
Se më 18 gusht, në takimin e nivelit të lartë në kuadër të dialogut, një prej opsioneve të diskutuara në tavolinë për tejkalimin e tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë ka qenë shtyrja e zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave dhe reciprocitetit me kartat e identitetit për një afat prej dy ose tre muajsh, tashmë është e qartë.
Kështu kanë bërë të ditur për, Radion Evropa e Lirë, burimet diplomatike evropiane, sipas të cilave, një shtyrje e tillë do të ishte e nevojshme për t’u dhënë kohë edhe serbëve në Kosovë që të përgatiten, ndërsa ata që nuk kanë dokumente përkatëse të Kosovës, të pajisen me të tilla.
Burimet diplomatike të Radio Evropës së Lirë, nuk janë të vetmit që kanë lajmëruar për mundësinë e shtyrjes së vendimit të Qeverisë së Kosovës për një afat prej tre muajsh.
Ishte vetë, Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, i cili në një konferencë për media tregoi se ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, propozoi palës kosovare opsionin e shtyrjes së mëtejme të implementimit të vendimit të Qeverisë.
“Kërkesa ka ardhur nga ndërmjetësi, jo nga pala tjetër”, pati deklaruar Kurti.
Megjithatë po në këtë konferencë, Kurti ishte i prerë për sa i përket mundësisë së shtyrjes.
Sipas tij, shtyrja e vendimit fillimisht për 1 shtator, ishte gjest i vullnetit të mirë, dhe një gjë e tillë nuk mund të përsëritet.
“Ne kemi bërë një koncesion të madh me datën 31 korrik që vendimi që do të duhet të zbatohej nga 1 gushti të fillojë nga 1 shtatori. Por, shtyrja nuk ka ndodhë që të bëhet shtyrja principi”.
Kurti, i cili foli publikisht për takimin në Bruksel më 24 gusht, potencoi se më 1 shtator ose të dyja palët do të implementojnë regjimin e dokumenteve për hyrje/dalje, ose asnjëra.
I pari i ekzekutivit, ishte i prerë edhe për propozimin e dytë të Lajçak – rikthimin në qarkullim të targave neutral “KS” si opsion për serbët të cilët nga 1 shtatori duhet t’i konvertojnë tabelat ilegale me akronime “KM” në ato “RKS”.
“Opsionet për targa neutrale, kanë qenë opsione në Bruksel nga ndërmjetësi Lajçak, mirëpo unë nuk e di se kush ja ka dhënë idenë, por njëkohësisht e kam shprehur shqetësimin tonë se nuk janë të pranueshme”.
Ndryshe i dërguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i shoqëruar me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, sot gjatë ditës kanë takuar përfaqësuesit e serbëve të Kosovës në Veri të vendit.
Takimi i top-diplomatëve amerikano-evropian me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës është në vazhdën e përpjekjeve të bashkësisë ndërkombëtare për të gjetur modalitetin e përshtatshëm për të dalë nga ngërçi politik i cili mund të përkeqësohet përsëri më 1 shtator.
Fillimisht nga takimi në fjalë u largua diplomati sllovak, Miroslav Lajçak, i cili u adresua para mediave në gjuhën serbe.
Ai u pyet nga gazetarët rreth deklarimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se në takimin e 18 gushtit ka qenë Lajçak’u ai që ka kërkuar shtyrjen e implementimit të vendimeve të Qeverisë së Kosovës, për targat dhe kartat e identitetit.
Mirëpo, Lajçak përpos se ka refuzuar t’i komentojë para mediave deklaratat e Kurtit, ka thënë se mu për këtë temë “ka shumë spekulime” dhe se ai vetë “nuk di asgjë për këtë”.
Më tej Lajçak, ka shtuar se gjitha këto takime, si në Veri ashtu edhe në Prishtinë janë zhvilluar për të vetmen arsye – që më 1 shtator të mos ketë barrikada.
“Dëshirojmë që 1 shtatori të jetë ditë normale, një ditë e zakonshme, unë jam optimist, nuk do të isha këtu po të mos isha optimist”, ka theksuar ai.
Lajçak më tej është pyetur se kur Kurti dhe Vuçiç do të takohen sërish në Bruksel për raundin e ri të bisedimeve.
“Unë supozoj se shumë shpejt. Ata ranë dakord që të shihen afërsisht një herë në muaj. Janë shumë tema që palët duhet t’i diskutojnë”.
Implementimin e vendimit…e u ftofsh ne tajare ja rebi