Nga Preç Zogaj
Dje, pas një heshtjeje më shumë se dymujore, pati dy lajme me jehonë në Shqipëri nga Departamenti i Shtetit.
Njëri, ai për emërimin në një detyrë të re të ish-ambasadores, Juri Kim, nuk ka ndonjë rëndësi për zhvillimet në vendin tonë. Por merr vëmendje vetëm në kontekstin e “lajmeve” të vazhdueshme nga fronti berishist sikur është hequr me ceremoni dhe po hetohet. Aq të sigurt e kishin bërë shporrjen e saj emisarët e Berishës sa dy a tre prej tyre më drejtoheshin edhe mua nëpër televizione, a thua e kisha emëruar unë ambasadore në Tiranë: “Ku e ke Kim, e ke marrë vesh se po shkon për lesh”? Kuptohet se me drejtoheshin ashtu, ngaqë kam mbështetur qëndrimet e përfaqësuesve diplomatikë të SHBA-ve në Tiranë si qëndrime të Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit të Shtetit e jo se kam përfituar ndonjë gjë për vete prej tyre.
Lajmi tjetër, shumë i rendësishëm, është ai i vlerësimit të SPAK në raportin e vitin 2024. Shumë i rëndësishëm, pikësëpari në kontekstin e një heshtjeje relative nga administrata e re e Presidentit Tramp. Krejt e shpjegueshme në kontekstin e startimit të saj me prioritete madhore, por që kishte hapur shumë gojë në Tiranë, sikur SHBA do t’i heqin prizën SPAK. Për rrjedhim dy aktorët kryesorë të kastës plurale solidare do të kishin dorë të lirë për ta kastruar (Rama) dhe për ta shkrirë (Berisha)!
Synimi imediat i këtyre zotimeve ishte të shvlerësonin hetimet e përfunduara, të dekurajonin hetimet në proces dhe në përspektivë, duke bërë analogji pa lidhje me problemet e Tramp me drejtësinë amerikane.
Kush ka një dozë normale profesionalizimi, ka paralajmëruar herët se në kohën e duhur, brenda mars-prillit, do të kishte një prononcim të parë mbështetës-inkurajues të Administratës së re amerikane për SPAK. Dhe ja ku jemi.
Në raportin e botuar dje, nga shumë të hetuar të sferave të larta që ka sot Shqipëria, përmendet me emër vetëm Sali Berisha, duke referuar aktet ligjore administrative ku është mbështetur sanksionimi i tij.
Raporti është botuar pas kompletimit të drejtuesve të rinj në Zyrën për Europën dhe Euroazinë, që mbulon edhe Ballkanin e Shqipërinë.
Më e bukura, Raporti jo vetëm vlerëson punën e SPAK, por nënvizon me nota kritike-nxitëse se “megjithatë, ndjekjet penale mbeten në nivele të ulëta”. Prokurorët e ndershëm dhe kurajozë të SPAK, sikurse gjyqtarët e GJKKO, kanë arsye të ndihen më të inkurajuar në punën e tyre. Publiku i gjerë ka arsye të mbajë lart besimin dhe mbështetjen për drejtësinë e re.
Ka ndodhur ajo që pritej. Krejt e kundërta e “lajmeve” të kasandrave të Berishës që e bënin fakt të kryer heqjen e saksionimit të tij dhe komunikonin më të tjerët si për një gjë që kishte ndodhur. Kur në fakt nuk kishte ndodhur e nuk ka ndodhur.
“Misionarët e rosës”, i quante dikur Spartak Ngjela tipat që i sillnin Berishës lajme të zmadhuara apo të rreme, që e dinin se mezi i priste, me qëllim që të merrnin prej tij vëmendje, vlërësim, kandidim, emërim e tjerë. “Sill rosën, merr shpërblimin”, qeshte Ngjela.
Kjo histori ka vazhduar e vazhdon. Berisha me të tijtë e kanë bërë hit refrenin “koha na dha të drejtë”. Makare, thonë në Shkodër. Shumë demokratë dhe opozitarë jo berishistë do ta dëshironin këtë. Në radhë të parë për një interes konkret, që është rrotacioni i pushtetit pas dymbëdhjetë vjetësh.
Por gjërat duhen thënë siç janë. Deri tani koha nuk u ka dhënë të drejtë për asgjë. As për si e ka treguar Berisha sanksionimin e tij, as për pasojat e lëvizjes së tij për marrjen e kreut të PD-së.
Nuk ia vlen ndalemi me hollësi te narrativat e shumta njëpërdorimëshe që ka konsumuar për të mbajtur e shtuar radhët e ndjekësve. Në këtë pikë, le ta pranojmë se ka vepruar me mjeshtëri, si njohës i mirë i botëkuptimit dhe botëndijimit të tyre, i dritë-hijeve të natyrës njerëzore, duke kuar me përparësi pjesën e hijeve.
Ajo që ka mbetur është se sanksionimi i tij nuk është bërë se ka penguar “ndarjen e Kosovës”, siç ka trumbetuar gjatë. Nuk lidhen pazëll-ët. Administrata Biden ishte kategorisht kundër një marrëveshjeve të paqes mes Kosovës dhe Serbisë me shkëmbim territoresh.
Sanksionimi nuk ka asnjë lidhje me aferën “McGonigal”, një dru i shtrembër i FBI-së së Nju Jorkut, që është hetuar e dënuar me burg për shkelje të rënda dhe korrupsion nga vetë drejtësia amerikane. Veç të tjerash edhe për një ryshfet prej dyqind e njëzet e pesë mijë dollarësh, marrë nga një pjesëtar shqiptar i ujdisë së tij me Edi Ramën kundër ish kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Edhe në këtë histori pazëll-ët nuk lidhen, datat nuk përkojnë, një histori pa data të sakta është si një përrallë. Veç po të bëhej Berisha Bashë.
A mund të imagjinohet që një ish punonjës i FBI që është larguar nga detyra dhe vënë në hetim disa kohë përpara sanksionimit të ish kryeministrit shqiptar, të mund të vërë në lëvizje mekanizimin ndërinstitucional të sanksionimeve në shtetin më të fuqishëm të botës? Këtë mund ta mendojnë vetëm ato mendje të ngushta që e dinë SHBA një çerdhe intrigash të nivelit të një seksioni partie në një lagje të Tiranës.
Koha nuk u ka dhënë të drejtë akoma për kryesoren e refrenit, që është heqja e non gratës nga administrata e re. Citimi i saksionimit dhe hetimit të Berishës në Raportin e djeshëm të Departamentit të Shtetit është një lajm i keq për çfarë presin.
Së fundi, mbetet fitorja në zgjedhje, premtimi më joshës dhe më mobilizues i Berishës për ndjekësit. Sondazhet korente të dy kompanive me emër si “Piopoli” në Itali dhe “Eurobarometri” fotografojnë për koalicionin “Shqipëria madhështore” një përqindje me të ulët se PD plus LSI në vitin 2021. Nëqoftëse mbetet ky rezultat, i bie që opozita e Rithemeluar të ketë humbur katër vite kot përgjatë mandatit më të zi të Edi Ramës sa i takon përfshirjes së verifikuar në korrupsion të një numri shumë të madh zyrtarësh të partisë së tij. Në një kohë kur katër vjet më parë PD dhe LSI kanë qenë vetëm 37 mijë vota prapa PS-së. Dramë e madhe, por le të presim verdiktin e zgjedhjeve.
Çiftelisti serioz Çiftelia, çiftelist i stilit të gishtave fitoi 15 milionë lekë në Lotarinë Kombëtare Sy m"sy, për gishtin më të gjatë në performancën bluegrass tallava- "Duaje lekun, si Vini mallin" Merobazetari investigativ Yildis Gallata ( Pata) e pyeti "Çfarë do të bësh tani" shoku Çiftelia ? Ai u përgjigj: "Unë do të vazhdoj të çifteloj me ultratinguj deri sa të mbarojnë paratë"... te ndroje pushteti dhe te behem çiftelist I larte I administrates.
E ke fjalen per grupin ciftelia te saliut ti tribun i vegjelise se nje nga ata eshte brenda dhe duhet te ishin te gjithe. Persa i perket raportit DASH e ka ber sorosi,rama dhe kim pa pyetur paloqen,belon,edit bythderren,bleonen e zagaret e saliut qe i lepihen
Peshtanit i paskan bo ca "Penicilina", se kishte ik per lesh mbasi kish 6 muj qe rrinte posht ballkonit te Penicilines, ah ah ah
BRAVO!!
Konkluzionet po i japin ishsigurimsit, e,vete deklaruar mo,edhe me pseudonim!?
e cfare jane konkluzionet para liderit tuaj, sigurimsit e udbashit te lavdishem Sali Vuk Karaxhixhit?
Këtij fondacionit Pashko i duhet vënë emrin ÇEKU I BARDHË e nofullën shtrembërim që shkatërroi Shqipërinë prandaj e mori Zoti.
Bravo Preç! Më i kulturuari, më rracionali, më i sinqerti mes kategorisë së intelektualëve. Një shembull kulture dhe kompetence përballë lukunisë së pseudo politikanëve dhe pseudo analistëve të talkavasë. Edhe personalisht një qytetar shembull, patriot dhe laik, larg llucës religjoze, përçarëse dhe folklorike të katolikëve të veriut, që nuk ndyshon shumë nga gjithë fetë e tjera mesjetare, islamizmi dhe ortodoksia grekofile antishqiptare
Preç Zogaj është pjesë e burrave më të mençur dhe me më dinjitet që i kanë mbetur Shqipërisë! Fjalët e tjera janë të tepërta!
O oo9Preci eshte vetedeklaruar si ish spiun i sugurimit te shtetit,me pseudonimin ciftelija!Ku e gjeti ksntundari i Manatise intelktualmin!?
problemi nuk eshte ai i ndershmi i vetedeklaruari, problemi eshte ai i padeklaruari qe ka zhdukur dosjen e vet, vazhdoni e masturbohuni me kufomen e qelbur te Sal Vuk Karaxhixhit.
Nëse posti i Zv.Ndihmëses së Sekretarit të Shtetit është post hallkë/nyjë e rëndësishme në zinxhirin vendimmarrës dhe komandues, që ushtrohet vetëm nga diplomat i rangut të lartë, posti i Senior Advisor është thjesht post këshillimi, post influencues dhe raportues, që mund të ushtrohet edhe nga një i sapodiplomuar... Kjo koreano-amerikania ish ambasadore e Amerikës në Tiranë, të cilës Rama dhe Xhaçka ja bënë gati kredencialet e përcjelljes përpara kohe, është "futur në ujë" nga lëvizjet tektonike në Administratën Amerikane. Yuri Kim ishte Zv.Ndihmës Sekretare e Shtetit, një post i rëndësishëm që mund ta mbajnë vetëm diplomatë karriere të gradës ambasador. Posti i ri, Senior Advisor, që iu dha, është një post "afifkë", thuajse mbushës, pa asnjë rëndësi, që zakonisht e marrin ekspertë të rinj në profesion, sigurisht jo diplomatë, pasi është kryesisht post politik. Fakti që ka zbritur në këtë derexhe, mund që i janë hequr edhe Titujt Diplomatikë, sepse një ish diplomat ambasador nuk pranon kurrë ta emërojnë Senior Advisor. Edhe diçka, nëse posti i Zv.Ndihmëses së Sekretarit të Shtetit është post hallkë/nyjë e rëndësishme në zinxhirin vendimmarrës dhe komandues, që ushtrohet vetëm nga diplomat i rangut të lartë, posti i Senior Advisor është thjesht post këshillimi, post influencues dhe raportues, që mund të ushtrohet edhe nga një i sapodiplomuar, pa qenë diplomat. *** Ata të PD-së u gëzuan kur u shkarkua. Por u hidhëruan që mbeti ende në "qilaret" e Administratës. Të majtët u hidhëruan kur u shkarkua. Por kaluan në mashtrim ekstrem të opinionit publik mes Mediave, kur morën vesh që u caktua si Senior Advisor, duke ja ofruar shqiptarit bakrin për ar 24-karat. Dhe nuk dëgjova ndonjë të djathtë të kupolës, të bënte sqarim të kësaj që i ka ndodhur koreanes Kimi, mes emërimit të ri, që të orientohen njerëzia.
Përkufizimi i termit Senior Advisor "Këshilltar i Lartë" Në disa vende, "këshilltari i lartë" është një pozicion i emëruar nga kreu i shtetit për të ofruar këshilla në nivelet më të larta të politikës kombëtare dhe qeveritare. Te na falë Sqarimi berishues
Te tere ju plera qe ofendoni Z,Preci jeni pesticide te te dyja krave Ramush hajduti dhe sali kreminelit. Z, Prec Zogaj eshte burr fisnik dhe i zgjuar. Z, Preci kushdo qe eshte me SPAKUN eshte kundra millionave te vjedhura nga Rama dhe berisha por ky i dyti ka dhe krime mbi kuriz. Ajo dihet po ishje me SPAKUN je kundra dy partive komuniste qe jane Rama
Spaku deri më sot (e ka 6 vjet punë) ka zënë disa cironka (siç i thone korçaret), prandaj edhe e përmend edhe raporti i DASH ku nënvizon me nota kritike-nxitëse se “megjithatë, ndjekjet penale mbeten në nivele të ulëta”. Sali Berishës e familjarëve të tij të cilët edhe kanë vrarë njerëz të pafajshem, deri tani nga Spaku nuk u ka hyrë as edhe një gjemb në këmbë!
Pashko tregoi qe ishte gjithashtu nje tjter trap i PD-se. Sa koqe paska patur kjo parti bashke me ty o Prec.