Ethet e Nilit Perëndimor, 81 raste dhe 6 vdekje në Serbi

25 Gusht 2022, 21:30Rajoni TEMA

Ethet e Nilit Perëndimor, 81 raste dhe 6 vdekje në Serbi

Deri më 24 gusht, në Serbi janë regjistruar 81 raste me ethet e Nilit Perëndimor dhe 6 vdekje.

Ethet e Nilit Perëndimor u regjistruan për herë të parë në Serbi në korrik të vitit 2012 dhe prej atëherë deri në vitin 2021 janë regjistruar 1050 pacientë dhe janë regjistruar 101 vdekje. Virusi transmetohet nga mushkonjat.

Virologia Ana Gligiç tha se asnjë virus që vjen nga natyra nuk duhet të nënvlerësohet. “Jemi me fat që është vit i thatë, sepse po të kishte rënë shi, mushkonjat do të shumoheshin më shumë”, tha ajo për Euroneës Serbia.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se të gjithë njerëzit e pickuar nga një mushkonjë e infektuar do të marrin sëmundjen.

80 për qind e njerëzve nuk shfaqin asnjë simptomë. Në një numër më të vogël njerëzish të infektuar (afërsisht 20 përqind), simptomat i ngjajnë gripit, me një fillim të papritur të etheve, dhimbje koke, dhimbje muskujsh dhe kyçesh, lodhje dhe një skuqje të lehtë kalimtare.

Lini një Përgjigje