Kurti: Tri sfidat më të mëdha për Kosovën

28 Gusht 2022, 11:31Rajoni TEMA

Kurti: Tri sfidat më të mëdha për Kosovën

Krijimi i vendeve të reja të punës, veçanërisht për të rinjtë, është për Kurtin sfida e parë për Kosovën. Ai thotë se për të krijuar vende të reja pune Kosova ka nevojë për investime të huaja direkte dhe vende të reja pune të lidhura me to.

“I inkurajoj të gjitha kompanitë evropiane që të investojnë në Kosovë. Kemi parqe teknologjike si në Prizren, rritje të lartë të eksporteve dhe një fuqi punëtore të re dhe të trajnuar mirë.” – tha Albin Kurti në një intervistë për gazetën gjermane “Die Welt”.

Politika tatimore 


Kurti thotë se të ardhurat tatimore në Kosovë janë rritur së fundmi me 34 për qind dhe kjo pa bërë ndryshime në politikën fiskale. Sipas tij kjo do të thotë se njerëzit janë përsëri të gatshëm të paguajnë më shumë taksa, sepse e dinë që qeveria e tij nuk është e korruptuar.

Luftimi i korrupsionit

Si sfidë të dyti Kurti sheh luftën kundër korrupsionit. Sipas tij organet e ndjekjes penale dhe të drejtësisë duhet të jenë edhe më efikase dhe të marrin masa edhe më të rrepta.


Strukturat ilegale serbe

Sfida e tretë është sipas kryeministrit Kurti Serbia, të cilën ai e konsideron si kërcënim për Kosovën. Serbia tha ai për gazetën “Die Welt” po ndërton struktura ilegale, veçanërisht në veri të Kosovës, dhe vazhdon të mbajë lidhje shumë të ngushta me Rusinë. /DW

3 Komente

  1. k
    km

    Llumsi ne,Kosova u hap me serbine.Por....me ballkan te mbyllur

    Përgjigjjuni
    1. a
      alphazeta

      Albini të bëjë kujdes me "investitorët" e huaj se ata janë çakenj. Ta hanë mishin dhe të lënë kockat. Ai nuk duhet të ndjekë shembullin e "Grupit të të katërve" në Shqipëri: Berishës, Nanos, Metës dhe Ramës. Pra që të shesë pasuritë kombëtare dhe të privatizojë pronat publike. Për sa i takon përparësive i ka vënë pikat mbi "i". Me Albinin Kosova do ecë shumë përpara dhe ndofta do ia kalojë shumë shpejt edhe Shqipërisë, sa në zhvillimin e demokracsë dhe shtetbërjes, por po aq edhe në ekonomi. Dhe borxhin e ka shumë të ulët në krahasim me GDP-në. Jo si në Shqipëri ku gjithçka ndërtohet me para borxh! Se bazën materiale dhe burimet natyrore i kanë shitur dhe privatizuar!

      Përgjigjjuni
      1. Çekiçi

        SVIDA MË E MADHE E ALBINIT DHE VJOSES ËSHTË TË DERGOJNË NË HAGË AKUZA DHE DESHMITAR TË RREJSHEM KUNDER ÇLIRIMTARVE QE TE DENOHEN SA MË SHUMË QE KETA TRADHTAR VJOSA DHE ALBINI TA PREGADISIN TERENIM QE SA MË LEHT DHE SA MË SHPEJT TA KTHEJNË SERBINË NË KOSOVË

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje