Kur sheh fytyrën e shtetit

23 Gusht 2024, 17:30Blog TEMA
Kur sheh fytyrën e shtetit

Nga Josif Papagjoni

Sot shkova të rinovoja patentën. Epo ja që duhet kjo e shkretë makinë! Është një lumturi e vogël, mbi të gjitha liri, aventurë udhëtimesh, vendesh, miqsh, sebepesh. E pra, me mendjen se do vonoja, se do mërzitesha me radhën e gjatë, madje kisha taksur dhe një dhjetëmijëshe nëse dikush më vrenjte fytyrën. Por jo! Krejt një shërbim i kulturuar, i kontrolluar me kamera, sjellje të buta, mirëkuptim. Mbarova shpejt, tak-fak. As 5 minuta nuk ndenja tek agjentja e shërbimit. Dhe vërtet u gëzova. Po pse?

Sepse... pashë fytyrën e shtetit. E një shteti tjetër, jo si ai para disa vitesh, kur zhurma të mbyste, të sharat e njerëzve në qiell, ndonjëherë dhe sherret me zë të lartë; pastaj vinte rryshfeti nën dorë, banaliteti dhe vulgariteti i sjelljes, fytyrat plot përdëllim e të përunjura të hallexhinjëve, nga njëra anë, dhe fytyrat e krekosura e mburravece të agjentëve, që të shikonin duart sa lekë do të jepje, nga ana tjetër.

Gjithçka qe sahat. Kulturë. Sjellje prej nëpunësish të shtetit. Shërbim i kulturuar. Mjedise komode e të pastra. Dhe psherëtiva: Ah, sikur të ishin gjithë zyrat e shtetit kështu! Ah, sikur asnjë mos të paguante nën dorë! Ah, sikur këta grabitqarë të neveritshëm të zyrave, këta “çinovnikër” të paskrupull, t’u futej data në bark e në palcë nga syri i pamëshirshëm i shtetit, i kamerave që të regjistronin, i frikës së humbjes së vendit të punës etj.

Dhe mu kujtua dita këtu e 20 vjet më parë në qytetin Mosingen të Gjermanisë, kur bleva një makinë. Tek po shkonim për ta regjistruar, gjermani që ma shiti pa sahatin dhe tha: “E kapëm!” Pra, duheshin dhe 4 minuta që zyra të mbyllej. Agjentja e regjistroi shitjen në ko;pjuter, asnjë fjalë, asnjë ankesë, teksa nja 30 a 40 vetë që ishin në zyrën e regjistrimeve si sallë, filluan të iknin pa zhurmë, mbyllnin kompjuterat dhe vetëm sa bënin gjestin e përshëndetjes. 4-5 minuta vonoi dhe regjistrimi i makinës sonë prej agjentes gjermane.

Edhe ajo e mbylli kompjuterin dhe u largua. Puna kishte mbaruar krejt, me sekonda! Çfarë rregulli, mendova atëherë, çfarë shteti! Nëpunësit bënin shërbimin dhe iknin pa fjalë, por vetëm duke përshëndetur me një buzëqeshje, një gjest dore a koke dhe kaq... Kur do të arrijmë të bëhemi dhe ne kështu?

Ja, kjo qasje më erdhi në mendje teksa mbarova punë tek rinovimi i patentës. Por a është kudo kjo fytyra e shtetit? As e vë në dyshim, se jo! Veçse disa shenja po jepen për të përjashtuar rryshfetin dhe grabitjet e hijenave të zyrave. Nejse, kjo lumturi e ky ngazëllim që më zuri, më doli krejt për hundësh teksa po kthehesha në Tiranë. Tmerr... Rruga dytësore e mbushur plot e përplot me makina, një trafik lodhës, çmeritës, që ta silltenë majë të hundës. Më mirë ecje me këmbë a hipur mbi një gomar sesa me makinë. Dhe cërra e vapës ta digjte kokën. Vonova gati një orë sa të vija në shtëpi, të freskohesha pak dhe të mblidhja veten.

Gati mallkova: “Vafsh në djallë, moj patentë!” Por e di se kjo është tjetër temë. Një temë që kërkon miliona e miliarda, që rrugët të zgjerohen e të riasfaltohen, që autobandat dhe autostradat tona të hapen më shumë, që qyteteve t’u zgjerohen mushkëritë nga hapësirat e zëna dhe mungesa e parkingeve etj., etj. Ja... kjo është një tjetër fytyrë e shtetit. Si kjo ka me dhjetëra, me qindra. Prandaj nuk duhet të ngopem me kënaqësinë që më dha marrja e patentës, shërbimi, shpejtësia, mjedisi, prania e rregullit...

5 Komente

  1. Q
    Qytetari i thjeshte

    Po tek ata qe udhetojne me autobuzin urban, ata pensionistet qe presin radhen te posta per te marre pensionin, po tek ata qe presin 4-5 vjet te marrin nje leje ndertimi apo ata qe kane dhjetra vjet qe nuk legalizojne pronen e tyre, po ata te semuret qe presin ne radhe tek ambulancat qe te bejne nje skaner apo ego se jane me planifikim, po tek ata fermeret qe hedhin prodhimet ne lume se nuk ua blen kush, po faktin qe apliko ne e-allbanie e nuk merr sherbim, a e ke pare fytyren e shtetit zoti Papagjoni???

    Përgjigjjuni
    1. m
      motren ku ta kesh mu ne pith rop qire

      o kari ate po te thote sikur te gjitha te behen ashtu sic u be me patenden qe ai rinovoi,apo lexove vetem titullin ti kar me syze bythqir me vrap per ta kundershtuar.

      Përgjigjjuni
    2. a
      atdhetari

      Josif te lumte goja , eshte shume e vertete , me zyrat e reja eshte bere nje ndryshim kolosal , ne sherbimin ndaj njerezve . Ne ato zyrat e vjetra , ishte nje tmerr i vertete , me ato sportelet e vogla si dritare burgu . Fytyra e vertete shtetit qe punon per qytetaret , po duket kudo , sepse ata qe e kishin dhe tani jane maje ballkonit . vetem zullume e injorance solle, KOHA E MIRE DUKET QE NE SABAH DHE BESOJ QE KJO KOHE DO TE BEHET E DHE ME E BUKUR , .

      Përgjigjjuni
      1. k
        kristo

        Tek drejtoria e transportit vertete eshte vene dore nga shteti, sherbimi ka marre formen qe duhet, cdo gje ne vendin dhe kohen e vet. Po ne banka si eshte sherbimi, vertete mizerabel, ne kohen qe bankat duhet te jene shembull, le te marrin shembull nga drejtoria e sherbimit te transportit.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Ta hipen kushdo

          Ti i paske provuar se i paske te gjithe te qire me moter,nene ne c'te mban pragu, se vetem me seks u merrka familja jote. Ty nese te pelqen shteti mbaje e shpreh mnedimin tend, e jo te shprehesh mllef prej karagjozi qe nuk merr vesh nga shtypi dhe as nga dynjalleku.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje