PD-së i ka humbur populli, jo kauza

3 Nëntor 2024, 19:42Blog TEMA

PD-së i ka humbur populli, jo kauza

Nga Ben Andoni

Kauza e PD-së e këtij momenti dhe e gjithë kësaj fushate, pak muaj para zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2025, është kërkesa për “Qeveri teknike”, që do të çoj në zgjedhje të ndershme. Pavarësisht se zgjedhjet e fundit janë njohur me të gjitha moritë e problematikave dhe me dosjet e ankesave të tyre, PD-ja me të gjithë të drejtën e saj këmbëngul që kjo rrugë është më e mira për të shkuar drejt një palë zgjedhje të pakundërshtueshme nga palët! Kuptohet se kjo mbetet për t’u gjykuar, pasi në asnjë rast kur ka humbur (veç rastit të fundit të vitit 2013, që e pranoi de jure dhe pastaj de facto u përpoq që ta hidhte poshtë), nuk ka pranuar verdiktin apo të ketë bërë Mea culpa për militantët e përkrahësit e saj. Në asnjë situatë paszgjedhore, nuk është bërë analizë, paçka se zyrtarët e saj të thonë se kanë bërë analiza të thella në bazë. E kupton kur flet me njerëz të PD-së se janë të paqartë, ashtu si vetë njerëzit që e drejtojnë. Për fatin e keq, mendjet e qeta dhe të hapura jo vetëm që nuk kanë arritur ta drejtojnë atë, por çkado fjalë që është thënë dhe shprehet nga Berisha atje kthehet sakaq në normë dhe rrjedhë narracioni. Që nga ofendimi për SPAK-un, që tashmë “paradoksalisht” është në kreditet më të larta; mbështetja për arrestimin e ish-presidentit Meta (jo procedurën e arrestimit të tij, që mbetet një nga momentet më të këqija të institucioneve të shtetit); mbrojtjen pa kushte të Belerit, pavarësisht problematikave që përmbledh emri i tij; apo problematikat më të mëdha që lidhen me individin shqiptar, që nga pensionet, deri te çmimet e kështu me radhë, kemi një opozitë që vuan më shumë për të përcjellë zërin e saj tek njerëzit. Jo më kot, ende nuk kanë një zë për diasporën, që duhet të drejtonte një nga sfidat më të mëdha të procesit zgjedhor të viteve të fundit dhe ku Rama e ka nga prioritetet kryesore. Për të gjitha këto dhe jo vetëm, si edhe me zërat cinikë të drejtuesve të saj, Noka-Bardhi-Paloka drejtuar publikut për mefshtësinë apo indiferencën, duhet të shikojnë sesi kanë humbur njerëzit, ndërkohë që kauzat janë aty dhe po ndihen shumë më tepër falë SPAK-ut dhe medias, por më shumë nga të gjitha, ato që njerëzit i ndjejnë dhe i vuajnë në kurriz. Ndaj, më shumë se çdo gjë në këto muaj të fundit para zgjedhjeve, PD-së i duhet populli, ai që i është larguar nga politika e tyre prej diferencës së të ashtuquajtur elita dhe klaneve, nga ngulfatja e Berishës mbi çdo strukturë dhe mbi të gjitha nga ajo që publikut nuk i jep më shpresë. Eh sa për zgjedhjet, nuk ka njeri që të besojë plotësisht se PD do të bënte zgjedhje të mira. Janë ende të hapura shumë nga bëmat e tyre, ashtu si edhe tandemit të tyre, PS, me të cilin tashmë po konfliktohen. Harrojnë se njerëzit besojnë më shumë në variantin e Mark Twain: “Nëse votimi do të bënte ndonjë ndryshim, ata nuk do të na linin ta bënim fare”. Javanews

6 Komente

  1. E
    E djathta shqiptare

    Shqipërisë i ka humbur PDja. Peng, lopë për t'u mjelë dhe tok e xanun e një familje ordinere, hajdute, kriminale, tribale, inçestuale dhe një lideri të paaftë, injorant, pabuks, fshatarak, rrugaç, mesjetar, të pandërgjegjshëm, të paqëndrueshëm dhe të prostitueshëm me çdo lloj qeni antishqiptar.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Menoje edhe ket o Ben Andoni

      PD kurre nuk ka patur kauze o Ben Andoni. Ajo u krijua nga Sigurimi i Shtetit, e kreu misionin e saj te shkaterrimit te Shqiperise. Tani vijojne vitet e burgosjes se udheheqesvevte saj komuniste, dhe deri ne 2030 PD do jete shkrire dhe harruar se ka ekzistuar. Keto na thuaj oo ke bythe o Ben, ndryshe gjeje buken ndryshe, jo me shkrime as mish as peshk.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fajtori.com

        ************** PD = Partia Demokratike PD = Partie Dhunes Ska Sali, ska PD Ska dhune, ska PD Ska sherr, ska PD Ska viktima, ska PD ************** Terreni i preferuar i Berishes eshte manipulimi i turmave dhe viktimave. Turmat e kane braktisur Sliun dhe PD-ne, Fatmiresisht Viktimat i takojne te shkuares. Tani presim te shikojme Berishen ne Burg! Ec aty Gaz-Mul-Vokshi! Ju jeni e ardhmja e kombit :)! Tek ju i kemi shpresat, sidomos tek Gazi! Gaz, ruaje nderin e PD, ruaje Prapanicen!

        Përgjigjjuni
        1. M
          Murgu

          PD-së i ka ikur fryma, veç dhunës, ndaj i është larguar elektorati; pa të (frymën, veç dhumës), kauza nuk vlen, dhe kur nuk vlen, s'ka se ç'humb.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pëdësë i ka hik petlla!

            Populli aty është, o z. Andoni! Pëdë-së i ka ikur "petlla"! E ke dëgjuar me siguri këtë shprehje. Pëdësë i ka mbetur vetëm llumi, mbasi llumi ka qënë gjithmonë në krye të atij formacini. Mitingashët e dhunshëm të saliMortjes, që i solli kaq vuajtje popullit shqiptar, të vrisnin, të torturonin, të përdhosnin, të çnderonin dhe këtë sekt sala e veshi me pushtet, e armatosi, i fryu në vesh veset dhe bëri me para. Askush nuk e do dhunën! Ti këtu ke qënë në zgjedhjet e 26 majit 1996? Horrat e salës i mbushën sheshet me gjakosjen e opozitës dhe të krerëve të saj, gjë që nuk ka ndodhur kurrë në regjimin monist. Votonin mitingashët nga një qendër votimi në tjetrën me lista, ishin skutha të paguar dhe nuk tregonin as dokument përpara komisionit, po i thoshin kryetarit bajraktar të QV: -E kam emrin në listë! E pyeste "kryetetar": Si e ke emrin? Ia thoshte emrin në vesh me zë të ulët. E shikonte këtë farë liste poshtë letrave "kryetari", gjente emrin, i hiqte një vizë, e pajiste me fletën e votimit në dorë dhe i thoshte: -Pas votimit shko atje!... Nuk e përfillte fare përfaqësinë e opozitës, por deklaronte: -Ju rrini atje! Larg! Ligjin e dimë ne dhe ne përgjigjemi për zbatimin e tij. Nuk donte t'ia dinte horri për vëzhgues dhe opozitë derisa më në fund zgjedhjet u braktisën. Sot larot e saliLaros çirren për "zgjedhje të lira"! Kur nuk dinë të sillen, nuk dinë të kuvendojnë, por shajnë, shtyjnë si derra, djegin goma, letra, karrige, sillen si kafshë, nuk mbështesin një kauzë, si do t'i shkojë pas populli?! Shëmbulli më i ndyrë se si nuk duhet të jetë opozita janë sot larot, palaçot e salilaros dhe likehajdutit, "do ta bëjë Shqipërinë me 4 milionë banorë", sapo të "fitojë" me bandën e pazarit lsi, që e riemëroi pëlë! Edhe këta janë zorraxhinj të ndyrë po aq sa edhe ata të salimortjes!

            Përgjigjjuni
            1. z
              zalli

              popull nuk ka ,po te pakten kuaj e mushka plot

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje