Nga Iris Luarasi
E kush mund ta kishte menduar? Pasi humbi tre mandate rresht, Partia Demokratike duket se më në fund e ka gjetur “fajtoren” e madhe që u ka zënë rrugën drejt pushtetit - Linda Rama. Me gjithë problemet e brendshme që ka PD-ja, tani e ka kuptuar se e vetmja gjë që i ndan nga fitorja është karriera e një gruaje.
Këto rreshta nuk po i shkruaj për të mbështetur bashkëshorten e Edi Ramës, por për të mbështetur një grua në karrierë. Për ironi të fatit, Linda Rama ka filluar të ushtrojë profesionin e saj si konsulente dhe bashkëautore e kërkimeve që kur ish-kryeministri i Partisë Socialiste, i kohës, e largoi nga drejtimi i Agjencisë Kombëtare të Privatizimit. Nga ai moment, ajo është angazhuar në projekte ndërkombëtare për Shqipërinë dhe ka shkruar raporte që janë përdorur nga çdo qeveri, përfshirë dhe nga PD-në gjatë viteve të saj në pushtet.
Linda, duhet të largohet nga këto projekte për hir të “paanshmërisë”, një kërkesë që në vetvete bie ndesh me standardet ndërkombëtare të barazisë në punësim. Në shumicën e vendeve perëndimore, gratë kanë të drejtën për të ndjekur një karrierë profesionale pavarësisht pozicionit të bashkëshortit të tyre. Por, ironia nuk mbaron këtu: meqë Linda është e martuar me kryeministrin, sipas PD-së, është mirë që ajo të lërë gjithçka dhe të merret me “punët e shtëpisë” për të mos “kontaminuar” analizat ndërkombëtare me ndonjë ndikim të supozuar.
Ndoshta kjo letër do kishte qenë më e udhës po të ishte shkruar pas ndonjë analize serioze të raporteve të Linda Ramës dhe po të kishte arsye të mirëfillta për të vënë në pikëpyetje paanshmërinë e saj. Megjithatë, duket se u zgjodh rruga e shkurtër – më shumë komoditet sesa përpjekje.
Por çfarë duhet të bëjë sot Linda në këtë situatë komike?
Ka dy zgjedhje:
E para, mbase duhet të kontraktohet nga PD-ja si eksperte që, t’i japë partisë ndonjë shans për të fituar zgjedhjet. E dyta, të qëndrojë në shtëpi, të heqë dorë nga karriera e saj dhe të fokusohet tek përgatitja e mëngjeseve familjare, që PD të jetë e qetë që asnjë grua e suksesshme nuk përzihet në çështje publike. Në një skenar hipotetik: Linda, e papunë, pa karrierë dhe çdo mëngjes duke u kthyer nga pazari i lagjes, i kërkon lekë bashkëshortit për shpenzimet e përditshme të familjes dhe ndonjë kafe me shoqet.
Ky është modeli që kërkohet për gratë e suksesshme? Ky është modeli që po përpiqemi të imponojmë për gratë në karrierë? Që puna dhe sakrificat e tyre janë vetëm një fasadë që mund të asgjësohet sapo të martohen me “burrin e gabuar”?
Ndoshta më ironikja është fakti se ndër nënshkrueset e kësaj letre janë edhe gra të PD-së, të cilat, në vend që të protestojnë për faktin se asnjëra prej tyre nuk është në pozicion të drejtojë ndonjë qark në zgjedhjet e ardhshme, kërkojnë ndërprerjen e karrierës së një gruaje tjetër, qoftë kjo edhe gruaja e kryeministrit.
Si mundet që vetë ato nuk e kuptojnë se çdo kërkesë për të përjashtuar Linda Ramën nga angazhimet e saj profesionale është një hap prapa për të drejtat e grave në karrierë? Çfarë mesazhi po japin për gratë shqiptare me një nismë të tillë, kur gratë e suksesshme dërgohen “mbrapa kuzhinës” sepse pozita e bashkëshortit i bën ato “të papërshtatshme” për të punuar? Duke kërkuar që Linda Rama të largohet nga angazhimet profesionale, a është ky modeli që duam për gratë në Shqipëri? A duhet të jetojmë në një shoqëri ku arritjet e një gruaje reduktohen për shkak të statusit të bashkëshortit të saj?
Deputetët e Grupit Parlamentar të PD, mund të kishin marrë shembull nga modelet e vendeve që shpesh thonë se i ndjekin. Në vendet ku barazia gjinore është një standard bazik, është e zakonshme që gratë të punojnë në pozita të rëndësishme, pavarësisht se kush është bashkëshorti i tyre. Vetë këto organizata ndërkombëtare, që prej dekadash bashkëpunojnë me Linda Ramën, e kanë pranuar dhe mbështetur atë pikërisht për aftësitë e saj, jo për statusin familjar.
Eshtë njësoj sikur t’i kërkosh Michelle Obama, avokate dhe autore e suksesshme, të mos ruante zërin e saj unik publik dhe profesional gjatë presidencës së bashkëshortit të saj, t’i kërkoje Carla Brunit të mos vazhdonte karrierën e saj si këngëtare dhe modele e suksesshme, sepse bashkëshorti i saj, Nicolas Sarkozy, ishte president i Francës, t’i kërkoje Eliza Reid, bashkëshortes së presidentit të Islandës, Guðni Th. Jóhannesson të mos vazhdonte karrierën e saj gazetareske dhe pas ardhjes së bashkëshortit në krye të shtetit. Apo t’i kërkoje Cherie Blair, avokate e njohur për të drejtat e njeriut dhe çështjet ligjore ndërkombëtare, të ndërpriste karrierën e saj sepse bashkëshorti i saj, Tony Blair, ishte kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar.
Keqardhje, por kjo letër më kujton që e ardhmja e suksesit të PD-së, varet nga Linda Rama, një sukses që, me sa duket, do të arrihet vetëm kur Linda të jetë e papunë dhe duke pyetur çdo mëngjes për “lekët e kafesë”.
O Iris te flasim cik tamam,qe je oratore ajo duket dhe shpesh ato argumentat ,sado me ate diksionin e padurueshem ,edhe hahen...sepse dihet si I ka punet e djathta....por kete esene tende sot qe vetem dy reshtat e para munda te kaperdij,nuk u haka fare,po fare...
GJITHMON MBAS NJE POLITIKANI TE SUKSESESHEM QENDRON NJE GRUA E ZGJUAR.Ky asht fakt duan sduan Berishjanet pa ze e pranojne,
Te lumte per shkrimin por ato qe kane ikur ne drejtim te paditur nuk duan ta kuptojne
Ja dhe Laraska Iris paska hequr rrobat e banjos te te pa-varures e paska dale nudo ne mbrojtje te Lindes se Rama-Bashes.
ik mor shpellar i sllobodankes mos komento ketu motershkerdhyer
Or Tung, je nje mendje dhe shpirt Cung; shko vizitoju të Berisha se ai të kthen në Trung.
Maneater
Epo ku jane Ireset e tjera se na mbyten bushtrat e PD? Keto te PD-se e kane dhe gojen shume te madhe nuk ngopen me asgje!!!!,
Iris, eshte njesoj sikur Banka Boterore ti kerkonte Argites te bente vleresonte Saliun kryeminister ne politikat publike ku Argita ishte kompetente (dhe Argita kishte nje super CV me UN ne Kosove).
Linda ishte skemaxhie perpara Rames,dhe totalisht hajdute me Ramen......
O ERIS PO KAQ TE TRASH E BEN KET POPULL TI PO TE ISHTE NE KOHEN E BERISHES LIRI BERISHA SIC ESHTE LINDA RAMA KESHTU DO SHKRUAJE TI// PO ESHTE TURP MOJ SHOQE E PARTISE
Ajo eshte fiks shoqe e partise.
Iris te lumte, je nje mbeshtetese e grave te sukseshme pamvarsisht kush eshte burri i tyre. Turp i demokrateve per firmat qe hedhn vetem ti shkojne nga mbrapa Sali Berishes, turp dhe kurre mos ardhshin ne pushtet.
Servilizmi s'ka fund. Grate e politikaneve jane ne krah te burrave ose per mire ose per keq. Deri me sot, nuk kemi degjuar qe edhe kur nje kryeminister te kete vendosur gabim per ndonje problem, gruaja e mencur ta kete korigjuar. Kemi degjuar te thone, po mire gruaja pse nuk e ndihmon per nje zgjidhje te drejte te problemit, pasi mjaft kritika ka per drejtimin qeverise. Si shume probleme, me i nxehti eshte problemi i pensioneve. Nje grua, mund te mendoje me mire per shqesimet qe kane pensionistet per ekonomine se sa nje kryeminister. Gruaja e kryeministrit vec detyres personale qe ka per arritjet ne profesion, ajo mund ti afroje kryeministrit nje ndihme ne mjaft probleme sociale. Ne kete drejtim duhet pare puna e bashkeshortes se kryeministrit. Vendi yne ka eksperience jo te mire per rolin qe kane luajtur grate e burrave me pushtet. Ato me mendjelehtesi jane perfshire ne afera korruptive dhe ju ka pelqyer paraja e fituar pa djerse. Nuk mendoj se Linda kur te mos jete ne pushtet do te jete ne krize ekonomike, pasi latini thote - Mens Sana in Corpore Sana.
Ke nje gabim konceptual me duket mua. Ti thua grate e politikaneve. A eshte Linda gruaja e Rames? Apo eshte partnerja qe ja zgjodhi Soros-i. Mendoje nje here,,,,
Pershendetje zj.Luarasi! 1- Do te sygjeroja qe vetem te shkruanit, sepse e folura jote televizive është shume e lodhshme dhe e mbushur me pasthirmën " ë" pas çdo frymemarrje. Me nje fjale te hapet koka, qe pas minutes se pare. 2- Mos ia qaj hallin Lindita " Linda" Ramës, sepse i ka ne rregull punet dhe ekonominë familjare deri ne 10 brezat e ardhshëm. 3- Servilizmi nuk mbulohet me propaganden e feminizmit shterpë. Bej punen qe paguhesh dhe mbro dinjitetin e vajzave dhe grave qe dhunohen dhe vriten nga injoranca e shoqerise sone. Po me dukesh si Erisa Xhixho qe diten qe i komunikuan " arrest - shtepie" per te atin, bente avokaten per Ilir Metën, sepse i ati mbrohej vet, medemek! Shif "gjynafet"e tua, nese ke dhe Lindita te shofi te vetat, sepse e ka bo m.tin kala!
Ta zeme se Linda Rama paska bere vleresime dhe analiza ne favor te politikave te qeverise, le te na thone keta ankuesit se cfare te keqe kane sjelle keto per Shqiperine dhe cfar te mire do sjelli kjo pacavurja e rradhes e ketyre miopeve. Ne boten e financave si nga organizmat Evropiane si nga ato boterore Shqiperia ka bere vetem lart nen qeverisjet Rama, pervec ngercit me financimet ne bujqesi. Kjo "letra" e ketyre cfar te mire do sjelli per Shqiperine??? Jepini pergjigje kesaj pyetje qe te kuptoni se per kete punojne dhe kujt i sherbejne keta faqezinj qe jo vetem ja kane dhene mullixhiut por jetojne tek mullixhiu 24/7 tashme.
Edhe merimanga e zeze shoqa Nexhi ia bente letrat dobicit te Gjylos tek instituti i marksizem leniniznit...edhe shoqa Linda i pergatit burrit te dyte, nipit te Spiros kartat per evrope , ti tregoje evropit si e ka bere nipi i spiro kolekes..
Iriso,thuji Lindes tende,boll na shkaterruan shtepite e te pareve ne tirane,per tu futur ne pallate me 30 kate.Grate e Shqipnise si perfaqsoi ndonje here as Nexhmije Xhuglini,as Fiqerete Sanxhaktari,as... as Liria as Linda.. Partite hajdute shqiptare,prej 1945 i kane perdorur grate si lecka kepucesh ne emer te feminizmit komunist,e pastaj atij evropian,i hoqen buzeqeshjen,i vune si kafshe te punojne me 3 turne e ne u rritem si femije rrugesh me celes ne qafe.Kohe per edukim nenat tona nuk kishin,sepse Java punes ishte 70 ore ne jave dhe u shperblyen me Pensione 150 mije lek per 35 vite pune ,spo numeroj biografine e keqe,ne ato kohe Linda jote ishte e privilegjuar.Sot nenat tona i denoi feminizmi evropian duke ju rrembyer vajzat me prostitucion,djemte me Droge,dhe familjet i shkaterruan fije fije.Sot familjet shqiptare nuk kane nena,por eksperte kafesh,sot femijet i rrit celulari e interneti,e nenat duhet te fugojne te nxjerrin para per te paguar shkollat e endrrat e femijeve.Do te doja qe ti me Linden te uleni e te mendoni qe cdo burre shqiptar te fitoje aq para sa edi i lindes ,dhe gruaja per rolin qe ka ne familje te marri nje Pension mujor, sa Linda jote merr rrogen me minimale ne muaj.Pastaj hajde na trego perralla feministe,me klube e organizata perendimore,me analiza financiare,se ne Iris sjemi numra,as klube,as organizata e grate tona jane ato qe pjellin takapaguesit e ardhshem te Shqipnise.Boll i terhoqet nga hunda. Te shohim do e botoje tema komentin.
Turp për gratë PD-iste, që s’kanë ç’të bëjnë gomarit e i bien samarit. Nuk ka faj Linda pse Non Grata u bë non grata, familjarisht. Mos të vidhnin, nga mali zbriti dhe u bë i pasur, shkatërroi gjithshka e tani nga kati i tetë nxit njerëzit për mosbindje civile, pastaj ju thotë ndryshoni taktikë. Kanë mbaruar, Linda Rama punon, nuk bën ankand për piktura e vizatime si Liria, e nuk merr nëpër gojë askënd.
Bythlëpirja irisore arrin kulmin kur një hiç, që s'njihet për asgjë prej gjëje, krahasohet me figura botërore si Michele Obama, Carla Bruni apo Cherie Blair.