
Nga Kreshnik Spahiu
Kush e pa videon, kur populli sulmon me gurë Kryeministrin dhe mbretin e Spanjës por jo Mbretëreshën?
Dje Mbreti Felipe u sulmua nga banorët e zemëruar gjatë vizitës në Paiporta. Protestuesit hodhën tulla, gurë dhe sende kundër monarkut.
Mediat treguan baltë në fytyrën e mbretit, por ndryshe ishte reagimi i popullit ndaj mbretëreshës Letizia.
Ajo ishte e përlotur dhe qytetarët e përqafonin mbretëreshën e përlotur duke i dhënë kurajo.
Kjo video flet sa 1000 fjalë për ndryshimin mes Shqipërisë dhe Europës.
Mu kujtuan këto pamje pikërisht kur po lexoja, një peticion që opozita i ka dërguar organizatave ndërkombëtare kundër Linda Ramës.
Partia Demokratike kërkoi zyrtarisht UNDP, ILO, UNICEF, USAID dhe disa partnerëve të huaj të ndërpresin kontratat, ekspertizën dhe konsulencën me Linda Ramën se është gruaja e Kryeministrit dhe është e njëasnhme.
Në letër nuk gjen asnjë argument, fakt apo raport konkret që të bazohej kërkesa për tu ndërprerë mardhëniet e Brukselit apo Washingtonit me Linda Ramën në profesionin dhe punën e saj.
- nuk e akuzonin për korrupsion
- nuk e akuzonin për transferta te fshehta
- nuk e akuzonin për pasuri
- nuk e akuzonin për operacione plastike
Thjesht letra ishte: Mbulljani derën dhe ndërprisni mardhëniet se kjo ka burrë Edin dhe për rrjedhojë është e njëanëshme.
A besoni ju që Amerika dhe Europa krijon opinionet për Shqipërinë nga ekspertiza dhe konsulenca me shoqatën e Linda Ramës?
Kjo mungesë etike politike është kultivuar nga Berisha i cili historikisht sulmon kundërshtarët familjarisht sepse mendon që ashtu i shantazhon më lehtë.
Kështu ka vepruar historikisht.
Strategjia e PD bazohet në dy amoralitete:
- Denigrimi familjar i çdo kundërshtari
- Denigrimi i Shqipërisë tek ndërkombëtarët
Jo rastësisht përfaqësuesit e BE reaguan aq fort ndaj deputetëve të PD kur ata bllokuan rezolutën për Intergrimin e Shqipërisë në BE.
Në fakt unë gabova rëndë që iu referova Spanjës dhe mbretreshës Letizia të cilën populli e përqafonte, njëkohësisht kur ata gjuanin me gurë burrin e saj (mbretin).
Këta opozitarët tanë janë aq provincial sa nuk kanë këllqe ti gjuajnë Kryeministrit por merren me bashkëshorten. Madje ata janë më të pabesë se gjyshrit e tyre të cilët sipas normave të Kanunit nuk merrnin “gjakun tek gratë e hasmit.”
E çuditshme ti kuptosh ata pse sulmojnë tek gruaja apo familja…..
Në fakt Linda Rama ka 40 vjet që kryer atë punë në profesionin e saj me shoqërinë civile.
Ajo nuk synon si gratë e tjera të liderve që burri t’ia trashëgojë asaj Partinë për drejtim.
PD vazhdon të zgjedh beteja të humbura. Ata nuk do të rrëzojnë as Lindën nga shoqata e saj, e jo më Ramën nga qeveria e tij.
Faktikisht kjo është protesta e 20 deputetve por demokratët e thjeshtë e shohin në rrugë Lindën, ashtu njësoj si Letizia e Spanjës pa roje, shofer dhe makinë.
Ajo ndryshon shumë nga bashkëshorti i saj.
Qytetarët apo pensionistët e Tiranës e kanë fisnikërinë që pakënaqsitë me qeverinë mos e shfryn tek zonja e parë por tek zotëria që drejton shtetin.
Rama ka dhjetra mëkate ndaj shqiptarve, por i ka bërë një nder shtetit dhe familjes tij. Ai s’ka lejuar që gruaja të ketë çelsat e pushtetit.
Në të kundërt edhe ajo do përfunodnte si “zonjat” e tjera në dyert e SPAK……
Bravo Spahiu! Vampiri Sali I kujton te gjitha grate si Liria e Munika
Po Niku dhe ata pleqte Kuksiane qe I outhnin doren kryeministrit te vendit me te korruptuar ne Europe ...permendi dhe kto..se sa the ke te drejte.
Kreshniku Kuç e Zi ka lanun zanatin e Juristit dhe bene ate te analistit sepse ka pikasur qe eshte me shume fitimprures.Ha ha ha ha ?harron i gjori qe ka rene ne nivelin e nje fare Genc Burimit qe eshte me analisti me ordiner.Kreshnik ushtro zanatit e lere analistin se eshte zanati me i peshtire dhe me ordiner ne kete vend .Je çune Tirone ndaj mos na e felliq kryeqytetin.
E verteta dhemb por disa ne opozite e kuptojne vone shume vone
O sa mire me kene lepires i pushtetit. O hejjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjj