Histori (Selaniku) e tatëpjetë

4 Nëntor 2024, 18:01Blog TEMA
Histori (Selaniku) e tatëpjetë

Nga Edon Qesari

Nuk i shpëtoi as ky rast kryeministrit Rama, në takimin e Selanikut, pa e pajisur ligjërimin e tij elektoral të atjeshëm me udhëpërshkrime historike. Një pjesë e madhe e fjalës së tij, në trajtë intro-je, ishte ngopur me data, personazhe, zhvillime dhe interpretime të nyjeve historike që lidhin—a merret me mend se kanë lidhur—shqiptarë të njohur e/a të panjohur me qytetin disa shekullor të Greqisë veriore. Një pjesë e madhe e filipikës së Ramës u ndal me nge në pikturimin e një Selaniku shumë-etnik, në të cilin roli i shqiptarëve, “herë si ushtarë, herë si tregtarë”, ka qenë i spikatur në nyjet që e lidhin qytetin mes Lindjes dhe Perëndimit. Dhjetra minuta të një përshkrimi në të cilin thelbi ishte nxjerrja në dukje e një kombi madhështor, i cili pavarësisht se shpeshherë në heshtje, mund të identifikohet me personazhe, familje dhe ngjarje pa të cilët Selaniku nuk do të ishte ky që është sot.

Asgjë e pazakonte te ky theks tek e shkuara sidoqoftë, ngase Rama e ka ndërmarrë këtë lloj roli prej docenti lëvizës edhe në vizitat e tjera që ka bërë pranë mërgatës/diasporës, ku një pjesë e bëshme e fjalimeve të tij, në të vërtetë, i ngjan më tepër himneve që thuren, zakonisht, në kremtime dëshmorësh apo, pse jo, përkujtime datash të cilat zhvillohen zakonisht në shkollat e ciklit të ulët. Më duket e rastit, megjithëkëtë, që të tërheq vëmendjen te dy aspekte.

Së pari, Rama pohon njëfarësoj rregullin e kahershëm të vendosur edhe nga pararendës të tij në krye të ekzekutivit shqiptar (Berisha in primis), e që ka të bëjë me vendosmërinë e pushtetit në Shqipëri për t’u vërdallosur, si dhe për të ndërhyrë në historiografi. Pushtetit i ka pëlqyer dhe i pëlqen, shumë përpara se t’i vente nëpër mend Ramës, të japë versionin e vet për të shkuarën. Duket si një lloj passatempo. E bën këtë jo vetëm për qëllime të shkoqura elektorale; e bën sepse edhe në kohën tonë, kur lidhja mes vendimmarrjes politike dhe hulumtimit shkencor do të dukej më e çlirët se më parë. (Seriozisht tani, nuk janë vërtet kohë, këto tonat, të ngjashme me ato kur Enver Hoxha udhëzonte historianët sesi i duhej qasur figurës së Haxhi Qamilit.)

Prapë së prapi, pushteti e di se mbikëqyrja e narracionit të të shkuarës është shumë e rëndësishme për paraqitjen e tij, të vetë pushtetit, në të tashmen. Ramës sot, siç Berishës dje, i intereson ta lexojnë historinë përmes thjerrës së vet historiografike. Nëse kryeministrin e djeshëm e kaplonte dëshira për të udhëzuar studiuesit sesi të rishkruhej lënda e historisë për çiliminjtë, këtë të sotmin e kapin ethet e dijes për t’i treguar të huajve, fqinjëve veçanërisht, sesa për nder duhet t’ua kenë shqiptarëve nëse sot janë atje ku janë. Pak dallim ka në fakt, se në thelb bëhet fjalë për të njëjtën prirje politikanësh për të qenë historianë—që nuk është larg një lloj prirjeje historianësh (bashkë me një aradhë tjetër intelektualësh) që vdesin për t’u marrë pak me politikë (për pak deputetllëk, pak drejtorllëk…).

Por politikanët e dinë se të jesh mjeshtër i hartimit të historisë jep frytet e veta kësi kohësh; çka më shpie, pa i marrë shumë kohë lexuesit, te pika e dytë. Rama e njeh mirë irracionalen e turmës, brenda sferës së të cilës gatuhet edhe çorba e shijeve që mbisundojnë në publikun e gjerë. E merr këtë të fundit ashtu siç është, pa e paragjykuar; madje e përkëdhel, e ushqen, e kreh (sidomos bishtin e saj), e lyen me livando dhe i vë një kravatë ofiqari. Nuk është e vështirë të shquash—është para syrit rrjetsocials të kujtdo—se ky popull i ka shumë për zemër temat e historisë: veçanërisht kur janë objekt debati gladiatorësh në TV, veçanërisht ato që marrin trajta teatrore të një eposi kreshnikësh, me sojlinj, patriotë të mëdhenj, të anashkaluar dhe të keqtrajtuar nga bota, por që në shpirtin e tyre ishin dhe mbeten shqiptarë të mirë. Kryeministri e di se veçanërisht në mërgatë/diasporë këto linja narracioni, pse jo të shoqëruara me një mbarështim të përditësuar viktimologjie, gjejnë mbështetje.

Para do ditësh flisnim dhe vlerësonim, bashkë me Arbër Zaimin, se kjo dukuri, të cilën ai e përkufizonte pak a shumë si etje për identitet, nuk është vetëm për vetëm shqiptare. Dhe është e vërtetë; turrja për përpunime populiste të historisë, për “when we were kings” (si titulli i një dokumentari të famshëm në të cilin boksi dhe nevoja për rrënjë pleksen), për rizbulime epokash ari, kur NE i jepnim jetë një gjuhe hyjnore, një populli të përzgjedhur apo një kulture qiellore—të gjitha këto, do të ishim të pandershëm, nëse do t’i veçonim vetëm ndër shqiptarë. Natyrisht Rama e di që janë thjesht budallallëqe; ai nuk shkon të riprodhojë saktësisht këto që renditëm, por e vë theksin, përkundrazi, në histori bashkëjetese shpesh të zbukuruar enkas, te lulëzimi i përbashkët dhe te mirëqenia e ndërsjellët mes shqiptarësh dhe fqinjësh—pavarësisht se heroizmat dhe përplasjet e bujshme, turbofolku dhe pellazgjizmat, i pëlqejnë më tepër një lloj mërgate/diaspore e cila sheh rreth e rrotull saj veç identity politics dhe culture war, dhe kërkon për pasojë që të ketë një copëz tokë për ta lëruar në përfundim të luftës që pritet të vijë.

Rama e di se historiografia është më e rëndësishme se historia; se mënyra sesi e shpjegojmë atë që ka ndodhur është më e rëndësishme se ajo që faktikisht ka ndodhur. E shkuara nuk është e rëndësishme per sé: është e rëndësishme për të tashmen. Po të ishte për të shkuarën në vetvete—për të shkuarën si e shkuar dhe vetëm aq—ajo nuk do t’i hynte në punë as dreqit. Sidomos në një fushatë elektorale. Rama e di se nuk mjafton t’u diktosh historianëve atë që duhet të shkruajnë; ai e di se duhet një hap cilësor: duhet të përveshësh mëngët dhe të bëhesh vetë historian, sidomos në këto kohë, kur historianët vdesin për t’u bërë një çikë politikanë. Ngase sot, të qenit historian është një lloj zanati ngushëllues, një lloj kualifikimi priftëror. I tregon mëkatarit se në ç’Eden kanë qenë të parët e tu, i paraqet çmimin e indulgjencës (me postë, në rastin e votuesëve në mërgatë/diasporë), me shpresën e një shëlbimi që do të vijë dikur. (Peizazhe.com)

14 Komente

  1. S
    Sado Halimaj

    Bythqirë tërë ketën mbete o “nip leshi” i Jul Qesarit.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Murati

      Mir thot RAMA. TA DIN EMIGRANTET HISTORON DHE HERONJTE TURKOSHQIPTAR SI ,,SELAM MUSAJ ,,HAXHI QAMILIN ,AVNI RUSTEMI ,CERCIZ TOPULLI ,MUHARREM BAJRAMTARI ,ESAT PASHA ,ALI PASHA ,MEHMET PASHA ,ENVER HOXHA ,AHMET ZOGOLLI MUSTAFA MATOHITI HAMIT MATJANI ETJ ETJ ,,KEMI PLOT HERONJ ,,,

      Përgjigjjuni
      1. F
        Ferd

        Mendova që ky shkrim Z.Qesari do kishte ndonjë kuptim ne auditorin qe është më poshte se vetë ky, dhe anasjelltas do thosh shumë gjera të dobishme qe në thelb kanë te bëjnë më krenarinë e nëpërkëmbur te shqiptareve sesa të bëjë kritizerin e kryeministrit. Unë te them te vërtetën nuk kuptova asgjë se cfare ka dashur te thoshte ky personazh eksentrik ne vorbullën e amalganës së vet. Një retorik e shkruar me mllefin elitar qe nuk ngjan fare as me narracionin, as me analizen, as me argumentin por një ekzebicion extrakarizmatik. Nuk mora vesh asgje dhe po i përgjigjem në stilin e tij duke besuar qe tmë kuptojë..!

        Përgjigjjuni
        1. M
          Miri

          Gjithë ato fjalë për një zbarazëti totale. Nuk gjeta askund një kritikë faktike për diçka të rremë që mund të ketë thënë Rama. Thjesht delir i autorit që i duket vetja superior për të gjykuar dikë që i jep ujë në bisht të lugës. Kur nuk ke çfarë të thuash për thelbin merresh me autorin të cilit nuk i arrin as ke sholla e këpucës…

          Përgjigjjuni
          1. H
            Haka Tekizoti

            Autori e kritikon sikur Rama është duke shkruar tekstin e historisë së Shqipërisë e shqiptarëve. Nuk u lejuaka shfrytëzimi i fakteve historikë ashtu siç i njeh dikush as në fjalime elektorale. Autori le të thotë cilat janë faktet e pavërteta që ai ka përdorur. Kaq mund të thuhet për në raste të tilla.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tirana

              Edon Qesari ishte ne te njejten karroce me Ismail Qemalin ne 1912, ( Prandaj eshte koke e madhe,e un genio).

              Përgjigjjuni
              1. H
                Hamdi Jupe

                Nje shkrim shume i mire. Urime autorit qe nuk e njoh. Fjalimin e Rames ne Selanik e ndoqa te gjithin ne televizor, rreth nje ore e gjysme. Edhe Enveri nuk fliste kaq gjate. U ndie qarte qe edhe te pranishmit qe kishin vajtur plot entusiazem ne takim, e pane veten te zhgenjyer nga ai fjalim. D.m.th: na enjte koken me kete fjalim. Fjalimi ishte nje butafori totale, pa nerv dhe pa shije, pa sens dhe pa mase. Nuk dihet nese e kishte shkruar vete Rama, apo ia kishin shkruar keshilltaret, se Rama i di te gjitha vete. Fjalimi tregoi se Rama eshte konsumuar totalisht gjate qendrimit prej 12 vjetesh ne qeveri. Ata qe e kritikojne shkrimin ne komentet e tyre, nuk e kane pare e degjuar fare fjalimin fantazmagorim te Rames. Keq.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  TRAPA JANE.

                  Loje fjalesh te tjerrura ne elokuence,pa asgje historike e shkencore.Se ku do te fjale e di ai.Por sic duket hallin e ka te enveri qe u ka folur per nje trajtim real te figuren se Haxhi Qamilit.Se per ate qe thote Edi per rolin e shqiptareve ne historikun e Selanikut,sa pohon se kane qene banore te Selanikut dhe kaq,as i hedh poshte,por as i mohon se kane qene banore e tregetare te ketij qyteti.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Poseidon

                    DHE TI QENKE SI SALEHU NJE KEQDASHES I RAMES DHE NJE HAJVAN NE HISTORI

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Poseidon

                      DHE TI QENKE SI SALEHU NJE KEQDASHES I RAMES DHE NJE HAJVAN NE HISTORI

                      Përgjigjjuni
                      1. G
                        Graqiret Sumqire

                        Qenke krejt idiot o Qesar hajdar dhe duket qenka nxenes i denje i atij trapit Ardian Vehbiu, duke qene se e paska publikuar tek halja e tij qe vjen era. U mbahet mend edhe radhen e pare qe shkoi Rama dhe tha nje te vertete per Bubulinen, u terbua ai evgjiti Ardian Vebiu. O Qesar, o Hajdar madje Rama tha shume pak, por pa diskutim si politikan do thoshte aq histori sa shqipetaret te ndihen kurioz dhe pastaj te hapin vete librat dhe te shikojne te verteten qe eshte edhe me teper se aq sa e preki Rama. Do e kete ngrene edhe ky Qesari hajdarin.

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          ENTSOE

                          Ky djali eshte bishtuk ne shtat dhe me SA duket dhe bishtuk nga mendja! Matet me hijen e mengjesit SE me Ramen nuk Ka shanc te afrohet!

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Salehu

                            Gazetar ose shkruesi i nevojtore qe nul thote asgje,ne nje shkrim konfuz per ti pelqyer kafshve te pemve nga vjen vet

                            Përgjigjjuni
                            1. p
                              ppa

                              Cfare tjerr o mendjendritur; kot me kot , vete titulli verteton se e ke rrotulluar mendjen - tutje tehu e tatepjete !

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje