Haradinaj: Marrëveshjet një nga një strategji e Serbisë për të blerë kohë e për të vonuar njohjen e Kosovës

28 Gusht 2022, 09:48Rajoni TEMA

Haradinaj: Marrëveshjet një nga një strategji e Serbisë

Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet hyrëse-dalëse.

Ai tha se marrëveshjet një nga një janë në interes të Serbisë, për ta vonuar Kosovën. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj shkruan se Kosovës i duhet një marrëveshje përfundimtare që sipas tij, arrihet vetëm me përfshirjen e drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


“Marrëveshjet një nga një janë strategji e Serbisë për të blerë kohë e për ta vonuar Kosovën. Interesi shtetëror, nacional e qytetar i Kosovës është marrëveshja përfundimtare për njohje, e cila mund të arrihet vetëm me përfshirjen e drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pa ndihmën e të cilës nuk do të fillonte as zbatimi i marrëveshjes për dokumentet e identifikimit”, tha ai.

Haradinaj shtoi se tashmë ka ardhur koha që dialogu të kalojë në një tjetër nivel dhe Serbia ta njoh Republikën e Kosovës.

“Kanë kaluar njëzetë e sa vjet ç’prejse është krijuar një realitet i ri në Kosovë dhe mbi katërmbëdhjetë vjet qysh Kosova është shpallur shtet sovran dhe i pavarur. Tash është koha e duhur që dialogu të kalojë në një nivel tjetër dhe Serbia ta njoh Republikën e Kosovës”, shprehet Ramush Haradinaj.

Lajmin e mirë për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi e bëri të ditur shefi I BE-së, Joseph Borrell, i cili njoftoi se Kosova dhe Serbia kanë zgjidhur mosmarrëveshjen për lëvizjen e qytetarëve të tyre përtej kufijve.

 

4 Komente

  1. D
    Dardan

    Ky gomari ka inat pse nuk eshte marre firma e tij per te nenshkruar marreveshjen me te madhe te shekullit ne Ballkanin Perendimor. Edhe kur flet ben tersin, kopjon Doktor Sali Mortjen. Deri kur do te degjojme kete idiot?!

    Përgjigjjuni
    1. T
      Trapi

      Edhe ti Dardan je gomar si Kurti sepse ke ide fikse ne koke. Ta quash kete marreveshje marreveshjen me te madhe te shekullit ne Ballkan eshte miopi. Me kete marreveshje Kurti eshte i detyruar qe serbet e Mitrovices dhe ne pergjithesi serbet e Kosoves ti njohi si serbe qe rojne ne tokat e tyre ne kosove. Serbet e Kosoves nuk kan me nevoje per pasaport kosovare…Vazdhdimin ndiqe vet po qe se e quan veten gomar dhe jo rrocke gomari….ti si dhe Kurti jeni dardane, njerez te lashte qe dini si rritet dardha…hahaha….

      Përgjigjjuni
    2. S
      Shqiptari

      Me ne fund Ramishit ka filluar ti punoje pak truri. Edhe per mendimin tim Serbia po i jep nje lemoshe Kosoves per ti dhene pike Kurtit qe ta mbani edhe nje mandat tjeter. Duke ruajtur statukuone i ben favor Serbise. Kur te tjeret luftonin Albini hante corben e Serbise dhe per me teper jepte intervista nga burgu. Mund te me gjeni nje kosovar te burgosur qe i shkonin kamerat ne burg ?

      Përgjigjjuni
      1. Roberto

        O Ramush po me mire rrini "urte" dhe mos komentoni per c'do gje sepse njohja e Kosoves nga Serbia do pak kohe dhe kushdo qe te ishte ne ate pozite nuk do pranonte menjehere por hap pas hapi. Une nuk jam askushi te diktoj ate qe duhet apo ate qe eshte me e drejta por flas si e mendoj. Rendesi ka qe nismat per cdo gje te vazhdojne deri ne arritjen finale qe besoj se do jete jo me vone se 2023.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje