Frika që ndërton Sylvinho

22 Mars 2025, 18:00Blog TEMA

Frika që ndërton Sylvinho

Nga Baton Haxhiu

Isha i lumtur kur u nisa për në Londër, për të ndjekur Shqipërinë në Wembley. Emocioni ishte i natyrshëm, jo vetëm se po niste kualifikimi për botëror,  jo vetëm sepse luanim ndaj një ekipi si Anglia, por edhe për faktin se Shqipëria tashmë është kthyer në një ekip që ngjall krenari dhe ndjekje masive.

Stadiumi ishte plot me shqiptarë nga çdo cep i Evropës. Një popull që e ndjek Kombëtaren kudo. Dhe kjo nuk është pak. Është kapital i çmuar që duhet respektuar me lojë, me karakter, me identitet.

Por ajo çfarë ndodhi në fushë ishte cinike. Jo për humbjen, se Anglia mund të mposhtë këdo me cilësinë e saj. Por problemi qëndron te mënyra e lojës. Problemi qëndron te frika që ishte instaluar si sistem loje.

Para ndeshjes me Andorrën, Shqipëria duhet të jetë më e përgatitur, jo vetëm fizikisht, por edhe psikologjikisht. Përballë do të jetë një ekip që në letër duket modest, por që në realitet përbëhet nga lojtarë të formuar në akademitë spanjolle. Lojtarë që edhe pse nuk kanë vend në kombëtaren e Spanjës, posedojnë teknikë, disiplinë dhe qasje moderne ndaj lojës. Ata janë më shumë se një Andorrë klasike. Janë një test për një Kombëtare që kërkon vazhdimësi, por që vjen e lënduar në besim dhe identitet.

Ndeshja e fundit ndaj Anglisë nuk ishte vetëm një humbje. Ishte dëshmia e një frike të ndërtuar, të ushqyer dhe të legjitimuar nga vetë drejtuesi i skuadrës , trajneri Sylvinho.

Shqipëria u paraqit me një filozofi të tërhequr, pa zemër, pa guxim për të luajtur futboll. Në vend të ndërtimit të një loje me dinjitet, pamë një menaxhim minimalist të dëmit, të diktuar nga ndjenja se përballë Anglisë, gjithçka është e humbur që në nisje. Ky është gabimi fatal i mentalitetit të një trajneri që duket sikur e sheh veten ende në fazë testimi, jo në ndërtim të një ekipi me vizion të qartë për të ardhmen.

Zgjedhjet ishin po aq dëshpëruese sa edhe loja: Asani, Ramadani, Bajrami janë lojtarë me kontribute në të kaluarën, por pa freskinë dhe ndikimin që kërkohet në këtë fazë. Ata janë të konsumuar në aspektin fizik dhe emocional. Dhe më keq akoma, janë kthyer në simbol të një skuadre që nuk rrezikon, por përpiqet të mos gabojë. Nuk mjaftojnë më shuplakat që bëjnë shqiponjën.


Sylvinho i është kapur fort të kaluarës, të kujtimeve të suksesshme të Evropianit. Por kjo është një tjetër kohë, një tjetër betejë. Na ishte njëherë Evropiani mund të thuhet, tani na duhet Botërori. Dhe rruga drejt Botërorit nuk përshkohet me kujtime, por me zgjedhje të guximshme dhe me besim te gjenerata e re.

Në fushë mungonin Kumbulla, Ismajli, Nitaj. Por kjo nuk e justifikon konceptin e frikës. Sepse frika nuk është vetëm mungesë lojtari, por thjeshtë dhe qartë është mungesë vizioni. Në vend që të shohim një Shqipëri që përshtatet dhe kërkon, pamë një skuadër që thjesht e pranon realitetin dhe mbyllet.

Aty ku pritej që në Angli, një trajner brazilian të sillte shpirt gare, kreativitet dhe ritëm, Sylvinho po instalon një futboll burokratik, të bazuar në kontroll kohe, jo në shije loje. Dhe ky është rreziku më i madh: Kur një ekip që humb, e bën jo për faktin se nuk ka cilësi, por se nuk ka leje nga trajneri të besojë.

Andorra mund të jetë një ndeshje për pikë, por në fakt është një sfidë për karakterin e Kombëtares. Nëse edhe aty shohim një Shqipëri të përmbajtur, pa guxim dhe të frikësuar, atëherë ky cikël e ka humbur jo rrugën, por qëllimin.

Sylvinho duhet të zgjedhë tani, ose të ndërtojë me guxim dhe të besojë te rinia, ose të largohet si një trajner që pati një moment suksesi, por që nuk mundi ta përkthejë atë në projekt. Shumë trajnerë janë të mirë, por rrugës janë topitur. Trajneri i sotëm i Anglisë e ka pasur këtë fat vetëm një vit më herët.

Kombëtarja e Shqipërisë nuk është më një skuadër që kërkon përkrahje me lutje. Ajo ka fituar respektin dhe besimin e një populli që udhëton, këndon dhe shpreson përtej rezultatit. Kërkon një lojë që përfaqëson karakterin tonë.

Por respekti nuk është përjetësisht i garantuar. Ai fitohet dhe ruhet me guxim, me ide, me ndryshim. Dhe nëse trajneri nuk është i gatshëm të shohë realitetin dhe të marrë vendime që kërkojnë kurajë, atëherë realiteti do ta largojë me heshtjen e publikut, me ftohtësinë e stadiumit dhe me një boshllëk që kujtimet nuk e mbushin më.

Sepse kujtimet, për sa të lavdishme qofshin, nuk janë kualifikim. Nuk mund të udhëtosh drejt një Botërori me valixhe të mbushura me nostalgji për dy golat e Asanit. Na duhet dritë e re, lojtarë me gjak të ngrohtë, me etje dhe pa frikë. Përndryshe, edhe kujtimet kthehen në barrë , dhe historia, nga krenari, kthehet në poshtërim.

Sylvinho u thirr për të udhëhequr, jo për të administruar frikën. Dhe Kombëtarja nuk është vend për llogari të kujdesshme, as për menaxhim kohe. Është fushë për ata që guxojnë. Dhe kush nuk ka guxim, kush nuk ka besim, kush nuk ka as shpirt loje e as ide të reja, nuk ka vend për të vazhduar në pankinë.

Kombëtarja nuk është vend për eksperimente pa fund. As për kujtesë. Është pasqyrë e një kombëtareje që po mësohet të kërkojë më shumë.

6 Komente

  1. B
    Bythet ne vend te kokes

    E po kjo? Te kesh njeqind bythe, te gjitha ti cash dhe asnje te mos mbash, kur na u be dhe bato haxhiu, specialist futnolli.Katundari turceli, mendon se po te jesh sanco panca o rames ne shqiperi, te tera i di.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dy bythe -zero koke

      Ka te drejte Batoni. Mund te humbasesh ndeshjen eshte normale ne futboll, por luaj pa frike. Sepse çunat e kombetares dukeshin te pafuqishem, te vegjel, te friksuar si asnjehere tjeter me pare. ..dhe Uzuni !!?? Me mire luaj pa sulmues sesa me dike qe sprinton si mize pa koke gjithe kohes ne drejtim te paditur.

      Përgjigjjuni
    2. k
      kristi

      Sakt! Nuk e di a ia perkthen ndonje Selvinjos artikujt qe ejne fjale per te.

      Përgjigjjuni
      1. i
        ilir

        ka shume te drejte Batoni,silvjnjo eshte i fixuar mbas Asanit qe me 2 gola qe ka bere oerpara 2 vjetesh do te jete ne kombetare deri sa te var kepucet.Jo Asani nuk i duhet me kombetares perpara Hoxhaj,Dakut apo Mucit.Silvinjo eshte i fixuar pas tij,Seferit apo dhe Bajramit .Dhe Ramadani pavaresisht grintes nuk ka cilesi per te merituar ate fanell.Silvinje ju duk humbja 2:0 si fitore sepse nuk pesoi 5 gola si paraardhesi por ne nuk duam kete ne duam te shohim fufboll jo te degjenerohemi ne kete menyrd qd per gati 15 minuta lojtaret tane nuk takuan topjn ne asnje moment vinin verdall ne fushe.Silvinjo duhet te dale nga vetja dhe tu japi hapsir lojtareve qe e meritojne me shume nga ata qe aktivizon ai

        Përgjigjjuni
        1. A
          Anti

          Jane bere te gjithe specialista vetem trajneri nuk eshte. Luaj me guxim thote trimi ,po kur tjetri te fut ne xhep sepse eshte me i fuqishem se ty fizikisht, taktikisht dhe si stature si i behet? Nje fjale goje eshte ajo per ne qe e shohim nga ekrani mbase dhe udhezimet e trajnerit mund te jene te tjera por ka Cecua bicak ,aq e madhe eshte diferenca sa keta tanet duken sikur skane ngrene fare. Nuk eshte Anglia skuadra qe ne duhet te kerkojme rezultat por te tjerat aty po duhet tjeter qasje sepse britaniket do te marrin maksimumin edhe ne Tirane jo per disfatizem por duhet te jemi realist te jemi ne rregull me objektivat duhet te mundim Serbine pastaj shohim e bejme

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lavdosh Dimraj.

            Nje koment nga i cili duhet te mesojne...spacialistet e futbollit. Thote jo nje te vertete por disa e disa... Edhe une, si tifoz, e qe e ndjek (nga T V.) ne kembe gjate 90 mintave, e ndoqa (gabimisht) me ndjenjen e humbjes...kjo, edhe per shkak te rezultateve direkte te meparshme me Angline...aq sa me shume frike kam sot ne ndeshjen me Andoren. Sepse, mund te ndodhe e kunderta,; se do fitojme!? pa bere lojen e duhur.... Gjithsesi i uroj SUKSES Kombetares sone.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje