Kur aktori ndryshon regjisor!

6 Tetor 2025, 18:01Blog TEMA
Kur aktori ndryshon regjisor!

Nga Dritan Hila

Procesi bitisi ashtu si nisi: gallatë. Rama ia doli që pa pasur nevoje të investohet, t’i telendisë opozitarët. U nxori topin dhe opozitarët në vend ta gjuanin u nisen ta shqyenin.

Nuk zhgënjeu Berisha, i cili kur niset të telendisë një proces, e bën helaq tamam. U duk qysh se u tall me kandidatin që zgjodhi (të njëjtën pati bërë edhe me Këlliçin që pasi e zgjodhi, e tallte për ngjyrën e lëkurës), duke thënë që Tirana ka njeriun që duhet. 

Të vendosësh një aktor modest për të qeverisur metropolin e vendit, motorin ekonomik dhe qendrën më të ndërlikuar të marrëdhënieve të grupeve të interesit, me një njeri eksperienca e të cilit është disa role sipërfaqësore, është të tallesh me të gjithë: Me kandidatin, me ata që i gënjeu mendja dhe u veteofruan, me aleatët dhe me procesin.

Kuptohet që pas kësaj, nuk ka më garë. Nëse do citonim Florjanin në një nga parodizimet e tij, Rama nuk ka nevojë të kërkojë vota se ato ia jep vetë opozita.

Në rrjet ka një keqkuptim të madh, ku shumë prej tyre e konceptojnë politikën punë likesh. Në fakt rrjetet sociale janë vetëm punë gallate. Ti mund të marrësh like dhe komente por nuk merr vota. 

Politika është kontakt me njerëzit, koordinim interesash, grupe biznesi që duan perspektiva dhe garanci, kanale lidhje mes votuesit dhe të votuarit. Këto janë vetëm disa mes shumë të tjerave që e bëjnë politikën art që nuk ka lidhje me skenën por me prapaskenën.

Dhe për t’u ndalur me disa rreshta te kandidati, keqardhje për përdorimin e pamëshirshëm që i ka bërë Berisha. Djali nuk ka asnjë eksperiencë politike. Nuk është një Bepe Grillo i cili pas kuintave të skenës, ka pasur një debutim dekadash tek e majta italiane dhe as George Carlin që në thelb ka qenë një filozof popullor kontravers. 

Floriani mbahet mend për rolin e policit, imtimin e Ramës dhe të periodizimit të filmave shqiptarë, të cilat për hir të së vërtetës nuk i bënte keq. Por atëherë kishte edhe regjisor të zot. Këtë radhë ka zgjedhur një regjisor mizerabël./dritare.net

19 Komente

  1. I
    I pa shkolle

    Ore po eshte i pa shkolle, ka mbaruar gjimnazin...si ka mundesi ky kllun i kazanit te Berrishes ka pranuar

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tironsi ZZ, NYC

      Berisha nuk ndryshon, njëlloj si bëri Rojen injorant të derës së pd ministër rendi edhe sot Policin injorant të Portokallisë kandidat për Tironën Tonë! Regjizor, Skenarist, KarDhiolog nga Viçidoli, ç'a pret?

      Përgjigjjuni
    2. B
      Boll eshte boll o koke bole.

      Doli ky Hila qe vetem me hile e ka, kelysh komunisti ma baba ish drejtor ne sigurimin famekeq te Enverit, nje persekutor dhe torturues i qytetareve te thjeshte dhe te ndershem..

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nul Moka

        Po fol për regjizor Berishën. Komunist e sekretar i Partisë komuniste. Shtëpinë e Enverit e kishte si shtëpinë e tij. Hante dreka e darka dhe shkonte për peshkim me çunat e Nexhit...... . Spiun i UDB, e cila e dërgoi në krye të PD, duke i dhënë urdhër Azem Hajdarit që ishte zgjedhur kryetar i PD, të hapte krahun..... . Tani kush është mëmi rrezikshëm, i vdekuri apo i gjalli që po pret vdekjen.

        Përgjigjjuni
        1. f
          fjala

          Po nuk e ka fajin Hila, o shurdhjese e Saliut qe dole kur pordhi Shelqerja, fajin e ka Saliu qe u mban juve te mblidhni pordhet e tij; dhe kete pune ju vazhdoni ta beni mire sa te helmohi nga gazi karbonik i tij. Ju flisni e te hani mutin por te lini bythen keni 15 vjet. Po çudia eshte se vazhdoni e nuk ziri mend. Varri ja drejton kurrizin kurrizos Sali dhe juve qe i veni prapa.

          Përgjigjjuni
          1. n
            ne

            O Boll… boll se qenke bole.

            Përgjigjjuni
          2. H
            Hilushi

            Kur sigurimsi behet gazekar!!!!! Lol

            Përgjigjjuni
            1. .
              .....

              Ja, çfare thote ky "Hilushi" ...more po ngelet bythe fare, do mblidhni mendjen? Nje karagjoz rrugesh nga Sevasteri do drejtoje metropolin shqiptar ! Do ta shikoni ku do perfundoje; ate s'e mori dot evgjiti Tiranes, Belua.

              Përgjigjjuni
            2. B
              Berati

              U paska djegur fort kandiatura e Florit. Kot nuk eshte leshuar qeneria e ripjelljes te lehe fort. Skane çte thone nje fjale te keqe per Florin. Djale tamam,artist ,i paperlyer ne batakun shqiptar. Te gjithe per Florin per shporrur rivdekjen.

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vlonjati

                O Berati , e di ç'ke ti , ha mut ha .

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kot fare

                  Cfare flet o koqe te rren menja se do marri vota ky portokalliu? Si kujton ti se duke qene I paperlyer je I zoti? Administrimi do eksperience dhe aftesi nuk eshte si te imitosh ne estrade. E vetmja aftesi e ketij eshte humori asgje me teper eshte si te thuash te vendosesh secilin nga ne ky eshte niveli I kandidatit. Eshte thjesht nje justifikim I humbjes qe do I ngarkohet ketij trapi qe e vetmja gje qe do I mbahet mend do jete perlyerja e karrieres dhe banaliteti duke u sforcuar si nje harxhim kohe dhe preteks. U bene kandidatet si me qene market a thua se po masin forcen me ndonje vulhumbur, kane perballe nje makineri qe thjesh me keta kandidate tall bythen. Sa emra kandidatesh jane cfaqur ne kete kohe nuk jane pare asnjehere ne kohe fushatash perzgjedhja nuk ka te bej me cilesine e kandidatit por kush e mbeshtet dhe qe ketu fillon humbja. Asgje e re demostrohet po e njejta tipologji fushate qe gjithmone merret me shume me veset e individit se sa cfare do te beje ndryshe ky eshte nje kandidat tiktoku qe thjesht ben gallate tani do futet dhe plaku Mere dhe fundi dihet gjithmone. Duhet ndryshim por nuk e sjell Florian Binaj dhe asnje qe mbeshtet Berisha kete duhej ta dije.

                  Përgjigjjuni
                2. N
                  Njeriun me ciban ne fytyre e ka damkosur ZOTI

                  Ore po ti o juror klysh komunisti? C'far shkolle ke mbaruar o barkderr? Po telefonin se e ke , iPhone? Po ai qe ka bere iPhone me shkolle te mesme ishte. Te dhjefsha shkollen tende se me mire e ke mare

                  Përgjigjjuni
                  1. X
                    Xxx

                    Fiks fare për shkrimin

                    Përgjigjjuni
                    1. .
                      ......

                      o hile ky nuk ndryshon aspak nga ajo odiotja e os qe kudo shkoi e ndriti ...te dy jane vk .....edhe ti bashke me ta.

                      Përgjigjjuni
                      1. .
                        .....

                        O Berat s'e pate fat !

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Tota

                          Nëse Flori na qenka "djalë Flori", është për veten e tij, familjen, apo shoqërinë e tij. Këtu bëhet fjalë për drejtuesin e një kryeqyteti europian me të gjithë problematikat që kanë metropolet sot. Në këtë këndvështrim, plaku dredharak i Viçidolit ka tallur bezhdilet, jo vetëm personalisht me Florin "flori", por me gjithë procesin zgjedhor të rastit. Por, s'e ka keq me të vetën, kur ka përqark tij ka figurina, dordolecë e buratinë gjithfarsoj.

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Nard Noka i zemruar

                            Berat : Kur shkruan komente duhet tè jesh esèll se pastaj nxjerè traplliqe . Flori mund tè jetè djalè flori , aktor humori , por qè tè drejtojè bashkinè e kryeqytetit nuk e ka haberin nga ajo punè . Por ju ( ata trutharè qè kanè mbetur akoma qè gjykojnè si ti ) jeni mèsuar me tè shkatèrruar shtetin : i emèruat plepistèt gjyqtarè , qerrexhinjtè i bètè shefa policie , rojet e pd zvministra dhe prodhuan vitin 1997 . Ah po , patèt dhe njè tjetèr qè ndèrtoi nè ènderr tramin e Tiranès . Pèr tè drejtuar duhen njerèz me aftèsi , intelkt , por ju ata i pèrjashtuat dhe nxorèt Florin pèr ta vènè nè lojè . Kètu bèhet fjalè pèr tu sherbyer njè milionè njerèzve dhe jo pèr portokallinè .

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Dhëmbeli

                              Ja ke qëndisur mirë Dritan ! Kështu e duan …, se ndryshe nuk marrin vesh .

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Diaspora

                                O Berat ce pate fate e ke shume gabim qe i dele zote ketij njeriut me gjimnaze qe rrezik nuk dine alfabetin ky i mencuri yte Flore nje cope mishe me dy sy me mire opozita me kete kandidate mos te futen ne gare sepse e kane te humbur bashkine 100%.

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje