Rastësisht lexoj sa më poshtë, te një shkrim i gazetës Tema i datës 3 nëntor 2024, me pjesë nga libri “Guerra più lunga. Albania 1943-1948”, i Franco Benanti-t – mjek ushtarak italian në Shqipëri që, pas kapitullimit të Italisë Fashiste, iu bashkua njësive partizane.
"Me 15 nëntor [të vitit 1944, A.V.], gjermanët u larguan masivisht nga kryeqyteti, duke lënë një fortesë të improvizuar, në qendër të sheshit “Skënderbe”. Aty ndodhej një ushtar i vetëm, me një mitraloz dhe shumë arka me fishekë. Ky ushtar rezistoi i vetëm, 36 orë rresht, ndaj sulmeve të Brigadës IV. Në fund, kur i shteri të gjitha municionet, ai e vrau veten. Kështu Tirana u çlirua me 17 nëntor".
Dua ta besoj, sepse më sugjeron motivin për një film të jashtëzakonshëm. Çfarë do t’i kenë thënë atij të shkretit, për ta bindur që të rrinte në bunker, teksa shokët u tërhoqën dhe u larguan? Ta kenë gënjyer, duke i dhënë shpresë se do të ktheheshin shumë shpejt? Apo të kenë hedhur short? Të jetë ndier vallë ushtari depresiv, dhe ta ketë kërkuar vetëflijimin? Apo të jetë ofruar vullnetar, për të shlyer ndonjë krim të mëhershëm?
E kam vështirë, nga ana tjetër, të përfytyroj oficerin që t’i afrohet këtij dhe t’i thotë: miku im, ne po ikim pak tani në Gjermani, por do të rrish këtu që të vazhdosh luftën. Të kemi lënë aq municion sa të kesh me çfarë ta kalosh kohën. Führer-i do të jetë krenar me ty. Ja edhe një Kryq i Hekurt, që po ta jap paraprakisht, për heroizëm të pashembullt në vijën e frontit. Të jap fjalën se do të kujdesemi për familjen tënde. Ndodhnin vallë gjëra të tilla?
Nuk di ç’të them. Fakti që rrëfimi vjen nga një italian nuk është pa ndikim në raportin e tij me të vërtetën: falë shpirtit artistik, italianët nuk e linin realitetin të ndërhynte, për ta prishur një moment sentimentalist perfekt. Nga ana tjetër, prej një ushtari gjerman vërtet mund ta presë njeriu këtë lloj heroizmi burokratik.
E shoh ushtarin të shkojë dhe të marrë në dorëzim arkat me municion që ia kanë lënë; ushqimet (kuti me galeta 44; kuti sardele: 12; multivitamina 12 shishka X 100 tableta secila); paguret me ujë; paguret me verë; paguret me Schnapps. Të firmosë disa shkresa, që çlirojnë nga përgjegjësia eprorët e tij. Të nënshkruajë një letër model, drejtuar Hitlerit. Krenar që, pas kaq e kaq vitesh anonimiteti, po i del më në fund emri diku. Mbase i ofrojnë ndonjë last meal. I japin edhe një libër lutjesh, ose përkundrazi, një revistë porn. Të vetmen revistë porn që ka në zotërim batalioni. Ose, një libër lutjesh dhe një revistë porn.
T’i lindë vallë ndonjë dyshim, se kjo që po bën nuk ka as kuptim as logjikë? Se fati i luftës tani është vendosur, dhe sakrifica e tij nuk vlen për asgjë tjetër, përveçse për shpirtin e tij ushtar? Po mos kujton se mund të ndryshojë diçka, duke e vonuar armikun qoftë edhe për pak orë?
Sërish, nuk di ç’të them. Por di që filmi, kur të bëhet, do t’i përmbajë këto përgjigje. Sepse filmi do të organizohet rreth pyetjesh të tjera, më metafizike, të tilla që përgjigjen nuk ua jep dot lehtë. Duke filluar nga ajo më e thjeshta: ku po gatiteshin të iknin gjermanët e tjerë? Po e braktisnin Tiranën sepse kishin urdhër, apo sepse kishin frikë nga vdekja? Besonin vërtet se do ta ndihmonin edhe ata Reich-un, duke ia lehtësuar katastrofën? Apo lodhja, pagjumësia, ushqimi i keq dhe shëmtia e përgjithshme e luftës i kish shndërruar tashmë në automatë, që thjesht i mirëprisnin urdhrat që u vinin, cilatdo urdhra, të cilitdo lloj, sepse vetëm zbatimi i një urdhri i bënte të ndiheshin akoma të gjallë?
Filmi mund të përqendrohet te ushtari hero, por mund edhe të përqendrohet te shokët e tij. Ata që e admironin, ata që e kishin zili, ata që e kujtonin për budalla. Rrallë ndodh që, në historitë me heronj, të fillojmë të vrasim mendjen se ç’ndodh me të tjerët, me ata të cilët heroi i shpëton. Jo në kuptimin nëse e meritojnë këta që të shpëtohen, por në kuptimin nëse e meriton ky, që t’i shpëtojë.
Dhe pyetja tjetër: kush po shpëton vërtet, në këtë situatë?
Filmi do të ketë edhe një efekt të papritur – do t’i japë një përgjigje enigmës. Se deri më tash, historinë e ka rrëfyer siç e ka rrëfyer mjeku italian, që edhe ai e ka dëgjuar nga të tjerë. Në këtë moment që shkruaj, nuk besoj të ketë njeri tjetër, në rruzullim, që ta ri-rrëfejë këtë histori dhe ta mbajë gjallë e në vëmendje, atë dhe protagonistin e saj. Nesër edhe unë do të filloj të merrem me gjëra të tjera.
Dua të them: tani që historinë e kam unë në dorëzim, përgjegjësia për gjermanin e mbyllur në bunker më mbetet mua. Jo që ta shpëtoj, as që ta vras – fati i tij tashmë është vulosur; por që t’i jap sado pak closure, duke e nxjerrë nga marrëzia dhe duke ia dhënë një rrëfim të denjë ku të varroset.
Dredhia ime, këtu, është se rrëfimin për gjermanin në bunker, të dënuar që të godasë, përjetshëm, të gjithë ata që i afrohen – njerëz e kafshë, ëngjëj e djaj, hije e lugatë – unë po dua t’ia përcjell një rrëfimi tjetër, në thelb pa lidhje, për filmin që do të bëhet për të.
Në atë film, që mbase mund të ketë sukses dhe të pushtojë sallat e kinemasë anembanë botës, historia e gjermanit të ngujuar do të shërbejë për diçka tjetër. Si me thënë, filmi – ende i imagjinuar – do t’i japë punë personazhit tim dhe do ta lejojë që ai ta mbajë frymën gjallë… me djersën e ballit.
Gjithsesi, një histori e radhës me gjerman të fundit, që do t’u hapë punë tanëve, kur të afrohet nëntori tjetër.
Peizazhe të fjalës-TemA
te ishe lodhur kaq shume sa per kete nazistin e fundit per nje 16-vjecar qe ndryshe nga moshataret e ssotem qe pijne mall e hapen b..thesh kot linte memen e ve ne shtepi pr te dhene jeten ndaj ketyre bishave, po edhe per ndonje ballist patriot qe i vuri dyfekun sllavit a grekut e italianit, surrati yt prej miu halesh nuk do te me dukej kaq i peshtire....
Ç'është ky helm?
Mos u cudit. Ne jug kemi shume Jorgo e ne veri akoma me shume Miloshevicer. Prandaj ne te lindurit shqiptar, e jug e veri duhet ta shtrengojme fort njeri tjetrin, sepse jo rralle po bejme bejme lojen e tyre.
O Vehbi po mendjen tek revistat e ke edhe ne pleqeri mo, te ka demtuar trurin revista me duket.
Jorgo,nuk është ushqim për trurin tënd ky, kot përfshihesh në diskutim. Shiko nxirr lopën për të kullotur, atë bëj.
Ky shkrim me shkakton nje njdesi neverie dhe gerditjeje. Arsyeja eshte kjo: nga viti 2007 kur ky Vehbiu hapi "Peizazhet te Fjales", deri me 2013, ka pafund shkrime te ketij zoterise ne revisten e tij, kunder pushtetit te asaj kohe, e ne vecanti kunder Berishes; shkonte deri aty sa perpiqej edhe ti bente profilin psikologjik ( duke shfrytezuar tinezisht "kredencialet" e te atit, medemek si i fushes dhe qe e paskekrka njohur mire Berishen) Sali Berishes si autoritar. Nga ana tjeter, me nje patetizem tejet qesharak shkruante per mundesine e nje pranvere shqiptare( ate kohe flitej shuem per pranvererat arabe) dhe si per t'i vene kapakun ketij patetizmi, Ramen e shihte si politikanin e ndricuar qe do te mund ta realizonte kete! Pra gjithe keto vite, ky njeri ishte i ANGAZHUAR thelle politikisht. Nga viti 2013 e deri me sot, ai hoqi dore nga angazhimi politiki, me justifikimin e pashprehur , por te nenkuptuar, se nuk merret me politike por me shkence! Megjithese "shpresa" e tij, Rama pra, rezultoi nje makth, qe cdo gje te keqe e te lige politike, e ka cuar ne ekstrem, ky rrufjan hesht! Megjithese Rama eshte realisht autoritar dhe autokrat, me te gjitha pushtetet; megjithese Rama i ka dhjere te gjitha institucionet e shtetit: i ka bere kaken Presidentit, mutin Parlamentit, shurren Gjykates Kushtetuese dhe masturbon ne surreterit e zagareve te "drejtessise se re"; megjithese RAma u pjerdh ne fytyre e goje mediave dhe gazetareve, pa dallim, edhe ketyre te veteve qe e mbeshtesin - ky rrufjani VEhbiu, hesht! Hesht, se merret me shkence... nuk perzihet me politike! Pikerisht per te justifikuar kete qendrim prej rrufjani, sjell shkarrashkrime te tilla, te dala boje me kohe. Fare e keqe!
Sa i pështirë është ky njeri me mbiemer turk!
Ai 'gjermani nè bunker' nè mes tè Tiranès, qè ky Vehbiu u kujtua sot pèr ta mishèruar na paska mbetur tre ditè nè bunker. Gjermani luftonte, hante e pinte e natyrish dhjente mut nga natyra apo mha frika nè atè bunkerin e vogèl.....qènka gjèja mè e rèndèsishme e Luftès pèr çlirimin e Tiranèsé!? Jetojmè kohè moderne ku gjèrat mè tè parèndèsishme fryhen e fryhen si koka e Vehbiut me fytyrè miu. Komplimenti Ardian pèr peisazhin e Luftès me fjalè!!!
Kete Vehbiun dhe Klosin e ndjere e marin gjithnje si shembull serbet e Greket kunder Shqiptareve...cfare keta kane thene.
Kisha kohë që mendoja se ky ishte nje akademik pavlerë por me kete shkrim I vuri vulën. Mitralieri gjerman griu me mitraloz njesitin partizan të Br.1 S dhe frenoj sulmin e tyre per tu bashkuar me format e Br.8S tek Radiostacioni. Partizani qe mori përsipër ta asgjesonte mitralierin u afrua aq shumë për të hedhur grupgranatën në frëngji te bunkerit sa mitralieri e diktoj dhe e sharroj këmbën me breshërin e mitralozit .Pasi hodhi granatat ,dhe mitralieri pushoj te ville zjarr, partizani ra pa ndjenja nga hemoragjia.Sanitarët e morën ,I dhan ndihmën e pare dhe e çuan në spiralin partizan .I pren kemben me share druri dhe ai hero jetoj deri ne fund te jetes me nje kempe druri.Pas vrasjes se Komandantit të Br.1 S ne vitin 1981(17-18 dhjetor) ai u arrestua dhe u dënua 12 vjet burg sepse deklaroj se ate e vrane dhe se Kryeministri nuk vrau veten siç deklarohej nga udheheqja e PPSH. Nuk mund te besh ironin me faktet reale dhe historin e nje populli dhe luftes se tij.Jazek.
I nderuar Skender. Pavarsisht motivit qe ndez lufta, Asnje lufte s'mund te jete heroike derisa le pas makabritete. Aq me pak lufta jone qe vec makabriteteve ka lene edhe shume pordhe, te cilave akoma nuk u ka ikur era. Ketu eshte gjetke fjala. Ne shpirtin e njeriut qe gjendet e mpleksur ne ket cmenduri. E kur flasim per njeri, kemi parasysh shpirtin njerezor te te dy kraheve nderluftues. Sepse ai komandanti I Br.I. Sulmuse qe shkoi si qeni ne vesht, e nuk u mor vesh ne u vra apo e vrane, nuk vlente as nje gram me shume se ai partizani qe rrefeni ju. E kur keto cmenduri ndodhen ne paqe, mendo c'mund te ndodhte ne lufte. Por une ja fus kot me keto arsyetime, pasi ju jeni I bindur se pa luften tone bota z'do ishte kjo qe eshte. Nejse, qofshi mire e bejini hysmet kesaj mendje.
I dashur ''Shkembi''. Mendoj se ka shume rendesi te theksojme se dhe ne luftuam dhe ishim ne anen e drejte te historise sepse nuk do kishim fytyre para kombeve te tjera per te zene nje vend sado te thjeshte por te merituar ne histori e si pasoje ne OKB. Jane perpjekur te na mbysin vetem pse ishim gjoja pjese e mbreterise Italiane edhe pse nuk shtiem asnje fishek kunder kraheve antifashist.Edhe camet myslimane u ndoqen si perkrahes te fashisteve ndersa ata ortodoks jo, megjithse atje pati veprimtari te madhe kundra komunisteve. Edhe ketu mund te ndodhte te na benin te njejten gje forcat europiane,e me keq akoma se lenia jashte kufijve te gjysmes se shqiptareve ashtu sic u be ne KONFERENCEN E AMBASADOREVE ne Londer me 1913. Si perfundim ,emocioni dhe perceptimi nuk eshte i parendesishem.
Kjo nuk diskutohet. Puna eshte se lufta pat edhe shume momente qe me te drejte terheqin vemendjen e artisteve. Deri me sot e per 50 vjet rresht u trajtua e pergjithshmja, kjo qe thoni ju, por u harrua fakti se e pergjithshmja mbetet e manget pa keto te vecanta interesante.
Ja dhe plehra Vehbiu! Nuk i ndahen ketij kombi as vehbiu, as derhemi, as qim peka e as taulant balla! Mjere Shqiperia sa jashteqitja i gelon mbi koke!
Shkrimi është një fshikullim dhe tallje e pamëshirshme për marrëzinë 80 vjeçare të përmbylljes së luftës sonë "gjigante" NaCl, e cila paskësh përcaktuar fatet e mbarë njerëzimit me madhësinë e saj të padëgjuar. Kuptohet, kjo është rrjedhojë e një pene të stërvitur gjatë si kjo e zotit Vehbiu. Kushdo e ka të qartë se në kohë lufte gënjeshtra lulëzon. Ndaj meriton të tallesh me të jo vetëm me kaq finesë sa ç'bënë Vehbiu këtu, por dhe fare harbuçe. Në shkrim, me sa merret vesh, mjeku italian nuk duhet të ketë rënë në kontakt me Hashekun, i cili tek vepra e tij mbreslënëse " Ushtari i Mirë Shvejk" e ka trajtuar këtë temë një luftë botërore më përpara. Shkruesi i kompanisë së 14-të ku bënte pjesë Shvejkut, Kadeti Marek, një penë e hollë dhe mjaft delikate, të cilit i ishte besuar nga komanda të mbante shënim tërë historitë luftarake të kompanisë, kishte përgatitur paraprakisht për sejcilin ushtar mënyrën se si do jepte jetën për Perandorin në luftimet e përgjakshme me armikun. Një nga shembujt që meriton vëmëndje dhe respekt është ai për ushtarin 'X', të kompanisë, për të cilin Kadeti Marek shkruante: Ky trim i rrallë, i cili e kish për krenari të jepte jetën për Perandorin tonë të ndritur, u sul përpara me trimëri të papaparë kundër armikut, por mjerisht, një predhë e goditi duke ja ndarë kokën nga trupi dhe flakur tutje. Sidoqoftë, ai bëri dhe disa hapa përpara, mori shënjë dhe rrëzoi një avion armik!!!......Tani, pas 80 vjetësh, vërtetë mund të ketë marrëzi më të madhe se trajtimi i mbarimit të luftës si diçka që duhet t'na mbajë gjallë ndarjen dhe urrejtjen në gjirin e shoqërisë tonë?!
Zoti Vehbiu, nje sugjerim per filmin tend: hidhi syte nga qindra partizanet e brigadave qe kane rrethuar bunkerin per 36 ore dhe nuk ia dalin t'a marrin, etj. etj. Psh kjo mund e vlente per sezonin e dyte te filmit tend serial, o trap!!! Loni
Ti s'je Loni, je mender Loni, pasi Loni i vërtetë është ai që komenton më lartë teje.
Nuk me cuditin komentet ku eshte aktivizuar plehu me surrogato antishqiptar. Ky eshte nje subjekt I shkelqyer qe do pene te forte dhe pak perkushtim, per ti dhene botes sone nje kryeveper arti. Pa pordhe politike, sic e deshirojne mender komentuesit, te cilet nuk e pranojne nje veper arti pa komisar e komandant, por me dilemat njerezore qe na shoqerojne ne kete jete. (To be or not to be) Do te doja te isha bashkepunues ne nje ndermarje te tille.
O Shkemb po tall karin Vehbiu me ty se pervec ketij shkrimi nuk ka asnje ndermarje tjeter...cfare pret ti film prejverteti? Ps-Vehbiu ushqen kalamajte me idiotesira
Turp o turkoshak *
Eh! Ishte vetem 16 vjeç; babai i kishte treguar do histori qe i ishin ngulitur keq ne tru gjermanit te vogel. Babai i kishte thene se Roma ne shekullin e shtate kishte sjellur nga Karpatet, serbet dhe i kishte vendosur midis nesh e ilireve per ti sunduar dhe asimiluar ata. Mirpo ata, serbet ishin perhapur me shpejtesi neper Ilirikum(ballkan sot) dhe kishin bere miq francezet e po tentonin te kapnin zemren e Europes. Roma u zgjua dikur dhe kuptoi gabimin dhe u perpoq te jua rimerrte sllaveve, por e pamundur. Athere Roma vuri kujen bashke me shqiptare, K(!)sova (sot Kosova). E ndodhi dhe ndryshimi i emrit nga Dardani ne Kosova. Dhe i thote Biri im, keto jane me te afert me anglo saksonet, por ata kane marre hove drejtim kontinentit Amerikane dhe i harruan vellezrit