
Ministri turk i Financave Nureddin Nebati tha të premten se qarqet e biznesit nuk duhet të shqetësohen nga një paralajmërim për sanksionet e mundshme të SHBA-së kundër kompanive që bashkëpunojnë me kompanitë ruse të sanksionuara.
“Është e pakuptimtë që letra e dërguar organizatave të biznesit turk të shkaktojë shqetësim në rrethet tona të biznesit”, ka shkruar ai në Twitter.
Javën e kaluar, Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara i dërgoi një letër Shoqatës së Biznesmenëve dhe Industrialistëve Turk (TUSIAD) dhe Ministrisë së Financave për të paralajmëruar kompanitë turke se rusët po përpiqen të anashkalojnë sanksionet perëndimore përmes Turqisë.
“Turqia i kushton shumë rëndësi përpjekjeve të përbashkëta dhe forcimit të bashkëpunimit me aleatët e saj kundër sfidave globale dhe rajonale”, tha Nebati.
“Ne jemi të vendosur të përmirësojmë lidhjet tona ekonomike dhe tregtare me fqinjët tanë, veçanërisht në fushën e turizmit dhe sektorë të ndryshëm të pasanksionuar.”
Ai shtoi se “të gjithë lojtarët” e ekonomisë turke janë të përkushtuar ndaj parimeve të një ekonomie të tregut të lirë dhe po përpiqen të rrisin pjesën e tyre në tregtinë globale.
Mos e kruani me Daj Samin or tai Erdogjon !!!
Se'çkam një parandjenj qe do te vij dita qe Rama dhe Shqipot te pozicionohen o me Turqin, o me aleancen Greko-Amerikane ne rajon. . Aty do te shofim "Vllazerit" Turko-Arnaute, sigurisht qe do te shofim mijra Turkosperma Arnaute te shkoj per xhihad perkrah Sulltanit. . Eh sa gallat do te kete me keta Autochthon, proevropia, vellezer te Erdoganit.