Kur qenit i vjen ngordhja, ai shkon e urinon në derë të bashkisë

26 Prill 2022, 18:17Blog TEMA

Kur qenit i vjen ngordhja, ai shkon e urinon në derë të

Nga Spartak Ngjela

Gjithçka në banditizmin shqiptar po shkon drejt fundit.

Amerikën, po presim, që ajo t'i japë një goditje ndëshkuese të gjithë korrupsionit të lartë shtetëror shqiptar që tani është hedhur i gjithi drejt Moskës e Beogradit.

Dhe kjo goditje antikorrupsion në Shqipëri, kuptohet që është edhe interesi amerikan drejt Shqipërisë, por dhe për të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Na duhet të theksojmë se tani është i gatshëm i gjithë legjislacioni antikorrupsion në Shqipëri, kurse të korruptuarit janë hedhur në sulm kundër Amerikës.

I udhëheq Saliu. Domethënë Sulltan Murati i Dytë, dhe bëjnë sikur e kanë mllefin e tyre jo me politikën amerikane, por me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Se ka frikë Saliu të përmendë Amerikën, kuptohet.

Qeshni shqiptarë  se këta janë të gjjithë të shitur që paguhen nga Beogradi dhe Moska.

Po tani duhet të jenë drejt fundit të tyre, dhe janë hedhur në sulm, sepse e kanë kuptuar këtë fund të tyren.

Kurse, ne shqiptarët, kemi një thënie të bukur që shprehet: kur qenit i vjen ngordhja, ai shkon e urinon në derë të bashkisë.

Ja, kjo është edhe arsyeja e kësaj kohe me histeri anti-amerikane që po shpreh korrupsioni i lartë shtetëror në Tiranë.

Dhe unë mendoj se, në këtë pastrim, nuk do të kursehen as pseudoanalistët beogradas e moskovitë shqiptarë që po shurdhojnë shqiptarët nëpër televizione me antishqiptarizmin e tyre

"Pse i thërrasin këta antishqiptarë nëpër media", më pyeti me të drejtë dikush?

Të gjithë paguhen kundër Shqipërisë, i thashë unë.

Por, të gjithë do të rreshtin kur ta shohin korrupsionin antishqiptar prapa hekurave, dhe për këtë jam i sigurt.

Por kur? Më pyetën dje kur lexuan një shkrimin tim, se të gjithë shqiptarët janë të paduruar, se ata po i lëndon së tepërmi ligësia e korrupsionit të lartë shtetëror.

Kur të absorbohet Saliu e kompani, do të fillojë vrullshëm pastrimi i të korruptuarëve shqiptarë me ligësi antikombëtare, që janë po njëlloj si otomanët e dikurshëm - ja kjo është përgjigjja ime.

Mendoj se kjo ndihmë me forcën amerikane, për shqiptarët, do të jetë akti i fundit ku Shqipëria dhe shqiptarët do të dalin më në fund nga otomanizmi mbi pesëqindvjeçar që i ka pushtuar.

Të shohim, por duke pyetur:

Pse po vjen në Tiranë zv. ndihmës sekretari i Shtetit të SHBA, Gabriel Escobar? Pse pikërisht në këtë kohë?

37 Komente

  1. i
    ilir

    Fol bilbil te lumte goja.Fol o matuf plak se na bere merak sot thame se s'do dilje. Fol se ti i ke fjalet me metra...

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pilo Lala

      Per hir te vertetes, ka thene gjera te sakta Avokati.. Saliu po kruhet me Ameriken, sepse nuk ka zgjidhje tjeter. Keta qe i vijne pas, pjesa me e madhe jane gjithashtu me dyer te lyera me hajdutlleqe, me shtepi, vila, shtepi ne bregdet, prona, makina, shkollim femijesh me 100 mije Euro. Paloka ka shitur apartamente te nje trafikanti ne Velipoje. Manjanit i kane falur apartament ne Sarande , kur ishte Minister. Flamur Noka ka marre shtepi nga shteti ne Sarande per vete dhe per gjithe vellezerit e motrat. Ilir Metes nuk ja numeroj dot pronat , bizneset e parate.. Keta jane te kapur, ndaj perpeliten.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pilo Lala

        Per hir te vertetes, ka thene gjera te sakta Avokati.. Saliu po kruhet me Ameriken, sepse nuk ka zgjidhje tjeter. Keta qe i vijne pas, pjesa me e madhe jane gjithashtu me dyer te lyera me hajdutlleqe, me shtepi, vila, shtepi ne bregdet, prona, makina, shkollim femijesh me 100 mije Euro. Paloka ka shitur apartamente te nje trafikanti ne Velipoje. Manjanit i kane falur apartament ne Sarande , kur ishte Minister. Flamur Noka ka marre shtepi nga shteti ne Sarande per vete dhe per gjithe vellezerit e motrat. Ilir Metes nuk ja numeroj dot pronat , bizneset e parate.. Keta jane te kapur, ndaj perpeliten.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mero baze kok tasja!

