Shoku Pandi i shkruan Kronikës!

31 Tetor 2024, 15:57Blog Nga Agron Gjekmarkaj

Shoku Pandi i shkruan Kronikës!

Eh, vëlla, vëlla, si erdhën këto kohëra …eh ! Nuk dimë më ku kemi kokën, madje as koka nuk na duhet gjë! Mjafton bash-KOKA që kemi në krye, jo rradakja mbi shpatulla!

Shoh veten në pasqyrë dhe i them , ishe dy herë Vezir i Madh, jo ibret-Kryeminister, të kishte llafi peshë, tani të  ka në dorë Bora virania!

Per foton   e cv-së që i nisa  me terhoqi verejtje, pasha Zotin, pse kaq i zymtë, më tha, mos e ke këtë vengersi formë disidence ndaj epokes së lumturisë që Babo i ka dhënë ketij qafir milet qe po e lodh e plak?!

Mejtimet  e brëndeshme e trazimet më bënë të marr kartë e penë të ndaj ca daramete , të të bëj ca  kritika e të të marr një mendje!

Sa zili ja kam atij merhumit Bakes, salltaneti salltanet, gjumi gjumë, udhetimi udhetim!

Po ti mos e bëj atë letren publike që me the per represionin ndaj opozites …..hë mo atë që do e filloje me i dashur merhum !

Me zhgenjeve shume në mbledhje me këta të parlamentit europian ! Pse do thuash ti? Ja fliste shoqja Pirdeni, filiz i ri i partisë, e ti zgerdhiheshe, në vend që te merrje shenime se atë Babua e nxorri  dhe në podcast !

Tonit desh i ra zali se atij ju bë dora ujë, duke e rishkruar fjalimin e saj! Pastaj ç’qe ajo fjali “ Zoti të faltë” drejtuar Tonit, sikur ai po thoshte budallalleqe, po edhe nëse , ato i kanë hije atij, more i uruar, e stolisin! Ky stan këtë bylmet ka.

Mbete pa fjalë kur reformatori i madh Xhafa,  qe po ia ndreq samarin miletit qysh prej s’mbahet mend, vititt 1984, mori llafin per të rrefyer se ç’reforma të medha do ti lërë peshqesh vatanit qerratai!

Vetem shoqen Etilda-kurorën ndoqe me vemendje  dhe shfaqe pikellim kur ajo iku, ndonese Jorushi i Tabakeve te qortoi dy a tri herë per kete kristianizem të theksuar!

Po ky Gaz Bardhi more ? Pu pu pu pse është me i zi se djalli? Mban një dosje në dore si Shën Pjetri tek dera e Parajses , dhe na thotë me të zgerdhirë ketu te kam ty e atje atë tjetrin , ndaj kthehu mrapsht! Mos bëftë hajer, mos bëftë, i paudhi!

Per Braçen jam në merak të madh! Ti e mban mend kur i permbysi karrigen Babos atëherë kur e hoq nga Zevendes Kryeminister? E mban e mban se ai e fali, ndersa ty të denoi 40 dite per një sullaco që i bëre tëndes nga brënda jashtë! Nuk është mirë i gjori sa të kapë vendin, një ditë i bën si kameraman dasmash Beles në Divjake,  tjetren i thote Mamices s’ka si ty o marifete! Sikter!

Po ty t’i falin ato të tilla luhatje e pavendosmeri?! Unë vetë i bëj marshallah sa njerës sa tjetres që të jem i ndershem! Nuk kam kellqe te mbaj zemerimin e tyre.

Po ai Lali çe kishte atë metafore me macen “Bela” që ra në gropë që herë e hiqte e herë e vinte! Na ngriu gjakun i paudhi se na pyesin njerzia e e rrimë meit! Janë me zarar keto  komente në kohë qameti.

Këtë Ditmirin nuk e marr vesh, perditë del e na thotë “ Shqiperisë i duhet kjo e i duhet ajo” po pse more nuk ka kush mendon per keto punë? Unë dhe ai mbetem t’i ndajmë!?! Po mendon Babua per Shqiperinë, mor i plaçin sytë atij dhe juve ! Më vjen tia marr atë çantën e turistit që ia kanë dhuruar në Budapest dhe tia vërvit në Lanë!

Të ka lezet shpirti me Arben Pellumbin. Po i deftonte Damos në kafenenë e Kuvendit, me mori Mamica tek Papa , aty u ngashereva, qava sa desh plasa!

Blerina tha gjynah që nuk është Laerti ti mbledhe lotet se keshtu venë dëm, se janë të dlirjes nga mekati?! Por ai i habiti të gjithë, me vrau ndergjegjia tha , çdua une ketu more maluketer, ne Papë kemi Babon ai na i qëron mekatet! Ai krijon shi dhe breshër, diell dhe vapë, madje kohët e fundit, dhe shtete. Baba Mondin e bën Mbret. Se Papa ketu t’i fal, po atje po nuk desh Babua, të punon Spaku qindin! Si gur varri fytyre e tyre!

Nikoqirin ose Niqiforin, siç e therrasim ne me perkedheli, e ke vënë në veshtersi të madhe që e nxorre tek kronika krahasimin që i bënte Babos me Sadamin. As pi, as ha, vetem dridhet si purtekë! Një ditë i shkova në zyrë , s’e gjeta, kur ç’të shoh, një këmbë dukej poshtë divanit dhe një lëng i verdhe kishte marrë udhen e dyshemesë me një duhmë amonjaku.

Po dil o mavri, dil i thashë, se të ka falur hëperhë i duhesh në Korçe se ke leka e taraf! Jo, më tha, nuk kam hallin tim, por personazhet e kronikes po shkojnë një nga një në hapsana, druaj per Babon se per vete le të ma grijnë mishin, e dridhej.

Çudi e madhe me këtë Ogin, kemi filluar t’i servilosemi fshehurazi se keto gratë e tjera bëhen xheloze! Bora që i di keto punë ka hapur llaf që atë do e kandidojë Babua për bashkinë e Tiranes! Duhej ta kishim pikasur heret begenisjen e Bores ndaj saj! Mimi di Puccini me sheh gjatë në sy e leshon psheretima “ ah vllai, vllai”! S’e di në ka lojtur nga fiqiri apo bën vete! Ai Etjen Xhafa me habit , dje hengri shtatë salçiçe e kater veze të skuqura! T’i kem si tagji në stomak, tha se nuk i dihet.

Damua e ka ndarë mendjen, të bëhet ç’ të bëhet…boll na ka dhënë Babua rybe , emer, gjë të gjallë, prona, ylefe e zahire! Po me hodhi ndonje gjë perseri sevap bën bereqavers!

Po ashtu dhe Klosin e kemi shpallur në kerkim keto kohe, po mezallah se e qet koken! Nuk dihet kush do ketë fatin e Kadri Hazbiut e Feçorrit !

Sot u pa në sallën e Mexhlisit, duke parë me adhurim Mamicën.

Netës i hanë duart dhe i qan zemra, po ç’e do se nuk ka opozite ne salle t’i hynte me shpulla. Se per shpirt ju duam në boten tjeter. Ne hell do ju piqte sidomos ty. Në yndyren tende do e ngjyente Dilua dhe Ermua kafshaten. Me raki do të pinte Ismet Beqiri në lendinë!

Per ty me erdhi mirë ( mes nesh kjo) që kishte nderhyrë Mogerini tek shefja e kabinetit të Mamices,  për të lënë të hysh në binanë e zyres se te ka marrë zët ngaqe ti e ke yshtur Kostën në qendresë që ai mos t’ja bëjë kafenë dhe presë që Kali të hyjë në Trojë, atëherë kur duhet.

Te lutem, me kthe pergjigje sa më shpejt se e di që Kronika në dukje është e ashper po në shpirt e drejtë!

Selam Kryezevendes  Liderit, Mulit se me ka paralajmeruar per keto mote!

 

Me brëngë

Yti

Pandi

I dyti Vezir i Shqipërisë me këtë emër të bukuar. Mos paça fatin e të parit  në fund !

17 Komente

  1. A
    Ana

    Boll me keto budallalliqe se na i shpife o palo profesor, laro i babi Zenit.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Baca-Bajram

      Ky langaraq duhet pytur, kur sheh veten ne pasqyre, c'ndryshim ka midid Gjokarmakjt qe shante Sa-Halen dhe Gjokmutajn qe i lepin bythen Sa-hales...??? Ky eshte nje nga ata vemjet e peshtira qe te neverisin kur hapin gojen ose shkruajn. Shifni se c'i beri Ylli Rakipi ne emisionin e tijkur ja permendi kete fakt dhe i tha, do qe t'a nxjerr me video c'ke then per Sahalen dhe sot vete posht ballkonit... Ngeli si i dhier! Ky eshte ai qe ben moral e sarkazem. Rrace e poshter katundaresh!

      Përgjigjjuni
      1. L
        L.Xh

        KryeBythëLëpirësi AgRoN Pidhkathiu, KarLoq E LoqKar gjith jetën.

