Përse e mbylli Trump Zërin e Amerikës?

22 Mars 2025, 19:10Blog Nga Blendi Kajsiu

Përse e mbylli Trump Zërin e Amerikës?

Mbyllja nga administrata Trump e Zërit të Amerikës dhe e Radios Evropa e Lirë (Radio Free Europe) më shumë se SHBA-të shokoi qindra miliona ndjekës të tyre jashtë SHBA-ve. Për shumë dëgjues që jetojnë apo kanë jetuar në regjime autoritare, siç ka qenë rasti i Shqipërisë, Zëri i Amerikës dhe Radio Free Europe kanë qenë një burim i besueshëm informacioni përballë censurës autoritare. Ndaj është tronditëse mbyllja e këtyre institucioneve sidomos sot kur demokracia është në tërheqje dhe autoritarizmi në sulm.

Aq më tepër kur asnjë nga shpjegimet që u dhanë për mbylljen e tyre nuk kanë kuptim. Një nga justifikmet kryesore të Trump se Zëri Amerikës ishte një stacion i propagandës së të majtës radikale është qesharak, sidomos për ne shqiptarët që Zërin e Amerikës e kemi dëgjuar si opozitë të komunizmit shqiptar.

Justifikimi tjetër se mbyllja e këtyre stacioneve bëhet në kuadrin e reduktimit të shpenzimeve të ekzagjeruara federale është po ashtu krejt pa bazë. Buxheti federal në vitin 2024 në SHBA ishte rreth 6.8 trilion dollarë. Zëri Amerikës ndërkohë kushton rreth 280 milion dollar në vit ose 0.00004% e buxhetit federal. Pra shpenzimi që buxheti federal amerikan bën për Zërin e Amerikës është krejtësisht i papërfillëshëm për një media me qindra milionë dëgjues në audiencën e saj.

Natyrisht ka disa justifikime më të llogjikëshme se përrallat e mësipërme, sikurse idea që me lindjen e mediave sociale dhe platformave të reja informative, Zëri i Amerikës dhe Radio Free Europe tashmë janë kthyer në relike, ashtu sikurse televizionet dhe gazetat në përgjithësi. Por edhe ky shpjegim, që në pamje të parë duket i arësyeshëm, nuk qëndron. Lindja e platformave të reja sociale si X apo Facebook që mbi të gjitha prodhojnë dezinformim, e bën akoma më të rëndësishme gazetarinë e pavarur dhe profesioniste që përfaqëson Zëri i Amerikës dhe Radio Free Europe.

Twitter (apo X), në pronësi të Elon Musk, është shembulli më i qartë i dezinformimit që prodhojnë platformat që reduktohen tek interesat dhe idetë e pronarit. Qëllimi i këtyre platformave nuk është informimi por fitimi financiar ose instrumentalizimi në funksion të interesave të pronarit apo të korporatës. Logaritmat që përcaktojnë shpërndarjen e informacion në Facebook apo në X nuk udhëhiqen nga vërtetësia apo cilësia e lajmit, por nga klikimet (dmth fitimi) që ai prodhon.

Edhe mediat tradicionale në SHBA si CNN, MSNBC apo Washington Post (që tashmë është në pronësi të Jeff Bezos) gjithnjë e më tepër reflektojnë interesat financiare apo politike të pronarit apo të korporatës që i ka nën pronësi më shumë sesa gazetarinë e vërtetë. Për të kuptuar këtë mjafton të shikosh mbulimin e njëanshëm që mediat amerikane i kanë bërë genocidid Izraelit në Gaza, shpesh duke e justifikuar atë haptas.

Zëri i Amerikës si një media publike dhe e pavarurur nga ekzekutivi ishte nga të paktat që i kish rezistuar nënshtrimit ndaj axhendave politike apo financiare që deformojnë raportimin gazetaresk. Kjo reflektohej edhe në qëndrimin e saj më të balancuar dhe më profesional në raportimin mbi konfliktin në Gaza. Për këtë arsye u vu në shënjestër nga Partia Republikane që nën udhëheqjen e Trump tashmë propogandon një pastrim të plotë etnik të Gazës.

Ishte pikërisht refuzimi për tu kthyer në autoparlant të trampizmit dhe të axhendës partiake republikane (siç bëjnë media private si Fox News) që çoi në mbylljen e Zërit të Amerikës. Një media që nuk pranon ti nënshtrohet një pushteti autoritar dhe që propogandon një rend liberal dhe demokratik në botë është natyrëshëm në kontradiksion të plotë me ideologjinë trampiste.

Politika e jashtme trampiste nuk ka të bëjë fare me promovimin e demokracisë, lirisë, të drejtave të njeriut apo të anti-korrupsionit në arenën ndërkombëtare. Trumpizmi nuk beson tek rëndësia e pushtetit të butë (soft power) të idealeve apo vlerave demokratike në arenën ndërkombëtare, por vetëm tek pushteti i forcës bruto. Kjo për faktin e thjeshtë se demokracia, liria mediatike, dhe të drejtat e njeriut nuk janë aspak prioritete të ideologjisë trampiste. Përkundrazi ato shikohen si pengesa që duhen hequr qafe.

Në kontekstin e politikës së brendëshme dhe të jashtëme trampiste Zëri i Amerikës, si autoporlant i një rendi liberal dhe demokratik, kthehet në një institucion pa kuptim dhe pa mision. Si mund të propogandojë Zëri i Amerikës demokracinë dhe zgjedhjet e lira në botë, kur vetë Presidenti Trump nuk e pranon rezultatin e zgjedhjeve nëse ai nuk fiton? Apo kur Presidenti i SHBA-ve organizon grusht shteti në mes të Washingtonit dhe në vend që të shkojë në burg shkon tek Shtëpia e Bardhë.

Si mund të propogandojë Zëri i Amerikës lirinë e medias dhe antikorrupsionin në botë kur Presidenti Amerikan i quan fake-news, ilegale dhe kriminale të gjitha mediat që nuk janë dakord me të? Kur ai nuk lejon të hyjnë në Shtëpinë e Bardhë gazetarët që nuk i lëpihen? Apo kur e kthen Shtëpinë e Bardhë në agjenci për shitjen e makinave Tesla? 

Si mund të propogandohet shteti ligjor dhe pluralizmi politik nga Zëri i Amerikës në botë kur një nga shtyllat e demokracisë amerikane, Partia Republikane e SHBA-ve është reduktuar në një sekt politik që adhuron Trumpin? Kur Gjykata Supreme Amerikane deklaron se presidenti është mbi ligjin? Apo kur një miliarder si Elon Musk reformon të njëjtat agjenci shtetërore që monitorojnë bizneset e tij?

Zëri i Amerikës nuk mund të propogandojë demokracinë dhe lirinë në botë kur demokracia dhe liria po japin shpirt në SHBA. Edhe pse autoritarizmi që po e mbështjell me errësirë gjithnjë e më tepër globin prodhoi një etje të madhe për Zërin e Amerikës, audiencia e të cilit vitet e fundit u rrit në mbi 400 milion dëgjues (shiko ketu).

Nuk është cudi që të parët që e festuan mbylljen e Zërit të Amerikës ishin mediat shtetërore kineze. Zëri i Amerikës raportonte jo vetëm korrupsionin por edhe shtypjen e minoriteteve dhe dhunimin e të drejtave të njeriut në regjimin autoritar të Partisë Komuniste Kineze. Ngazëllimi i regjimeve autoritare në mbarë globin me mbylljen e Zërit të Amerikës është celësi që na ndihmon të kuptojmë se përse e mbyllën. E mbyllën sepse ishte një nga dritat e pakta të demokracisë liberale amerikane që ende ndriconte.  Autoritarizmi trampist ka si qëllim fikjen e dritave të tilla sepse qeveris më lehtë në errësirë, si brenda edhe jashtë Amerikës. /Lapsi.al

15 Komente

  1. M
    Muc Xhepa, Washington, diplomat karriere, prozator

    Blendi eshte veprimi me i drejte i bere nga ana e administrates se Trump, nje cerdhe parazitesh, nje cerdhe emigrantesh qe jetonin me taksat tona, radio ne kontekstin e sotem gjeopolitik u bë out of date, e humbi misionin per te cilin u krijua. Ato miliarda qe do te kursehen nga taksat tona do te shkojne ne mireqenjen e popullit tone amerikan.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ana

      O Muco po zeri i rusise, ose Govorit Moskva a degjohet tek ju ne Amerike? E keni edhe falas, shfrytezoheni sa te mundeni, biles une them qe edhe neper shkolla te futet me detyrim gjuha ruse. Dhe ti si gjithmone je i avantazhuar se e ke mesuar qe ne tetevjecare mer kodosh!

      Përgjigjjuni
    2. O
      Oficeri dulles

      Shume e drejte

      Përgjigjjuni
      1. O
        Opionisti

        Eka vendosur gjykata amerikane per hapje zeri amerike

        Përgjigjjuni
        1. S
          Saliu

          Ky lapsi al. a mos eshte Hyska qe flet nga varri?. A Hyske, Hyske, edhe i kallur nuk i le njerezit pa genjyer, sic beje kur ishe dylber i Xhaxhit. Ate lapsin, qe ke lene mbrapa, e hengshin krimbat, di puna jote.

          Përgjigjjuni
          1. w
            ww

            Kajsi Blendi, nga je Ti vlla. "Je i vertete apo Robot", ti vlla. Komunizmi ka vite qe ka mbaru ne bote. gezuar festen e Bektashijve, se ky shoku qe kam ketu po me thote se je Bektashi.

            Përgjigjjuni
            1. U
              UNE

              Zeri i Amerikes ish zeri qe eksportoi kapitalizmin neper bote. Tani qe edhe Kina eshte kapitaliste ky qellim ka 30 vjet qe eshte realizuar. Shume zgjati, per faj te demokrateve, duhej mbyllur 35 vjet para, kur ra muri i Berlinit. Aptu, kaptu!!!

              Përgjigjjuni
              1. R
                Reply

                O shkrimtare te mrekullueshem, nuk i thone "logaritma" po "algoritma", logaritmi eshte gje tjeter. Nuk i thon "autoporlant", por "altoparlant". Nejse, suksese ne perdorimin e gjuhes shqipe dhe saktesise se komunikimit.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Pëllumbi

                  Artikulli më i saktë, më i drejtpërdrejtë, më kurajoz që kam lexuar mbi "Amerikën e Trump-it", në shtypin shqiptar e në atë të huaj, përfshirë atë britanik, që ka qenë më kritiku. Një "bravo" krejt e veçantë!

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kreshnik Martini

                    Ju zoti Blendi dhe gazetaret radikal te majte te MNSBC dhe CNN do te kishin zili per analizen qe beni .

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      MAGA

                      Mbyllja e VOA eshte gjeja e duhur dhe me kuptimplote. VOA ishte dikur, por sot me perhapjen e rrjeteve sociale qe mbolojne Globin e humbi kutimin, u kthye ne nje rrelike e se shkuar . E “besueshme “ me Eleznat apo Biberajt e cdo gjuhe, VOA u kthye ne qesharake dhe e pabesueshme, miliona dollar te shkuar dem.

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Blendi Kajsiu

                        Tani me regull treshi i bie qe Trump te licensoje per transmetim ne Amerike "Govorit Moskva" , biles e ka edhe falas per popullin etij liridashes!

                        Përgjigjjuni
                        1. d
                          don

                          Zoti Trump bëri shumë mirë që e mbylli Zërin e Amerikës sepse gjithmonë ka qenë ekstreme dhe i një anshm e drejtuar nga i ndyri Elez Biberaj që krye komunistin patriotin e tijë shpellarin Sali non grata na e bëri krye demokrat dhe kur ky vriste Biberaj e lavdëronte.

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            T

                            Bravo

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Dielli

                              A u ngopet Amerikë o milet?! Ky është kapitalizmi për të cilin dogjet Shqipërinë,Ushtrinë e Saj,kulturën e traditën shqiptare.Në emër të kapitalizmit dolën në sipërfaqe por edhe në pushtet,hajna tradhtarë,bashkëpunëtor të Greqisë e Serbisë.Shqipëria dhe shqiptaret ikën për lesh.U bënë argatë primitiv nëpër Evropë dhe mbushën sheshet e Evropës me kurva shqiptare.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje