Nga Blendi Kajsiu
Në shkrimin e tij të fundit kolegu Andi Bushati argumenton se arrestimi i dy liderëve të opozitës nga SPAK garanton fitoren e 84 vendeve në parlament nga Partia Socialiste, çka do e kthejë Ramën në diktator. Ndaj ata që sot mbështesin SPAK-un dhe arrestimin e Metës dhe Berishës nesër duhet të kërkojnë falje (nuk dihet se kujt) kur Rama të fitojë pushtetin absolut.
Ky është argumenti i Bushatit që, për mendimin tim, bazohet në dy premisa të gabuara. Së pari, supozohet që dobësia e opozitës dhe forca e pushtetit aktual është kryesisht produkt i SPAK-ut. Së dyti, Bushati në mënyrë pesimiste supozon që e vetmja opozitë që ekziston dhe mund të ekzistojë në Shqipëri është berishizmi. Le ti shqyrtojmë me radhë këto premisa.
Së pari idea që dobësia e opozitës dhe forca elektorale e Ramës buron nga SPAK është thjesht justifikim i dyshes Berisha –Meta, përgjegjësit real për gjendjen e mjeruar të opozitës sot. Nuk është as faji dhe as përgjegjësia e SPAK-ut që opozita udhëhiqet nga dy prej politikanëve më të refuzuar nga elektorati shqiptar. Në këto kushte t´ia faturosh SPAK-ut dobësinë e opozitës është thjesht një justifikim berishist.
Edhe forca e pushtetit “socialist” të Edi Rama është shumë më tepër produkt i opozitës Berisha-Meta se sa i SPAK-ut që e ka goditur qeverisjen Rama më fort se berishizmi. Për ta kuptuar këtë mjafton një eksperiment mendor i thjeshtë. Le të imagjinojmë se si do ishte gara elektorale e vitit 2025 në mungesë të SPAK.
Berisha dhe Meta do ishin të lirë pë rtë bërë fushatë elektorale, ama të gjitha sondazhet tregojnë qartë se mbi 70% e shqiptarëve e refuzojnë Berishën dhe rreth 90% Metën. E thënë ndryshe, edhe në mungesë të SPAK dyshja Berisha-Meta do mobilizonin vetëm një fraksion gjithnjë e më të vogël të elektoratit të përcarë opozitar në vitin 2025.
Ndërkohë në mungesë të SPAK-ut mbështetja elektorale për Edi Ramën jo vetëm nuk do të binte por do të shtohej. Së pari sepse prezenca e dyshes Berisha-Meta demotivon elektoration gri dhe opozitar teksa mobilizon elektoratin socialist, duke përfshirë edhe të pakënaqurit. Së dyti, sepse qeverisja Rama është shumë më e fortë përballë Berishës dhe Metës sesa përballë SPAK.
Ky insitucion ka çertifikuar korrupsionin e nivelit të lartë që njollos direkt Edi Ramën, siç janë inceneratorët. Në mungesë të SPAK inceneratorët do ishin thjesht një zhurmnajë më shumë nga dyshja Berisha-Meta, denoncimet e të cilëve bien në vesh të shurdhër.
SPAK ka hedhur në erë edhe modelin më të sukseshëm qeverisës të Ramës, Tiranën e Erjon Veliajt. Në mungesë të SPAK çështja e drejtorëve të bashkisë që pasuroheshin më paranë publike do mbetej thjesht një denocim i Belind Këlliçit, që askush nuk e merr seriozisht.
Në mungesë të SPAK Edi Rama do kishte aleatë të rëndësishëm elektoral si Lefter Koka. Arrestimi i Kokës i ka kushtuar shumë elektoralisht Partisë Socialiste dhe Edi Ramës në zgjedhjet lokale të vitit 2023 në Durrës.
Në këto zgjedhje Rama u angazhua personalisht dhe vuri në lëvizje edhe nënbotën e krimit për të fituar përballë kandidatit të rithemelimit Igli Cara, një politikan i ndershëm, me reputacion pozitiv dhe i dashur për qytetarët e Durrësit (ndonëse duhet ti të jem transparent me lexuesin, jam subjektiv në rastin e Igli Carës sepse e kam kushëri).
E megjithatë fitorja e Partisë Socialiste ndaj Igli Carës ishte shumë e ngushtë sepse ajo kish humbur tashmë një aleancë elektorale me peshë në Durrës, Lefter Kokën. Në mungesë të faktorit Koka opozita mund ta kish fituar bashkinë e Durrësit nëse do ishte e bashkuar rreth një lideri që nuk refuzohet nga shumica e elektoratit, pavarësisht përdorimit të administratës dhe të krimit nga ana e PS-së
Në mungesë të SPAK lidhja e Partisë Socialiste me krimin dhe përdorimi i krimit të organizuar në fushata elektorale do ishte edhe më i thellë. Të mos harrojmë që SPAK ka goditur jo vetëm krimin e organizuar por edhe deputet socialistë si Jurgis Çyrbja që akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje, në bashkëpunim me krimin e organizuar.
Pra në mungesë të SPAK, në zgjedhjet elektorale të vitit 2025 do kishim një Parti Socialiste të udhëhequr nga Rama me aleatët Koka, Çyrbja e kompani, me modelin “Tirana moderne” të panjollosur, me qeverinë Rama të panjollosur nga skandali i inceneratorëve.
Do kishim një Parti Socialiste me ekpin e plotë politik, ku Erjon Veliaj, Arben Ahmetaj, Saimir Tahiri, Ilir Beqja, Alqi Bllako, etj., do jepnin kontributin e tyre maksimal pasi nuk janë demotivuar nga goditjet e SPAK-ut.
Një ekip politik që ndihet i mbrojtur nga pushteti politik përballë drejtësisë është më i motivuar për të prodhuar rezultate elektorale. Pra do kishim një Parti Socialiste edhe më të mobilizuar se sot, edhe më të motivuar se sot, edhe më të lidhur me krimin se sot.
Përballë kësaj makine elektorale dhe propagandistike të sofistikuar, të motivuar dhe të papërlyer nga SPAK do kishim dyshen Berisha-Meta që më shumë se mobilizim të elektoratit të përcarë opozitar do prodhonin mobilizimin e elektoratit të pakënaqur socialist.
Përse në këto kushte Rama nuk do fitonte një shumicë absolute përballë “opozitës” Berishës dhe Metës?
Dhe këtu vijmë tek supozimi i dytë i Bushatit se Berisha dhe Meta janë e vetmja opozitë e mundëshme në Shqipëri. Është një supozim i gabuar sepse për dyshen Berisha-Meta opozita është albi dhe jo vokacion dhe aq më pak mision.
Ata e përdorin opozitën si alibi përballë drejtësisë dhe jo si hapësirë për të denoncuar fenomenet e korrupsionit, keq-qeverisjes dhe autoritarizmit (opozita si vokacion), sepse janë përfaqësues tipik të këtyre fenomeneve, dhe aq më pak si një mundësi për të ofruar një alternativë qeverisëse ndaj modelit Rama (opozita si mision).
Nuk është aspak rastësi që opozita Berisha-Meta rrjeshtohet vazhdimisht kundër shumicës dërrmuese të opinionit shqiptar në të gjitha çështjet madhore që debatohen sot në sferën tonë publike.
Shumica dërrmuese e qytetarëve shqipëtar, mbi 90%, mbështesin dhe duan marrdhënie të mira me SHBA-të dhe Britaninë e Madhe. Opozita berishiste ofron si lider një udhëheqës politik që është shpallur non-grata nga SHBA-të dhe Britania e Madhe.
Shumica dërrmuese e qytetarëve shqiptar, rreth 70%, e mbështesin SPAK-un, opozita berishiste e ka shpallur SPAK-un armikun e saj kryesor.
Shumica dërrmuese e shqiptarëve, mbi 80%, e mbështesin arrestimin e Metës të cilin e përceptojnë si të korruptuar. Opozita berishiste e denoncon këtë arrestim dhe e shpall Metën martir të demokracisë.
Shumica dërrmuese e shqiptarëve ishin kundër ndërhyrjes flagrante të Greqisë në zgjedhjet vendore shqiptare në rastin e Fredi Belerit. Opozita berishiste u rrjeshtua me Belerin, me qeverinë greke dhe me nacionalistët grek.
Shumica e shqiptarëve, majtas dhe djathtas, dëshironin lista të hapura ku deputeti zgjidhej direkt nga votuesi dhe jo të mbyllura ku deputetin e përcakton shefi. Opozita berishiste ofroi lista të mbylluara (kuptohet në bashkëpunim me pushtetin).
Shumica dërrmuese e shqiptarëve janë kundër autoritarizmit dhe korrupsionit të qeverisjes Rama. Opozita berishiste ofron si alternativë Berishën, simbol i autoritarizmit, dhe Metën, simbol të korrupsionit.
Arësyeja e këtyre rrjeshtimeve pa sens është se funksioni i “opozitës” berishiste sot nuk është të përfaqësojë shqetësimet e shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptar, që nga pensionet e ulëta, çmimet e larta, degradimi në arësim dhe shëndetësi, apo transporti publik skandaloz. Këto çështje pothuajse nuk artikulohen nga berishizmi.
Orientimi politik i “opozitës” berishiste përcaktohet thjesht nga halli i familjeve Berisha dhe Meta me drejtësinë. Ndaj beteja kryesore e tyre është me SPAK-un dhe jo për ngritjen e pensioneve, përmirësimin e shëndetësisë dhe arësimit apo të transportit publik.
Në këto kushte është pak e habitëshme që kolegu Bushati arrin në konkluzonin se fajin për gjendjen aktuale të opozitës e kanë ata që denoncojnë përdorimin e saj për halle të ngushta personale dhe jo autorët e këtij përdorimi. Si mund të arrihet në këtë konkluzion kaq dëshpërues?
Natyrisht nëpërmjet një dëshpërimi të thellë që të çon në nihilizëm. Supozimi i Bushatit se opozita berishiste është e vetmja mundësi politike në Shqipëri është produkt i një nihilizmi total që eleminon edhe mundësinë teorike të shpresës dhe hedh në erë çdo parim politik.
Është një profeci vetë-përmbushëse që prodhon pikërisht rezultatin që e paracakton si të paevitueshëm. Shfaqja e një opozite alternative në Shqipëri është në proporcion të drejtë me përqindjen e atyre që besojnë se diçka e tillë mund të ndodhë.
Kjo nuk do të thotë se shpresa dhe optimizmi garantojnë automatikisht lindjen e një opozite të re. Aspak. Ka shumë mundësi që në zgjedhjet e ardhëshme Rama mund të fitojë një shumicë absolute dhe të vendosë diktaturën në vend. Mund të ndodhë që partitë e reja nuk rriten teksa opozita berishiste tkurret edhe më tej.
Ama është absurde që fajin për disfatën elektorale të berishizmit në zgjedhjet e vitit 2025 mos t’ia faturosh Berishës dhe Metës por atyre që e kanë parashikuar këtë disfatë që në vitin 2021, kur paralajmëruan se futja e PD-së në zgjedhjet e vitti 2025 me Berishën dhe Metën në krye do ishte katastrofë.
A nuk ka përgjegjësi Sali Berisha për situatën mjerane ku ndodhet sot PD-ja e kontrolluar dhe e drejtuar prej tij? A nuk ka përgjegjësi Ilir Meta për korrupsionin spektakular që ka bërë me pushtetin prej dekadash sa majtas edhe djathtas? Sipas Bushatit duket se jo.
Fajtorë janë ata që mendojnë dhe shpresojnë se meritojmë më mirë se kaq. Janë ata që nuk janë dëshpëruar mjaftueshëm për tu rreshtuar përkrah opozitës berishiste. Sepse vetëm ideja thellësisht nihiliste se terreni politik shqiptar nuk mund të pjellë asgjë më të mirë se Berisha dhe Meta justifikon rrjeshtimin krah tyre.
Ironia qëndron në faktin se ky lloj nihilizmi përjetëson regjimin Rama dhe sistemin politik aktual në përgjithësi. E gjithë fabula socialiste sot bazohet tek idea nihiliste se në Shqipëri një qeverisje më e mirë se kjo e Ramës është e pamundur. E gjithë fabula berishiste bazohet tek i njëjti nihilizëm; një opozitë me e mirë se Berishizmi është e pamundur.
Për këtë lloj nihilizmi është mëkat i madh të ëndërrosh përtej corbës politike aktuale. Një sistem i tërë politik dhe mediatik funksionon non-stop për të vrarë cdo shpresë, ideal apo ëndërr se mund të ndryshojë dicka për mirë në politikën shqiptare.
E megjithatë kolegu Bushati nuk kërkon shfajësim nga ata që prej dekadash i kanë vrarë ëndrrat qytetarëve shqiptar, ku padyshim berishizmi dhe Meta kanë një vend nderi. Përkundrazi, falje duhet të kërkojnë ata që vazhdojnë të besojnë, shpresojnë dhe ëndërrojnë për diçka më të mirë.
Një analizë brilante shumë e argumentuar.Koplimente për aturin.
Vertet brilante … e holle argumentuar Nxjerr qarte ne pah llumin e mendesise dhe faktit ku jane zhytur analistet dhe kushdo qe i ben fresk pushteteve ne pushtet apo hije pushtet. Nuk ka asnje mundesi qe keta te frymezojne nje grupim te ri pas e kan mender mutin deri ne gryk me ato qe ju kane ngrene pushteteve qe prej 30 e kusur viteve tashme. 1brez i ri gazetaresh duhet ta perbuz kete qasje dhe te shkoje pertej sa per te sjell 1 realitet shpresedhenes per te gjithe ne qe shpresojme per nje te ardhme me te mire pa lene vendin siç pa fund vazhdojne bejne ne revolte te brendshme.
Vetëm një gjë duhet patur parasysh. Ate artikullin we kishte poshtë emrin e Bushatit, nuk e ka shkruar Bushati. E Ka shkruar xhepi i tij. Xhepi ka marrë peng mendjen e Bushatit. Prandaj ai shkruan ato budallalleqe në favor te Saliut dhe Metës.
Shikoni sa 'bukur' Andarti Bushati, nje kelysh i nomenklatures me te larte komuniste (nip i Hysni Kapos), jetoj si kont ne komunizem dhe gjeti mundesi qe te jetoje si viskont ne 'demokomunizem. Pse? Sepse njerez te tille pa ngjyre, pa fe, pa atdhe, pa moral, pa skrupull, dhe pa shtylle kurrizore si dhe mbeturina te shoqerise si Andarti greko-serb, fetishizojne vetem parane. Keta ja shesin shpirtin kujtdo, vetem e vetem qe te marrin parate jeshile (dmth dollaret). Andi ricikloj veten nga niomenklatura komuniste ne nomenklaturen demo-komuniste te Berishes duke i sherbyer djallit. I nipi i Hysniut nuk mund te mbijetonte ne 'demo-komunizmin berishian' nese do te ishte kunder kryekriminelit Sali Pashe Toptanit. Duke mbajtur anen e ketij tradhetari dhe vrasesi te shqiptareve dhe Shqiperise, ai eshte nen cadren e Serbise dhe Greqise. Por, Andarti greko-serb as qe do t'ia dije se Greqia dhe Serbia duan ta shkaterrojne Shqiperine, perderisa ai i jep familjes se tij nje jete mbi normalen me parate e pista qe paguhet. Ketyre njerezve duhet t'iu behet vetingu, qe te mesojme se nga i marrin parate e pista dhe pasurite qe kane bere. Vetem keshtu vemje si Andarti Andi do te groposen nje here e pergjithmone.
I varfri Blendi Kajsia (faleminderit), i ka rene botes rreth e qark 30 here, per te sjelle Handin ne toke, Jo Andin se ai ka shku per skrap!. Po si mendon ti more djale? Se Bushati nuk i kupton ato qe thote? Perse e ben veten telef, kot me se koti. A e di pse? Sepse ai bir i birit te birit te bijese se bijes eshte teper i 'zgjuar' mos kuptoje ato qe shkruan. Por ai i biri i te birit te bijes flet nga mengjesi ne darke si kokoshi i plakes. Dhe sa me shume qe plaka i bie kokoshit me shkop aq me shume xhevahire (me fal bajga) i dalin nga goja te birit te birit te bijes se kryeplakes te vetezgjedhur te fshatit
O BLENDI KAJSIU po ku mere veshe Bushati atij ja kane zene GURRMAZIN me leke prandaj leh si KONE mbas Sales dhe Likes eshte Shqiptari me I urryer nuk ha pyka pluse qe ka fhe nje inat personal me Ramen dhe shkrimet e Bushatit vlejne per te fshire BYTHEN.
Nuk besoj se mund të ketë më gomarë gazetarë se Bushtra(Bushati), si pas analizave të Bushtrës dmth, nga inati vjerës do të fle me mullinxhiun thotë një thënje
O KAJSIA ben nje gabim te madh kur ve parallele PS me krimin e organizuar perse nuk i bini drejt A ka vrare PS-ja ?A ka vrere PD-ja ?kush del organizate kriminale ?kush e shkateroi vendin qe nga themelet ? Kush e ngriti vendin ne posizioni qe eshte sot ? Nje llogjik e thjeshte , flisni dhe analizoni te verteten jo sa per te bere artikull per te trullosur popullin dhe pd -ja te fshihet mbas gishtit .Artikullin qe ke shkruar me shkollimin qe kane populli ketu e 30 vjet me diploma te blera nuk ta kuptojne Ti je PD kuptohet por te jeni te ndergjegjshem per çfar shkruani .
Wow Nje arsyetim gati matematikor! Dush i ftohte per Bushatin qe i duket vetja si “analist” dhe “filozof”, por qe natyrisht eshte i detyruar te mos e ndjeje ujin e akullt te ketij shkrimi...
Nje bravo me yll per z.Blendi, analize perle, me troç nuk ka. Analistet e sotem na marrin per "budallenj" dhe nuk e pyeten edhe nje here Berishen pse e mori me lufte seline e PD. Si mund te shkojme e te votojme injorantin Flsmur Noka, i cili me isterizem ndillte qe turmat e te ashtequajtur "mosbindje leshi" te shkonin ne Surrel. Ku ka ndodhor kjo thirrje makaber ne bote. Nese eshte burre dhe ka turmen te shkoje dhe te rrethoje kryeministrine. Keto plehra po na heqin deshiren per te votuar te djathten e te mos shkojme te votojme. Haram e paçin mbeshtetjen tone. Edhe nje here faliminderit Bledi Kajsiu
Po nuk e ka për ju analistat o zoti Kajsia. E ka për popullin. Sepse nga mbështetësit më të mëdhenj të SPAK, për arrestimin e Berishës dhe Metës është populli...... . Populli duhet të kërkojë falje..... . Bile populli për këtë që ka bërë, duhet të vrasë veten..... . Pastaj Andi, Shkullaku dhe Qimi, do të jetojnë gjithë jetën të lumtur.
Bravo Kajsiu! Je bindes ne cdo argumentim. Fatkqesisht opozita jone eshte katandisur ne nje bordello pa dyer e pa dritare. Eshte ajo qe po na detyron te mbajme ne pushtet nje tjeter te cmendur I cili, per fat te mire, nuk eshte vrases.
O koleg, që i drejtohesh kolegut dhe argumenton po të njëjtat ide si të kolegut, por duke u nisur nga e kundërta. Elektorati në Shqipëri nuk voton krerët (udhëheqësit), por partitë, o kajsi; pra frymën. Pra voton atë që ndërton dhe jo atë që djeg. Voton jo kushëririn tënd që është i ndershëm (por që po të zgjidhet edhe ai mund të korruptohet; e kuptueshme, brenda natyrës njerëzore, se njeriu vetëm kur lind është llagar) por në anën e gabuar të frymës; me të dhunshmit, me molotovistët me ata që djegin dhe atëhere kur nuk është e nevojshme. Që këtu artikulli juaj bije dhe vërehen gjatë "analizës" për t'i mbushur mendjen kolegut, se ke të drejtë, me baza jo të drejta gjykimi. Dy fjalë për korrupsionin. Ai nuk është fenomen i njërës apo tjetrës parti, por fenomen që përbën boshtin lëvizës të shoqërisë, që me dëshirë, kemi zgjedhur të jetojmë. Ky është bashkëshoqërues i këtij sistemi, pasi po nuk korruptove, vodhe, mashtrove u shite a u bleve, nuk mund të pasurohesh. Shitblerja (jo këmbimi në bazë të vlerës, por të mbivletës) është baza e korrupsionit dhe grabitjes që të gjithë analistët dhe politologët e korruptuar, të blerë, kanë tridhjet vjet e më shumë, që me qëllim a nga padija gabojnë dhe e shpien gjykimin në drejtim të gabuar e çorrodisin dynjanë. Pra është çështje sistemi ekonomiko shoqëror. Kurse për individin, që hyn e del në qeveri është çështje individuale të ndërgjegjes dhe edukimit të karakterit individual, gjithsesi e turpshme dhe e dënueshme, që nga vjedhja e xhepave e deri tek përvetësimi i fondeve publike, e që pas zbulimit të aktit është çështje e drejtësisë, jo e elektoratit. Sa për elektoratin gri; ai jo gjithmonë është opozitar me partitë politike në pozitë dhe tek ne nuk është aq fluide sa paraqitet, kur para qeverisjes shtrohen detyra themelore të njëjta për çdo parti apo aleancë që vjen në pushtet, ende nuk i ka ardhur koha zgjedhjes së nuancave qeverisëse, që ai të jetë fluid. Ndaj, nuk është dhe aq nihilist, siç thoni ju, fakti, që sot për sot, qeveri më e mirë se e socialistëve (jo e regjimit të Romës, shih konceptin e regjimit,), jo e Romës siç, qëllimisht e cilësoni ju, është më i miri deri tani, se për përvoja e pas '90-tës na e ka treguar qartazi këtë. Praktika nëna e dijes dhe kriteri i të vërtetës, na mëson filozofia. Socialistët kanë ndërruar lidër dhe do t'a ndërrojë edhe këtë, por nuk e kanë ndërruar frymën ndërtimtare, kurse PD nuk e kanë ndryshuar kurrë (me ndonjë aksident të shkurtër ndoshta, kur në prapaskenë ishte po zjarrvënësi Berisha), duke lënë frymën e tij, të ndryshme nga idealet e dhjetorit, por njëjt me frymën e dhunshme të saj, kur komunizmi kishte marrë fund. Kështu, pra o Kajsiu. Dy fjalë për SPAK-un. Është një pjellë e zgjuar e shtetit (jo e qeverisë, as e Romës, që të jemi të qartë dhe se ndryshe, nuk dalim tek sondazhet që paraqen për pëlqyeshmërinë), natyrisht me vullnetin politik të socialistëve, për të shkulur një herë e mirë korrupsionin nga qeveria, ku ishin bashkëngjitur lloj-lloj tipash, që edhe nëse nuk kishin qenë, ishin infektuar nga korrupsioni; njëkohësisht për të hetuar edhe atë të shkuarin; në kushtet e mosfunksionimit të drejtësisë. Sa i përket interpretimit të shifrave që paraqet, vërej një dobësi esenciale në interpretimin e tyre, për të mbështetur argumentet e tua. Ja sepse: që meqënëse 70% e njerëzve e përkrshin SPAK'un dhe për rrjedhojë influencojnë në elektoratin që përkrsh socislistët, qoftë dhe kundër Ramës (megjithëse ju anslistët nuk hiqni dorë nga koncepti poetik monist) atëhere ( në mënyrë spstrakte) hiqni nga kjo shifër ata që e përkrahin partinë socialiste, apo Ramën po të duash, sa do të mbeten?. Po pse mo Kajsiu, si thua ti, o të keqen, Spaku u krijua për t'ja futur vetes Qeveria, partia, Rama po të duash? Për kaq naiv i merr ti njerëzit? Po sa sygjerime ka dhënë "bota" deri më sot për ne, e nuk janë realizusr se mungon vullneti politik, ose nuk u ka ardhur ende koha; SPAK-u u zgjodh si më imediati dhe mirë u bë që u zgjodh ai edhe pse mund që vullneti politik t'a kishte vendosur më herët. SPAK-u, pra, ishte një zgjidhje e ndërmjetme në mungesë të pushtetit të drejtësisë; të injorancës dhe korrupsionit që e kishte dhe ka ajo- që ende nuk është sjellë në din; ndryshe, s'ka pse. Gjysma e tyre, u nxorr nga vetingu si të papërshtatshëm, por i mbajti ende në sitemin e drejtësisë. Nuk i nxorri më lirim, në pamundësi të ushtrimit privat të profesionit, si ushtarakët e nderuar dikur. A u hetuan të larguarit "vullnetar" të drejtësisë njëlloj me qeveritarët e korruptuar sot, për pasuritë. Tek pasuria qendron botkuptimi. Sa ka, e sa ka të tjera, or Kajsi. Pra SPAK-u është pikfillesa e ngjalljes së një drejtësie të pskorrutueshme për të ardhmen, ndaj njerëzit kanë besim tek ajo dhe e përkrahin...pa pasur, ose t'a lëmë për kompromisë pak në elektorat. Berishën nuk e duan, jo se ai është i korrutuar edhe për këtë, jo se u shpall nongrata kur ishte në pension, por se është dimbol i antidemokracisë, anarshisë, shkatërrimit, kundër vullnetit paqedashës të popullit, që kërkon të prosperohet në paqe, duke ja lënë votës dhe jo flakadanëve fashist verdiktin e fundit. SPAK-u nuk ka aspak influencë më frymë, në elektorat (brenda partive po; elektorati sheh reagimin e partive, jo veprimet praktike të SPAK-ut, që i gjykon si veprimet më të zakonëshme që duhet të bënte drejtësia ndaj shkelësve të ligjit). Do ishte mirë të mos shkruhen të tilla shkrime me absurditete të tilla, që dizinformojë publikun dhe që pëlqehen vetëm nga ata që duan të lexojnë ashtu si shkruani ju; nëse vërtet kështu, do mbeteni një shkrues i dështuar.
Murgu të lumt
'Komenti' i @Murgut, në fakt si një shkrim më vehte, për nga logjika dhe parashtrimi i argumenteve qëndron shumë më lart se shkrimi i Kajsiut, të cilit i referohet. Duket qartë që Murgu nuk është një komentues sido kudo, por një intelektual i vërtetë. Respekte dhe bravo Murgu!
Murg manastiri vërtet.
Bravo! Edhe ky analisti nuk është se nuk e di çfarë thotë, por bën hile sa të mundet, duke e rrotulluar gjuhën sa majtas djathtas. Së pari, në konkurrencë me Bushatin, për t'i thënë se ka edhe më të zgjuar se ty, për të siguruar analistin e besuar të Berisha / Metës. Së dyti, siguron perspektivën e vet profesionale, pavarësisht nëse fiton apo jo Rama nesër, gjithsesi me namin e "neutralit objektiv". Ashtu si Bushati, edhe ky di ta gradojë gjuhën në shërbim të vetes së pari, pastaj të atij / atyre që i mbushin xhepin.
Bravo! Edhe ky analisti nuk është se nuk e di çfarë thotë, por bën hile sa të mundet, duke e rrotulluar gjuhën sa majtas djathtas. Së pari, në konkurrencë me Bushatin, për t'i thënë se ka edhe më të zgjuar se ty, për të siguruar analistin e besuar të Berisha / Metës. Së dyti, siguron perspektivën e vet profesionale, pavarësisht nëse fiton apo jo Rama nesër, gjithsesi me namin e "neutralit objektiv". Ashtu si Bushati, edhe ky di ta gradojë gjuhën në shërbim të vetes së pari, pastaj të atij / atyre që i mbushin xhepin.
Pirdh o Murg, pirdh! Ti kujton sikur kushedi ç'ke shkruar. Ne fakt thjesht ke prallisur. Eshte e qarte qe as e ke kuptuar Kajsiun perderisa e kritikon per gjera qe as i ka thene. Per me teper argumentat e tua jane pikerisht ato te Kajsiut. Ky komenti yt me kujton nje shoqe klase qe pasi i isha pergjigjur pyetjes qe me kishte bere profesori, kjo ngrinte doren si per te me korrigjuar apo plotesuar dhe si perfundim thoshte te njejtat gjera qe kisha thene une, por me fjale te tjera. Te njejten gje ke bere dhe ti. Simptoma te nje analfabetizmi funksional. Te shkuara Murg, sherim te shpejte!
Analfabetizmi funksional nuk është sëmundje, që thua të shkuara, por ti nuk ke kuptuar as thelbin e Kajsiut e as të Murgut që pjerdh, kur thua që shoqja e klasës tënde, pas shpjegimit të profesorit ngriti dorën dhe tha të njëjtat fjalë, që e kishe thënë ti më parë (!); kush ishe ti, profesori (?), por të kuptoj se kjo të vjen nga analfabetizmi jofunksional (mençuria e madhe). Hajd shëndet, zoti mendjen çerr i pjerdhur.
Semundje eshte, pa merak. Kam nje lajm te mire: eshte e sherueshme
O lot! Vdiqa... Edhe ti te njejten semundje paske! S'e di çfare ke lexuar, sepse me ke cituar komplet gabim .
Bushati e ka servilizmin ne palce jo ne gjak ! Nje pjese e analisteve edhe ky bushtuci duke patur merira ndaj Rames i turren te gjithave politikave te tij te cilat nuk jane gjithmone te diskutueshme ose jo miqesore ndaj opozits e popullit. Nuk ja vlen te merresh me shkrimet e tij.
Nga ta dije i biri i Mehdiut së është Demokracia? Është frymë përpara sesa të jetë numra! Saliu dhe Meta as të frymëzojnë dhe as ta fryjnë, u rrofshin numrat që Bushatët, Shkullakët, Abilekajt e Fevzinjtë kujtojnë se ende i ka Berisha dhe Iliri Mjeranë....
Argumentet e z.Kajsiu jane te sakta e te inerpretuar pa ndikime.Edhe z. BUSHATI te njeten gje do bente nese kjo dukuri do te ishte ne disfavor te ndonje force tjeter politike. Por halli i madh i tij eshte qe te binde shqiptaret se Sala e tashme dhe Lirua jane yje kaŕvani per shqiptaret.Dhe nuk eshte vetem ai.AiDheAta jane te mirpaguar per kete llumhane
Shume shkrime réaliste duke e gozhduar bushatin me argumenté Kat i bie défit o bushat nuk eshte bardhe e zi eshte me ngjyra dhe un si kajsiu mendoj ka te rinj qe elektorati do i mbeshtesi fuqishem si agron shehaj qori thurja apo dash shehi shpresoj qe keta figura te bashkohen dhe te harmonizojne programin dhe te dalin me sigel dhe mos te bejne kamikazin sepse kodi favorizon kualicionet te bashkohen sa me shpejte dhe ti pervishen punes se Ska me koh.
Ore po jepjani ta lepij dhe ky nje kocke ...mos ja hiqni nga duart se po behet i bezdishem ...lamash i lindur ...ky sikur mos te ishte pjelle dem baba dem i nomenklatures me siguri qe do ishte nje avukat i mire ...ka aftesi te bej te bardhen te zeze edhe pse gjithe Bota e shikon te bardhe , ky ndryshe ...dhe me e rendesishme qe gjithmone do gjej nje klecke te thote te kunderten ...
Artikulli eshte i goditur, por ne teori nuk i mbushet mendja Bushatit. Ai rjedh nga familje spiunesh, EH, RA, HK, i jati, gjithe agjente te serbit. Edhe ky kelyshi i vogel me para ruse, serbe paguhet. Artikulli duhet te theksonte se PD eshte nje bande kriminelesh me ate qe i ka bere dhe po i ben Shqiperise. SB nuk do komandonte pa kete llum trushpelare qe e ndjek. Dhe fatkeqesisht jane shume! Kurre me ne pushtet kjo bande. Duhet te shkrihet, ti humbe vula dhe pastaj flasim.
Blendi I kam lexuar me kujdes te gjutha analizat tuaja ne shkrimet qe ben. Njerez si ty, me koncept e ide te qarta i duhen te djathtes e Shqiperise. E di kur mund te ndodh ndryshimi ? Vetem kur njerez si ti, te edukuar, te mençur, te paperfolur te votohen nga njerezit. Sepse per mendimin tim, njerez si ti çuditerisht nuk marin vota. Eshte si mallkim, por ne votojme gjithmone tipat qe na kane drejtuar keto 30 vjet....edhd pse jane genjeshtare, vrases, te korruptuar, etj.etj...
Une e disha se ka kajsia vetem femna, paska edhe kajsiu mashkull....
E para dhe e fundit, mor Kajsiu, ke debatuar, me nje mi te peshtire, qe ka kercyer nga prehri i Enver Hoxhes, dhe vazhdon ta mbroje, ne menyren me ekstreme, pa ja bere syri terr, ate sistem monstruoz, duke bere propagande te eger si ne kohet , kur jetonte ne sarajet e bllokut, kunder Perendimit, por vecanerisht kunder Amerikes, ku strehosh dhe ti.Ketij miu te ushqyer blloku, i duhej shtypur koka, nga ky popull, nga ish skllevrit e skllavopronareve te komunizmit izolues hoxhes, hysniut, vitos etj. Dhe ti me nje paturpesi shume dimensionale e quan dhe KOLEG. Dhe keta na e thua nga vendi qe te ka dhene strehim; Amerika, qe sipas miushit Bushati, vazhdon te jete armiku me i madh i popujve.
Bushat, bukshkali. Ke gati 20 vjet që fle tek shalët e Taçi Oil, ku sot e mot, je paguar për të, ku shpejt dhe ti, për në të sëmës e ke vlndin. Pastaj bërtit se ta bëri rama e ta bëri amerika.
Ok.
Komplimenta Kajsiut per kete shkrim analitik dhe te shteruar , por nuk mbushet mendja e pjerdhur e Bushat monstres , i cili eshte nje qenie e prodhuar nga kryqezimi i gomarit me pelen qe ka pjelle mushken .
Ju lumtë Z Kajsiu; kini argumentuar në mënyrë brilante meskinitetin, ligësinë, mungesën e analizës reale, xhelozinë e një njeriu të pa skrupullt si "miu" Bushati.