E ardhmja e Kosovës dhe e Serbisë dhe tollovia meskine e Tiranës

26 Gusht 2022, 14:35Rajoni Nga Ben Andoni

E ardhmja e Kosovës dhe e Serbisë dhe tollovia meskine e Tiranës

Kanë mbetur dhe pak ditë nga 1 Shtatori i vitit 2022. Kosova është përballë një realiteti të vështirë nga situatat e krijuara në Komunat me shumicë serbe në Veri, sa i përket zbatimit të masave të reciprocitetit. Jo shumë larg, në Tiranë, opozita e re tashmë me Ilir Metën dhe Sali Berishën do e ndezin kryeqytetin, referuar fjalëve të tyre, kundër qeverisjes “armiqësore” të Edi Ramës. Në Beograd është njësoj më keq, kur ato pak mediume demokratike dhe opozitare i kërkojnë llogari për Kosovën presidentit Vuçiç dhe i kujtojnë se kur ishte ministër në kohën e Millosheviçit, bash asaj qeverisje që e mbolli Serbinë me varre, ai merrte shtëpi kurse kryeministri aktual i Kosovës ishte në burg në Pozharevac.

E trishtë është sesa herë ka nevojë Kosova për mbështetje dhe një lloj qetësie nga Shqipëria, pjesa ku duhet të mbështetet pa asnjë rezervë, tek ne ka sherre, ka ofendime dhe garë baltosje…ku Serbia përmendet nga të gjithë palët për konsum. Nëse këtë e bëjnë më mirë serbët e medias dhe shoqërisë civile, ne i japim karburant duke e bërë Vuçiç, Daçiç, Vulin dhe jo pak personazheve të tjera, sikur të kenë vlera. Për fatin e mirë tonin dhe të keqin e atyre, nën qeverisjet e tyre Kosova është shpallur e pavarur dhe madje i është njohur pavarësia pas mëtimit serb edhe nga vetë Gjykata Ndërkombëtare.

Me çfarë duket, pas 1 shtatorit do të jemi në një stad të ri.  Fillimisht, me përshfaqjen e fytyrës së KFOR-it, autoritetit të shtetit të Kosovës dhe realitetit të serbëve. Takimi i shefit të NATO-s, Stoltenberg me Kurtin dhe Vuçiç u ka përsëritur vijat e kuqe dhe vijën e demarkacionit që është Marrëveshja e Kumanovës. Emisari evropian Lajçak dhe ai amerikan Gabriel Escobar janë munduar ta prekin në terren problemin deri në Mitrovicën e Veriut, por vetë ata mbeten të paqartë nga përpjekjet për çështjet teknike që ngre pala shqiptare dhe mbivendosja politike që shton pala serbe. Për fat të keq, ende Republikës së Kosovës i kërkohet Asosacioni (hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese), ndërkohë që Serbia në dokumentet e saj e përcakton si “Krahine Autonome”. Të kantonizosh një ‘krahinë’ është pak absurde, pasi e drejta ndërkombëtare duhet të ketë zgjedhje për këtë, pa përfshirë vështirësi shtesë. Problem i sotëm që vjen prej 1 Shtatorit është sesa afër Marrëveshjes finale jemi mes dy vendeve; sa serbët që i bëjnë bllokadë dhe paguhen nga qeveria e Kosovës do rezistojnë; si do të përballen autoritetet policore të Kosovës; A do ketë një lloj mirëkuptimi të brendshëm për veprimet e Kurti etj. Deri më tani, kuptohet që incidentet nuk do mungojnë dhe mund të ketë gjasa të shtyhet sërish vendimi i reciprocitetit për të marrë pak oksigjen zgjidhja e pranueshme. Politika e dy vendeve do të përfitojë dhe ca më shumë politikanët serbë dhe kosovarë.

E megjithatë, duket se: politikanët e dy krahëve me kërcënimin e afatit të 1 Shtatorit nuk mund ta fshehin dot rritjen e shkëmbimeve dhe trendin e një marrëveshje finale, që kinse po merr energji por që dihet mirë se do vendoset jashtë Beogradit dhe Prishtinës dhe ndërkohë po krijohet hapësira që po u jep politikanëve të dy vendeve të anashkalojnë problematika më të mëdha të brendshme. Teknikisht, problem është sesa do të funksionojë kjo marrëveshje, dëshira për kantonizimin e Kosovës, pasi Veriu i saj është kryesisht jashtë kontrollit dhe, sa do të kuptojnë negociatorët e huaj se një lëshim i tillë dhe mbështetje (nëse do merret ndonjëherë nga Kosova) mund të krijojë precedentin e dytë të Republikës Srpska në rajon. Koha do të na vendosë përpara sfidave më të mëdha.

Po Tirana? Sfida më e madhe do jetë një Ligj i ri për dosjet ose amendimi i atij të vjetrit dhe kori i patetikëve për dëlirësi morale dhe etike. Me gjasë duket se polin e opozitës do e drejtojë për pak kohë Ilir Meta, pasi kështu i intereson maxhorancës që e ka futur në një kurth jo të vogël ish-presidentin. Berisha do merret me Rama-Vuçiç, paçka se ai ndihu në kohën e luftës palën serbe. Kosova nga Tirana do marrë vetëm fjalë dhe tollovi, kurse Beogradi do mbetet i hallakatur me kritikat ndaj Vuçiç dhe planeve të tij të së ardhmes. Ndërkohë kosovarët dhe serbët e thjeshtë (jo ata të manipuluarit e barrikadave) do vazhdojnë të jenë peng, ashtu si në Tiranë do kemi një stinë tjetër të lodhshme patetike të politikanëve që i kanë bërë qindin shqiptarëve, që duhet të mendojnë se ku do të kursejnë më në muajt në vazhdim. (Javanews)

3 Komente

  1. A
    Ashtu Kot

    Nje shkrim i bukur artistik, por jo per hallexhinjte qe kerkojne shpetim. Flet per gjera qe i di dhe bufi, por nuk spjegon pse kjo katraure sundon ne tokat e shqipos(dardaneve!!!!). E kuptoj qe nuk eshte puna ime, por nuk rri dot pa thene se ishte Albin Kurti qe kur mori pushtetin i shpalli bisedimet si vrimen e fundit te kavallit dhe njohjen nga Serbia piken e 7-te nga 10 prioritetet e tij. Ske cthua, gjeni! Sot duke tundur dhe shkundur dybekun e politikes se tij gjeniale pa ne fund te dybekut se marreveshja eshte prioriteti i tij i pare. Qe te mos zgjatem vetem po pyes: Valle Albin Kurti politiken e tij patriotike e zhvillon sipas pozicionit te vezes? Kur i vete veza ne bythe, mendon se eshte koha per arritjen e marreveshjes? Cfare eshte ky? A eshte njeri apo pule qe kakarit sipas pozicionit te vezes???!!! E keshtu i sugjeroj Ismail Kadarese te beje romanin qe te hedhi poshte se cka shkruar deri me sot per historine tone....Na kane mbuluar spiunet dhe idjotet!....per hajdutet nuk ka nevoje te flas...

    Përgjigjjuni
    1. Çekiçi

      E ARDHMJA E KOSOVES ËSHTË SHBA E ARDHMJA E VJOSES ËSHTË SERBIJA RRUGË E TRASUAR NGA I ATI RAIF BASHKPUNTOR I UDB E ARDHMJA E ALBINIT ËSHTË SERBIJA E SOKOLOVIQIT QE JA SHPETOJ JETEN BINIT NGA BURGU I POZHAREVCIT GJAT KOHES KUR ALBINI BASHKJETONTE MË GOCEN E SOKOLOVIQIT

      Përgjigjjuni
      1. h
        hasani

        Z.andoni, sa per tollovine qe thua se do te bejne likja me berishen, se pari nuk ben mire qe behesh tella i atyre krimineleve dhe se dyti mos u shqeteso, qeveria dhe populli shqiptar do te dije tu pergjigjet. '97 tjeter nuk do te kete me ne kete vend. Nqs likja dhe berisha kane vendosur te flijohen populli nuk do te shkoje kurre me mbas tyre oooooooooooooo gazetar.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje