Nga Adriatik Doçi
Gërdeci, një nga historitë më tragjike që ka prodhuar korrupsioni në historinë e Shqipërisë, vijon të mbetet një monument pandëshkueshmërie. Sa më shumë vite kalojnë nga shpërthimi në Gërdec, ku për pasojë humbën jetën 26 qytetarë të pafajshëm, shumica gra dhe fëmijë, u plagosën e 300 të tjerë, u shkatërruan qindra shtëpi dhe 400 prona, roli i Sali Berishës dhe i të birit në këtë biznes sa vjen e qartësohet.
Në 17 shkurt 2007, Berisha dhe ministrat diskutojnë për miratimin enjë VKM-je për kontratën e demontimit të municioneve në Gërdec. Në 14 mars 2007, Berisha i delegon Fatmir Mediut, në atë kohë ministër i Mbrojtjes, çështje e Gërdecit, duke i hapur rrugë asaj që ndodhi një vit më pas. Emri i Sali Berishës dhe i Shkëlzenin përmendej shpesh në bisedat telefonike midis dëshmitarit kyç të Gërdecit, Kosta Trebicka dhe Efraim Diverolit, trafikantit të armëve nga Florida. Nga zbardhja e tabulateve telefonike, Efraim Diveroli deklaronte se Berisha dhe Shkëlzeni janë koka e mafies që kontrollonin Gërdecin.
Sekretarja e Aldo Bumçit, në atë kohë ministër i Drejtësisë, ka dëshmuar për vizitat e Shkëlzenit në zyrën e Bumçit dhe raportimin e këtij të fundit te Shkëzleni. Punësimi dhe vdekja e baxhanakut të Berishës në Gërdec, Muhamet Hoxha, i mohuar publikisht nga Berisha, është një tjetër fakt komprometues. Takimet e Shkëlzenit me Mediun dhe Kosta Trebickën, eliminimi i Trebickës dhe raporti i ish-Shefit të Shtabit Luan Hoxha në Ambasadën Amerikane se kërcënohej nga Shkëlzeni që të mbyllte gojën, e plotësojnë më tej rolin e familjes Berisha në Gërdec.
Përkundër këtij realiteti, tre anëtarë të familjes Berisha, konkretisht Sali Berisha, Liri Berisha dhe Shkëlzen Berisha kanë bërë deklarata të dyshimta dhe kontradiktore për të fshehur implikimin në Gërdec. Deklaratat kanë ndryshuar në varësi të daljes së fakteve dhe informacioneve të reja. Kulmi i ishte mohimi i baxhanakut, ku në skenë doli Liri Berisha, duke deklaruar se Berisha nuk ishte prezantuar asnjëherë me baxhanakun e tij që punonte në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec. Ndërsa Berisha deklaron në 19 mars 2008 në Parlament se e kishte pikëllim se e kishte takuar baxhanakun.
Po sjellim në vëmendje disa nga deklaratat kontradiktore të familjes Berisha për një nga krimet më të rënda në historinë e shtetit shqiptar, me përgjegjës ende të pandëshkuar. Seria e mashtrimeve nis ditën e shpërthimit, ku Berisha, duke lexuar emrat e viktimave të para, ndryshon emrin e baxhanakut të tij, nga Muhamet në Mehmet. Sot, Sali Berisha pretendon se Edi Rama duhet jo vetëm t'a njohë baxhanakun e tij, por edhe duhet të ketë urdhëruar tenderat e AKSHI-t në favor të tij.
-15 mars 2008, Sali Berisha: Deri tani janë identifikuar 3 viktima: Rajmonda Tudi, 40 vjeç, Mehmet Hoxha, 59 vjeç, Jetmir Kolloshi, 19 vjeç, ndërsa dy viktima janë ende të paidentifikuara...”.
-19 mars 2008, Sali Berisha: Unë, Sali Berisha, deklaroj këtu para Parlamentit, para çdo shqiptari se nuk kam pasur në mënyrë kategorike, absolute asnjë dijeni për poligonin e Gërdecit, sepse ligjet që ju keni bërë vetë, përjashtojnë totalisht Kryeministrin e vendit për vendndodhjen, dislokimin e reparteve ushtarake, sepse këto ligje janë këtu. Ishte reparti i tankeve. Ju jeni fatkëqij se nuk i pyesni ish-kryeministrat tuaj që i keni disa aty. Kryeministri di vetëm repartin që viziton. Kaq di Kryeministri, sepse Kryeministri nuk ka asnjë tagër as për vendndodhjet, as për vetëzhvendosjet e reparteve ushtarake. Ligjet e vendit, dislokimin e Forcave të Armatosura, vendndodhjen e tyre ia japin Shtabit të Përgjithshëm, ministrit të Mbrojtjes dhe Presidentit të Republikës. Ky është ligji dhe vetëm ky. Meqenëse ju doni të dini këtë, unë nuk mund të marr asnjë vendim si Qeveri për asnjë vendndodhje, për asnjë dislokim, në qoftë se përpara nuk ka një vendim për t’i nxjerrë nga plani i shpalosjes së forcave.
-19 mars 2008, Sali Berisha: (Mohon dijeninë për Gërdecin, por i ka dërguar një letër gazetës The New York Times) ... Katër muaj më parë, një gazetar që nuk është më në atë gazetë, në New York Times, vjen në Shqipëri, takon ministrin Fatmir Mediu dhe i thotë: “Zotëri, kam ardhur të bëj një hetim. Dua të hetoj për një aferë armësh.” Posi, i thotë ky, urdhëroni! Ç’ishte kjo aferë? Afera e tregtimit të armëve me një kompani nga Florida.... Atëherë unë i bëj një letër gazetës, duke i thënë këto fjalë: “Të nderuar zotërinj, ky gazetar që në regjistrimin e dy njerëzve, të cilët kërkojnë ta korruptojnë me një prostitutë apo me 25 mijë dollarë një punonjës tonin, kërkon të përdorë këtë si dëshmi.” Unë të inkurajoj të botosh në gazetën tënde dhe ku të duash, çdo fakt me të cilin mund të thelbësosh, mund të faktosh çdo implikim të Kryeministrit dhe të djalit të tij në çdo aferë, por jo këtë. Botojeni! Kush të dojë verifikime, janë letrat në zyrën time. Tani, gënjeu Diveroli? Absolutisht, jo! Diveroli nuk gënjeu, por jam i bindur që një nga këta mafiozë shqiptarë përdori emrin tim, siç gjej çdo muaj të përdoret rëndom, kur shkojnë e paraqiten dhe thonë se kanë mbështetjen e Kryeministrit, por në të gjitha rastet, tender s’fiton kush, dhe ky është një mashtrim që thua ti. Ai që fiton tender, të jesh i bindur, ai merr dënimin mbrapa.
-19 mars 2008, Sali Berisha për baxhanakun: Kunata ime ka pasur një problem familjar të vetin me një fëmijë të sëmurë, me shumë halle. Ka pasur një divorc para shumë vitesh. Ka ndenjur në Angli në emigracion për 8 vjet dhe është kthyer, siç e di unë, në shtator me një bashkëshort, të cilin unë, për fat të keq, dhe ndiej keqardhje, nuk e takova dot asnjëherë. Ju them të vërtetën, e kam pikëllim dhe më vjen keq. Kjo është historia e një njeriu që shkoi për të siguruar bukën e gojës dhe mbeti si viktimat e tjera.
-15 prill 2008: Liri Berisha: Problemi ishte se ai nuk pati rastin ta takonte asnjëherë. Ata (motra me të shoqin që vdiq në Gërdec), kishin vetëm tre muaj që kishin ardhur. Saliu lexonte emrin aty dhe unë thosha “e zeza, si nuk e kemi thënë".
-Mars 2008, Shkëlzen Berisha: “E gjithë dijenia ime për çështjen në fjalë konsiston në këtë episod: Gjatë verës (data nuk më kujtohet), një miku im më kërkoi të prisja në takim një person të quajtur Kosta Trebicka, për një shqetësim të këtij të fundit. Në vijim, në prani të mikut tim, për herë të parë dhe të fundit, kam takuar Z.Trebicka. Duke mu prezantuar, Z. Trebicka më sqaroi se ishte pronar i një kompanie Shqiptare që pretendonte të nënkontraktohej nga një kompani amerikane, e cila kishte kontrate me Ministrinë e Mbrojtjes. Z. Trebicka ngriti pretendimin se përfaqësuesi i kompanisë amerikane i kishte thënë atij se unë i kisha kërkuar kompanisë amerikane që të mos zgjidhte për nënkontraktor Z. Trebicka, por një kompani tjetër. Në prani të personit që e shoqëronte, i thashë Z. Trebicka se një gjë e tillë ishte e pavërtetë; se unë kurrë nuk e kisha njohur shtetasin amerikan për te cilin behej fjale; dhe se kurrë nuk i kam sugjeruar atij ose ndonjë tjetri lidhjen ose jo te kontratave në një sfere te tille aktiviteti. I bindur se kjo ishte thjesht një trillim, ose në rastin më të mirë një keqkuptim, i kërkova z.Trebicka ballafaqim me shtetasin amerikan të cilit ai i referohej. Z. Trebicka më tha se ishte i bindur që bëhej fjalë për një spekulim dhe u largua pa organizuar kurrë një ballafaqim të tillë. Kjo ishte hera e parë dhe e fundit që unë kam takuar z. Trebicka. E gjithë kjo bisedë është bërë në prani të personit, i cili me kishte kërkuar një takim për z. Trebicka”.
Respekte ! Me ne fund nje shkrim me vlere ne Tema , vertet per Saliun , por qe rikujton nje krim ,.....se ngelem duke lexuar vajtje- ardhjet e Berishes neper rrethe , apo lajme pa vlere si..Cuni i Fariut me pishtar ne dore....!!!
Po sa here ka probleme qeveria, turren Lapordhaja, Pata, Frroku, idajeti ,Doçi , doçer e Co me gerdecin e 21 janarin. Çudi qe si paske degjuar zotrote.
Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë
O ju komentuesit qe komentoni ne favor te Sali Berishes,a e beson njeri qe Saliu nuk njihte vertet vellan e gruas? Ore kini tru ne koke ju? Ai eshte kriminel qe ka vare me mijra shqipetar dhe I besuari juaj,Sali Berisha nuk i pranon e te thote nje te vertete por ja faturon te tjereve.Po ju qe e dini si eshte e verteta,pse nuk i pranoni krimet e tij?
Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë
Spaku ku eshte dhe çfare po bene????
Askush nuk eshte mbi ligjin perveç Sali,Liri,Argita e Shkelzen Berisha. Dy legenat qe drejtuan SPAK gjate 6 vjeteve te shkuara e vertetuan kete.Edhe ky i treti qe ka vite qe eshte prokurori i ceshtjes Gerdeci e ka vertetuar dhe do te vertetoje te njejten gje. Kjo eshte reforma ne drejtesi per te cilen Edi Rama mburret cdo dite. Madje pa pike morali vazhdon ti jape leje ndertimi e koncesione Shkelzenit.
Se krimin e Gerdecit do ta kish bo Edi Rama, edhe pse kryeminister, Spaku do e kishte arrestu prej kohesh!
Po merret me hajdutet e tanishem, ato qe perzune 70% te shqiptarëve qe dashnori goces tende te jete afrikan.
Ti oturaku i Saliut me nik Bravo, ndoshta eshte gruja tate me dashnor afrikan, mbasi un jam djal i ri beqar!
Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë
Non graten dinë ç'bëhet në çdo familje në Shqipëri po ti pyesësh .vetëm në familjen e tyre se kanë idenë se çfar bëhet biles as nuk ndjehen po ti pesesh
Ha ha ha Tema ka nisuf te godas Ramen, lajm. Baxhanakun e Berishes te rene deshmor ne punishten e Gerdecit me 2008 e kishim harruar, pervec qe e amnistoi Rama me viziten ngushelluese ne spitalin ushtarak.... sot ne 2025 jemi euke perjetuar baxhanakun e Rames qe merr qindra miliona euro tek AKSH!!! Gezuar 2026!
Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë
Turpi i korrupsionit ne Shqiperi: Dumani mbaroi kontraten 9 vjecare pa perfunduar hetimin e 21 Janarit dhe Gerdecit. - Ne fakt e kishte njeren ceshtje 14 vjet me pare. - - Ky tjetri do shtyje dhe 3 vjet te tjera, pastaj tjetri e tjetri - nderkohe Berisha mbush 100 vjet dhe vleresohet menderisht i paafte per nje proces gjyqesor. - - - - - - - - - Ndoshta e kane mire: cfare u be, u be. Shohin nga keta qe jane ne pushtet per vjedhje se per vrjasje nuk ka problem. - - - - - - - - Ah moj Shqiperi e mjera Shqiperi! Si nuk u bere njehere Austri/Gjermani. - - - Burrat e Dheut të thërrasin Nënë, ndërsa të copëtojnë për pushtet e për gjënë.
Dy shkerdhata Serb jua qine nonen shqipetareve qorra qe nuk kan sy te shohin , leri pastaj maloket qe ju shkojne mbrapa .
Nuk eshte e vertete qe Saliu nuk e njifte baxhanakun prrkundrazi kure u hap Gerdeci ai e mori dhe e solli si administrator per te mbajtur llogarite. Kjo ka ndodhur ne viziten qe beri ne Londer ku Saliu me te shoqen nuk vajten ne hotel por te shtepia e motres se gruas pra te baxhanaku ku u bane planet per kthimin e tije ne Shqiperi dhe vendosjen ne punishte per te administruar llogarite per interest te familjes.Kjo eshte e verteta pasi kete e ka shprehur pergjegjesi I grupit te shoqrimi qe tha se Kryeministri nuk fjeti ne hotel gjate vizites ne Londer por te shtepia e kunates (te baxhanaku) . Kete fakt e dijne shum shqipetare qe jetojne ne Londer.
Dhe Shkelzen sy peshkaqeni, nuk e takoi me Kosta Trebicken se e vrau dhe ja mbylli njehere e mire gojen. Vdekja e Kosta Trebickes duhet hetuar se eshte vrasje e paster. Ne ate zone u raportua se deshmitare pane te kalonte nje makine me targa Vlore me 5 vet brenda.
Cili ishte personi që ndërmjetësoj takimin e Zenit me Trebickën? A e di SPAK emrin e tij, apo ende ai është anonim?! Nëse njihet, a është marrë dëshmia e tij? Etj, etj. Për "hiroshimën" e Gërdecit, ka shumë pyetje si këto të cilave u duhen dhënë përgjigje.
Nëse drejtësia nuk këmëngul që vendimi i gjykatës shqiptare, e cila ka dënuar në mungesë me 15 vjet burg ish-shefin e Shtabit të Ushtrisë Luan Hoxha, i cili ka marrë strehim politik në ShBA, sapo dha një dëshmi në ambasadën amerikanë në Tiranë, asgjë nuk ka për të ndodhur. Çfarë di gjenerali rreth kësaj çështje dhe pse nuk detyrohet ai të dëshmojë para gjykatësve shqiptarë?! Mendoj se këtu gjëndet çelsi që hap derën që të çon tek e vërteta Sigurisht nëse ka që janë të interesuar për të. Si ka mundësi që të thërritet nga prokuroria apo policia shqiptare, dhe të vijë brenda 48 orëve në Shqipëri, një polic rrugor nga Teksasi i largët, a thua se i mungojnë këta Shqipërisë, dhe ai të konfirmojë skenarin e Agron Kuliçajt, në bazë të të cilës (“ekspert amerikan”-u deklarua aso kohe) dosja u arkivua?! Pse nuk sqarohet edhe ky detaj? Veç këtyre dy detajeve të mësipërme ka edhe dyshime të tjera, të cilat duhet të jenë objekt hetimi nga SPAK, sepse kemi të bëjmë me një krim shtetëror dhe një aferë korruptive ku janë implikuar shumë institucione të larta të tij. Të shohim nëse, krahas 21 Janarit 2011, a do të investohet SPAK edhe me Gërdecin dhe gjithë zinxhirin që lidhet me atë vepër makabre që vetë Berisha e ka quajtur krim shtetëror?! E çuditshme, por e ka thënë. Pse ndjehet kaq i sigurtë ky njeri, i cili i ka punuar qindin këtij populli dhe këtij vendi dhe sfidon drejtësinë më deklarata si kjo apo dhe ajo që ka bërë në TV, programi “Real Story” se, në 21 janar 2011, do vriste me dorën e tij edhe kryetarin e opozitës, të cilit mbasi ta vriste do t’i rezervonte një funeral ekzemplar?! Cilët e mbrojnë Sali Berishën? Kjo është enigma që ka kapluar mendjet dhe zemrat e shumë shqiptarëve. Të cilet presin DREJTESI.
Gjaku i Gerdecit therret per drejtesi. Nese prokuroret dhe gjykatesit qe kane ne dore "ceshtjen Gerdeci", nuk do burgosin Sali Berisha per kete krim te provuar, do t evije dita qe do ta paguajne vete gjakun e ketyre viktimave te pafajshme. Vetem gjakun nuk t afal kush. Po nuk e mori njeriu do ta marre perendia.
O idjot i ler o analfabet a e Master kallamin Tim nē goj . Un ta rras ty dhe mamas tēnde 100 her nē dit o idjot shko vizitohu tē qift Kina familjen a fo mo ? ?
Jo 26 njerez o Adriatik po Trebicken e harrove jane 27 njerez qe u poqen te gjalle qe bushtra Lirie me terroristin Sali Berisha te siguronte mirqenie per femijet me gjak shqiptaresh . Kush e ha Saliu nuk e njifte baxhanaku kur i biri bente biznes me burrin e botes , kunt ja shesin keto . Kete genjeshter kaq te trashe e ha SPAKU me DUMANIN po jo ne populli , bile edhe Spaku e di me mire se ne , por ose Dumani me te tjere ne Spak kane qene aksionere ne Gerdec , ose kane marre shuma te medhja parash qe bejne budallain . Ku mund te kete qeveri ne bote qe ti vriten 27 njerez mbi 150 te plagosur disa qindra miliona Euro deme e te mos denohen ata qe benin kontabanden e as te mos gjukohen fare , po tallen me viktimat e familjaret e na bejne te ndershmin . Per Gerdecin duhet nje hetim nderkombetar si per autoret nga Saliu i biri Zeni , Mediu , Bumci e deri tek i fundit po nje tjeter Dumanin e kush prokuror e ka pasur ceshtjen e nuk dhe luajtur nga vendi .
sali berishes. ishalla. i erdhi fundi se na lodhi kjo drejtesi e pa drejt. per kete kriminel. qe ka bere 1001 te zeza dhe jeton i lir. ai duhet. varur ne mes te tiranes. po drejtesia dénon. ca qe u numeron. breket e grave dhe nuk Denon kriminelin sali. berish
Une, qytetari larguar, çuditem me ju Ardiatik Doçi per pyetjet qe beni qe a e di SPAK ngjarjen ! Spak perfundimisht me veprimet e ndermarra eshte nje grup kriminal qe kerkon te rrezoje qeverine shqiptare me 83 mandate te popullit dhe ka paralizuar gjithe ekonomine shqiptare duke arrestuar bisnesmenet qe mbajne gjalle ekonomine. Eshte e qelimeshme, eshte e programuar dhe nuk e di deri ku do te arrije se Shqiperine kjo organizate kriminale e quajtur SPAK kerkon ta paralizoje! Fjalet tuaja nuk i pyet fare, por ai sekuestron qe nga telefonat, breket e grave, por ruani edhe grate se do u a sekuestroje SPAK, veç bisnesmeneve. A eshte organizate kriminale dhe a eshte grusht shteti veprimi tij?!. Duhen masa urgjente, nuk na duhet drejtesi per shkaterrim, por per ndertim. Parlamenti shqiptar duhet te marre situaten ne dore duke nxjerre ligje qe te ndaloje shkaterrimin qe po i behet ekonomise shqiptare, ministria e brendeshme duhet te distancoje policine nga ky grup i strukturuar kriminal dhe ti nderpritet çdo sherbim policor, ushtria duhet te jete gadishmeri emergjence sepse forca e terrorit jane ngrehosur dhe do te mesyjne si me 14 shtator 1998. Presidenti republikes duhet te therrase keshillin e sigurimit kombtar dhe ta kete ne mbikeqyrje çdo dite mbi informacionet. Liria ka kufi dhe kufir eshte tek shtepia e individit. Asnje individ qofte bisnesmen nuk duhet ti bindet veprimeve kriminale te prokuroreve dhe noterve gjykates. Te distancohen deri ne shpalljen e ligjeve per ti ndeshkuar. Mos ja jepni mundesine prape per nje 14 shtator sepse do te kete katastrofe, pastaj.
Nongrada….figura politike me negative qe ka nxjer kombi.Servili lepirsi i regjimit Enverit zbatoi pa meshir urejtjen komuniste ndaj pronareve legjitim.themeloi dhe votoi ligjin krim ne demokraci 7501… arma me fuqshms ne shkatrimin e demokracis pluralists ne shqiperi.Shkatroi dhe pervetsoi privatisht me kelyshet e tij sigurmsa pasurin e kombit shqiptara
Po pēr tē gjitha kto o komentusa pērgjegjēs ēshtē Edi Rama qē hiqet mē Katholik se Papa. Pse Edi Rama sju tregon vēndin ku e kan SKAPI por i shpērblen me rroga faranoike. Ju keni plotēsisht tē drejt me komentet e juaja por Edi sēshtē burr. Duhet burr pēr shtetin jo karagjoz.
Se trazon spaku Salen se tere parat atyre jau ka dhene dhe prandaj si hyn gjemb ne kembeeshte mbi dumanin ai i lumte futi zotin Nano tani po i vjen radha ketij tjeteit .Genjen sa genjen te gjithe e besojne ndyshe nuk i rezon dot .
Akoma shpresoni te SKAKU?................ Jane te gjithe Llalla ne Shqiperi keshtu qe vari LESHTE......... S'KAKU meret me breke e sytjena....... Nuk ka nge te meret me 21 Janarin dhe Gerdecin se ja u leron pragun Salehu
Kjo eshte familja me kriminale qe ka njohur ky vend nuk njef baxhanakun haha besoj qe po i vjen fundi ketij mascarai familje e degjeneruar i biri ka femij edhe me kusheriren e tij kjo esht kulmi
alitn duman manja a e ka marre rekomandumin e strsburgut qe thote vrasjet ne bulevard me 21 janar i ka vra shteti dmth berisha, a e di dumani si vrasjet ne gerdec i ka ba berisha per shkelzenin, a di gje duman lala manja se ne shba eshte gjiruar nje film me emer sypeshkaqeni. berisha ka vra 30 vete, 30 vete per te pasiruar vete e te birin. me firmen e berishes i ka dhen malltezi 19 pallate se e ka burrin e vajzesnuk di a ka ndigjue per keo bema balli pordha si e kane vene pasurine argita shkelzen jamarbri, amerika e di e per kete e ka shpalle nongrate, a e di bali pordha , elda hoti qe i shoqi e jep me qira e tutore aalbana vokshinedhe ina zhupa eshte ne kete grup prostitutash. a i jane marre telefonat argites se gruas se erion veliajt, po berishes a i jane marre telefonat si erionit po jamarber malltuzit i jane marre. berisha e malltuzi nuk futen ne kafaz si veliu. thone se berisha eshte nengrayta nga usa e britanie. dumi i ka nr breket argites e liries si te ajola xoxes. malltuzi pse nuk eshte ne kafaz apo pse berisha eshte agjent grekberisha ne kafaz. ti merren telefonat berishes lliries, argite shkelzenit e pastaj jepjani klodiana lales sikur jepni te veliajt e ballukut
"Jam Sali Berisha une, ore budallenj". Nuk ka gjukate e Dumdumani qe me heton e gjukoni. I kam te zene prej koqesh.... me Argites cark.
Po cfar leni more qe pellisni si Gomere me komente shterpe,varni Edin Saliu ka mbaruar pune..
Sa te jete Rama ne pushtet keshtu do luajne teater pjesetaret e se njejtes bande. Shiko sa bukur luajne, asnje shpronesim, asnje gje konkretisht e zgjidhur, ingranazhet e pushtetit vazhdojne te mbeshtesin denigrimin per te ruajtur statusquo-ne. Zyrat e pushtetit bllokuar me votues, hajdute, injorante. Politika enveriane e mirembajtur dhe avancuar. Del Spak dhe gjen ca mavri qe kane shitur droge, kane vene jeten ne rrezik, I shproneson te vetmen shtepi. Po bilioneret, pse nuk shpronesohen? Bej nja dy vjet burg kot I thone Metes me marreveshje dhe mbaji pronat, ti Sali je I mbrojtur, Gerdecin bashke e kemi bere, 21 Janarin bashke, vrasjet po bashke, tradhetine ndaj Kosoves, tregetite e tokave, faljet e trojeve, detit, bashke te gjitha, por me mbani mua ne pushtet qe tju mbuloje, tha Ramuti. SKAPI eshte per peshqit e vegjel dhe ndonje inskenim per zhurmues. Zot, denoi neper breza keta mynxyra te kombit. Iu dredhte varri sikurse dictatorit, se vazhdimesi besnike e tij jane.
Xxy, Spaku eshte frikacak, ai ben vetem show dhe zhurme mediatike, Spaku mberthen ne paraburgim vetem politikanet e korruptuar qe Rama dhe Berisha i japin, pra drita e gjelber, nuk vjen nga ligji (se ata nuk eshte se kane njohuri shume per ligjin e bere nga analfabetet ne Parlament) por nga dy personat qe po i shkaktojne shume dem te ardhmes se Shqiperise. Spaku me sigurimsat ne zyra komode, preferojne te kalojne kohen duke gjurmuar telefona dhe artikuj gazetash. Ata jane perverse dhe pa moral. Vetem dy-tre t'i shohesh se çkane bere kur ishin studente, apo dhe gjimnaziste, kupton se çfare llumi i zi ka hyre ne majat e drejtesise ne Shqiperi. Gjyqtaret e Plepave ishin lule perpara ketyre imoraleve te sotem te Spakut.
Spaku per 6 vite, u drejtua jo nga injoranti nga SHkodra, femije komunistash e spiunesh, as edhe nga vartesi i Sali Berishes nga Dibra, por nje nga familjet me te korruptuara. Spaku i sotem, me skraparlliun qe mezi e mori te mesmen, pastaj ngritja u be graduale, u be me i mençur ne vitet 90-të, me ndihmen e disa te njohurve neper zyra, nuk dihet se me çfare do merret: me fustane e breke rozë, me spiunllime telefonash? Apo me vrasjet para Kryeministrise se komunistit Sali, apo me viktimat e pafajshme te Gerdecit? skraparlliu e ka ne dore, rrogen 5 mije € ne muaj, haram e paste nese nuk zbardh keto vrasje. Me gjithe ato spiune, bij e bija komunistesh qe ke ne vartesi e sillen neper zyra te ngrohta, duhet dhe e ka detyre t'ia zgjidhi shqiptareve keto dy vrasje te bujshme. Se Me BB-un dhe E V -ajn, merren edhe me vone.
E moj korbë tall bythën me popullin. Hodhët bombën në Gërdec kriminele e lindur dhe kriminelë ke pjellë ti edhesaliu
A po kërkoni një kredi personale ose biznesi pa stresin e dokumentacionit të pafund, sigurisë së kolateralit dhe pa humbur kohë? Ne ofrojmë të gjitha llojet e kredive me një normë interesi të ulët prej 2% pa siguri kolaterali. Me fondin tonë të kapitalit në grup dhe partneritetin me British Finance Bank, firma e kredive Albaker mund t'ju ndihmojë të financoni projektet/biznesin tuaj në pritje dhe të zgjeroni biznesin tuaj të ëndrrave ose të nisni planin tuaj të biznesit. Firma e kredive Albaker në partneritet me BRITISH FINANCE BANK, ne kemi zyra në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke ofruar shërbime online kredie 24-orëshe, ne ofrojmë të gjitha llojet e kredive për njerëz në të gjithë botën. Na kontaktoni për më shumë informacion. Email: [email protected]