          Nuk e kuptoj se si mund te shkosh pas Saliut! Vetem neqoftese keta militante te Saliut jane hajdute dhe kriminele!Ky njeri sadist ka mbajtur ne goje Ameriken per 30 vjet tani c'po ben! Po si ka mundesi qe pijaneci Ristani,injorante servile jane bere me te! Ju ka qire grate,nuste,vajzat Saliu dhe keta prape thrresin Saliu! Sepse ai spiunu serb i do per ushtare dhe ata nuk i afron njeri tjeter! Deri kur Amerika do te durojme Saliun?

          Përgjigjjuni
        2. i
          ilir

          Doli ky hajvani?

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vranakonti

            Respekt zoti Ngjela.Fjalet e tua jane te verteta.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Drini

              O ilir, taku ta fut tel e ta nxjerr zinxhir

              Përgjigjjuni
            2. i
              ilir

              E nxorret baba Vangen dhe sot?

              Përgjigjjuni
              1. g
                goni

                O Taku, o ham ham.Po bej pushim or bir.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Ledia

                  Doli Vesele?Pyeteni kur do e pushtojme Spanjen?

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Edi

                    Ky eshte nje zemrak qe sja fal Berishes qe se beri minister.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Trotski

                      Zoti te degjofte Avokat!.Eshte e vertete qe jemi te Paduruar.Po presim qe sa me shpejt te groposen te Korruptuarit dhe Tradhetaret e Kombit.Po si eshte e Mundur qe SPAK ende po Fle Gjume e nuk vepron kunder Like Hajdutit dhe Sali Kermes dhe Shpures se Tyre.???

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Dritan lame

                        Shhhhht , degjojeni kete llapaqenin se ndryshe na del praope pas dite.

                        Përgjigjjuni
                        1. a
                          albi

                          Ky eshte bere si idioti i fshatit.

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Mihal

                            Uau, po ky ka rrjedhur?! Ketij do i shkurtohet jeta nga obsessioni ndaj Berishes!

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Dani

                              Une e di se shkon ne dere te xhamise ,nuk kishte bashki ne kohen e Turqise

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Baca

                                -Ky duket sikur hedh fall me grosh, -do te thoshin ne Shkoder! Nejse, deshiren e ka te mire!

                                Përgjigjjuni
                                1. p
                                  perlat spahiu

                                  o thpartak o kengetar, ti ke ngelur me barre. dhe kerma edhjer kur i vriste bashkepuntoret e tije thoshte qe :ishin agente e bashkepuntoret e jugosllaveve etjere. e ameriqa e bidonit nuk na shihte as me dilbi.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. F
                                    FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

                                    Po ti kur do perfundosh ne burg bashke me tere ish çunat e bllokut qe kini 80 vjet qe vidhni e nuk ini as shqiptare si dinaNgjela,Lubonja,Bluyshi po minoritare???Apo nuk te ze ligji se ke rrjedhur qekur thua:'Qenit kur i vjen ngordhja vete permier ne dere te Bashkise' ne vend te XHAMISE!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. y
                                      yp Xhixh

                                      Te qifsha xhamine o katunar.

                                      Përgjigjjuni
                                    2. m
                                      malsori

                                      Respekte Avokat

                                      Përgjigjjuni
                                      1. L
                                        Lugu gjat

                                        Avokat parashikimet i ke nen nivel. Na i reklamove Albin Kurtin se do bashkonte trojet shqiptare ego dite. Lul Bashen e gjith te zeza e tij na i servire si i preferuari i Amerikes per kryeminister. Ke ndo nje koment per keta. Jane turpi kombit avokat qe zhgryen duke bere dem ne trojet shqiptare. Je nen nivel in zero.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. L
                                          Lugo2

                                          Lugo, me kete te terten i ka rene ne shenje. E treta e verteta!

                                          Përgjigjjuni
                                        2. T
                                          Tomi

                                          Qeni pshurr ke dera xhamise kur i vjen ngrordhja jo ke e bashkise o spartaku i partise, o mendje e trishtuar e rilindjes!!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. o
                                            opa opa

                                            Ne xhami pshurrin islamiket mjekerrcjape dhe percexhijet ...

                                            Përgjigjjuni
                                          2. T
                                            Tomi

                                            Qeni pshurr ke dera xhamise kur i vjen ngrordhja jo ke e bashkise o spartaku i partise, o mendje e trishtuar e rilindjes!!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. N
                                              Niku

                                              SHURRON NE DERE TE AMBASADES TAKU,NE DERE TE BASHKISE KA DHJERE ME KOHE AI.SE GJEN GJE SALI HALENE OOO TAKU SE E MBRON RAMIU SE KUPTON.E KA PASURI QE E MBAN NE PUSHTET.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. K
                                                KADIU

                                                Nuk denohen BURRAT E SHTETIT avokat .Pse nuk e denove ti me 1998.apo shpresove ndonje post per vete si minister apo kryetar bashkije .Populli idi me kohe keto qe thua ti avokat. Prenda mos shkruaj me budallalleqe se nuk te beson njeri.

                                                Përgjigjjuni
                                              2. T
                                                Taulant

                                                Shume shpejt Shqiperia do pastrohet nga llumi i komunistave te fundit barbare. Sali je qesharak mjeran qe fundi i zi te pret.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. h
                                                  heu bre

                                                  Ca thua mor torrollak!? Sala eshte antikomunist o kokrra e budalles!

                                                  Përgjigjjuni
                                                2. K
                                                  KADIU ì

                                                  Fjale dhe vetem fjale imzot .Fjale qe kemi vite qe i degjojme .Dhe cfare ka ndodhur hic asgje .Amerikes idhimset Saliu dhe nuk do tja dije per popullin Shqiptar.Saliu nuk do te denohet pse per Ameriken ai eshte BURR SHTETI.dhe jo pak politikane nga e djathta Europane jane miq te Saliut.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. S
                                                    Sul Koburja

                                                    Berisha dhe Al Kaeda shqiptare me paratë ruse e serbe në sulm total.Po ndajnë fundin.Një pjesë e mirë do ndëshkohen siç e meritojnë,të tjerët do lëpijnë atë që kanë pështyrë.Nuk ka rrugë tjetër.Putini po shkon për lesh,por Saliu do iki para Putinit.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. T
                                                      Trapajane hesapi

                                                      O taku,po' kicoja yt i kujt ishte,i Beogradit apo i Rusise.Kur fole per here te fundit me Bidene,merr te dhena te fresketa ti ,qerratai.Por ...Saliut nuk ke ci ben me teper,as ti,as Bideja.Eshte ne akord me Ameriken qe me kohe ai.Ka me shume kontribute per SHaBA-n ai .Ti Ke filluar me vonese,Pra je Pak i vone,si i thone ndryshe Andej nga Zagoria

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. k
                                                        kot me t'pyt

                                                        Kartribute?

                                                        Përgjigjjuni
                                                      2. F
                                                        Frrokhanet e Anal-listes 30-vjecare te pushteteve

                                                        Take Ngjala, Frrocko Cupka dhe ca te tjere (perfshi edhe Meron), jane rrahur qe kelysh nga Saliu e nuk i shkojne te lehurat ndaj tij.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. T
                                                          Tanguli

                                                          Po ty te shkojne te lehurat? Se tiiii nuk je rrahur, por je palluar nga Salia ...

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. A
                                                            Asd

                                                            Shkrimi pelqehet sepse eshte ne sinergji me opinionin dhe deshirat e shqiptareve por ka nje pavertetesi; Duket (nga shkrimi) sikur amerikanet do te nderhyjne te ndalin Berishen, por kjo nuk do te ndodhe. Amerikanet duan qe Berishen ta ndaloje drejtesia shqiptare. Ne kete pike ata jane te palevizshem. Ka disa arsye per kete; Ata nuk duan te ndyejne duart me nje te felliqur sepse faktikisht ai nuk ka bere asgje kunder Amerikes, por kunder shqiptareve, dhe ne shqiptaret duhet te dijme ta ndalojme berishen me mjete demokratike. Ne te kunderten sistemi demokratik me drejtesine e re do te deshtone perfundimisht. Pas Berishes duhen arrestuar shpejte e shpejte 5-6 te tjere politikane qe kane ne kurriz te njejtat mekate. Menjehere pas tyre edhe 300-400 e me pas edhe 2000 te tjere politikane, prokurore, gjykates oligarke, te korruptuar e korruptues etj etj. Pra ne kete pike kuptohet qe nuk mund te futet ne mes Amerika dhe te beje arrestime as te tregoje kush duhet arrestuar e denuar por duhet drejtesia me mjetet e saj ligjore te vendose rregulla per te gjithe njelloj. Po te ishte vetem per Berishen Amerika nuk kishte pse investonte 1 miliard dollare per sistemin e drejtesise, por per pak mijera euro e dergonte ne dhomen e duhur sic ka derguar cdo kriminel qe ka cenuar interesat e saj. Qellimi i Amerikes nuk eshte Berisha, por jane te gjitha ceshtjet e drejtesise se munguar ne kete vend.

                                                            Përgjigjjuni

                                                            Lini një Përgjigje