
Italia dikur e pushtoi Shqipërinë, duke pretenduar se po i sillte qytetërimin një populli barbar; duke gjykuar nga gjuha e diplomatëve aktualë, mendësia e saj nuk ka ndryshuar.
Nga Fabio Bego
Natën e 5 qershorit 1920, trupat vullnetare shqiptare sulmuan forcat italiane në Vlorë dhe zona të tjera në Shqipërinë e Jugut, që Italia kishte refuzuar t'ia dorëzonte qeverisë së Tiranës. Pas dy muajsh luftime, sipas një marrëveshjeje të arritur më 2 gusht 1920, Italia u tërhoq nga qyteti bregdetar.
Ambiciet e Italisë ndaj territoreve të banuara nga shqiptarët nisën në fund të shekullit të 19-të, kur rajoni i përkiste Perandorisë Osmane. Ato kulmuan me pushtimin e Shqipërisë më 7 prill 1939. Kanë kaluar tetëdhjetë vjet nga fundi i ëndrrave imperialiste të Italisë në Ballkan, por trashëgimia e tyre ende i ndjek marrëdhëniet italo-shqiptare.
Një metaforë e përbashkët e fantazisë perandorake italiane
Në librin e tij të vitit 1872 L'Epiro, diplomati italian Enrico de Gubernatis i krahasoi territoret e banuara nga shqiptarët me një të vdekur. Sipas de Gubernatis, ishte në dorën e italianëve që të sillnin qytetërimin në “këto toka të braktisura”.
Interesi italian për këto territore u rrit në fund të viteve 1880 dhe fillim të viteve 1890, kur kryeministër u bë Francesco Crispi, një eksponent i komunitetit italo-shqiptar (arbëresh) të Italisë së Jugut. Gazetarët, studiuesit dhe priftërinjtë italianë që vizituan territoret e banuara nga shqiptarët i cilësuan ato si të paeksploruara dhe primitive. Vincenzo Vannutelli, një prift katolik, pohoi se Shqipëria ishte ndoshta rajoni më barbar në Evropë. Ai u terrorizua nga “ato fytyra të egra me sy të ligë … të armatosur rëndë” (L'Albania, 1892). Antonio Baldacci, vështrimi imperialist i të cilit i kushtonte vëmendje të veçantë burimeve natyrore, pohoi se virgjëria e Shqipërisë po zbulohej nga dora kureshtare e shkencëtarëve. Ai e përshkroi Kaninën, në rrethinat e Vlorës, si një vend “të ndyrë” dhe një “fole hajdutësh”.
Italianët u tërhoqën veçanërisht nga qyteti bregdetar i Vlorës, i cili konsiderohej i rëndësishëm për kontrollin e Adriatikut. Për të legjitimuar pretendimet e tyre, agjentët kolonialë theksuan trashëgiminë historike të Perandorisë Romake dhe Republikës së Venedikut në rajon. Baldacci u prek nga pamja e flamurit italian që valëvitej në një anije në portin e Vlorës, sepse kjo e bëri të mendonte për të kaluarën, kur Venediku respektohej nga turqit. Meqenëse Vlora drejtohej nga “punonjës të mjerë (pezzenti)” dhe “administratorë feudalë” që nuk e vlerësonin qytetërimin që “ne” sollëm ndër shekuj, qeveria e Romës duhej të kishte ndërmarrë veprime të drejtpërdrejta (Nell'Albania centrale: primo viaggio del 1892, në A. Baldacci, Itinerari Albanesi, 1917).
Politikani italian Antonino di San Giuliano, i cili vizitoi “Shqipërinë” në fillim të shekullit të 20-të, e konsideroi vendin një vazhdimësi të territoreve italiane. Vetëm pak kilometra e ndanin Brindizin nga Vlora dhe skaji i Via Appia në Itali ishte fillimi i Rrugës Egnatia në Shqipëri (Lettere sull'Albania, 1903). Ai sugjeroi që fshatarët italianë mund të kolonizonin rajonin e Vlorës për të rritur ndikimin e Romës. Rrëfimet imperialiste italiane i përshkruanin shqiptarët si të prirur natyrshëm për t'u asimiluar nga fqinjët e tyre. San Giuliano u pushtua nga ndjenjat patriotike kur dëgjoi fëmijët e kopshteve shqiptare të këndonin në italisht “Rroftë Italia dhe rroftë Mbreti!”
Në fillim të shekullit të 20-të, Shqipëria ishte kthyer në një metaforë e përbashkët e fantazisë perandorake italiane. Një guidë turistike e vitit 1899 e botuar nga Giuseppe Marcotti, L'Adriatico orientale da Venezia a Corfù, thoshte se gjuha italiane ishte gjuha e vetme e huaj e njohur nga shqiptarët. Marrja e Vlorës u konsiderua gjithashtu e dobishme për të zgjeruar ndikimin italian në Ballkanin osman. Figura ushtarake italiane Eugenio Barbarich pohoi se Italia kishte nevojë të rriste komunikimet midis Shqipërisë dhe “deteve levantine” për të rifituar një pjesë të hegjemonisë që Venediku dikur kishte gëzuar në rajon (Albania, 1905). Italia u bë një përkrahëse për ndërtimin e hekurudhave që do të lidhnin bregdetin shqiptar me brendësinë e Ballkanit dhe detin Egje.
Shqiptarët shpesh konsideroheshin si pjesë e racës “së bardhë” (Arturo Galanti, Albania: notizia geografiche, etnografiche e storiche, 1901). Kjo veçori i vendosi ata praktikisht në një pozitë të privilegjuar përballë popujve të tjerë të kolonizuar. Megjithatë, kjo nuk e ndryshoi statusin e tyre inferior kundrejt italianëve, pasi ata gjoja jetonin sipas zakoneve fisnore që i bënin ata të krahasueshëm me shoqëritë e mesjetës së hershme ose me kolonitë afrikane. Gazetari Vico Mantegazza, në L'Albania, 1912, pohoi se shqiptarët ishin dembelë dhe se ky ishte një tipar i zakonshëm në vendet myslimane. Pas njohjes së pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1913, Eugenio Vaina (Albania che nasce, 1914) pohoi se Italia duhet të merrte përsipër modernizimin e vendit të ri. Ai sugjeroi që komuniteti arbëresh shqiptaro-italian të kolonizonte vendin. Sipas Vainës, emigracioni i 200 mijë banorëve do të kishte pasur një ndikim të vogël në Itali, por rezultate shumë pozitive për Shqipërinë.
Italia pushtoi Vlorën në dhjetor 1914. Traktati sekret i Londrës i prillit 1915 predispozonte rindarjen e territoreve shqiptare midis Italisë, Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi. Megjithatë, kushtetuta e Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve në fund të Luftës së Parë Botërore ndryshoi situatën strategjike të Ballkanit dhe në Konferencën e Paqes në Paris, Fuqitë e Mëdha nuk ishin të prirura për të mbështetur të gjitha pretendimet italiane në rajonin e Adriatikut. Kundërshtimi i bazës ndaj pranisë italiane në Vlorë bëri që Roma të tërhiqte trupat e saj nga qyteti. Në fillim të viteve 1920, shqiptarët rifituan pavarësinë e tyre, por ambiciet e Italisë në shtetin fqinj morën një vrull të mëtejshëm me ardhjen në pushtet të Musolinit.
Falë politikës akomoduese të presidentit Ahmet Zogolli, më vonë Mbreti Zog, qeveria fashiste e Musolinit mori kontrollin e aseteve kryesore shqiptare me Shoqërinë për Zhvillimin Ekonomik të Shqipërisë, SVEA, dhe Bankën Shqiptare që u themeluan në vitin 1925. Shqipëria u bë një “gjysmë koloni ” dhe përfundimisht u gëlltit nga fqinji i saj në prill 1939. Kolonistët e parë italianë mbërritën në Shqipëri në fillim të viteve 1930, pas themelimit të Agjencisë Italiane të Bujqësisë në Shqipëri (EIAA) në vitin 1926. Me aneksimin e vitit 1939, mbi 100,000 trupa italiane dhe mbi 30,000 civilë u zhvendosën në Shqipëri.
Për të krijuar përshtypjen se Shqipëria ishte ende e pavarur, aneksimi u paraqit si një “bashkim vullnetar” ose, me një ton më fashist, si një “bashkim fatesh”. Sipas propagandistëve fashistë, bashkimi “tregoi përputhjen e interesave dhe ndjenjave të të dy popujve”. (Gaspare Ambrosini L'Albania Nella Comunità Imperiale di Roma, 1940) Italianë të tjerë e panë ngjarjen nga një këndvështrim më pak apologjetik. Sipas Pio Biondolit (Albania Quinta Sponda d'Italia, 1939), bashkimi ishte bërë i domosdoshëm sepse historia kishte vërtetuar se Shqipëria nuk mund të arrinte vetë nivelin e qytetërimit evropian. Ai gjithashtu e justifikoi aneksimin për shkak të viktimave italiane të Luftës së Parë Botërore.
Michele Craveri (L'Albania e le se sue genti, 1939), nënvizoi borxhin shqiptar ndaj Italisë duke përmendur punët që qeveria e Romës kishte kryer në vend me kontributin e taksapaguesve italianë. Propaganda fashiste i përshkruante italianët si një popull bujar që i kishte ndihmuar shqiptarët të përmirësonin kushtet e tyre të mjerueshme të jetesës dhe të mbroheshin nga fqinjët agresivë dhe aristokracitë kleptomane vendase. Pavarësisht parullave propagandistike, shqiptarët zunë një pozicion subaltern përballë italianëve dhe u bënë objektiva të diskriminimit racist dhe etnik. Një person që u deportua me shqiptarë të tjerë në Itali në vitin 1942, kujton se fashistët në Bari i quanin “beduinë shqiptarë”.
Agjentët kolonialistë italianë përhapën idenë se shqiptarët ishin primitivë dhe të prirur natyrshëm ndaj krimit për të justifikuar vjedhjet e tyre. Duke pushtuar Shqipërinë, Italia kishte kontroll të plotë mbi burimet natyrore të vendit si nafta, bitumi dhe kromi, të cilat i duheshin për të ushqyer makinerinë e saj të luftës (Albania fascista, 1940). Shqipëria u konsiderua si hapi i parë për zgjerimin e mëtejshëm në Ballkan. Për të arritur këtë qëllim, Italia sulmoi Greqinë nga territoret e pushtuara nga shqiptarët në tetor 1940. Fushata ishte një dështim dhe shënoi fillimin e fundit të imperializmit italian në rajon. Ndjenjat anti-italiane shtuan dashamirësinë për Partinë Komuniste Shqiptare, e cila u themelua në nëntor 1941. Shumë të reja dhe të rinj kundërshtuan sundimin italian me mjete paqësore dhe të dhunshme. Me veprimet e tyre, ata kontribuuan në dështimin e projektit imperialist italian në Shqipëri, i cili zyrtarisht përfundoi pas armëpushimit të 8 shtatorit 1943.
Shqipëria shihet ende si një “rajon italian”
Flamuri i përdorur gjatë protektoratit italian të Mbretërisë Shqiptare. Foto: Wikipedia/Istituto Luce
Flamuri i përdorur gjatë protektoratit italian të Mbretërisë Shqiptare. Foto: Wikipedia/Istituto Luce
Mbi gjysmë shekulli politikë koloniale italiane në Shqipëri mori mijëra jetë, varfëroi vendin, hapi rrugën për autokratët dhe diktatorët vendas dhe pati pasoja afatgjata për mënyrën se si shqiptarët perceptohen jashtë vendit. Ndërsa shumë vende të Evropës Perëndimore kanë filluar zyrtarisht të rishqyrtojnë trashëgiminë afatgjatë të kolonializmit, Italia refuzon të merret me të kaluarën e saj. Ideologjia koloniale vazhdon të formësojë botëkuptimet e qytetarëve dhe zyrtarëve shtetërorë italianë.
Termat dhe logjika e përdorur nga ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci, janë një shembull i ringjalljes së diskursit kolonial. Deklaratat e tij janë jashtëzakonisht të ngjashme me ato të agjentëve imperialistë liberalë dhe fashistë italianë. Në një intervistë për gazetën e Triestes Il Piccolo, Bucci deklaroi se “Shqipëria është me të vërtetë një ‘rajon italian' ku të gjithë e duan vendin tonë dhe flasin gjuhën tonë”. Së fundmi ai vlerësoi “dominimin” e Italisë në tregtinë e jashtme shqiptare duke thënë se ekonomia shqiptare është “e integruar fuqishëm në ekonominë italiane”. Duke folur për rolin e Italisë në bisedimet e anëtarësimit në BE, ai pohoi se Roma e mbështet këtë objektiv, sepse “në thelb Shqipëria është një rajon i Italisë…”
Në një intervistë tjetër Bucci u shpreh se “Shqipëria, për mua, është rajoni i 21-të i Italisë. Dhe kur do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, do të jetë një urë (testa di ponte) për Italinë drejt Ballkanit Perëndimor. Domethënë një treg me mbi 30 milionë banorë.” Asetet financiare që po jep Komisioni për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE, ambasadori i sheh si një mënyrë që Italia të rrisë ndikimin e saj në rajon. Pasja e një baze në Shqipëri do t'i jepte Italisë mundësinë për të eksportuar në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Në një mënyrë imperialiste, ambasadori italian e gjurmon lidhjen midis Shqipërisë dhe Italisë që nga koha e Perandorisë Romake. Bucci pohon gjithashtu se Italia ka ushqyer/shpëtuar shqiptarët nga uria (sfamato) në fillim të viteve 1990.
Gjuha imperialiste kalon pa kritika
Toni paternalist dhe pompoz që përdor Bucci për të përshkruar aktivitetet italiane në Shqipëri pasqyron narrativat koloniale të shekullit të 19-të dhe të 20-të që e portretizonin vendin si një shtrirje të territorit italian dhe një hap të parë për zgjerimin e Italisë në Lindje. Bucci përpiqet të normalizojë idenë se Shqipëria është “një rajon italian”, pa marrë parasysh vuajtjet që u kanë sjellë shumë brezave përpjekjet italiane për të aneksuar shtetin fqinj. Si një shtetas shqiptaro-italian, deklaratat e tij i konsideroj të rrezikshme, sepse të krijojnë përshtypjen se Shqipëria bie në zonën e influencës së Italisë.
Deklaratat e Bucci-t duhet të kishin shkaktuar kritika nga shtypi apo politikanët shqiptarë apo italianë. Megjithatë, përveç bisedave private me miqtë, deri më tani nuk kam hasur në ndonjë reagim negativ ndaj fjalëve të tij. Në Itali, konceptet koloniale problematizohen rrallë. Qeveria aktuale e krahut të djathtë ndan vizionin imperialist të shkollës së vjetër të Bucci-t. Ministri i Jashtëm Antonio Tajani, për shembull, promovon një frymë ekspansioniste në përfshirjen e Italisë në Ballkanin Perëndimor. Një seri videosh kureshtare janë publikuar së fundmi në YouTube nga Confindustria Albania për të promovuar njohuritë historike të vendit dhe për të tërhequr më shumë investitorë italianë në Shqipëri.
Meqenëse Bucci e paraqet anëtarësimin në BE si një kalë troje për interesat italiane, BE-ja duhet t'i kishte adresuar deklaratat e ambasadorit. Por vetë BE-ja është në konflikt interesi me politikën dekolonizuese. “Evropianizimi” i vendeve të Ballkanit ishte një nga objektivat e shpallura të politikës imperialiste të shekullit të 19-të dhe të 20-të. BE-ja e ka trashëguar këtë barrë dhe shpesh riprodhon dinamikat koloniale që kanë karakterizuar historikisht marrëdhëniet midis Evropës Perëndimore dhe Ballkanit.
Ideologjia koloniale ka gjeneruar disa efekte kontradiktore në ndërtimin e kombit shqiptar. Mitet e bardhësisë, kanë rrënjosur krenarinë e cila tenton të shfaqet veçanërisht në mënyrën se si shqiptarët përpiqen të pozicionohen ndaj fqinjëve ballkanikë dhe subjekteve të tjera (post)koloniale. Nga ana tjetër, ka krijuar një ndjenjë turpi ndaj europiano-perëndimorëve dhe pasardhësve të tyre amerikano-veriorë, të cilët sipas matësit të qytetërimit kolonial do të jenë gjithmonë më të fortë, më të zgjuar dhe më të bardhë se shqiptarët. Kjo mund të jetë një arsye pse politikanët shqiptarë pranojnë pasivisht pozicionin subaltern, në të cilin Bucci e zbret vendin e tyre në hartën e tij imagjinare të Italisë.
Nje fatkeqesi qe talonet iken nga vatoni......ndoshta sot sunitet nuk do te perbenin 90% te popolos m'Albanistan....!!!
Shume e sakte,cfare ta besh kete lloj shkerdhate-pavaresie?Keta zagaret tane e shkunden fare,100 here me mire protektorat italian se shtet Ram,drejtesi Ram,mafie Ram,media Ram.Pak vite ndenjten ketu italianet dhe bene mrekullira me ndertime,investime,dije ,metalitet etj. Po pse u revoltohet ky autori?Ka shpifur gje prifti ose gazetaret ,vizitoret italiane qe e konsideronin vendin dhe njerezit me barbare ne nje shkalle civilizimi me afrikanet,apo kur thote per tufe hajdutesh dhe vrasesish,ose fytyra te egra me sy te lige?Kane rrejt me ndonje rresht??Absolutisht te verteta!Shqiptarin ne cdo cep te botes e njeh nga surrati i vrerosur,veshtrimi dhe mimika e fytyres.
Europa DUHET te jete NJE, duke perfshire te GJITHE shtetet e popujt qe jetojne. Imagjinoni nje shtetas amerikan, te cdo shteti te USA, qe te jete nacionalist lokalist PRIMITIV sic jane aktualisht shume europiane ne shtetet te BE apo ne lindje te Europes? JA perse Amerika DOMINON boten, sepse ata mendojne e veprojne alla GRANDE, e jo si mentalitetet LILIPUTE ne pergjithesi te cdo katundaruci politikan, europian. Nuk eshte mire per Europen qe, Gjeorgjia Ukraina Moldavia Turqia Ballkani etj, te rrijne e presin me shekuj, per cfare, per t'u hapur dyert e familjes se ciles i perkasin. Shume e veshtire tu shpjegosh minjve brenda nje qypi, qe vizioni i tyre eshte thjeshte... brendesia e qypit.
Shqiperia perben rajonin me te madh me popullsi muslimane te Italise….lol
Qëllimet kolionaliste i përkisnin 20 vjeçarit te diktaturës fashiste. Italia i perket shteteve Evropiane dhe nuk ka asgjë të përbashkët me provincat periferike të perandorisë Osmane siç eshte dhe do mbetet shqiperia.
1890,vlora shikohet si " fole hajdutesh e njerezit fitira te ndyra e me si qe te tromaxin..."!!! 2023,vlora : nje fole hajdutesh e njerez me fitira te ndyrae me si qe te tromaxin (te futin friken).... Rrealitet.
po shiitet ?
Shiitet!? Keta lanete leshqene jane me keq se sunitet.... te pabese e t'pafytire,te vrasin naten e te qajne diten.
Shoku evgjit qe vetquhesh grrek,shife pak pidhin e mamit dhe te gruas menyren e qethjes.A nuk te japin pershtypjen sikur Shqiponja i eshte stamposur jo vetem ne siperfaqe por dhe shume ne thelle ne te.Vrehe nje here vrehe dhe bindu qe jeni pjelle e jona
Fabio Bego- Italia nuk e ka pare asnjehere Shqiperine si koloni te sajen pavaresisht gjuhes qe perdorin qeverite qe nderrohen dhe shkojne e vijne. Nese do ta kishte trajtuar ne ate prizem sot do te ishim ne Europe. Italia ka probleme akoma me jugun e saj dhe me ishujt Sardegna e Sicilia, te cilet i konsideron dembele, terroni, mafioze, te pagdhendur. Shqiperia ka qene dhe vazhdon te jete e rrethuar nga fqinje grabitqar te cilet na kane grabitur pjesen me te madhe te territoreve tona.A nuk do te kishte qene shume me mire sikur ta kishim patur Italine si protectoren tone.E keqja na ka ardhur nga fqinjet ,jane tre shtete te cilet i kane shkaktuar popullit Shqiptar vuajtje dhe tmerre.Trekendeshi Turqi Serbi Greqi.Nuk na ka ardhur e keqja nga Italia. Mundohu ta korrigjosh shenjestren .Çfare te keqe ka nese Italia investon ne Shqiperi, cfare te keqe ka nese Italia na mbeshtet ne rrugen drejt Europes qe te anetaresohemi sa me shpejt. Ty te besdis gjuha qe perdor ambassadori Italian, duhet te te jape besdi politika greke qe i fryn zjarrit pa asnje shkak bile na kercenon edhe per fredi belerin, nese drejtesia nuk e nxjerr nga burgu nuk mund te anetaresohemi ne BE.Ne Itali jetojne rreth 800.000 shqiptare, jane integruar me te gjitha te drejtat si qytetaret italiane, nuk diskriminohen, nuk poshterohen, siç ndodh ne Greqi. Prova a riflettere Fabio Bego.
Eni, ky fabio do jetë një "sovranist" di albini dhe foltorja. Gjërat më të liga e të poshtra në atë artikull janë se shet opinionin e një ushtari si opinion të shtetit italian për shqiptarët dhe paragrafi i fundit ku poshtëron kombin e vet. Fabio duhet të dijë se kush shan kombin e vet është qenie inferiore që shkarkon dështimet e veta personale te të tjerët, shkurt është një dështak serial.
Na u desh nje adaptim,si femijet jetim.Ndoshta 100 vjecar do ishte i mjaftueshem.Sa per tu europinizuar,edhe komunizmin do e kishim me te bute,jo aq barbar.Atyre qe leftuan gjithsesi mirnjohje
Nje shkrim i Albin Kurtit nr.2. Po mire, mor Fabio, qytetar italian dhe shqiptar, lere shtetesine italiane, Italine dhe hik diku tjeter. A je ne kete dynja, apo ke zhavorr ne tru. Eshte BE, jane 27 shtete, kane hapur kufijte dhe levizin lirisht kapitale, njerez, teknologji, etj., pervec NATO-s. Po si do ti, ai te investoje per syte e bukur te tu. Ne lagje kisha nje tiranas te vjeter, qe thoshte: bota eshte miremengjez me interes. Jane keto interesa qe i bashkojne shtetet dhe popujt. Problemi eshte si menaxhon ti situaten. Edhe Estonia eshte 1,3 milion banore, ne NATO dhe BE e me Rusin ne Kurriz, por ka perparim. Nese jemi te prapambetur, aq me teper te integrohemi. Ti po te duash rri ne peme. Idiot infantil, na shet edhe patriotizem folkloriko-historik.
Ti pseudo pordhiot Mero Mori te shash atedhetaret.hajt ne te sateme vavesh
Italia ska me asnje peshe ne shqiperi ky bucci ben mir te kuptoj qe italia esht shtet i falimentuar nje greqi e ardhshme.ca kolonializmi do te bej?ne versionin e leckamanve
Fatkeqsisht asht e vertete . Akoma sot nuk kemi identitet.
Po ca thua o trim i ketij shkrimi ,ne jemi me te civilizuar se italianet pa lere per fuqi ekonomike,shtet e drejtesi.Pa lere per trimni.O tyc askush nuk te merr ne dorezim ty dhe idioteve si ti,bejini derman vedit,po i pushtoka italiani kta.hej bela.
Zoti Mero Baze, mbaj shenim per keto komente antishqiptare, qe nxisin urrejtjen dhe percarjen nderetnike e fetare. Je bere pale me birbot dhe zagaret grekeqire te Janulles, je bere foleja e e kolones se peste te agresionit greko-sllav ne trojet dhe shtetet shqiptare. Mjaft u morre me Albin Kurtin qe eshte pengesa e vetme qe Zajednica serbe te mos shkaterroje Kosoven. Mjaft ju dhe ze dhe krahe trolleve greke te Janullatosit te Zi qe po projekton motren e Zajednices serbe, por tashme ne Jugun e Shqiperise, me famekeqen teori te Vorio Epirit. Keto nuk jane thjesht gabime e naivitete mediatike, por jane faje qe nuk falen zoti Mero Baze. Te kane zene syte favoret e huaja dhe nuk te ben syri drite se cfare po i shkakton interesave te kombit nen masken e te qenit geopolitikisht korrekt. Ti zoti Mero, qe je bere si Mao Ce Duni, qe di gjithecka, qe flet per gjthecka, qe jep mend per gjithecka, qe ben Eminencen Gri, keshilltarin helmues, here djathtas per Sali Qenin makut e vrastar, e here majtas, si zeri mediatik i Edi Rames, atij lolos megalloman te Oborreve te Evropes pro serbe dhe te qehajajit te Brukselit si edhe sharlatanin e Open Balkan, me partner Vucic-in, kasapin e Kosoves, nuk mund te mos e dish, nuk mund te besh qorrin dhe naivin e te mos kuptosh se ne mullirin e kujt cojne uje editorialet e tua dhe shumica e shkrimeve dhe opinioneve ne gazeten tende. E mbaj mend mire kur ne Gazeten tende Tema frynin flladet e ''Russia Today'' te Putinit qe trumpetonin superfuqine e tij dhekapitullimin para tij, si edhe bishtave dhe bijezave te Russia Today ne Itali, sic eshte gazeta ''Il Giornale'', nga e cila Lumanet e redaksise tende, sillnin cdo dite pershtatje dhe materiale propogandistike pro ruse. Tashme, ato fllade te Russia Tuday jane cfryre dhe mehur, por ti zoti Mero nuk heq dore nge redaksionalet anti shqiptare, pro sllavo-grteke, tashme te mbuluara e te justifikuara nga velloja euro-atllantike dhe interesat gjeostartegjike te tyre ne Ballkan. Si atehere, edhe tani, je njelloj i njollosur dhe rrezikshem zoti Mero, dhe njelloj i urryer dhe neveritur nga cdo shqiptar sycelet. Padronet e tu Vucic dhe Janullatos, armiqte e betuar te shqiptareve, nuk do te te mbrojne dot nga akuzat me te renda qe mund ti hidhen persiper nje gazete qe u bie daulleve te uzurpatoreve dhe kasapeve te shqiptareve.
Qenke i lezetshëm ti zotrrote! Te shqeteson ndikimi italian ne shqiperi, investimet etj, mos don qe kete vend ta marrin turqit dhe arabet. A nuk te mjaftuan 500 vjet?
Ne jemi pjese e Europes.Me mbeshtetjen e Italianeve dhe disa vendeve te tjera Europiane vendi jone egziston,dhe ka nje fije kulture.
Paskan lene shume kopila nga pas Ushtaret dhe Turistet Italian. Enveri duhet te kishte shfarosur me shume nga keto mbeturina. Keta debila dhe plehra tradhetare nuk thone qe Shqiperia ka qene Koloni qe ne 1991. Qeveria Shqiptare eshte kukull ne doren e re huajve dhe sidomos ne duart e Amerikes. Ne jemi Koloni me e kolonizuar se shtetet e deklaruara qe Jane Koloni. Italia vrau, prwu, shkaterroi dhe beri masakra ndersa rrobq... Duan kolonizim. Italia ebyt nga zezak, Arab, varferi, mafies, shkerdhatacion dhe debilat levdojne halene Italiane
Ju qifsha robt shkerdhata popull inferior, tamam fare e keqe, qe beni me te mire tjetrin nga vetja dhe kombin felliqsira shiko shkrime ketu dhe nxirre konkluzione, pse nuk behemi njerez e shtet, njerez pesimist qe qellim keni te hani e te dhisni, deri sa te ngordhni,
Pepinot qe hajne mengjes dreke darke makarona. Akoma dhe sot Do te na sillnin qyterim!!!