
Nga Kreshnik Spahiu
Nga mosha 14 - 22 vjeç unë jam ndaluar 5 herë nga policia dhe jam rrahur barbarisht në komisariate. Të gjitha ndalimet më kanë ndodhur në stadium për këngët dhe organizimin e zjarrtë.
Katër herë jam arrestuar në ndeshjet e Tironës kundër Malomes Suedisë, Larisës Greqisë, Dinamos, Partizanit dhe një herë në ndeshjen Shqipëri-Spanjë.
Me miqtë dhe ultrasit organizoheshim para ndeshjeve në kodrat e liqenit dhe atje pinim birra, festonim dhe krijonim këngë për lojtarët bardheblu kur luante Tirona dhe për futbollistët kuqezi kur luante Kombëtarja:
Vargjet ishin sa heroike por edhe sportive.
Shpesh në vargje shprehej edhe urrejtja ndaj pushtetit por në mënyrë indirekte duke goditur ekipet e përkëdhelura të pushtetit Dinamon dhe Partizanit që financoheshin nga Ministria e Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes.
Jemi rrahur keq nga policia 2-3 ditë sidomos kur hodhëm mega-shashkat ushtarake në cepin e Tironës dhe u trondit stadiumi. Atë ndeshje na masakruan me shkopa gome dhe u mbushen komisariatet me tifozë.
Edhe tani shkojmë në stadiume por ndonëse numri tifozve është më i madh dhe ka shumë entuziazëm, nuk ka motivim sportiv per lojtarët.
- atëhere s’kishim liri, por kishim pasion për ekipet e zemrës
- atëhere s’lejoheshin flamurë dhe bluza, por kanatjeret bëheshin me bojë
- atëherë nuk kishim makina por e ndiqnim me tren ekipin kudo.
- atëherë s’kishim daulle, por kompozonim disa këngë.
- atëherë s’kisjim televizorë dhe dëgjonim 30 veta radion tek berberi
Këngët tona u bënë aq popullore sa filluan të këndoheshin në dasma.
Ndërsa sot në stadiume këndohen këngët:
- e Shkurte Fejzës
- e UÇK
- e Vaçe Zelës
- e Mentor Xhemalit
- e Ilir Shaqirit
-
Tëgjitha janë të mrekullueshme, janë frymëzim dhe duhen kënduar por ato nuk kanë asnjë rresht për kombëtaren dhe për lojtarët kuqezi.
Ndërkohë ato nuk janë krijuar nga tifozët.
Në stadium, herojntë tanë janë në fushë dhe disa këngë duhet ti këndohen atyre që të motivohen.
Qartazi duhen kënduar të dy llojet e këngëve.
Dje FSHF ndaloi këngën e Adem Jasharit që të këndohet në Air Albania.
100% unë jam kundër këtij vendimi, ashtu siç inkurajoj tifozët Kuqezi që të mësojnë nga tifozët e gjithë botës ku në stadium dyeht ndërthurim patriotizmin me futbollin.
Ju kujtoj miliona tifozave kuqezi këngën e kampionve të botës Argjentinës: “Muchachos”
Kënga e famshme që u këndua nga gjithë bota fillon me vargjet e heronjve argjentinas në luftën kundër Mbretërisë Madhe (Anglisë) në ishujt Malvinas, dhe vazhdon me yjet në fushë Maradona dhe Messi.
Kjo përplasje politike për censurën në stadiume duhet të zgjidhet me frymezimin e tifozve kuqezi që stadiumet te ushtojnë nga këngë që kanë brenda tyre heronjtë e luftës por edhe herojnë e stadiumit.
Ne nuk duhet sillemi sikur vetëm ne shqiptarët kemi bërë luftë më shumë se gjermanët, spanjollët, francezët etj.
Tifozët kuqezi duhet kujtojnë se dikur qindra tifozë shqiptarë kanë bërë burg duke i kënduar Mingës, Kolës, Muçes, Dibrës, Halilit …..
Ka ardhur koha që në stadium kur pimë birra të bëjmë tifozin, dhe patriot të jemi jashtë shkallve dhe 364 ditë pas ndeshjes.
Këngët e stadiumit tona duhet fillojnë me Ademin Jasharin dhe mbarojnë me Canën apo Brojën.
Fatkeqësisht ne çdo gjë e lëmë gjysmake dhe pa logjikë……
Shume e drejte. Duhet me shume shpirt sportiv. Disa nga kenget ne stadium jane me melodi si nga kazakhistani. Dhe fjalet krejt demode. Morra fjale…eshte si ne te kendonim ne kohen tone …Brenda ne Tirane afer nje Spitali cu vra Qemal Stafa nje trim nga te mamit. Te pakten Xhamadani nuk ishte kaq bajat
Ja si më 1984, Partia e Punës Tiranë, feston fitoren e Spartakiadës nga klubi i vet “17 Nëntori” (KF Tirana), klubi i përkëdhelur dhe që i përkiste Patisë. https://www.youtube.com/watch?v=ynkZiKE9dMQ
Ja fut aq kot, se i kemi shku mbas Tironës sa në Vlonë, Korçë, Shkodër, Durrës, Elbason, Kavajë e deri në Burrel dhe kemi këndu për Tironën në vitet 70-80, mos rrej pa shkak. Kemi këngë madhështore për atdheun “Rrjedh në këngë e ligjërime”, hymnin tonë kombëtar, e pse duhen këndu për heroj të vrarë, të cilet duhen repektu në përkujtimore dhe në dashurinë për atdheun….Mos përziej politikën me sportin.
Po boll me kenge kosovare etj.Kendoni kenge arbreshe etj po qe se jeni patriot,ose kenget e grupit Lira te Korces,çame etj..po behet tregti me patriotizmin folklorik.Edhe kundra plisave jam.Por zgjedhje tifozash.
O Kreshnik Sorra , or koqe kanari , Adem Jashari eshte nje hero dhe po i behen te gjitha respektet per jeten qe dha , por çfare lidhje ka ? qe te kendohet kenga e tij ne stadium , or plehere dhe sa thua qe Partizani e Dinamo mbaheshin nga shteti eshte mese e drejte , po 17 Nentori ,Vllaznia ,Flamurtari nuk mbahedhin nga shteti ? e mos genje Partizanin ,Tironen ,e tjerat i kendonin genget e tyre , e jo si thua ti qe kenga per 17 Nentorin ishte kenge kundra qeverise , or plere or mut muti or Sorrē
Edi Romi e ndaloi këngën për Adem Jasharin se organizoi kampionat me Serbinë.
Në Serbi klubet futbollistike udhëhiqen nga shërbimi sekret. Veçanërisht Crvena Zvezda e Beogradit, çerdhja e nacionalshovenizmit serb.
Kënga e Adem Jasharit është provokuese dhe në asnjë mënyrë nuk duhet lejuar që të këndohet në stadjume ose në të kundërt le të durojmë provokacionet që bëjnë të tjerët.
na rrofsh trapin o Niku...po kush ka bere burg mor mashtrus ? Kendonim sa na dilnin syte e therisnim si te marre e askush s na trazonte ! Po na ben disidentin edhe ne statium ? ! Boll mor se po cuditni dynjane...
Kreshnik gënjeshtrat i kanë per zanat tregëtaret dhe politikanët. Si duket ju e kini nga ajo eksperience politike e paktë e asaj mikropartisë tënde të dikurshme që si ngeli as pupël. Kujt i thua ti që të arrestonin në stadium po ti këndoje Minges, Koles, Muçes, Dibres dhe Halilit... (Kete te fundit s'besoj ta kesh parë në lojë se ke qenë në pelena). Gënjen paturpësishtë. Veçoj Halilin se keta të tjerët s'besoj se i njoh me pak ju. Siç këndonin në stadium dhe dasma per ekipin e Tiranës po ashtu këndonin dhe per partizanin. Shprehnim urejtjen kunder pushtetit por indirekt duke sulmuar Partizanin dhe Dinamon si ekipe te MM dhe MB vazhdon budallallekun tend. Po sot ne demokraci tifozët kundershare e kanë "urejten" nga e kaluara diktatoriale? Me rrahen per 2 3 ditë kur hodhem megashashka ushtarake.E ku në ndeshje ndekombëtare!! Ta paskan berë shumë mirë nëse të kanë rrahur, per nje veprim teper te paligjshem, apo te pelqen policia e sotme qe qellohet polici nga psikopati me imunitet Mul Noka. Nese Federata ka ndaluar kengen e Adem Jasharit ka bere mirë jo se nuk vlerëson aktin heroik të tij apo familjes se tij por stadiumi nuk eshte nje keshtjell lufte patriotike ku vetem nje personi i kendohet. Thua se kur dalim nga stadium dalim aq patriot te thekur nga kenga. Fajet i ka ajo regji injorante që ska pik kulture ne organizimin. Kur je kaq I zgjuar pse ike nga vendi? Tjeter eshte te flasesh, tjeter eshte te dish ç'të flasesh.