
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në një adresim publik, ka folur për ngërçin politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në aspektin e vendimeve të Qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave dhe reciprocitetit me kartat e identitetit.
Sipas, Vuçiç, Serbia në këtë rast është e gatshme t’i pranojë dokumentet e Kosovës, por vetëm me një kusht.
Kushti sipas, Vuçiç, është që lëvizja me dokumentet e Kosovës në Serbi të lejohet vetëm nëse një gjë e tillë nuk interpretohet si njohje e pavarësisë së Kosovës e as si paragjykim për sovranitetin.
“Pajisje me letërnjoftime nga Prishtina bëhet vetëm për arsye praktike, për të mundësuar lirinë e lëvizjes dhe nuk mund të interpretohet si njohje e pavarësisë së Kosovës”.
Lidhur me këtë “kompromis”, Vuçiç ka thënë se kërkojnë garanci nga BE-ja.
“Kërkojmë që çdo serb nga Veriu të hyjë në territorin e Kosovës dhe të largohet kur të dojë, nëse e konfirmojnë, ne e kemi zgjidhur një problem të vogël”.
Ndërsa sa i përket targave, Vuçiç, tha se tashmë është e qartë se më 1 shtator do të nis së zbatuari vendimi i Qeverisë së Kosovës lidhur me këtë.
“Është e qartë se nuk ka marrëveshje për targat, që do të thotë se do të fillojë së zbatuari më 1 shtator. Megjithatë, është një afat prej dy muajsh, kështu që do të shohim”, tha ai.
Sipas presidentit serb, bisedimet me palën kosovare ishin “interesante”, por “të pasuksesshme”.
Ai tha se Serbia nuk pajtohet me njohjen e ndërsjellë mes vendeve. Kjo është kërkesë e Prishtinës që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja të përfundojë me njohje reciproke, por Serbia kërkon zgjidhje kompromisi.
“Harrojeni këtë dhe mos ejani në Beograd me histori të tilla sepse janë të pakuptimta”, ka shtuar ai.
“Për çështje të tjera jemi të gatshëm të bisedojmë për zgjidhje kompromisi”.
Nese perjashton opsionin e njohjes, perse duhen bisedimet? Serbet njohin vetem forcen.
Te me fali lexusi po ky esht komplet qenef.
E keni gabim. A. Vucic eshte nje plitikan modern shume elastik dhe fleksibel, por ka perballe koketrashe e kokeforte si Al Bin Kurtin, qe kerkon t'i bjere murit me koke.
Rri pa merak. Je i falun.
Rrace me te poshte nuk besoj se ka ne rruzullin tokesor .Te na hane mune me gjithe denglat , me te menderosur nuk behen me . Si ata kalamajte qe pasi kane menderosur ne pantallona kerkojne se kush ua futi te pergeren ne pantallona ///..