
Pavarësisht deklaratave të vazhdueshme të Departamentit të Shtetit se ambasadorja Yuri Kim përfaqëson dhe transmeton qëndrimet e qendrës, Berisha dhe ndjekësit e tij kanë përshkallëzuar sulmin duke përhapur një peticion i cili kërkon largimin e saj.
Për hir të së vërtetës duhet thënë që ambasadorja e SHBA ka qenë më prezente sesa homologia e saj për shembull në Portugali dhe më intervencioniste. Sikurse duhet thënë se vendi ku është akredituar është një nga më specifikët në botë ku banditë të veshur me pushtet politik, trazojnë jetën e vendit ngjashëm me vende katrahurë afrikane. Dhe kjo nuk është se do iu bënte përshtypje amerikanëve nëse ne për shembull do të ishim në Afrikë.
Por puna është që tashmë jemi në prapavijat e NATO-s në kohën që ky organizëm është në një përplasje indirekte me Rusinë, një fuqi që kërkon të rimodelojë hartën e zonave të influencës.
Në këto kushte, Departamenti i Shtetit nuk mund të lejojë aktorë lokalë të kenë agjendat e tyre personale. Jo vetëm Shqipëria, por edhe vende si Italia dhe Gjermania nuk kanë sovranitet të plotë. Kjo mund të interpretohet si të duash: disa e interpretojnë si vasalitet kurse të tjerët si organizim vlerash të përbashkëta. Por kjo ka pak rëndësi.
Alternativa tjetër është që të shkëputemi nga kjo aleancë ku si e tillë nuk nënkuptohet vetëm NATO por gjithë perëndimi dhe të luajmë rolin e të pavarurit që përkthehet se në mos sot, nesër, do të jemi pre e një ristrukturimi të hartës së Evropës. Dikujt kjo mund t’i duket çudi, por jemi prezent sesi një komb 15 herë më të madh se ne është kthyer në shesh lufte.
Tani mbetet të zgjedhim nëse ne do të ndjekim agjendën personale të Berishës apo atë të perëndimit?
Nejse, pyetja është e kotë! Nuk na e kanë lënë ne në dorë këtë zgjedhje. Na kanë futur në NATO se ju duhemi dhe jo për hatër të Berishës; dhe do na mbajnë në NATO se të tilla janë politikat e tyre qoftë edhe pa Berishën nëpër këmbë. E gjitha kjo farsë, më shumë sesa serioze, është tmerrësisht qesharake dhe e ngjashme me sipërmarrjen e Don Kishotit, i cili sa herë sulmonte mullinjtë, mbetej i varur në fletët e tyre./dritare.net
Kjo zonja duhet t u kerkoje falje shqiptareve per Barin qe do hane, per thirrjen per te mos votuar njerezit e non gratave, dhe per injorimin Total te vendimit te nje gjykate shqiptare Duke e quajtuar Alibene kryetar. Nese shqiptaret nuk arrijne ta kuptojne ku ka gabuar kjo zonje, dhe pse Jane komuniste, socialiste, demokrate, neutrale apo anti berishiste te flakte eshte problem shume i madh per kombin shqiptar. Ne me Ameriken gjithmone do te jemi borxhlinj po kjo nuk do te thote qe nese demokracia shkelet nga Amerika s prish pune. Demokracia duhet respektuar mbi te gjitha nga USA.
Nje shqipkar , demokar , pro berishjan , qelbesire e mbeturine e se kaluares . Po mire , more hajvan , si mendon ti , te shesim Ameriken neve , per te mbrojtur nje plak shtrembanik me nje kembe ne varr , gjynahet dhe krimet e te cilit , kunder Shqiperise e shqiptareve , nuk i lan as uji i oqeanit ? Nuk te vjen turp qe diskuton demokracine amerikane ti , nje cope debil ?
Nuk me vjen turp qe diskutoj demokracine amerikane sepse, fale Zotit, kam lirine e fjales, dhe Meroja me jep mundesine te shpreh lirisht mendimet e mia. Me vjen turp per ty qe me sulmon pa me njohur e duke mbajtur fjalen kar ne mendje. Dhe une po i lejoj vetes te te them perfundimin qe arrita per ty, nga keto rreshta qe ke shkruar: Nuk je ne gjendje te me pergjigjesh me argumenta vella....