal i familjes dhe inatit personal qe ka me Ramen . Shkrimet e tij , te pakten ato qe kam lexuar une , kane qene gjithnje pasionante dhe te pa baza . Ky eshte nen nivelin e gazetkarit Robert Papa , qe flet si e ema e Zeqos maje thanes , sa here qe i vihet perpara nje mikrofon apo kamere . Ndoshta Bushati i vogel , me keto qendrime do te mbuloje te shkuaren e tij si bllokmen , por nuk mbulohet dielli me shoshe . Ngado qe te kthehet e sido qe te beje ai , eshte nipi i Hysni Kapos dhe i biri i Medi Bushatit dhe nuk e zhben dot kete fakt .

                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                        1. R
                                                                                          Ron

                                                                                          Ua, Andi! Shyqyr që të kemi ty t'i diktosh ambasadës ça mund të thotë. Hajde, e morre bonusin dhe për këtë muaj.

                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                          1. R
                                                                                            Robert Mamillo

                                                                                            une mendoj se ambasada Amerikane do te thote qe ti je bir kurve.

                                                                                            Përgjigjjuni
                                                                                            1. l
                                                                                              labi

                                                                                              Po pse cfare mund te thoshte klyshi bllokut,a prisnit gje tjeter,ky eshte ai burre qe merr ish grate e shokeve.

                                                                                              Përgjigjjuni
                                                                                              1. R
                                                                                                Robert Mamillo

                                                                                                e sigurte eshte se , do te thone qe ti je bir kurve.

                                                                                                Përgjigjjuni

                                                                                                Lini një Përgjigje