e tyre. E ne vijme me te afert ma ta ne ne pozicion dhe pas anglezeve ne lidhjen e gjakut.. Ndaj kur te shkosh atje, ja t'i shpetosh nga serbo sllavet, ja ne pamundesi se forca te mposht, te vdesesh siç i ka hije nje gjermani per trungun gjermanik. Te gjoret shqipetare, i ka trubulluar sllavi permes te deleguarve te Kominterrnit, dy serbeve Miladin e Dushan. E kur ata te versulen me flamurin e tyre indentifikues, nje ylle te kuq ne kapele, dhe ne flamur ylle-draper-çekan te qellosh pa meshire mbi ta. Te tere nuk do te mundesh me i shuar, se do te jesh i vetem se kemi dhe halle te tjera dhe fara e keqe nuk mund te shkulet pa ju turrur gjithe bota, por te pakten sa te mundesh t'ju rrallosh nervin e keq te komunizmit qe ju asht injektuar nga sllavet ne damar. Dhe keshtu ai gjermani ne filmin tend do te kthehet ne syte e shqiptareve te bashkuar ne nje komb, Paraheroi i tyre. Marre nga libri: Koha e budallenjve kur qeverisnin me pushtet te pakufizuar(ku shpegohet dhe emri Dardani e Kosova). Ndalohen vjedhjet qe dekonnspirojne emrat, Dardani e Kosova, ashtu siç zoterojme dhe deshifrimin e logos se heroit tone kombetar ISCANDERBEG. E shqiptaret duhet te jene krenar per ate logo te bukur e gjithbashkuese qe na ka lene. Mos u perpiqni si idhulli juaj Enver te notoni kundra rrymes se do te rrezoheni e poshteroheni per jete si ai. Mos harxhoni para si Enveri neper Europ per te ringritur marksizem-leninizmin.
Ky vebiu ta shpif!
Akademik leshi. Keshtu e ka shty jeten, nje servil pa dinjitet, skllav i parase, nje intrigant qe i qesh gjithkujt dhe sa kthen shpinen tjetri, thot te nentedhjetenentat per te. Politikisht? e do komunist a? E do ballist a. E do socialist a? e do demokrat, me mbretin a me dreqin e te birin, i ka te gjitha keto asortimente ne menyne e vet. Akademik leshi.
Vehbiu agjentibi serbeve dhe grekev
Miri, në SHIK punon ti xhan? Po në kohën e Atij (nuk po ja zë emrin me gojë, se më hyjnë të dridhurat) spiun në sigurimin e shtetit ke qënë? Apo në atë që drejtonte shoku Ramiz, i cili zbulonte armiqtë e partisë brënda radhëve të saj? Rrofsh, i dashur Miri, na jep siguri me komentin që bënë! Denoncoi, o ëngjëll, denoncoi agjentët, se kanë plasur sheshit dhe po na bëjnë hatanë!.... Por nuk ke faj ti, fajin e ka vetë Vehbiu, që shkonë dhe hyn në koliben e qënëve.
I Paskalotve , Odhise , e ka trupuar edhe , nazistin . Kush ka turp t'i imagjinojë , si shkriheshin , stërpleqtë , q'i bie , t'ishin , t'anët .
Luftrat per mbrojtjen e atdheut dhe per clirimin e tij ne rast pushtimi jane dhe do te jene gjithmone heroike.Shqiperia ka plot shembuj qe nga lufta e VLORES mbrojtja e Durresi me 7 Prill1939 e organizuar nga ABAZ KUPI lufta apo provocazioni GREK me 2 GUSHT 1949 .Por ju komentuesit shumica jeni gati te kapitulloni ne se jeni drejtues ose te dezetoni ne se jeni ushtare te thjeshte .Ky eshte pa asnje dyshim elenca e ketyre komenteve.
Pse nuk ju kujton, ky shkrim i Vehbiut, izolimin e gjatë të plakut Mere majë katit të tetë? Që nuk linte kundërshtar t'i afrohej se e sharronte me breshëri sharjesh e shpifjesh e kuintalë me urrejtje? Pse i vërsuleni Vehbiut si antishqiptar dhe antikomunist (që edhe mund të jetë mo, nuk them gjë unë!), e të filloni të vrisni një çikë trurin: "More po ky, ku e kishte llafin, që thua ti?! Mos na e ka me të hedhur ky? Po me kë e ka kësaj radhe të tallurin?!..."