Përtej bluzeve të bardha ...!

4 Nëntor 2024, 14:22Blog Nga Elisa Dedja

Përtej bluzeve të bardha ...!

Takova një mikun tim, një mjek i shquar këtu në Shqipëri. Biseda jonë ishte një pasqyrë e ndritshme mbi atë që ndodh përtej sipërfaqes së profesionit të tij, përtej përshkrimeve standarde dhe perceptimeve të publikut të gjerë. Jo çdo gjë që ndiejmë apo kuptojmë në publik është realiteti i plotë i mjekësisë – ka aq shumë që ne nuk e shohim, aq shumë që nuk i themi dot.

Një nga gjërat që vura re ishte sa e rëndë është ana psikologjike e punës së një mjeku. Ndërsa ne, si shoqëri, tronditemi nga një lajm mbi një sëmundje apo humbje, mjekët përballen çdo ditë me realitetin e dhimbshëm të pacientëve të tyre. Ata jo vetëm që dëgjojnë e shohin sëmundjet, por edhe për dhimbjet dhe vështirësitë personale e familjare të pacientëve. Përfytyroni barrën që ata mbartin – një barrë që, në mënyrë të paevitueshme, mund të kalojë tek jeta e tyre familjare dhe emocionale.

Mua më mjaftoi një bisedë e tillë për të kuptuar se sa e vështirë është kjo punë. Dola nga ai takim me një ndjesi të rënduar; sa më shumë e dëgjoja, aq më shumë ndihesha e ndikuar. Imagjinoni tani se çfarë do të thotë kjo për një mjek që e përjeton përditë, natë e ditë, edhe kur është në turnin rojes, kur lodhja dhe pagjumësia bëjnë pjesën e tyre të errët.

E gjitha kjo pastaj përkeqësohet nga paragjykimet që përballojnë. Është e vërtetë, ka mjekë që kërkojnë para dhe që e kanë kthyer atë në një praktikë të zakonshme. Por mendoj se kjo është një pasojë e viteve të mëparshme, kur sistemi i përshtati ata me dhënien e parave, duke e bërë një normë të pashkruar. Megjithatë, ndjej se ka ardhur koha që kjo të ndryshojë, dhe mund ta bëjmë këtë vetëm duke ndërprerë këtë zakon të dhënies dhe duke denoncuar ato raste që përfshijnë praktika të tilla.

Reforma në mjekësi, më shumë sesa një çështje legjislacioni, është çështje e qasjes që kemi ndaj këtij profesioni dhe njerëzve që e kryejnë atë. Të gjitha problemet që ndjejmë sot në sistemin e shëndetësisë, qoftë mungesa e shërbimeve cilësore, qoftë qasja e papërshtatshme e disa mjekëve, lidhen edhe me mënyrën se si ne, si shoqëri, e trajtojmë profesionin e tyre. Në fund të fundit, ndryshimi fillon nga ne, nga respekti dhe mbështetja që i japim bluzave të bardha që punojnë për shëndetin tonë, shpesh duke sakrifikuar mirëqenien e tyre dhe të familjeve të tyre. Vetëm kur ta kuptojmë këtë dhe të ndryshojmë mënyrën se si i shohim mjekët, mund të themi se kemi nisur një reformë të vërtetë dhe të qëndrueshme në mjekësi.

4 Komente

  1. H
    Haka Tekizoti

    Gazetarja pohon qē shkrimi ēshtë emocional. Mjekët qē kanë emocione, dmth që, pa dashjen e tyre komandohen nga emocionet nuk mund të jenë mjekë; një bisturi, bie fjala, në duart e një kirurgu, në vend që ta shpëtojë, mund ta vrasë pacientin. Emocionet e mjekëve sa vijnë e shuhen me shtimin në vite të vdekjeve në duart e tyre. "Jeta kjo është" është formulë e zakonshme edhe te njerëzit e zakonshëm. Vallë nuk e dinë këtë mjekët? Mjekët, ka të ngjarë që ndikohen nga ankesat e drejta të të sëmurëve dhe ankesat u bëhen sëmundje. Mjekët janë një specie e veçantë priftërinjsh që pranojnë rrefimet. Ata, për të mos humbur, po përkundrazi për ta përforcuar besimin e atij që rrëfehet, edhe nëse kanë, i fshehin emocionet deri kur vjen puna e bëhen dru.

    Përgjigjjuni
    1. O
      Ose jo te kemi spitals teperbashketa me Italine?!

      Mjeket e ndershem jane krenaria jone. Mjeket qe kapen me presh ne dore tu pritet dora. Ata qe nuk justifikojne pasurine te shkojne ne burg. Qeveria Rama te beje nje marreveshje me Qeverine Italiane per mjeksine. Ne kete kuader te sillen mjeke italiane oer spitalet tona, ata te paguhen nga Buxheti Shtetit pak me shume se ne Itali, dhe te strehoen e ushqehen falas. Kjo do te kushtoje mjaft me pak per ekonomine shqiptare. Kjo do te coje ne integrimin e sistemit tone shendetesor me ate Italia, dhe do te eliminoje korrupsionin.

      Përgjigjjuni
      1. J
        Johny Walker

        Perse tu a presim doren, presh eshte s eshte ndonje gje e madhe, te hyfte preshi, u kujtove zotrote te fusesh njerez ne burg pas 35 vjetesh demokraci se nuk justifikoka pasurine, po pse ti e Justifikon pasurine ,me se u bene gjithe ato hotele restorante , grataciela ,qendra tregtare , supermarkete apo me pune te ndershme , jo more zoteri se po te ishin bere me pune te ndershme do ti kishim bere une e ti , e pra kush eshte pa mekat ne kete sistem le te hedhe gurin i pari ,apo tani i hape syte zotrote,Kapitalizmi primitiv qe ke zhvilluar dhe perkrahur TI eshte nje sistem ku kush ka mundesi ka vjedh dhe do te vjedhe , poshtersia me e madhe nuk eshte tek 2000 lekshi qe vet ja jep doktorit se do ia jep e do s ja jep,eshte tek keta qe vjedhin me rregulla qe e quajne me elegance 'NORME FITIMI" ,e po te jete per vjedhje qe tek buka, tek uji , telefonia, energjia, ilacet, Bankat , zyrat e shtetit dyqanet, restorantet etje etje, mos e ki iluzionin se fitimet vijne nga puna e ndershme , NUK KA PUNE TE NDERSHME, se nderin si shoqeri e kemi vrare me kohe, cdo gje qe hyn tek ti si mall apo sherbim e ka brenda hajdutllekun, per keto nuk ndjehesh , po per Mjekun dashke ti presesh doren , ta fusesh edhe ne Burg se pranoi nje 2000 leksh apo 5 mije leksh , Dhe cilin,mjekun qe eshte me dy shkolla mbi kurriz dhe qe gjysmen e kohes e kalon spitaleve nderkohe qe zotrote je duke pare sport dhe duke ngrene kokoshka,dhe per tu bere me karagjoz se c je dashke edhe Marveshje me italine se Italia do ta luftoje korrupsionin , Jo po te veme Beketin Kryeminster ne vend te Rames , prit sa te ngjallet Ducja nga varri dhe do te Behet

        Përgjigjjuni
      2. E
        Emil

        Mos u hidhni derrave dhuratë xhevahiret tuaja...THOTË BIBLA Vlerën dhe ndikimin e një mjeku të vërtetë shumë njerëz nuk e konsiderojnë jo sepse nuk i kuptojnë sakrificat e tyre. Ata janë të pranishëm pranë shtratit të të afërmeve të tyre kur këta njerëz bëjnë çmos për të ndihmuar të sëmurin. Jo, Por sepse jemi të liq, zemër ngushtë dhe injorantë. Pak mjekë të vërtetë që kemi, nuk i meritojmë, dhe ata po ikin një e nga një. Per të mbetur këtu maskarenjtë, matrapazët, lekistet dhe mashtruesit.. Ata mbase do t'i kuptojmë.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje