Zoti Kraja, "Enough is enough"!

26 Prill 2022, 14:32Blog TEMA

Zoti Kraja, "Enough is enough"!

Nga Ilir Yzeiri

I nderuar kryeprokuror i Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion (SPAK)! Siç edhe mund ta kesh marrë vesh nga mediet, me këtë slogan- “Enough is enough”- që në shqip e përkthejmë “Mjaft është mjaft”, njeriu me rekordet kriminale më të mëdha në këtë vend, i shenjuar nga Sekretari Amerikan i Shtetit, zoti Blinken si minues i demokracisë, i përfshirë në korrupsion thelbësor bashkë me familjen e aleatët e tij dhe si shantazhues i demokracisë, Sali Berisha, pra, ka nisur një peticion on-line për të kërkuar largimin e Ambasadores së SHBA-ve në vendin tonë, zonjës Yuri Kim, pëfaqësueses së Presidentit të SHBA-ve, zotit, Biden.

Në vetvete kjo është një gjë normale dhe në një vend të lirë secili është në të drejtën e tij që të shprehet ashtu siç mendon dhe ndien. Liria e fjalës, madje, është nga nenet e para edhe në Kushtetutën Amerikane. Mirëpo, njerëzit e përfshirë në politikë dhe ata që kanë mbajtur poste të rëndësishme dhe të larta në një vend, e kanë humbur lirinë e tyre personale pikërisht atëherë kur ata u zgjodhën prej nesh të gjithëve që të administrojnë liritë tona dhe pasuritë tona, gjitashtu. Ndryshimi mes diktaturës, shtypjes dhe shfrytëzimit të tjetrit fillon pikërisht atëherë kur ata që ne i mandatojmë për të na siguruar lirinë dhe barazinë para ligjit, na hipin në qafë dhe tallen me ne, pasi na kanë vjedhur, vrarë dhe shkelur lirinë tonë.

I dashur zoti Kraja!

Unë e çmoj punën tuaj dhe ju personalisht, megjithëse nuk ju njoh, por kam të drejtë të shqetësohem sepse ju vini nga një shtresë profesionistësh që jini shenjuar me njollë të zezë në vetëdijen kolektive. Për gati 30 vjet, i dashur zoti Kraja, ne nuk u frymëzuam nga asnjë shembull prokurorësh, me përjashtim të të ndjerit Xhevat Hana i cili, në mënyrë dinjitoze, nuk iu nënshtrua asnjë presioni dhe e vijoi deri në fund punën e tij për të çuar para drejtësisë ata që urdhëruan dhe realizuan rrëmbimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës. 

Më tej, rrëfimet dhe ajo që kemi parë të gjithë ne nga procesi i vetingut, ku një armatë keqbërësish me pasuri kriminale dhe të pajustifikuara parakaluan para komisionit të vetingut si të ishin në një bursë famëkeqe, pra ajo që pamë e po shohim ku gjyqtarë e prokurorë janë pasuruar dhe kanë dhënë vendime skandalozë në këta tridhjetë vjet, duhet t’ju bëjë ju zoti Kraja më të vëmendshëm.

Zelli juaj i madh për të goditur keqbërësit e administratës, ata që vjedhin karburant apo ata që korruptohen me arka me peshk, ashtu sikundër edhe ngulmimi për t’u marrë me Sajmir Tahirin përtej kopetencave që ju jep ligji, nuk ka asnjë gjë të keqe. E keqja më e madhe, i dashur zoti Kraja, është se ju nuk po na jepni prova se do të përballeni me regjimin më kriminal që u ndërtua në Shqipëri kur Berisha ishte në pushtet. 

Prokuroria vihet në lëvizje me indicie të caktuara. Si ka mundësi që gjithë ato investigime që janë botuar e publikuar për veprimtarinë kriminale të Berishës nuk ju vënë juve në lëvizje ? Ky është një mister që po ushqen konspiracionin në këtë vend. Berisha po ju sfidon ju dhe ne të gjithëve. Ai është si një kriminel në kërkim që i bën karshillëk drejtësisë dhe tani në fund ka marrë guximin që të sfidojë edhe SHBA-të.

Kjo që po ndodh së fundi me peticionin on -line kundër Ambasadorit të SHBA-ve në Tiranë, zonjës Kim, është një shuplakë e rëndë për ju, sepse opinion në Shqipëri e ka braktisur me kohë berishizmin dhe atë vetë. Por Shqipëria nuk ka braktisur ende frikën nga regjimi. Ju, i nderuar zoti Kraja, më shumë po krijoni profilin e atij të plotfuqishmit të lagjes së kohës të diktaturës që bënte zap keqbërësit e vegjël që vidhnin kumbulla e mollë, por ju nuk keni guxim të ndalni krimin e regjimit. Për fat të keq, ju ende dukeni të frikësuar dhe ende nuk po na shfaqeni si ëngjëlli ynë mbrojtës.

Askush nuk po kërkon linçime dhe gjueti shtrigash. Ne të gjithë po kërkojmë që ju të na tregoni nëse gjithë ato akuza e prova flagrante që janë botuar e publikuar pa fund në këtë vend e bëjnë qytetarin Sali Berisha një njeri të zhytur në krim ashtu siç edhe e ka paraqitur atë sekretari i Jashtëm i Shtetit zoti Blinken apo jo. Në të kundërt, do të na duhet të tjerrim konspiracione për informacione që ju po i prisni ende si Godojoa i Beketit në anë të rrugës.

Nëse ju vërtet prisni prova nga jashtë, më mirë lëreni Sali Berishën të endet rrugëve deria sa të ketë frymë dhe vazhdoni me Arkat e peshkut dhe kartelat e karburanteve. Edhe aq nuk është pak.

45 Komente

  1. a
    arben karja eshte nji zagar i bindur i Padronit

    po mir mer kafka boshe kush e vendosi ne krye te Spak-ut kte badigardin e Kryekriminelit berisha ,te cilet flene bashk ne Lalz ne Vilat e tyre byth me byth ?!!!!!!!!!!! KUSH ??????????? Kush na e propagandoj Spak-un si Rrjeta e Peshqeve te Medhenj ? Kush ka 30 -vjet qe na derdellis per Shtet Ligjore e Drejtesi ???? KUSH ?????? Me ke ha ,me ke rri , me ke pi , kujt i tregon Jovelet zoja Kim ? ju ka ngelur vetem me ju hudhe mutin ne Pajata ta hani o te mjere ,sepse jeni Qorruar Tru e Sy e nuk shikoni dot me nga asnji drejtim .

    1. K
      K

      Mos boni llak-llak kot se jeni të pushtuar nga mafja, vjedhja dhe korrupsioni dhe nuk keni asnjë shpëtim. Komandojnë ata.

      1. s
        shqip

        K, nuk eshte dicka qe nuk dihet i nderuar . Ata na sollen ne kte gjendje ,ata luajn te gjitha Fijet poshte cdo rrogozi e Politike Shqiptare ,ata vendosin per gjithcka ,dhe tani pasi na kan zhvesh Lakuriq nga cdo Vlere e Mundesi mbrojtjeje se shqiptare ,kur kontrollojne censurojne e kercenojne si Mafioze secilin qe thot te Verteten mbi Politikat e Djallit , atyre i skuqen syt .Kta jane Demokratet dhe ata qe luftojne per te Drejtat Njerezore ne Bote ?! Nuk ka Shpetim thua Ti ? S'e di se per cfar Shpetimi e ke fjalen ,por gjithmon ka nji rrugezgjidhje nqs ky popull i Tradhetuar nga Djalli Demokratike dhe prostitutat e Politikes nqs organizohet ben dicka .E kam fjalen ,te heqi qafe te Korruptuarit ne Politike e Drejtesi kudo jane ,te gjithe ato qe Kultivon djalli ne Shqiperi per te Zhdukur Shqiperine duhet te hiqen qafe menjiher kjo eshte nji zgjidhje . Drejtesi nuk mundet te presesh kurre nga Ata qe e drejtetojne Drejtesine e Kultivuab kerma si psh saline .

      2. V
        Vranakonti

        Bravo.Shkrim brilant. Kraja eshte shitur dhe ka frike nga Ssliu.Turp te kete. Kraja ka forcen r ligjit dhe nuk duhet te trembet nga Saliu.

        1. D
          Dardan

          Bravo dhe faleminderit Prof. Ilir Yzeiri! Koha e zbuloi shpejt fytyren e frikacakut te Arben LLalles.

          1. B
            Bureto

            Kam një mendim paksa më ndryshe: E njoh Krajën, jo vetem në distance. Nuk është se ka ndonje kapacitet të spikatur intelektual e aq më pak është ndonjë trim i çartur, por nuk e besoj se eshte një person i korruptuar. Nga ana e atyre, kryesisht amerikaneve, që iniciuan dhe ngriten SPAK, do te ishte blasfemi që të na servirnin një kryeprokuror të tille! Dihet tashme se SPAK dhe trupa që e perfaqeson atë së bashku me BKH, i ka të gjitha mundesite të beje qilizem dhe në shtresat më të larta te politikes, pushtetit dhe ekonomise, atë që opinioni publik e pret me padurim. Fakti që vonohet ky angazhim i bën, me të drejte, njerezit skeptike. Por le të vij tek fillimi i komentit tim. Pse kjo vonese dhe pse pikerisht kjo me Sali Berishen, për të cilin shqetesim shkruan i revoltuar me të drejte dhe Ilir Yzeiri. Të gjitha ato që shkruan ai, jane të njohura dhe të verteta, bile janë me bollëk. Sepse është ky realitet në Shqiperi dhe ndaj politikaneve të pushtetshem (sidomos në pasuri) ku në krye qendron Saliu, ndaj dhe ata për 30 vjet, i kane shpetuar rrjetes së drejtesise dhe ndeshkimit. Faktoret kane qenë e jane të shumte dhe po aq kompleksë. Së pari se politika shqiptare qysh në fillim keshtu u modelua, pikerisht nga keta antishqiptare hajdute e kriminele. drejtesia plepiste, anarkia demografike, trafiqet, piramidat, shperdorimi dhe abuzimi me parate e taksapaguesve shqiptare etj etj. Të gjitha këto, sepse ka qene mungesa e Vullnetit Politik për të ndertuar një Shtet të së Drejtes. Shtoj ketyre dhe kulturen demokratike dhe qytetare jashtezakonisht të varfer të shqiptareve erdhem në atë pike që duhej me patjeter një ndrhyrje energjike e SHBA dhe BE, për t'i sjelle gjerat në hulli. Ne vete nuk do ta benim dot kurre, ndaj dhe kjo nisi me reformimin e sistemit te drejtesise, që të jemi të ndergjegjdhem nuk eshte një proces i lehte. Keshtu duke ditur se në realitetin shqiptar faktori politik i perfaqesuar nga të tillë politikanë problematike si Berisha, të cilit krahas energjise dhe aftesive të tij, i shkojne pas edhe mijra njerez, per fat të keq keta jo të gjithe domosdoshmerisht militante. Eshte kjo mase e madhe njerezish prej qindra dhe mijra, që kane votuar dhe mund të votojne ende për të , kjo fale edhe të famshmit ligjit natyror të 'Inercise'. Këtë realitet nuk është se nuk e marrin në konsiderate ata që duan ta shkokolepsin këtë rreth vicioz. Dhe duhet ta marrin. Kështu, mendoj se sëpari po punohet që të diskreditohet deri në fund kjo figure e shemtuar e realitetit politik shqiptar. Nëpermjet diskreditimit i duhet hequr mbeshtetja elektorale. Dhe kjo u kuptua që me shpalljen e tij "non grata" me gjithe familje. Po në këtë hulli janë edhe gjithë manovrat intensive diplomatike, (refuzimi kategorik i tij nga kancelerite euroatlantike), ato ligjore (proceset gjyqesore), parlamentare etj etj. E gjithë kjo strategji, patjeter që do të çoje në bjerrjen e mbeshtetjes elektorale. Mbas kesaj nuk do te vonoje dhe futja me akte konkrete në veprim e SPAK-ut. Me një fjale e gjitha kjo nuk eshte një pune që ka mundesi te behet kaq lehte, por nuk do ta bëjë Arben Kraja apo dikush tjeter. Do duhet të piqen disa parakushte, mbi të gjitha te sigurohet stabiliteti social. Berisha, pavarësisht se kush është dhe se sa e urrejne shumica e shqiptareve, hëpërhë, politikisht do duhet në konsiderate. Ai me dinakerine e tij e di kete realitet dhe po luan me ate karte. Po është i pashprese, thjesht do që të fitoje kohe, ta shtyje sa me shume fundin e keq që e parasheh qysh prej 19 majit 2021, dhe qe e ka nxjerre fare nga faza. Dosjet për të aty jane, bile të kopsitura mire, dhe s'e kane fare problem që t'i hapin, por duhet pritur që të vijme bute tek ajo qe na meson morali i fabules: "Qeveria (Shteti në kuptimin më të gjerë të fjales) e kap lepurin me qerre!" , të cilen humori popullor e ka pasuruar me: "E ben atë (lepurin) që të hype vete në qerre!". Atëhere, për të shkuar deri tek ndeshkimi i Berishës, mos vallë vertet kjo është strategjia?! Këtë le t'ia lemë kohes, gjithsesi kjo jo e largët, të na e vërtetojë!

          2. V
            Vranakonti

            Bravo.Shkrim brilant. Kraja eshte shitur dhe ka frike nga Ssliu.Turp te kete. Kraja ka forcen r ligjit dhe nuk duhet te trembet nga Saliu.

          3. 2
            21

            Ky duket tekstualisht, si Luli Basha i drejtesise. Nje kostum bosh.

            1. R
              Referendum per arrestimin e koleres sali

              Do kete edhe ky legeni ndonje semundje te pa sherushme si llalla e thartuar. Te gjithe keta i ka bere saliu me semundje. Edhe usa po bene loje te dyfishte me spak arben llallen. Edhe nongraten sali,ja futi lulit nepermjet grides dhe salianjit dhe forcoi saliun duke dale ne krye e duke na care b.. cdo dite e cdo ore

              1. V
                Vito mashtruesi, shoku i Nikos

                Ilir, o injorant 24 karat. Nje njeri arrestohet me prova. E di i madh e i vogel qe ne rastin e hidrocentralit te Ashtes, jane vjedhur 70 milion euro nga buxheti i shtetit dhe personat pergjegjes jane : Sali Sheqere Berisha, Genc Ruli, Ridvan Bode, Luigj Pjetri. Qeveria e Edi Rames nuk ka bere kallzim per kete veper penale ashiqare, por perkundrazi hajdutin Ridvan Bode e promovoi duke e votuar si anetar te keshillit mbikqyres te Bankes se Shqiperise. Ti je nje thashethemexhi me pagese.

                1. d
                  denis

                  Nuk e kuptoj cfar duhet me teper per te arestuar kriminelin shpellar Sali NON GRATA....

                  1. T
                    Trotski

                    Te lumte Pena Z.Yzeiri.Ka fatkeqsisht ende njerez naive ose te Korruptuar si bashkepuntore te Sali Kermes ,qe jane te prirur te mbeshtesin Kriminelin e Vucidolit ,qe ka mbjellur Fatkeqsira dhe destabilizim ne Shqiperi.Shume drejt e shtroni Problemin.Si ka mundesi qe Delenxhiu Sali Kerma te rrije jashte Hekurave dhe te beje Tollovira destabilizuese? Si ka mundesi qe Sali krimineli ,pergjegjes i shume vrasjeve ,grabitjeve,te rrije jashte Hekurave??.Duam veprime te menjehershme per Banditet si Sali Kerma apo Like Hajduti ,si dhe per bashkepuntoret e tyre.Zoti Kraja po na soset Durimi .Filloni procedimet ndaj ketyre zuzareve te paskrupullte.Justifikoni gjithe kete angazhim te USA-BE per te sjelle nje Demokraci te vertete ne Shqiperi.

                    1. K
                      Karl Markosi

                      Lypset edhe një herë DIKTATURA, një tip i ri natyrisht, për ti qëruar të gjithë të korruptuarit me kuç e me maç, në politikë e në ekonomi, pastaj ta RINISIM nga e para, por kësaj here ME MEND NË KOKË!

                      1. S
                        Sunitet nuk bejne shtet, lloji i kafshes.....

                        Si perhere pordhe me rigon....ne asnje vend arab nuk funxionon DHIMOKRATIA Kshq vari kkkkkkk......spak,kak etj kesisoi org.a zyra arabesh thjesht i beson i tredhuri Ngjela..... gezuar ramazonin.

                        1. B
                          Berti

                          PER ILIR YZEIRIN DHE TE GJITHE SHQIPTARET E NDERSHEM TE KETIJ VENDI ! TANI ESHTE ABSOLUTISHT E QARTE DHE NUK NEVOJITET KOHE TJETER PER TA PROVUAR QE KRAJA NUK KA PER TE VEPRUAR KURRE KUNDER BERISHES NJELLOJ SI MIKU I TIJ LLALLA. SPAK DUHET KRIJUAR NGA E PARA PASI ESHTE THJESHT MBETJE E DREJTEDISE SE VJEYER BERISHIANE. PO U LA AKOMA KY INSTITUCIO DO TA ÇOJE SHQIPERIE DREJT SHKATERRIMIT TOTAL.

                          1. M
                            Mal Cori

                            Zoti Ilir ! Duhet të jeni miop të shikoni që drejtësia, sidomos ajo e strukturave, të veti gut e pasvetingut ka ndryshuar. Tani prokurori I SPAK, ata të prokurorisë të përgjithshme, të gjykatave të larta e kushtetuese, por dhe organet e vetingut, nuk paguhen më, nuk paguhen më.... d.m.th. paguhen por jo nga 700 apo 800 mijë lekë të vjetra. Ata paguhen nga 4 deri 6 milionë lekë në muaj. Pra ja që organet e drejtësisë tani punojnë shumë, lodhen më shumë, prandaj paguhen më shumë. Shumë më shumë. Nuk guxon kush më të ndërtojë një mur rrethues pa leje, apo të mbulojë kasollen e pulave me llamarinë. Ti thua po ai që minon demokracinë. Po le ta minojë. Punë e madhe ! Ç'e duam demokracinë. Kryeprokurorin e SPAK të kemi mirë dhe prokurorin e përgjithshëm që nuk ja dimë as emrin...

                            1. D
                              Dyxrj un CV te do

                              Ky esht vertet zagar , spaku esht thjesht nje tallje madhe me kta shqiptar te mjer qe kan ngelur ne kte vend , kryetari spakut ky lengu groshes nuk mund te ver drejtesi kur ka vil ne lalez , spaku punen duhet ta fillonte nga lalzi dhe te futej mes deputetve ish deputetve dhe qeveritarve dhe ish qeveritarve nga viti 92 , ather spaku do ish i besushem , esht vetem nje mashtrim i madh , ktyre plerave te spakut ti ulet rroga ti hiqen privilegjet asgje nuk i rrezikon , bile duhet ti ulin rrogat 50 perqind , mutin ne kte vend e ka futur nga 92 shi deri sot amerika me dipllomatet e tyre ne ambasaden amerikane , ata vin zyrtar ne kte vend e ikin pashallar me para pa fund dhe tallin me lloj lloj teorish kte popull si me teorin qesharake te spakut , Saliun non grata e nxori Amerika per ta ruajtur , per ti then shqiptarve qe ja dham denimin tani te gezoj paran e vjedhur , duke i dal si mur perpara drejtesis se sajuar qe atij Saliut mos i bej njeri dem , se saliu esht njeriu qe beri realitet endrren amerikane per te shkaterruar xhdo gje qe kish ndertuar populli nen drejtimin e PPSHs , Saliu e dogji tre her shqiperin shkaterroj uzina fabrika kombinate , shkaterroj shkollen , mjeksin ushtrin solli fajdet e çoi vendin ne luft civile futi luft jug veri , as nje pushtus nuk ja ka ber kto deme kti vendi si ky sharlatan e beniamin i Amerikes , ky pra prishi xhdo gje qe ndertuam per 50 vjet , teoria tokes djegur dhe shkaterrimi xhdo gjeje qe kish ndertuar komunizmi ishte teoria ambasadorit te par amerikan ne shqiperi kapterit te cias amerikane Rairsonit qe erdhi nga beogradi , endrrat ja beri saliu rrealitet deri tek pulat ne kotec ja mori kti populli dhe i çoj ne vitin zero , prandaj Amerika nuk lejon as drejtesin e as zotin ti bej keq Saliut eprorit te kryetarit spakut , kti legenit shkodres .

                              1. S
                                Shaqo

                                Fare i sakte dhe duhet akoma me shume te ushtrohet trysni nga mediat e shtypi ndaj organeve te hetimit, se po na bejne parade mode e karshillek ne keq se Llalla. Paguhen tnerresisht shume dhe tallen me popullin.

                                1. V
                                  Vjola

                                  Të Lumtë………………Turp për SPAK

                                  1. H
                                    Hasani nga Kucova

                                    Shkrim shume domethenes

                                    1. D
                                      DD

                                      Ky Kraja më duket më pa b…. se Llalla dhe se Braçja apo Majko. Se ER e dimë që ka b…. po i ndruhet preçedentit. Se po u hap dera për KM-t, nuk dihet ku ndalon. Mgja e kjo shfaqje nga SB po e kalon çdo cak. Haxhiqamilët e sotëm që kanë fytyrën e Ylli Manjanit, Andi Bushatit, Fatos Lubonjës e cave si ara, po plotësojnë tradhëtinë ndaj Shqipërisë që SB e ka filluar me kohë! Për turp të tyre dhe për mjerimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

                                      1. L
                                        Luli

                                        Po mer gazekar Çdo gje qe ndodh ne kete vend e inicion dhe e urdheron Berisha. Te gjalle dhe te vdekur I komandon ai!!!!! Po Mjaft se Late nam. I paska urdheruar Sala avokate e jurista profesore e punetore. Boll me me „FAJIN e ka SALIU“ se u ne legjende Saliu ja ka thene haptas ne sy ambasadores qendrimet e tij.

                                        1. V
                                          Vjosa

                                          Si gjithmon Zoti Yzeiri shkrime të sakta. Jeni të paket Ju gazetare që ngrini zerin per nje gangren 30vjeçare që e dogji dhe shkaterroj Shqiperin dhe ai eshte Sali Berisha .Respekte per Zotin I. Yzeiri,M. Baze, C. Bollino. Duhet të ngrihet në protesta gjithe populli perpara SPAK-UT deri sa Zoti Kraja ta zgjojme nga gjumi letargjik që të bej detyren se paguhet nga ne shqiptaret ,në qofte se nuk eshte i zoti ta bej o ka frike le ti hapi rrugen dikujt tjeter qe eshte më i afet. Ne populli presim shume nga drejtesia e re.

                                          1. L
                                            Llazi USA

                                            Bravo Ilir Yzeiri, nje shuplak e mire per SPAKUN

                                            1. m
                                              malsori

                                              kush do ta fusi e burg Saliun te korruptuarit e SPAKut ky KRAJA ka supervile ne gjirin e lalzit dhe jane komshi me SALI dhe LIKE kriminela QELBESIRA

                                              1. C
                                                Ceni

                                                Kam besuar te reforma ne drejtesi, po jo te njerzit e drejtesise. Amerika inicion reformen, jep dhe asistence po nuk do beje gjyqtarin. Ne nuk kemi gjyqtare, as drejtues te organeve gjyqsore. Gjyqtaret e se kaluares ca ish hajdut, jane sa te paafte, aq dhe frikacak per drejtesine e re. Ata nuk e zbatojne dot ligjin. Sepse nuk e ndryshojne dot veten.

                                                1. D
                                                  DREJTESIA

                                                  Te rije e qete ambasadorja amerikane se sa te jete Arben Kraja nuk arrestohet Sali Berisha. Shqiperia e pati peshqesh S.Berishen nga amerikanet pasi menduan gabim se ai rrezoi komunizmin. Sa te kesh Ameriken me vete S.Berisha gjembe ne kembe ste hyn.

                                                  1. d
                                                    drini

                                                    Po si asnjeri nuk permende profesionin e vertete te Arben Krajes? hetues i devotshem i sigurimit famkeq e terrorist ne Shkoder pastai prokuror i zellshem , ndaj kundershtarve politik. Te dy bashke nje tenxhere jane ,bashkohes.

                                                  2. L
                                                    Luzati

                                                    SPAKU eshte nje deshtim i certifikuar dhe amerikanet duhet te shohin edhe nje here pse e krijuan kete institucin qe po meret me hajdute xhepash , dhe arka peshku ,kur kryehajdutin e ka perdite para syve .Z. Kim shife kur ta firmosi edhe ky kraja peticionin , mos u cuditni fare...

                                                    1. S
                                                      SOPIQOTI

                                                      Te V E R T E T A T qe na sjell z.Yzeiri ne kete shkrim flasin "..me ulerime.." per ate qe duhet te bej SPAK-u POR qe nuk e ben ose nuk ka ndjesi per ta bere. Fshatarit nga Vicitoli duhet ti ishte treguar me kohe vendi per BEMAT e tij. me gjit'ate NUK ESHTE VONE per ta bere venien perpara drejtesise.Mungon kjo dhe fshatari nga VVicitoli kendon "SOLO" nga foltore ne foltore.

                                                      1. B
                                                        Boo

                                                        Po mer palle mere ti thote yzeiri ato qe deshiron te degjosh ti nuk do thote se jane te verteta.

                                                      2. E
                                                        ENTSOE

                                                        Shyqur qe doli nje gazetar dhe padagog qe Ka parime dhe kerkon drejtesi humane, respekt per kete zotni! Oligarket e medias po heshtin, I Ka vlere me kohe SB, IM dhe soji I tyre! Pas tyre I blere dhe I shitur po del edhe aSPAk-u!!?

                                                        1. i
                                                          i cmenden shqiptaret me Premtime boshe !

                                                          Djalli nuk e do Shqiperine por mashtron ne cdo raste me Terma te reja shqiptaret .si veting spak ,drejtesi shtet ligjore , 30 vjet i bihen se njejtes melodi me te njejten gerrnet ,por gjithcka Stonon ! Drejtesia dhe gjithcka ne Shqiprine tone tashme te Kolonializiuar nen Diktaturen ne Hije ,qe cuditerishte asnji shqiptare s'e shikon ,(ku shqiptaret s'akne te drejten jovetem te shprehjes se lire ,sepse perdiqen nga Djalli ne cdo raste ,por madje as te jetojne ne Shqiperi nuk i lejojn ,duke gjenruar Poltika te tilla mashtruese ,qe vrasin cdo Shpresen due tentuar me te tilla metoda psikollogjike ,te bejne shqiptarin te dorezohet e heqi dore nga gjithcka e pranoje gjithcka vendos Djalli mbi shqiptaret ,nese do jetojne ne Shqiperi ose jo ,nqs do ken te drejta ose jo ,nqs do jetojne te lire ose jo ! Kjo ishte Loja e Djallit e cila nuk njejh kufije por njeh bythqimat e pederastet qe mban ne Politike

                                                          1. M
                                                            METEH

                                                            OK ILIR YZEIRI.SPAK ka lindur i vdekur.A.Kraja është tipik Tik Llalla.Nuk ka këllqe të arrestoi 2 kokat e krimit në Shqipëri,S.Berishën dhe I.Metën,mandej piramida e korrupsionit bie dhe vëndi merr frymë,tashmë i asfiksuarë. Për Sb ka 101 fakte krimi 1991-2021,mbi 20.000 të vrarë dhe 350 mild.$ pasuri të vjedhur e shitur. -Nëse SPAK nuk rrethon vilat e Gjitit të Lalzit dhe kudo që janë,Athere populli duhet të rrethoi SPAKUN e ta nxjerrin nga zyrat me shqelma. -Kjo ditë do të vijë siç erdhi për Enver Hoxhën që sundoi 45 vite dhe në fund u hoq zvarr sëvdekuri.Tasjmë 70 % e popullit po kërkon Enverin tu pres kokat hajdutëve e kriminelve që e lan popullin fukara në fund të Europës. -Nuk besoi që të bëhet trim A.Kraja Shodrani të hyj në histori për mirë.Ai duhet të dorhiqet me nder dhe të shkoi në Shkodër për tallava,Sport dhe qejf..! -DASH që e futi në listën e zezë S. BERISHËN..ti gjëj vëndin.Drejtësia tek ne nuk bëhet për 100 vjet.Kotë mburren Zonja Kim dhe E.Rama. -Mbreti vdiq,rroftë mbreti..!

                                                            1. Z
                                                              Zana

                                                              Perberja e SPAK eshte pjese e gjyqesorit qe po leme pas qe mesa duket po tregon se eshte e veshtire te shkeputesh nga korrupsioni dhe varesia nga ata qe ju ke sherbyer. Kete e tregon veprimtaria e deritanishe e ketih organi qe eshte perqendruat ne 2-3 veta qe jane kundershtaret e padroneve te dikurshen te punonjesve qe punojne ne SPAK .Kjo ben qe Berisha eshte i qete ne çdo gje qe ben se i ka krahet te mbrojtur. Zoti Kraja duhet te shkundet per ti sherbyer Shqiperise dhe jo atyre qe e çuan kete vend ne kete gjendje.

                                                              1. A
                                                                Arian

                                                                Bravo Yzeiri.por duhet folur përditë për këto probleme dhe nga të gjithë.kjo është shumë e thjeshtë,spak të hetojë dhe të thotë është apo s'është i korruptuar,por nuk kanë menderen.

                                                                1. P
                                                                  Pandi Qori

                                                                  Shkrim fantastik

                                                                  1. r
                                                                    rexha 10

                                                                    Kraja e ka shtepine ke pusi qe lahet vete more zonja AMBASADORE ,dhe zoti YZEIRI . Ai thuajse per nate perpara se te shtrihet ne krevat ,duhet te pershendese SALIUN ,DHE FLORIRIN .Dhe kure te zgjohet ne mengjeze duhet qe te pershendese prape SALIUN me ILIRIN .Perpara se Kraja te perfundoje ne ndonje kanale duke shkuar per ne Shkoder ,te locka e tije ,me mire ka zgjedhur qe te heshte .Fundja ,pse te behet ky :PISHTARI I DEMOKRACISE .Kure e dini shume mire qe ai qe te vrete ,mbase dy vitesh te vendose nje lapidare ,dhe te shpalle heroi i demokracise ,si puna e AZEM HAJDARIT ,e shum te tjereve si HAJDARI .

                                                                    1. F
                                                                      FATMIRI

                                                                      PO PER KETE KRAJEN KA NDONJE AGJENSI LIGJZBATUSE QE TAMARIN TE PANDEHUR PER SHPERDORIM DETYRE ME DASHJE

                                                                      1. e
                                                                        emigranti

                                                                        shkrim shume i sakte jo vetem kraja por te gjithe gjykatesit prokuroret jane te korruptuar sepse denojne te varferit dhe lene te livadhisin saliun me shoke qe kane bere krime , vjedhje, dhe shkaterime qe duhen denuar dhe me burg te perjetshem tju sekuestrohet pasuria

                                                                        1. J
                                                                          Jimi

                                                                          Bravo Ilir ! Por as ti dhe as ne nuk shpresiojme, qe ky ushtar i heshtur i Saliut te beje ate qe ligji i jep te drejten te ushtroj ndaj kupoles mafioze te Saliut. Ky "Prokuror" me shum se i tredhur, eshte nje kriptoberishist.

                                                                          1. D
                                                                            DREJTESIA

                                                                            Cpret nga nje shkodran? Per shkodranet jeta eshte tallava, cdo gje e marin me shaka. Ka patur dhe burra te mencur por tani ska me.

                                                                            1. M
                                                                              Martin

                                                                              Keshtu ndodh kur Pushteti Legjislativ dhe Pushteti Gjyqesor jane te varur nga Kryeministri (Pushteti Ekzekutiv). Perbindeshi i Vicidolit Sali Berisha bredh e bertet neper rruge e Parlament se keshtu i leverdis Edi Rames per te fituar Mandatin e IV.

                                                                              1. F
                                                                                Fjala

                                                                                Thua e ka degjuar Arben Kraja kete thirrje te Yzeirit? Apo ai s'ka jetuar ne Shqiperi dhe nuk e di se ka nje kriminel si Sali Sheqere Karaxhiç berisha?! Merreni per bythe dhe ate qen Arben Kraja dhe treojini vendin se keta e duan me vare ne koke!

                                                                                1. A
                                                                                  Asd

                                                                                  Arben Kraja eshte nje pengese mafioze e drejtesise. "Veshi i tij i shurdher" eshte njelloj sikur te besh denoncim ne polici dhe polici nuk ben asgje. Nuk ben asgje edhe pas shume denoncimeve te njepasnjeshme. Kjo eshte sjellje e hapur ne mbeshtetje te krimit. Me duket e kote kerkesa me edukate e z. Yzeiri qe Kraja te rishikoje menyren e punes por, ky prokuror duhet larguar urgjentisht nga te gjitha organet e drejtesise dhe i duhet sekuestruar nga banka e gjithe vlera ne rroga qe ka perfituar padrejtesisht nga dita e pare e punes deri tani. Kjo gje duhet bere me te gjithe punonjesit ne SPAK e BKH qe kane tradhetuar besimin dhe premtimin per vendin e punes. Justifikimet e Krajes qe "drejtesia do prova dhe jo fjale", le ti fuse te gjitha ne bythe, sepse tashme eshte provuar qe drejtesia pervec "provave" do edhe njerez trima e te ndershem dhe ky kraja nuk ben pjese tek ky grup. Thjeshte na ka tradhetuar te gjitheve.

                                                                                  Lini një Përgjigje