Nga Anila Basha
Ditën e djeshme vendosa të mos i kushtoja asfare rëndësi një letre të grupit parlamentar të PD që e shpallte Linda Ramën si “armiken” e raporteve të monitorimit për Shqipërinë, në rangun e ekspertes, meqë është bashkëshortja e kryeministrit.
Por në navigimin e përhershëm në “social media”, ku gjithkush ka ndonjë gjë për të thënë, pashë batarenë e sulmeve që shtoheshin dhe askush që nuk argumentonte për të kundërtën. Frika e përbaltjes në rrjetet sociale, - e natyrshme duhet thënë me gjithë vulgun që ato mbartin përbrenda – janë një motiv i arsyeshëm për të mos marrë guximin të thuash një opinion.
Kështu na ka ndodhur të gjithëve, edhe mua. Prej një viti në sulme të vazhdueshme, por askush nuk merr guximin të thotë një fjalë e të mbrojë, - sepse të gjithë kanë frikë.
Kjo situatë më bëri të ndjeshme ndaj betejave të përditshme të grave që bëjnë gjëra, që ne, duam ti bëjë dikush tjetër, e që nuk duam të paguajmë për to - (llumin e komenteve). Por meqë kërkush në biseda publike nuk doli të thotë një llaf, e ndërkohë në tavolina japin mbështetjen por kanë frikë ta thonë publikisht, unë, marr guximin të flas e të them sesa qesharake dhe e paargumentuar me “eligible criteria” është letra e firmuar nga PD ndaj donatorëve, kundër Linda Ramës.
Historia na ka mësuar se nuk duhet të shpikim gjëra të reja. Raste të tilla të ngjashme na vijnë nga bota e qytetëruar. Masmedia dhe opinioni publik në vende demokratike ka zgjidhur dhe trajtuar raste të tilla, - madje, - akuza, që kur janë dhënë si “eligible criteria” për profesionistët, i ka hedhur në kosh. Atyre që i kanë formuluar, u ka mbetur turpi. Ata që janë akuzuar, u ka ndritur karriera.
Në vitin 1991 Hillari Clinton e pa veten në faqet e para të gazetave prestigjioze amerikane sepse bashkëshorti i saj Bill Clinton kishte nisur fushatën brenda partisë për të vendosur kandidaturën për president. Meqë kundërshtarët nuk gjenin gjë tek CV e Klintonit për ta dëmtuar të mos vijonte këtë garë, gjetën zgjidhjen tek akuza ndaj Hillarisë. U kujtuan se ajo punonte në një firmë ligjore “Rose Law Firm” që siç dukej qartë, kishte mbrojtur disa kauza të forta të shtetit të Arkansasit ku bashkëshorti ishte Guvernator.
“Epo ndoshta do të donit të më kujtonit një grua që duhet të bëj biskota e çaj në shtëpi”, iu përgjigj Hillary Clinton gazetarëve në debate televizive, duke u kujtuar se të qenurit avokate ishte e drejtë e fituar prej saj dhe në firmën prestigjioze shumë kohë përpara se bashkëshorti të ishte prokuror e më pas Guvernator.
M’u kujtua duke qeshur ky episod se po mendoj Linda Ramën që u kthehet me të njëjtën monedhë deputetëve e deputeteve të PD, duke u treguar se mos e imagjinojnë me pec në dorë duke t’hollur petët e byrekut…Jo se ky është një proces që ndoshta nuk e bën, por për të gjithë ata që e njohin Linda Rama ka qenë, është dhe ndoshta do të mbetet një aset i ekspertizës së brendshme për çështjet e reformave dhe studimeve të thelluara në fushën e administrimit publik, politikave të qeverisjes apo disiplinimit të energjive sociale.
Është e vërtetë se shtypit i jepet gjithmonë ushqim në çdo fushatë zgjedhjesh, por kapërcimi ylberik i PD nga Edi Rama tek Linda të lë pa fjalë po të mendosh se brenda PD ka njerëz të mirëinformuar që kanë një rol të caktuar e që marrin seriozisht detyrat e tyre. Ndoshta për ta politika është një luftë me mjete të tjera, duke kërkuar të zgjerojnë bazën e armiqve brenda familjes kryeministrore.
Do kisha dashur që PD të fokusohej te një rrugëzgjidhje e re, që të jetë e thjeshtë, që të ofrojë mundësi duke kërkuar përgjegjshmëri. Por realisht duken të përkulur në peshën e disfatës teksa nuk arrijnë të çimentojnë akuzat për Edi Ramën, e fokusohen tek Linda.
Dhe për t’u kthyer tek Linda, më kujtohet diku nga viti 2017 a ’18 kur pikërisht për çështje të reformave të administratës m’u desh të intervistoja një profesor, nga ata “Par Excellence”, ndër të paktët që ka pasur Shqipëria, Ylli Çabiri (ndarë nga jeta në vitin 2022). Një njeri i vlerësuar si brenda vendit dhe jashtë vendit. E kur e pyeta për punën që bëhej brenda OJQ që drejtonte për mënyrën sesi analizoheshin të dhënat dhe sa voluminoze ishte kjo qasje, ai drejtoi gishtin tek një prej eksperteve më të mira që kishte: Linda Rama. Jashtë intervistës e pyeta edhe unë gjithë naivitet sesi besonte tek gruaja e kryeministrit. Përgjigja e tij duke qeshur ishte me shprehjen popullore: Linda nuk e ngatërron kekun me byrekun. Është eksperte!
Mire e ke ti po ku pyet kati 8 per keto qe thua.Kati i 8 dhe familja biologjike gjithmone e kane ngateruar kekun me byrekun .
Sa e shemtut qe je moj Anila
edhe carin me dollarin
Znj Basha, deputeteve te pd nuk u ka mbetur me as llogjike (as e kane pasur ndonjehere), as turp, qe te kene frike të behen qesharake. Ata jane ushtare. Truri per ta eshtw luks. Kjo behet per te hedhur balte mbi Znj Rama. Kuptohet, qe donatoret as nuk kane per ta marre parasysh ate leter, se nuk kane mbetur tu hape syte PD, por gjithesesi, hidh e hidh m.t, diçka do te mbetet. Ose i ndyri ben pis! Keshtu funksion truri i mbrapshte i Sali Berishes dhe ushtareve te tij.
Për trajtimin e problemeve dhe për konkluzione për çdo problem tek Linda dhe kthehu pas. Kur të flasësh duhet të mendohesh 7 herë dhe të flasësh një herë se në të kundërt do të vij turp nga vetja. Këta të PD turpin e kanë ngrënë me bukë, kështu që nuk u bënë përshtypje gjë.
Bravo, Anila
Petës jo Pec, o vrk. Petës, qe behet pets per rënie te zanores gjate shqiptimit. Petësi/petsi i byrekut.
OK,A.BASHA: -Sa të jetë NON GRATA mbi dhe',Tromakset Edhe fëmia që sapo ka LE,Edhe HIENA kërmë kërkon,Nga çdo anë Ajo kafshon..!
shoqet e lindes, qe linda i mbledh per cdo feste, apo fundjava, apo per cdo fundviti, u ben dhe udhetime, u krijon dhe kushte e mundesi, jane merzitur se pse pd me te drejte kerkon nga institucionet nderkombera qe rte mos marrin ekspertizen e linda Rames. a ka grua qe shan burrin e vet, jo vetem shqiperi por kudo ne bote, per kete te na pergjigjet zonja basha, apo kjo e fundit nuk ka pasur burre kurre, pervec te fejuarit vella i fatmir xhafes.
Ti je nje injorant islamik ekstremist , kush mund te marre ne konsiderate se cfar nxjerr nga goja nje njeri , si ti "beni" !
Kjo e shkreta mendjen e ka te brumërat dhe te peci.
Mjafton te shohesh qe ke nevoje te te mbroje nje si Anila Basha dhe kupton fundin e kazanit njerezor!
Sa mirë që iu referove Znj. Clinton! Ajo dha dorëheqjen nga puna e saj kur i shoqi u bë President. Nuk përfundoi tek pjekja e biskotave, por krijoi dhe nxiti kauza të rëndësishme duke u bërë mbështetja kryesore për bashkëshortin, edhe pse ishte avokatja më e paguar në ShBA. Znj. Rama nuk i heq askush meritat e ekspertes, të shkëlqyer madje. Por ajo është në konflikt interesi duke punuar për UN në strategjitë e qeverisë. Fajin nuk e ka ajo. Fajin e ka UN që për servilizmin e vet kontrakton zonjënne kryeministrit. Për më tepër, si konsulente ajo nuk është e pazëvëndësueshme. Por si zonjë e kryeministrit, po. Prandaj nëse vërtet kërkon të justifikojë shkëlqimin e saj, të ndjekë vërtet modelin e znj. Clinton, Blair e deri tek Roosevelt.
E dashura Maria, ke ecur shume larg. Aq larg saqe na thua qe edhe UN eshte servile e familjes Rama! Nuk kemi shpetim e dashura Maria! Ndoshta ti dhe Saliu do na beni derman ne luften tone per pavaresi. Jashte kesaj bote kapitaliste! Te gjithe ne picke te sateme per hir te pavaredise sone temaleve te Vicidolit!
"Populli" , apo llumi i ketij populli ? !
As Nexhmijen nuk dilnin ta mbronin keshtu! Ku kemi arritur. Sa turp per keta gazetare apo gjoja gazetare qe hidhen menjehere te lepijne pushtetarkat
Anila mos ha me paçe ne mengjes se je mbushur me mut deri ne gryke dhe te eshte bllokuar truri.Hillari eshte femra me e kottuptuar ne Amerike qe beri mbi 115 milion dollare pa bere nje dite biznes.Linda mbase do ja kaloje siç e ka nisur.
Jo Anila ty te akuzojne si hajdute te djerses se Shqiptareve. Merr disa rroga ne shtet( dhe prape nuk kujdesesh per veten nje cope dhjami je).
Anila, si ka mundesi je gazetare dhe ende nuk e di si quhet mjeti i kuzhines qe shtron petet? Quhet petes (petsi), mesoje siç duhet tebushesh mendjen edhe me shume gjera te tjera para se te besh analiza mediokre.
Bravo. Linda nuk ngaterron kekun me burekun, por as karin me dollarin
Ah moj Anila pd duke filluar nga pi pari maje penxheres deri tek me i fundit ne ate organizate terroriste jane te betuar qe gjithcka qe eshte ndertuar ne kete vend sidomos keta 12 vite ta nxijne sa me shume qe te jete e mundur . Si kudo edhe sikur c'do gje te jete e mire ata do ta shpikin nje gje vetem per konsum dmth jane ketbyer si ata qente e rruges qe do hane mut kudo qe te gjejne shkurt ne c'do hale , po fundja le hane e te ngopen vetem mos u cajne menderen mire neve po edhe nderkombetarve .
Ah moj Anila pd duke filluar nga pi pari maje penxheres deri tek me i fundit ne ate organizate terroriste jane te betuar qe gjithcka qe eshte ndertuar ne kete vend sidomos keta 12 vite ta nxijne sa me shume qe te jete e mundur . Si kudo edhe sikur c'do gje te jete e mire ata do ta shpikin nje gje vetem per konsum dmth jane ketbyer si ata qente e rruges qe do hane mut kudo qe te gjejne shkurt ne c'do hale , po fundja le hane e te ngopen vetem mos u cajne menderen mire neve po edhe nderkombetarve .
Te lumte Anila .