Halli i Berishës nuk është punë e amerikanëve

3 Dhjetor 2024, 09:51Blog TEMA
Halli i Berishës nuk është punë e amerikanëve

Nga Dritan Hila

Ka një qasje qesharake të ndjekësve të Berishës lidhur me statusin e tij si familje “non-grata” e nisur kjo që nga administrata e parë Trump dhe e bitisur në administratën Biden, sikur tashmë era Trump fryu edhe nga këto anë dhe kjo ka trembur gjykatës e qeveri dhe shumë shpejt do kemi demokratët në dovlet.

Bën vaki ndodh, por kjo nuk ka lidhje me çfarë ndodh në Uashington, por nëse iu mbushet mendja shqiptarëve t’i votojnë. Kjo pasi së pari Trump nuk është një perandor.

Larg qasjes publike të një monarku të votuar me mandat, presidenti amerikan është një nëpunës i votuar, me kompetenca ndaj administratës më pak sesa ato të Bajram Begaj i cili fundja edhe emëron ambasadorë, kurse Trump duhet të kalojë nga gijotina e Kongresit dhe Senatit.

Trump bën vaki edhe ka merakun t’i heqë “non-gratën” Berishës, por puna është që atij nuk është se i ecën shumë fjala në një administratë e cila lëviz në shina të tjera nga qejfet e presidentit, e që në fakt është ajo që përcakton kursin e politikës së SHBA-së në përgjithësi dhe asaj të jashtme në veçanti.

Ja p.sh ca raste kur Trump në mandatin e parë bëri ca premtime, të cilave askush nuk ia fërshëlleu, madje i dolën kundra. Trump u zotua për një hapje ndaj Rusisë.

-Në ato mote, kongresi miratoi edhe 3 paketa sanksionesh kundër Rusisë.

-U zotua të zvogëlojë numrin e ushtarëve amerikanë jashtë SHBA-së.

-Në fakt jo vetëm që nuk u zvogëluan, por u shtuan 2.500 në Gjermani.

U zotua te frenojë emigracionin.

-Ne mandatin e tij hynë më shumë emigrantë se në periudhën Obama. Premtoi se do të ngrinte mur në kufi me Meksikën që do ta paguante Meksika.

-Ngriti vetëm 70 km i gjithi me para amerikane dhe i duhen edhe 1.000 km të tjerë.

Propozoi te ulte deficitin tregtar.

-Kur iku, deficiti ishte rritur, veçanërisht me Kinën.

Administrata federale ka 5 milionë nëpunës dhe është ngritur nga themeluesit e atij shteti, pikërisht që të shmangë zigzaget që mund të pësojë nga humori i votuesve apo aksidente si rasti Trump.

Në Uashington, i cili është një qytet administrativ, Kamala Harris fitoi me 92% të votave. Kjo tregon sesa “kollaj” do ta ketë Trump të imponojë vullnetin e tij.

Kërcënimi për reforma administrative duke emëruar Elon Musk në krye të një ministrie që akoma nuk ka shofer, mbetet për t’u parë. Por Musk është personi më i pasur i botës, por edhe nuk është aspak në qejf nga Pentagoni që ka sindozot nja 3.5 milionë personel dhe 850 miliardë buxhet dhe shërbimet sekrete që nuk harrojnë se është i huaj dhe shpesh ka fërkime me ta.

Ndaj në Tiranë më shumë ngjajnë me gomarin që ndërsa po e shqyente ujku, thoshte “Zot, bëje ëndërr”. (Dritare.net)

10 Komente

  1. S
    Soni

    O Tan dhe kesaj here me Berishen do I fitoni zgjedhjet po si do ja beni me vone.......

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Ziu

      Shiko administraten Rama...e fryre ne 180 mije nga 90 qe e la Berisha. Sikur e keni informatizuar cdo gje?

      Përgjigjjuni
      1. u
        une

        Me pelqen ky Dritani kur thote me kompetence dhe guxim nga fshati jone i vogel se presidenti i zgjedhur Donald Tarump eshte nje aksident. Nje aksident ? Me duket sikur Dritani qe kur ka degjuar idhullin e tij Rama ne vitin 2016 te thote se Trump eshte turpi i civilizimit ka rene ne gjume dhe tani qe eshte zgjuar kujton se eshte viti 2016. Zgjohu Dritan nuk eshte aksident po zgjedhje me vote te lire dhe me shumice derrmuese e popullit amerikan, dhe jo vetem per Presidentin por edhe per Kongresin dhe Senatin. Mos valle populli i Qytetit qe shndrin mbi koder eshte aq naiv sa te beje nje aksident dy here dhe heren e dyte edhe me te "rende'? Apo mos valle Dritani shqetesohet se nje "aksident" te tille do ta beje edhe populli shqiptar ne zgjedhjet e ardhshme ?

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sali rrocka

          O une edhe populli me i kulturuar i Europes solli ne pushtet nje Perbindesh...me voten e lire

          Përgjigjjuni
        2. P
          Poseidon

          ESHTE SHUME E VERTETE.........SHBA KA AQ SHUME RREGULLA E LIGJE TE NDERMJETME SA PRESIDENTI DUKET SI NJE KALORES POR QE E KOMANDON KALI SEPSE MUND TA PESOJE SI KENEDI ETJ.....NUK KA VEND PER TI BERE QEJFIN VEHTES POR AMERIKA CDO SHTET ESHTE NJE SHYET ME VEHTE QE BEN SI I DO QEJFI ,VETEM TAKSAT FEDERALE JANE TE DETYRUESHME.......ATY CIA,PENTAGONI JANE SHTETE BRENTE SUPERSHTETIT QE PUNOJNE DHE DREJTOHEN ME KUSHTETUTE DHE VULA I VIHET NGA KONGRESI..... PSE SHPRESOJNE DEMOKRATES.......????NUM JA MOHON DOT.........POR RROTEN KANE PERSA KOHE OUNOJNE KUNDER AMERIKES

          Përgjigjjuni
          1. P

                    Lini një Përgjigje