        Përgjigjjuni
      2. D
        Daje Sula

        Jam kurioz te di - A e ka ate modelin bishtpellumb te flokeve, se i shkon shume ????????. Jo per gje po na jep informacion dhe per llojin e personit qe e mban ate model. S'ka nevoje te hapesh gojen se i ke thene te gjitha me bishtpellumbin

        Përgjigjjuni
        1. C
          Cjapi Saliut me postiqe në kokë

          Ku je o bjondi Saliut se na kënaqe,sidomos sot që ishe ulur këmbëkryq,kujtove kohën kur ti dhe Saliu jetonit në shpellë

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shqiptari i ndershëm.

            Ike ore pirdhu legen pa fund,i cpuar gjitheandej.!

            Përgjigjjuni
            1. l
              lola

              o Mero, na cave menderen me kete idiotin...

              Përgjigjjuni
              1. S
                Salehu

                Ky ashte nje palo koqe i tere,malok i flliqur servil i ndyte

                Përgjigjjuni
                1. e
                  em

                  je i neveritshem,mos e thello

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Pfff

                    Ik ore plehre qe shkoni sa andej kendej si prostitute Shko shitu ke greku

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Alniku

                      Kur do edhe ky humbamen të boj këto shkrime të hapet barku. Mer katnar me shkoll se normal nga veriu kur japin fjalën therin djalë po të paktën ti mos u ndje fare po fare derdimen.

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Berti

                        Ky është ai koke leshverdhi? Po si e nxirrni këtë mor amani, ky është katunar i regjur. Ama gazetë ke o Mero! Na nxjerr një dallkauk katundar që ti imponohet qytetarisë. Nuk jam prekur se tallet me katundaret e krahut tjeter si Pand mafishja apo Brace fshatari, por humori i këtij kokrra di maloku është banal, pa kripë.

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Kujdes Gone debili, do qash keq ne fund

                          Laro Gonen nga Dukagjini e kooptoi zvKryetar te PD Saliu, tani e ka ne liste Saliu qe ti djegi kostumin dhe floket e xhelatinosura (pasi ta kete qethur qeros Zeni, sepse i kane thene nongrates se Gonja eshte me i bukur se Zeni.

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Albanoid

                            Aq pesh'ka , kur vete lë e bie një kopsë e kur , s'ta zë dora dot , as me dit e me pa ku shkoi e kokallta , nga kopsima . Ç'do , qënç ndërmes me , e kë këmben . Të bjer'e zër'vënd , si vesa rëzë lisash me ngop nën sterë t'rallin tartuf e me ça errësinë , sa ka t'pa ligë një bulëz vese kur merr e shket pistilit . Si ndrinte një vëth . Dërrfeçkë , kokallë , eshk e thatë . Ves . Perlë . Edhe shtypur kur sytë mbi letër bien veç pesh'q'ka , ka aromë .

                            Përgjigjjuni
                            1. .
                              ...

                              Letrën tënde të shquar e mora, Meharaba e gjithë nderimet e mija si dy herë veziti i madh, nuk na solle ndonjë haber të saktë nga Stambolli; të parë në tel dhe mbeta shtang; nuk mund t"u besoja syve, mu fanite një herë si jeniçer, qysh ishe bërë ashtu a i vrarë dhe të them të drejtën thashë: me siguri do të kenë bërë ndonjë lodër si ato të babales se janë mjedhtra këta, qysh e kanë llangosur kështu ata derdimen. Pastaj, hop raçë ndë të: bre i thirra mendjes, profesorkën e paskan zgjedhur ta përvjelin, si ndozot shelegët tanë, e atje më Stamnoll të evropit, ngaqë kanë shpresë se ka mjaft të nxënë, do ta kutojnë revoltën e tyre, si dikur jeniçerët flokëgjatë përmbysnin kazanët e plerave të persndorisë të trullosur nga droga, që ata të shihnin me zë dhe me figurë mosbindjes civile ndaj një qeverie të zgjedhur me vota dhe s'ua var fare. Hajde derdimen hajde, po prandaj janë votuar ore, që të mos ua varin, ndryshe u kishin votuar ju, siç ju votuan dhe s'ua varnit. Edhe gomarin tim të pyeç për të e di, kot e ultë veten deri në nivelin e kërkimit dhe të habisni pashallarët dhe bejlerët e atjeshëm, që i përshëndes me një temena të thellë nga skajin i perandorisë, që Allahu ua shtoftë himnin. Po nuk më erdhi hiç mirë kur u ndanë mëdyshje. Ç'mollohisët, hiçaber. Mos u përzunë e u kandidon që ashtu të mos shkelnin në pallat; të isha unë me mendjen tuaj do t"i kisha kalbur flakën pallatit. Sidomos ti me atë gjysmëkokë të rruar, që dukej si gjysmagjel. Sa për Bashkokën e katit të tetë të sarsjeve, ta kam pasur kujdes derisa erdhe zotrote, kurse koka jote e madhe eshtë e rrojtur se e vogla mirë e ke ajo nuk të duket ty edhe lakuriq, të është mbledhur si kërmill. Gazi që ta ka parë, me siguri ka menduar se do ta kesh brenda të madhes se ndryshe nuk do të kishte mundësi të shkruaje këto "me të hedhura aq të holla", sa na gjashtë së qeshuri atëhere kur s'ta var askush edhe pse ke ndryshuar lukun. Të shikoja atje në Stamboll të Evropit dhe ta kisha zilinë, por e ngudhëlloja veten dhe thosha: ja edhe jeniçerët i kemi modernë. Mbase për mirë, thashë, na sjellin ndonjë përfaqësi të Evropit e mblidhemi të dyja palët e bëjmë hoqëm për mbarë në sy të tyre. Mysybet, a linte Bashkoka i katit të tetë rradaket e Dumbashkokistët e Gjekës të vinin në të. Inati se nuk kishin mundur të çudisnin aq sa duhet agallstët, bejletët dhe pashallarët atje, bëri që të mos vinin hamzën e myhyrin e tyre në iradenë e dërgesat së Stambollit të Evropit. Ndoshta ngaqë mes tyre shquan Ballkani Pashë, që sipas habereve të fundit, do të kërkojë të bëhet vali i një pjese të kësaj çikë vendit tonë (jo vajzës, se na këndej i thomi keçe); e po qe kjo aferim o arrnautër kokëqethur ne zgjuarsinë politike të veshëgjatit tim. Sa, për sa thash kur pashë Ballabanin në derë, boll, aq duhej thashë: ky njeri ka konflikt interesi tek ne (nuk mund të sjellësh Baderin, se kështu i thonë ca e ca, për konkluza), se thashë se do të përkrahesha edhe nga ju, duke menduar se do të ishit penduar, por ehe e kishit, si gjithnjë, me të hedhur. Nuk e kishit me Ballabannë, por me bejlerët dhe pashallarët e Evropit dhe me në që s'po ua varim këmborën. Kaq, sa për fillim. Fal me shnet tan fisit t'penxheres të katit të tetë të kullës e poshtë saj, bashkë me ju.

                              Përgjigjjuni
                              1. .
                                ...

                                I nderuari Gjek Markzuzari, Sojsëzi nuk bëhet sojliu edhe nëse është presor (jo profesor). Sa për ironi e sarkazëm, hajde ma rruaj një herë kokën sipas modelit që u paraqitet në Stsmbollin e Evropës. Lëre shokun Pandi në shenjtërinë e tij, se nuk i vjen as tek maja e kaplloqes së vogël të tij, por shiko ruaj vehten se mos ftoheshin e na lë shëndenë e mbetemi pa pjesor tek filologjike e s'ka kush u mëson kalamajve mbroçkulla, e kush na thur pamflet të dobëta, mbushur me arkaizma e turizmit që të të duken tërheqëse. I thashë edhe Azemit: mjaft bre, e kreve misionin, por dëgjonte ai, na, mushkë e kishte kokën; e hëngri, ja si ti që kërren "gazmore", por ato janë si me të hedhur dhe keqkuptohen; truj, e mos qoftë e thënë, ndonjëherë e ha nga yti: keqkuptohesh e shkon si qeni në vjeshtë. Mos e luaj vallen rëndë, se ai tellalli i katit të tetë ka qenë edhe Vezir i Madh edhe Sulltan (vërtet, kara, së fundmi, por ka qenë; s'janë mohon njeri), letë ti, ngadalë, ngadalë, se nuk duhet të dukesh më i zellshme. Edhe andej nga mesi të vlerësojnë. Ja, shih Tabaçkën ti, mal andej, mal këtej, e tërheq shkopin në rërë dhe s'të gjurmë, si lëngjyeri i butë, mo presor, e, si thua ti, o aman të keqen e japisë që ke, por më duket se brenda në kaplloqe në vend të truve ke atë toçin e vogël. Në sy të dërgatës, mirë e tha Pandushi për Bejlerisin: tek ne ke konflikt intresi; kupton, nuk e kishte me të, por për dërgesat që herë tjetër të mos e përfshijnë atë në delegacion tek ne dhe pse atij i ishin përgatitur materiali që ta paraqiste në emër të tyre dhe nuk mund të deklarohej ndryshe.

                                Përgjigjjuni
                                1. E
                                  ENTSOE

                                  Pervers!

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje