Partia serbe propozon platformë të re për dialogun me Kosovën

26 Gusht 2022, 12:27Rajoni TEMA

Partia serbe propozon platformë të re për dialogun me

Vuk Jeremiç, kryetari i Partisë Popullore serbe, ka bërë të ditur se partia të cilën ai e drejton do të propozojë një platformë të re të dialogut me Kosovën në seancën e radhës së Kuvendit të Serbisë.

Jeremiç, është i bindur se Vuçiç do ta pranojë platformën e dialogut të propozuar nga partia e tij, ndërsa në rast se ndodh e kundërta atëherë, Vuçiç duhet ta prezantojë platformën e tij për këtë çështje.

Platforma e partisë së tij, sipas Jeremiç, do ta pasqyrojë unitetin kombëtare.

“Dialogu me Kosovës duhet të futet në kornizën institucionale”, ka thënë Jeremiç, raporton mediumi serb “Danas”.

Ai më tej ka bërë të ditur se në vitin 2013 Kuvendi i Serbisë ka miratuar Rezolutën për Kosovën, në të cilën thuhej se gjithçka që është rënë dakord në Bruksel duhet të shoqërohet me miratimin e ligjeve kushtetuese.

“Mirëpo, asnjë ligj kushtetues nuk u miratuar, dhe ata dorëzuan institucionet e shtetit në Veri, gjyqësorin, policin, sistemin energjetik dhe i dhanë Prishtinë në numër telefoni ndërkombëtar”, ka shtuar Jeremiç.

Ndryshe “Dveri”, partia me elemente ultra-nacionaliste, që së fundmi arriti të zgjidhet në Parlamentin e Serbisë, përmes një kërkese drejtuar kryetarit të Kuvendit të Serbisë, Vladimir Orliç, ka kërkuar organizimin e një seanca të jashtëzakonshme pas situatës aktuale në Veri.

Sipas partisë në fjalë, e cila së fundmi kishte kërkuar riformimin e “Ministrisë për Kosovën” në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Serbisë duhet të merret vendimi që të refuzohet Rezoluta e Parlamentit Evropian e 6 korrikut, ku kërkohej nga Serbia njohja e Kosovës.

Seanca në fjalë sipas anëtarëve të kryesisë së “Dverit” duhet të mbahet para takimit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Bruksel.

“Në mënyrë që Kuvendi të marrë vendim për ndërprerjen e dialogut nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe kthimin e tij në kujdesin e Kombeve të Bashkuara”, thuhet në komunikatën për media e lëshuar nga kjo parti, raporton e përditshmja serbe “Danas”.

1 Komente

  1. B
    Bujar Kanapari

    Mu ne hale qe te bini. Kosova nuk kufizohet me Serbine, por me nje Shqiperi tjeter, Sanxhakun. Zhvillimet e fundit, kane dhe nje ane pozitive; Aleksander Vucic e tregoi veten se nuk ndryshon nga krimineli Milloshevic, vecse ne kushte tjera, eshte me i kontrollueshem nga Perendimi. Perfundimisht, njeri negativ, luftenxites.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje