Endri Shabani i përgjigjet Andi Bushatit: Jo, nuk kam ndërmend të kërkoj ndjesë

31 Tetor 2024, 16:44Blog Nga Endri Shabani

Endri Shabani i përgjigjet Andi Bushatit: Jo, nuk kam ndërmend të

(Katër premisat e gabuara të Andi Bushatit)

Në një editorial në portalin lapsi.al, Andi Bushati ka sugjeruar që nëse në zgjedhjet e 2025-ës Berisha merr më shumë vota se forcat e reja, ne duhet të kërkojmë falje që kemi mbështetur SPAK-un.

Kjo tezë e Bushatit ngrihet mbi katër premisa që duhen zbërthyer. 

E para, Bushati nënkupton se ai që fiton më shumë vota ka të drejtën të mos jetë i barabartë përpara ligjit. Me fjalë të tjera, pavarësisht se çfarë ka bërë Berisha apo Meta, ata duhet të mos japin llogari përpara drejtësisë, sepse janë kryetarë partish. Mos harro që Kodi Penal me të cilin po akuzohen ata është votuar pikërisht nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Pra po ta përkthejmë atë që thotë Bushati nëse votuesit e Berishës vjedhin duhet të shkojnë në burg, por nëse Berisha vjedh ai nuk mund të dënohet, sepse qëndron mbi ligjet që ka votuar vetë.

Në fakt është pikërisht mentaliteti që këta janë mbi ligjin që i mban akoma Berishën në krye të PD-së edhe në moshën 80 vjeçare, apo që e motivon Ramën Velinë ta mbajnë pushtetin me thonj, sepse duan të strehohen tek posti politik.  

Prandaj unë mendoj që edhe për këtë arsye, nëse ne duam të ndërtojmë një demokraci funksionale në Shqipëri, na duhet medoemos t’i trajtojmë të gjithë të barabartë përpara ligjit, pavarësisht popullaritet, parave apo pushtetit.

Evropa ka tre shekuj, që kur Monteskieja konceptoi ndarjen e tri pushteteve, që e ka ndarë llogarinë që jepet përpara drejtësisë me llogarinë që jepet përpara votuesit. Prandaj edhe shumë politikanë të korruptuar apo vrasës janë vënë përpara drejtësisë, pavarësisht se sa popullorë kanë qënë. Imagjino përshembull sikur të hynte Luizi në politikë dhe ta përdorte mbështetjen popullore për të shpëtuar nga dënimi penal (?!).

Prandaj unë jam i bindur që nuk i detyrohemi as Berishës dhe Metës, por as ministrave të Ramës, të cilët janë sot në burg prej denoncimeve të Nismës Thurje. Se më këtë logjikë, do i kërkonim një herë falje Berishës që do dilte forcë e parë në opozitë, dhe dy herë falje Ramës, që do dilte forcë e parë në vend (gjithmonë sipas parashikimit të bërë në artikullin e Bushatit).

Premisa e dytë e tezës së Bushatit është se kryetarët e partive janë të pandryshueshëm, njësoj si faktet natyrore. Bushati nuk thotë që Meta apo Berisha janë të pafajshëm (se nuk mund ta thotë dot), por thotë se ata nuk duhet të ndëshkohen për krimet e tyre, sepse kështu dobësohen partitë e tyre. Mirëpo, të qënit kryetar partie nuk është një fakt i pandryshueshëm, siç është, bie fjala, tërmeti apo shiu. Çdo kryetar i një grupimi ngrihet mbi supet e sakrificës që kanë bërë anëtarët dhe strukturat drejtuese të partisë. A e ka konsideruar Bushati që t’i kërkojë Berishës dhe Metës që problemet me drejtësinë t’i zgjidhin privatisht, ndërkohë që forumet drejtuese të partive të tyre të zgjedhin drejtues të rinj. Përse qenka kaq e pa imagjinueshme që këto parti të drejtohen nga njerëz të rinj dhe të ndershëm, të cilët as nuk kanë vrarë protestues në bulevard dhe as nuk kanë vjedhur floririn e shtetit.

Premisa e tretë e Bushatit është që Berisha dhe Meta duhet patjetër të kenë monopolin e opozitës. Për analogji, është sikur të thuash që Bushati nuk duhet ta hapte portalin e tij, sepse kështu do i merrte audiencën TV Klanit dhe Vizionit. Unë mendoj që ashtu si Bushati ka të drejtën për të ekzistuar si i ndryshëm në gazetari, edhe ne kemi të drejtën të ekzistojmë si një  alternativë në politike, pa patur nevojë të kërkojmë ndjesë pse ekzistojmë.

Për të mos folur pastaj se për çfarë e do Berisha dhe Meta monopolin e opozitës. Se historia deri tani na ka treguar që iu është dashur për tu mbrojtur nga drejtësia, për të marrë leje ndërtimi, për të votuar amnistinë penale, për të votuar një kod zgjedhor që fuqizon Ramën apo për të penguar votimin elektronik dhe votën e diasporës.

Premisa e fundit në artikullin e Bushatit është që nëse Berisha dhe Meta mbeten në opozitë, përgjegjësia do të jetë e jona(?!).

Kërkesa e faljes është në proporcion me përgjegjësinë që dikush ka në një situatë politike. Por çfarë përgjegjësie kemi ne për atë që po ndodh sot brenda partive të vjetra opozitare?

Nga njëra anë, nuk po i çojmë ne në burg Berishën me Metën, se ne nuk jemi as prokurorë, as oficerë gjyqësor, as policë dhe as gjyqtarë. E vetmja gjë që po bëjmë është që të mbështesim punën e SPAK-ut dhe të kërkojmë hetimin e zyrtarëve të korruptuar pa dallim feje, krahine apo ideje. Nëse të kërkosh drejtësi është faj, nuk di sesi ta përkufizoj të kundërtën.

Nga ana tjetër, ne nuk jemi as drejtues të PD-së dhe PL-së dhe as nuk kemi lidhje me këto parti. Prandaj nuk e kuptoj përse Bushati nuk e kërkon përgjegjësinë për dobësimin e opozitës tek Berisha, Basha, Alibeaj apo Shehaj që e kanë përçarë PD-në në njëqind copa, apo tek deputetët e Metës që tashmë kanë shitur mandatet tek Rama.

Po pse, unë e kam fajin që partia e parë opozitare në vend ka mbetur në dorën e Metës, të cilin deri dje vetë e akuzonin se ka vjedhur floririn e shtetit?! Çfarë duhet të bëjmë ne fshijmë nga kujtesa atë që kemi parë me sytë tanë, apo të thërrasim “Ilir Meta e vërteta?”.

Në fakt, nëse dikush duhet të kërkojë ndjesë ai është Andi Bushati, i cili ka marrë përsipër të mbrojë të pambrojtshmit, të cilët deri dje i akuzonte vetë për vrasjet në bulevard apo për bllokun e korrupsionit, ndërsa sot kërkon amnisti për krimet e tyre.

Nuk e di a ka kërkuar falje Bushati që në 2019-ën mbështeti idenë e daljes së opozitës nga Kuvendi dhe bojkotin e zgjedhjeve. Por unë mendoj që të paktën sot duhet të kërkojë ndjesë që inkurajon një radikalizim te opozitës me argumentin se këtë herë do jetë ndryshe.

Personalisht nuk e shoh këtë situatë si një fatkeqësi, por si një mundësi për opozitën që të reformohet dhe të sjellë një ndryshim brezash. Për mua fatkeqësi është që opozita me Berishën dhe Metën është futur në garë kush kap më shpejt fundin, duke u tkurrur nga një palë zgjedhje në tjetrën dhe duke u kthyer në fatin më të madh të Ramës.

Për mua tragjedi nuk është arrestimi i politikanëve me vila dhe pallate, por rritja e pabarazisë e cila po shkatërron familjet shqiptare, duke i shpërndarë fëmijët nëpër botë, dhe duke i frenuar të rinjtë që të martohen dhe të sjellin në jetë fëmijë.

Prandaj Andi Bushati dhe ish shokët e tij të klasës, në vend që të marrin në mbrojtje ata që e kanë marrë Shqipërinë në qafë, duhet t’i japin zë kërkesave tona për reformimin e klasës politike, sepse ata që janë pasuruar në kurriz të shqiptarëve, nuk mund të jenë alternativë.

Personalisht do vazhdoj po njësoj të luftoj që kjo klasë politike të japë llogari për atë që i ka bërë Shqipërisë dhe atë i ka marrë shqiptarëve. Prandaj, jo, nuk kam ndërmend të kërkoj falje!

36 Komente

  1. T
    Të internuarit e duan fort Bushatin

    Ke lënë një gjë pa i thënë Bushatit lëpirës,a ka kërkuar falje për krimet e gjyshit dhe veçanërisht krimet e të jatit që internonte njerëz

    Përgjigjjuni
    1. s
      shqip

      Kjo kerkesa juaj me duket sikur na kthen ca mbrapa ne kohen e merhumit Enver, qe per kusuret e prinderve apo edhe gjysherve e te afermve te tjere, vuanin edhe ata qe nuk kishin linduar akoma. Nese vertet jeni pjese e asaj klase qe Enveri i persekutoi me kuc e me mac, nuk duhet juve te kerkoni qe te persekutohen niperit per bemat e gjysherve. Andi Bushati ka shume nga kusuret e tija per te lare, per lepirjet qe i ka bere ne vite sa njerit dhe po aq tjetrit krah te politikes ne perputhje me interesat e tija vetjake. Fatkeqesi per te eshte se mban nje emer te nje familje te nderuar, por nuk thone keq qe nga ferra lind trendafili dhe nga trendafili lind ferra.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kutuzovi

        Bravo zoti Sabani. Por ke harxhuar energji kote me spiunin Andi Bushati. Ai eshte nje njeri qe paguhet nga Berisha dhe Meta qe te lehin si qen neper portale.

        Përgjigjjuni
      2. 1
        1

        Z. Shabani as mos e coni ne mend qe Bushati dhe shoket e tij te kerkojne largimin e klases se vjeter politike se kjo klase i ushqen dhe ata.Per te gjykuar per moralin e ketyre anal-isteve shikou pasurine qe disponojne.Keta jane ca plehra qe kunderbojne gjithandej.Ti vazhdo perpara qente le te lehin

        Përgjigjjuni
        1. 1
          1

          Z. Shabani as mos e coni ne mend qe Bushati dhe shoket e tij te kerkojne largimin e klases se vjeter politike se kjo klase i ushqen dhe ata.Per te gjykuar per moralin e ketyre anal-isteve shikou pasurine qe disponojne.Keta jane ca plehra qe kunderbojne gjithandej.Ti vazhdo perpara qente le te lehin

          Përgjigjjuni
          1. T
            Toni

            O Endri dil o zoteri protesto. Mos bej parasitin. Protesto jo me Berishen. Protesto vete. Po brezi juaj mua me duket me keq.

            Përgjigjjuni
            1. O
              Oturaku i Bllokut

              Eshte interesant fakti qe Andi Kapoja nuk e leshon per qamet Plakun Mere.E mbron si ata femijet e poshter ae perdorin cdo marifet qe tu dali si duan vete. Dihet nga te gjithe qe Saliu i mbante oturakun Andit kur ishte femije dhe ndiqte gjyshin Hysni ne vizitat qe bente ne France. Tani e ka Andi detyrimin ti mbaje oturakun prane shokut Sali.

              Përgjigjjuni
              1. A
                ABC

                Pse merresh me Bushatin , ai eshte nje qelbesire dhe nje rrugaç politik me te cilin nuk ke pse e llogarit ne maskaralleqet qe shkruan ?

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Morseta

                  Bravo mor djale te lumte ! Po a kupton gje Andushi mo ky osht problemi

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Treni

                    Çfarë harxhon kot kohën me pjella nepotizmi si Bushati aman? Duhet të ketë vetëm një faktor vendimtar në këto gjykime: a mund të provohet fajësia e këtyre ose jo. Nëse jo, varja, të lirohen me vrap madje. Nëse po, pa privilegje në burg le të kalben.

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Geri

                      Bravo Endri Shabani ja ke thënë të gjitha Bushatit, Lubonjës, Abilekajt, Arion Sulos,Blendi Kokës. Këta duan që opozitë të jetë vetëm Meta dhe Berisha dhe njerëz të rinj me integritet dhe që si kanë ndyrë kurrë duart në vjedhje ,pislliqe dhe vrasje. Një bravo të madhe Endri Shabani.

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Drejtesia

                        Bravo Endri. Te pergezoj shume per mendimet e tua. Do te donim te kishim shume te rinj si ty, qe te na zhdukni keta çakejte, si puna e Andi Bushatit dhe ata qe po na mbron Bushati tani. Se dikur ka folur ndryshe ai, dhe nje pjese e mire e popullit e mbeshtetem per ate qe bente. Por, mesa duket Andi hengri ate lugen e çorbes se prishur, dhe i erdhi dita qe ta vjelle. Edhe njehere, ju shkofte mbare Endri. Keshtu popullin do ta keni me vete.

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Shqiptari

                          Te rinj si Endri ka plot Shqiperia, vetem se nje pjese e mire nga mungesa e shpreses Jane larguar, ose as nuk I hapin website dhe TV ku ka lajme (se gazetaret pothuajse nuk ka me) mos harroni se politikane si Berisha, Meta, Nano, e keto vitet e fundit edhe Rama Jane pergjegjesit kryesore per eksodin e rinse dhe te trurit ne Shqiperi por serish ka te rinj qe jane me tru ne koke dhe dine te mendojne jo te lepijne menderen e politikaneve kriminele dhe te korruptuar (edhe pse per te gjithe ne eshte mese e qarte se si I kane bere parate/vilat etj dhe sa dem I kane shkaktuar ketij vendi) dhe qe duan ta shohin kete vend te behet sepse I ka TE gjitha mundesite nese do kete njerezit e duhur ne krye. Mjafton qe shumica e popullit te mos shohe vetem PD e PS dhe satellite e tyre por te hedhe syte edhe nga keta te rinjte, tiu jape mundesi per tu degjuar ne kuvend dhe kudo, njerez idealiste, TE edukuar, kulturuar dhe me vizion kemi por duhet tiu japin mundesi ketyre te rinjve qe mos drejtohemi nga njerez si Flamur Nokera por nga njerez si Pjeter Arbnori dhe Dritero Agolli ne parlament e shume e shume profesioniste cilet I Kane kontribuuar me Vlera ketij vendi jo me antivlera

                          Përgjigjjuni
                        2. p
                          pilo Lala

                          Vazhdoni ti bini ne koke te gjithe atyre kamikazeve te Saliut dhe Likes ne Media. Buahati eshte nje nga me te rrezikshmit. Ai eshte nje nga armiqte me te medhenj, qe kerkon te censuroje partite e vogla opozitare te marrin vemendje. Ai i ofendon ne emision, i injoron, kerkon ti zhduke. Aresyeja eshte e thjeshte, sepse keto Parti jane me SPAKun. Por Arlind Qorri, Endrit Shabani, Adriatik Lapaj , Agron Shehaj po rriten cdo dite, dhe deri ne zgjedhje, kur PD vazhdon te tkurret, populli do e kuptoj qe shpresa e tyre jane keta njerez te thjeshte, pa korrupsion, luftetare te oligarkeve. Andi Bushati pelqen Flamur Noken ne studio, ate e terheq per hunde si te doje, ndersa Adriatiku me Arlind Qorrin ja perplasin surratit vjedhjet e Saliut dhe Likes.

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Dhëmbeli

                            Këtu të jap shumë të drejtë , për këtë që ke shkruar!

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              A eshte gungac Bushati? Pooooo, por edhe i lig esh

                              Mos u lodh zoteri Shabani sepse Bushati nuk ka nivel intelektual te kuptoje analizen tende. Andi llomotit sepse nuk nxjerr dot ndryshe corben e dites, qe ja ofron Zeni pasi peshtyn ne te.

                              Përgjigjjuni
                              1. Y
                                Ylli

                                Bravo Endri. Por nipi Hysni Kapos mbron komunistat se keshtu ja ka lene amanet gjyshi. Se nhe njeri si puna e Bushatit nuk besoj qe te kete se nuk mund ta shpjegoj dot qe Ssla i dogji gazeten ku punonte ai dhe ky thot nuk ka bere gje. Sala deshi ta arestonte per 21 janarin dhe ky thot prap ska bere gje, harrojeni ju se ka ndryshuar. Gjykata kushtetuese ja hodhi poshte shitjen e detin ky prap ska bere gje etj. Ketij o i ka hyre frika ne palc nga Sala o kushedi sa paguhet qe te na thote ne Sala nuk eshte kriminel e hajdut por eshte edhe Edi. Por Dhe Edi neser keshtu do thote si Sala qe edhevmua po godasi politikisht.

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  Piro

                                  Problem i madh i shoqërisë tonë është raporti me ligjin. Siç trajtohet në këtë rast ligji shmanget nga politika apo partitë sepse partial aponkryetari i saj del me humbje. Po ligji në jetën shoqërore, është huazuar nga ligjet natyrore. Është menduar që në analogji me ligjet e natyrës, ligjet tona, ta bëjnë shoqërinë të mirëqeveriset, me synimin që ligjet parlamentare të jenë po aq të mira sa ligjet e natyrës, çka është e vështirë të jené té tillë. Po ky është synimi. Dhe ashtu si ligjet e natyrës që nuk i shmanget dot, bushati nuk hidhet dot nga taraca se ligji i gravitacionit e bën copë e thërrime, po ashtu nuk duhet ti shmanget as ligjit kushtetues. Tani bushati thotë dokrra për shmangien e ligjit sepse kryetarin i partisë apo partial pësojnë humbje. Ky është nonsense.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. I
                                    Ilir

                                    Shabani nje nga nenfishat e Sorosit. Pa anetare pa program ne ilegalitet ti sherbeje Rames.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. @
                                      @Ilir

                                      Meqe nuk ke cfare te thuash kunder argumentave te tij shkove tek Sorosi si argument, (nuk e di sa e verteta eshte por nuk me pengon te kuptoj se cdo gje qe thote Endri ka nje rrejdhe logjike dhe eshte e drejte) A e di sa shume nga PD perfshi edhe Berishen Kane pasur lidhje me SOROS? Nese nuk ke dicka te mencur per te shkruar mos shkruaj, eshte gjeja e dyte me e mencur qe mund te besh Kur nuk ke dicka me vlere per te thene ose shkruar

                                      Përgjigjjuni
                                    2. K
                                      Kavaja

                                      Z. Endri e keni qare kete artikull. Nqs Andi Bushati ka pak dinjitet duhet te reflektoje nga ky shkrim dhe ti vije pak turp nga vetja. Vetem nje pyetje kam per Andi Bushatin. Ja vdiq Saliu dhe Meta cfar do behet me partite e tyre. A ka ndonje plan B Andi?

                                      Përgjigjjuni
                                      1. l
                                        lexuesi

                                        Kush te ka ndihmuar per kete pergjigjie te tejzgjatur Baton Haxhia ore Endri?????????????

                                        Përgjigjjuni
                                        1. A
                                          Andushka i Gjyshit

                                          Sipas Bushatit vetem po te kthehej rregjimi i gjyshit, atehere do kishim demokraci. Cdo gje tjeter eshte rregjim dhe diktature. Nxin cdo lloj perparimi per tju mbushur mendjen shqiptareve se ishin me mire me partine e gjyshit. Andushka harroje se kthehet rregjimi i gjyshit bile dhe mekembesi i tij, Sali Karaxhici.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. A
                                            Andushka i Gjyshit

                                            Sipas Bushatit vetem po te kthehej rregjimi i gjyshit, atehere do kishim demokraci. Cdo gje tjeter eshte rregjim dhe diktature. Nxin cdo lloj perparimi per tju mbushur mendjen shqiptareve se ishin me mire me partine e gjyshit. Andushka harroje se kthehet rregjimi i gjyshit bile dhe mekembesi i tij, Sali Karaxhici.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. M
                                              Mara emigrante ne Itali

                                              O shaba te. thone mos u mer me andin po ti dille me andina qe shanit si ju donne qejfi , andiamo te kundervihet se ti dilje me saliun , lulin ne protesta ,harove qe more dhe te bijen e azemit ne partine tende ne zgjedhjet e 14 Majit .per cfar i ben keto per te mbushur mendjen popullit qe ke ndryshuar , ti je tentakula e saliut mor i mjere ptuuu qor i mutit.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. M
                                                Mara emigrante ne Itali

                                                O shaba te. thone mos u mer me andin po ti dille me andina qe shanit si ju donne qejfi , andiamo te kundervihet se ti dilje me saliun , lulin ne protesta ,harove qe more dhe te bijen e azemit ne partine tende ne zgjedhjet e 14 Majit .per cfar i ben keto per te mbushur mendjen popullit qe ke ndryshuar , ti je tentakula e saliut mor i mjere ptuuu qor i mutit.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. M
                                                  Mara emigrante ne Itali

                                                  O shaba te. thone mos u mer me andin po ti dille me andina qe shanit si ju donne qejfi , andiamo te kundervihet se ti dilje me saliun , lulin ne protesta ,harove qe more dhe te bijen e azemit ne partine tende ne zgjedhjet e 14 Majit .per cfar i ben keto per te mbushur mendjen popullit qe ke ndryshuar , ti je tentakula e saliut mor i mjere ptuuu qor i mutit.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. M
                                                    Mara emigrante ne Itali

                                                    O shaba te. thone mos u mer me andin po ti dille me andina qe shanit si ju donne qejfi , andiamo te kundervihet se ti dilje me saliun , lulin ne protesta ,harove qe more dhe te bijen e azemit ne partine tende ne zgjedhjet e 14 Majit .per cfar i ben keto per te mbushur mendjen popullit qe ke ndryshuar , ti je tentakula e saliut mor i mjere ptuuu qor i mutit.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. M
                                                      Mara emigrante ne Itali

                                                      O shaba te. thone mos u mer me andin po ti dille me andina qe shanit si ju donne qejfi , andiamo te kundervihet se ti dilje me saliun , lulin ne protesta ,harove qe more dhe te bijen e azemit ne partine tende ne zgjedhjet e 14 Majit .per cfar i ben keto per te mbushur mendjen popullit qe ke ndryshuar , ti je tentakula e saliut mor i mjere ptuuu qor i mutit.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. M
                                                        Mara emigrante ne Itali

                                                        O shaba te. thone mos u mer me andin po ti dille me andina qe shanit si ju donne qejfi , andiamo te kundervihet se ti dilje me saliun , lulin ne protesta ,harove qe more dhe te bijen e azemit ne partine tende ne zgjedhjet e 14 Majit .per cfar i ben keto per te mbushur mendjen popullit qe ke ndryshuar , ti je tentakula e saliut mor i mjere ptuuu qor i mutit.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. A
                                                          Aron

                                                          Bushat bythqiri duhet hetuar gjithashtu per vilat qe ka blere pa prodhuar nje gje, vec mutin qe nxjerr nga goja dhe bytha.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. A
                                                            Ali Demsi

                                                            And Bushati është RRK me IQ jo më të lartë se temperatura e një dite të nxehtë vere. Nipi Hyses ka mbaru për italisht dhe qysh prej atëhere si ka thone njeri puna mbarë. I ka ngel ora te koha e bordurës kur vishte xhinse me golf silikoni dhe ju dukte vetja byth e zgjut.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. A
                                                              Ali Demsi

                                                              And Bushati është RRK me IQ jo më të lartë se temperatura e një dite të nxehtë vere. Nipi Hyses ka mbaru për italisht dhe qysh prej atëhere si ka thone njeri puna mbarë. I ka ngel ora te koha e bordurës kur vishte xhinse me golf silikoni dhe ju dukte vetja byth e zgjut.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. A
                                                                AS

                                                                Si nuk del nje qe t'i mbylle gojen djalit te "babit" ose/dhe nipit te "gjyshit". Vazhdon te flase pa kuptim dhe logjike dhe askush nuk e ndolon te dale ne publik.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. K
                                                                  Ka nevojë për vëmendjen e ndonjë qyqari, o kulluf!

                                                                  Kur një kulluf kari ha karremin e një rrotë kari dhe prostitute tallavaje që nuk la loqe të rryshkura pa lëpirë nga prostituta e Viçidolit deri tek prostituta tjetër analfabete Ferid Shehu që na është bërë grek. Kush ishte i zgjuar mes gazetarëve apo politikanëve aspirante, as e dhjeu fare këtë kanë qeni dhe shgarravinat e tij, kush u tregua budalla, hangu karremin ti deklarojë publikisht që nuk kërkon falje, kur qëllimi i vërtetë i karremit, nuk ishte falja por si ti japësh rëndësi hajvanllëqeve të një idjoti si Andi Bushati, që në një ambjent haleje të ndotur pluskon sipër si një copë muti.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. M
                                                                    Monda

                                                                    Megjithese nuk e jap voten per ju, dua we ju te.perfaqesoni opziten e ardheshme dhe ju falenderoj per kete pergjigje te merituar per ate "zogun e Bllokut". Beni mire te shkruani vete se keshtu ju njohin me mire dhe behet warte dallimi se politika jua ka moral.

                                                                    Përgjigjjuni

                                                                    Lini një Përgjigje