Komedia e një njeriu që është në hall

20 Mars 2025, 17:41Blog TEMA
Komedia e një njeriu që është në hall

Nga Spartak Ngjela

Njeriu që vuan në këtë jetë është ai individ që ka hyrë në shërbim të një shteti armik, dhe punon kundër vendit të tij. Si rregull këta individë në jetë i drejton gjithmonë ligësia e tyre e brendshme.

Sepse, ajo kurrë nuk iu ndahet.

Dhe deviza e tyre kuptohet se ka qenë dhe është kjo:

Ligësia e ligësisë së ligësisë sime, ma dërmon kaq shumë arsyen, sa me ligësi mendoj për shkatërrimin tënd.

I.

E pra, ja, sot...

Ka mbetur në Shqipëri një individ i fiksuar në motivin e tij të fshehtë anti-Shqipëri e antishqiptar, por tani ai është nën presionin e dështimit të tij - Sali Berisha.

Po ata që ia kanë kërkuar që nga viti 1974 - 1975, a do ta tolerojnë Saliun që nuk ua përmbushi detyrën që ky u kishte marrë përsipër?

Duket se si mbrojtje, Saliu do të ketë faktin që me urdhrin e tyre, nga viti 1992 e deri në vitin 1996, ai shkatërroi pesëqind uzina e fabrika në Shqipëri.

Por, shqiptarëve dhe Shqipërisë, Saliu u mori të keqen. Kurse tani, ai është nën një proces penal në SPAK. Dhe vjen vërdallë me shpresën e kërcënimit të pushtetit gjyqësor.

E ç'rëndësi ka! Saliu nuk vjen dot më në pushtet, sepse është nongrata për korrupsion në Amerikë dhe në Britani, por edhe me një akuzë penale në Shqipëri, po për korrupsion.

Një komedi kjo për qytetarët shqiptarë që po e ndjekin nga media, por për Saliun kjo ndihet si tragjedi, sepse është i akuzuar me gjithë familjen.

Po pushteti gjyqësor, a do të ketë forcën t'i qëndrojë presionit prej banditësh të Saliut?

Kjo pritet për t'u parë, por për spektatorët kjo nuk ka rëndësi, sepse ata po ndjekin komedinë dhe, fjalimet e Saliut, e llomotitjet e tij mediatike. Shqiptarët tani kuptohet se po ndjekin komedinë e njeriut që është në hall.

Dhe, me sa po kuptohet, kjo gjendje komike duket se do të vijojë dhe për disa kohë.

Po pronat e korrupsionit të lartë shtetëror, a do të konfiskohen nga SPAK?

Të shohim!

Kurse spektakli vijon, dhe spektatorët po e ndjekin me kërshëri komedinë tre ose katër herë në ditë, sa herë që Saliu del në televizion.

II.

Por, na duhet të themi se, kjo gjendje e kësaj politike qesharake që po luhet në Shqipëri, është origjinale, ngaqë një e tillë histori ka ndodhur vetëm në Shqipëri.

Në fakt, kuptohet ndërkaq se kjo lloj gjendje psikologjike, lësho e mos-këput, është psikologjia osmane, e cila ka mbetur ende në psikologjinë tonë popullore.

Sepse, po ta shohim me vëmendje historinë tonë, këtu në Shqipëri, që nga Enver Hoxha e deri më sot, në politikë ka drejtuar absurditeti.

Pse, a nuk gëzoheshin shqiptarët duke ndjekur në dyzet vite rresht absurditetin politiko-historiko-histerik - Hoxha Enver?

Dhe ja, nuk e shihni sërish që tek absurditeti politik i qeverive Hoxha, jemi ende dhe sot ne shqiptarët?

III.

Prandaj, pyetja thelbësore e historisë është kjo: a nuk do të heqin dorë ndonjëherë pushtetarët shqiptarë nga absurditeti qeverisës në Shqipëri?

Në fakt, kjo nuk po besohet ende se mund të ndodhë. Sepse Osmani ende nuk nuk ka vdekur në Tiranë.

Pse, a nuk ishte një jetë absurde e shoqërisë shqiptare edhe pushtimi osman i shqiptarëve në 500 vite rresht?

Po tani çfarë po pritet?

Asgjë e saktë, sepse absurditeti në drejtimin politik në Shqipëri ka rrjedhur nga sulltanët e Perandorisë Osmane, tek absurditeti kriminal Hoxha, dhe, në vitin 1992, gjendja kaloi nga absurditeti Hoxha në absurditetin politik Sali.

Po pse, tani që po duket se absurditeti Sali ka humbur në paqenie politike: a nuk po ndihet ende absurditeti Hoxha Enver në qeverisjen e Shqipërisë?

Sigurisht që po ndihet ende absurditeti Hoxha Enver.

Prandaj duhet pranuar se absurditeti Hoxha po vijon; sepse, a nuk e keni parë që ne, në qeverisjen e Shqipërisë, po ecim ende, edhe tani në shekullin XXI, po me raportin pesëqind-vjeçar: Sulltan Enver, Sulltan Sali?

Domethënë kuptohet se paskemi qenë të destinuar të mbetemi te zvarritja e Stambollit: te sundimi i sulltanëve histerikë, dhe asgjë më shumë se kaq.

Po, pikërisht aty jemi ende, sepse nuk e vrasim dot Sulltanin, prandaj siç duket, mendja ka mbetur e ngrirë tek Stambolli mesjetar me fjalinë frymëmarrëse pesëqind-vjeçare:

Këtu kam qenë, jam e do të jem, vetëm unë: Sulltani juaj historik.

Deri kur?

23 Komente

  1. K
    Karmina

    Daktorri ka vendos me ne fund te na ktheje pronat! Pas 30 vjetesh sorollatje, nga nje zyre ne tjetren, me ne fund Doktor Mortja e tha dhe nje loaf per ata te cileve, me 1992 ju mori voten per ti perfaqesuar! Bravo o Kurva Kombetare! Mbasi i bite flaken Shqiperise disa here, mbasi organizove dhe proteste per mbylljen e Tik Tok, gjete dhe nje fjale te thuash per ish pronaret! Mbasi prinderit e gjysherit tane nuk mund ta gezonin e Ne na degdise skllever neper bote! Por, edhe mos te denoje gjykata, ti denimin Moral, nuk ta heq njeri! Do njihesh perjete si Doktor Mortja, sali serbi, sali Penxherja, babai i Xenit! Çdo komb e ka nje Hero Kombetar, por, ne shqiptaret do kemi dhe Prostituten Kombetare sali! Ec perpara o “ Lezhenda” e dythundrakeve injorante, pa atdhe e te perdale!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Platori

      Ore Tak derdimeni qe nga njera ane shan enverin dhe nga ana tjeter thua se na paska lene 500 fabrika dhe uzina. Per info te budallenjeve qe te lexojne dhe qe nuk jane pak po te sjell nje shembull. Ne gjithe bllokun Lindor Republika Demokratike Gjermane ishte lavdia e teknologjise dhe ne fund dhe ata u detyruan te mbyllin fabrikay e tyre pasi nuk konkuronin dot me teknologjite perendimore. Enveri bashke me tyt et, nuk i la Shqiperise 500 fabrika dhe uzina por 500 gropa financiare pasi asnjera nuk dilte me fitim. Saliu dhe cilido te ishte ne vendin e tij nuk kishte rruge tjeter vetem se te mos lejonte qe keto gropa te vazhdonin te thithnin leket e taksave vetem per te dhene rroga. Qe ta kuptosh me qarte eshte njelloj si te te paguash nje te rrjedhur si ty per te dhene mend.

      Përgjigjjuni
      1. .
        .

        ti o tru pjerdhur,perse nuk i modernizove atehere po gjete menyren me te kollajshme mbylljen dhe shkaterrimin total edhe si ndertesa,perse nuk i ruajte te pakten si objekte,keshtu sic thua ti o legen edhe une di te qeveris,shhkaterri dhe mos nderto asgje sepse te thithin leket,

        Përgjigjjuni
      2. Z
        Zagali

        Karmina, bravo!

        Përgjigjjuni
        1. B
          Blloku

          Nuk shahet avokati: ka verb. O pika qe si bie derdimenit. Nje cope mish me syze, qe ska pasur kurre ne jeten e tij, nje te dashur.

          Përgjigjjuni
        2. P
          Psevte dridhet pena te shkruash per Sakun o Avokat

          Avokat, pordhet e mos iu shmang shprehjes se gjykimit ten ligjor per funksionimin berishist te Spakut. Mos shkruaj kot budallalleqe Avokat.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arma Vlora.

            Po Envre HoXha,te pakten nuk e shante Shqepiren dhe Shqiptaret,dhe ato fabrika dhe uzina qe i prishi vemja kufoma me emrin sali kerma,ne kohen e Enverit ishin bere,pa yshim me gjakun dhe sakricen e Popudhit.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tanguli

              Avokat !Je rende menderisht kohet e fundit. Pertyp e pertyp bar ne goje dhe nuk thua asgje. Vetem gomarlleqe qe si ngre asnje kandar. Ndoshta kjo te vjen nga kultura e modhe anglosaksone qe ke. Po me keto shkrime qe ben as Trampi ste merr vesh. Prandaj na le rehat dhe mo na caj trapin.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Berti

                Me pushtetin gjygjesor nongrada Berisha ja ka arritur qellimit. Gjygji Partizani do zvarritet e njerezit kane filluar te peshperisin qe do e nxjerrin te pafajshem. Kryeprokurori Dumani u tremb, u struk nga kercenimet e tij dhe shqiptaret po binden nga dita ne dite qe me dosjen e 21 janarit qe ka ne duar ka frike te veproje , ka frike ta marre ne pyetje Berishen e indirekt po dyshojme qe jasht deshires eshte vene ne sherbim te tij.Misioni vazhdon ………..,..

                Përgjigjjuni
                1. X
                  Xha Braho

                  Ne fillim kujtova se po fliste per Trump se ai eshte agjent i ish Bashkimi Sovjetik. Por jo, ky i bi gozhdes po ne nje vrime!

                  Përgjigjjuni
                  1. e
                    edi

                    Xha Braho, si burre i vjeter ke dasht te thuash fjale te medha por me sa duket i ke harruar ! Ne nje vrime thuhet per fyellin e jo gozhdes .

                    Përgjigjjuni
                  2. G
                    Guri Naimit D.

                    I nderurt Spartak Ngjela...Te lumte sa shkruan po..pa ato FRAZAT- ne kete shrim-per- ENVER Hoxhen,(qe Historia do ia jape vendin qe i takon..) ne fakt Ju-DISKRETITONi VETVETEN-Keq me vjen- Biri i Atij KAPEDANI_nga Lufta N, Cl. e nje jete pas Cl.sa punoi e jetoi-Kico Ngjela i Pashoq-babai Juaj-.Per te tjera- Ty me te lumte sa NENVIZONI...! Si Nje jete,prane families suaj ne Tirane pas lufte, ju shkruaj sot 89vjecar.*Pasardhes-Veteran*(1)- VO Enever Hoxhen HISTORIA-do i japi vendin qe i takon:*I TRETI i VERTETI*me balloret: Gjergj Kastrioti Skenderbe e*Plaku i Madh*-Shpallur PV.-Krenaria Jone-Ismail Qemali e na SOLLI pas 500 viteve ROBERI-*PV-KREATYRE e saj LUFTA N.Cl*.Me Enver Hoxhen ne KRYE-na BEN KRENAR !-.Me falni ju-me *sinqeritetin TUAJ dhe lexuesit-kuvendoj-une Bir i Dangellise Naimjane *Pasardhesi Veteran* 89 vjecar *Guri Naimit D*-mbaj sot e 25 vjet-Veprani Nderuar Apostol Kotani(VENE emrin NipitTim-Lindur rrugeve te emiogracionit-ku dhe jeton-meMENDIE neATDHE) ! (1)-Pasardhes i Gjyshit *KAPEDAN*-rene si BIEN TRIMAT me 1913te.Pv1012- sa shpallur-Fqinjet jugore sulmuar.Ne 100 Vjetorin e RENIES Qarku Gjirokastres-Nderuar me TITULL-*MIRENJOHIE*sa ne Permet e FRASHER dhene nderim te merituar;FOTO-Perkujtimore Shkruar ne Pllake MERMERI -vene-mes Dangelli-Shqerise-*Jano Petro Xhoga-Zavalanit-jeten dhene-10-12-1913te*.Mirenjohie). Perjetesi uroj- une*Pasardhes Veteran*-Babait Tuaj Kico Ngjela-Krenari e vendit tone,sa ish-ne udheheqie.Ju familiarisht MBRODHESI-me *Dhimbien e Madhe POPULL* ne kra- Ju UROJ-Pranveren e 81 te CLIRIMIT ta kaloni familiarisht GEZUAR sa mbare vendi!

                    Përgjigjjuni
                    1. ¿?

                      Akoma gjalle qenka ky derdimeni Guri Naimit D.. Nejse duket qe paska rrjedhur fare.

                      Përgjigjjuni
                    2. M
                      Malshova

                      Avukat!!!!!!!! Fole shume por pa gjera konkrete C’ka lexhova vetem nje gje kuptova Te shohim, te shohim, te shohim nja 4 apo 5 here

                      Përgjigjjuni
                      1. G
                        Guri Naimit D.

                        Drejtuer te Gazetes-Komentin *Guri Nimit D*. Pse nuk e Vini?!

                        Përgjigjjuni
                        1. ¿?

                          Ta kane vene o qorr nuk e sheh?? Apo nuk e ndjere qe te ka hyre?

                          Përgjigjjuni
                        2. p
                          pensionisti

                          Shuuume faleminderit o avokat Ngjela qe mi hape sye me kete informacion. Kam nje pension prej 120 mije leke te vjetra e meqenese Rama kembengul se nuk do i rrit pensionet se behet grope ndersa Sala po e mori pushtetin do ma beje pensionin 200 mije leke te vjetra pra 960 mije leke ne vit me teper plus do me kthej TVSH per ushqimet afersish 450 mije lek ne muaj plus do me ule cmimin e energjise elektrike, kisha vendosur ti jap voten Sales kesaj here, mirepo tani qe me sqarove se qenka spiun serb qe para se te vdiste Marshall Tito, nuk do ta votoj, por do votoj Ramen. me mire le te shkoje pensioni im per veren e Rames 33 mije euro shishja , me mire te rri pa drita se sa ti jape voten Sales, ketij spiuni te Serbise, Jugosllavise, Greqise, KGB-se, Gestapos, Natos, Traktatit te Varshaves, CIA-se,FBI-s Japonise, Zelandes , Marokut, Lihtenshteinit, Ishujve faroe, Indise, Filipineve, Zimbavese, Egjiptit, Korese se veriut dhe te Jugut, Singaporit,venezueles, Brazilit, Ekuadorit, Porto-Rikos, Tailandes Austra;ise, Malajzise, Kazakistanit, Paraguakt, kilit, Argjentines, kolumbise, Meksikes , Kanadase Zhamajkes,Algjerise, Libise, Tunizise, , Kongos, Mongolise dhe Antarktides kur te shkrihen akullnajat e te behet shtet me popullsi serbe.

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Avokoti

                            Shko mer rrote trapi , 500 fabrikat e tua ishin si 500 kooperativistet ne fashat qe punonin ne nje dynym toke secili kishte nga nje bime misri per ta prashit. Aq rentabel ishin edhe fabrikat e teknologjise viteve 50 te. Permend edhe nendeteset sa edhe ato i ka shkaterruar Saliu . Edhe avionet MIG 59 e 61. Edhe tanket qe ngelnin ne balte pa asnje pjese kembimi , Po ku merr vesh nga kto more bole. Edhe Britania nendeteset Berthamore nuk i riparon dot e jo me shqiperia jote e KIÇOS , por i dergon ne USA per remont. Trap fare

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Lugu gjat

                              O avokat me datë skadence. Po si mundet të flasësh kaq përçart.? Po sot gjithkush me dy fara mënd në kokë e ka kuptuar realitetin. Flet për shkatërrimin e mbi 500 fabrikave dhe uzinave të cilat u ndërtuan nën sundimin e HOXHA ENVER,dhe si për çudi shkatrimtarin berisha sali e krahason me të parin. Jo gavetë e Spaçit, s'mund të bësh të persekutuari ti me babain tënd, sepse jeni të njollosur nga ai sistem, njësoj si Berisha sali nga ky sistem. Keqardhje për ata mijëra njerëz të pa fajshëm që vuajtën dënimet padrejtësisht. Kurse fara juaj meritoni shumë më shumë.

                              Përgjigjjuni
                              1. Q
                                Qimi

                                Si ndahet rregjimit qe kishte barazi sociale Ngjala.Aresyeja do te thote ndokush: Sepse rregjimi i Enver Hoxhes i ka tredhur familjarrisht Ngjalat qe sot na çajne menderen dhe jane kontribuesit nr.1 te Berishizmit. Problemi eshte se nese ne monizem kishte pak Ngjala e per rrjedhoje rregjimi i tredhte,tani kemi shume te tille qe kane kapur per fyti kete vend dhe kane kohe qe e kane nxjerre ne semaforet e metropoleve te medha per te prostituuar me kedo Trap qe drejton boten. E keni pare kete ideolog koqe qe mbetet se bashku me disa vemje qe rendomte e konsiderojne vehten opinioniste , dritare me dritare te kazanit mediatik per lemoshen e radhes,kur ne rregjimin popullor te Enver Hoxhes minimalisht do ishin duke kapur sapunin ne dushet e burgjeve. Saliun e prodhoi ky sistem dhe e mbron po ky sistem bordello qe rendomt quhet sistem demokratik ,ku emrin e vertete duhet ta kishte sistemi demografik,ku kembet jane bere koke dhe anasjelltas. Ndaj dhe ky vend tashme fale miqve me gishtin ne bythe eshte kthyer ne bordello ku çdo fshatar çfryn epshet e tij personale,pasi qytetaret pergjithesish na kane lene shendetin duke ikur nga ky vend.

                                Përgjigjjuni
                              2. F
                                Fisxo

                                RESPEKTE pafund për AVOKAT NGJELËN ❤️❤️ e MREKULLUESHËM

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Taki rama Saliu

                                  O Taku ste PËLQEU BLLOKU VAJTE NE SPAC STE PELQEN SALIU. RAMA .PO TI ME DJERSËN TENDE JETON? BEHU ME NJERIN SE NUK JE NE SPAC SPIUN NGELE O DERBARDH

                                  Përgjigjjuni
                                  1. E
                                    Elezi

                                    Taku ne 1974 Salija ka qene i rekrutuar nga CIA apo nuk e di.Ndaj shfleto dhe do te kuptosh me mire qe nuk eshte Beogradi qe e simulon por Fabrika e nendhshme pertej Atlantikut qe i ka dhene garanci jete deri ne frymen e fundit te tij per mos ndeshkim. Ne fund ,ke nje te drejte e ku ti kuptosh ti keto kur ti ke qene ne Spaç dhe kapje sapunin.

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje