
Nga Lea Ypi
“A e ke parë foton e gjyshes që të është bërë virale në Facebook?”, lexova mesazhin e një të afërmi. “Nuk ka mbetur njeri pa e përfolur atë foto”.
Fotografia bardhë e zi ishte përhapur me shpejtësi marramendëse në rrjetet sociale pas postimit nga një njeri që nuk e kisha dëgjuar apo takuar ndonjëherë. Në fotografi, një çift i ri, i veshur hijshëm, merrte pozë në verandën e një hoteli luksoz. Mbështetur në murin anësor, nën harqet e hyrjes së ndërtesës, ishin vendosur një palë ski.
Buzëqeshja e çiltër dhe shprehja fëminore e fytyrës së gruas në fotografi binte në kundërshti me vështrimin tejet serioz, pothuajse hetues të burrit në shezlongun paralel. Përmbi tavolinën e vogël anësore gjendej një paketë cigaresh, ndërsa nën tavolinë dallohej një çantë, nga ato që dhurohen në dyqanet e rrobave të shtrenjta, elegante por pa tepri. Me pak vështirësi mund të lexohej mbishkrimi: “Hotel Vittoria”.
Nuk kisha nevojë të lexoja më shumë për të dalluar në atë fotografi gjyshërit e mi, Lemanin dhe Asllanin. Nga veshjet dimërore, emri i hotelit dhe skitë në sfond dukej qartë se fotografia ishte shkrepur gjatë muajit të tyre të mjaltit në Cortina d’Ampezzo. Gjyshja më fliste shpesh për ato dhjetë ditë të vitit 1941 në dëborën e Dolomiteve.
“Ndihesha njeriu më i lumtur në botë”, rrëfente e mallëngjyer, “ndërsa Cortina ishte vendi më magjepsës që mund të gjendej”. Ja ashtu, vërtet, ngulte këmbë gjithnjë, sikur të perceptonte një lloj qortimi në heshtjen time, pasi ndodheshin në Itali për pushime, ndërkohë që atë dimër në gjithë Evropën vërshonin lumenj gjaku.
Vite më pas, kur ajo nuk jetonte më, e mbase pikërisht për këtë arsye, pyetja se si mund të përjetohej çasti më i lumtur i jetës pikërisht në dimrin e vitit 1941 më përndiqte kudo. Nuk arrija dot të përputhja rrëfimin e lumturisë së atyre javëve me njohuritë e mia rreth ngjarjeve historike në Shqipëri e gjetkë.
Operacioni Barbarossa në Bashkimin Sovjetik, sulmi në Pearl Harbor, betejat e vazhdueshme në Jugosllavi, të gjitha këto lajme duhet të kishin zënë faqet kryesore të gazetave pikërisht teksa ajo rrëshqiste shkujdesur me ski, duke shijuar ajrin e freskët dimëror. Si mund të ishte aq shpërfillëse ndaj episodeve më mizore të luftës më të pashpirt që njerëzimi kish përjetuar ndonjëherë?
Nuk e njihja aspak si të tillë, as në karakter e as në botëkuptim. Mos vallë ishte një nga ato trillet e natyrshme të kujtesës, kur përshkrimi i një gjendjeje shpirtërore të hershme diktohet jo edhe aq nga përvoja e shkuar se sa nga hidhërimet e së tashmes? Fatkeqësisht, nuk kishte mbetur asgjë për të kërkuar: të gjitha kujtimet e familjes ishin zhdukur vetëm pesë vjet pasi ishte shkrepur ajo foto, “kur erdhën e na morën gjithçka”, më rrëfente shpesh ajo.
________
Gjyshja ime, Leman Ypi, mbiemri i vajzërisë Leskoviku, kishte lindur në Selanik në vitin 1918, në një derë pashallarësh me origjinë shqiptare. Dikur një qendër e rëndësishme kozmopolite në të cilën myslimanë si ajo kishin jetuar në paqe përkrah hebrenjve sefardikë, të krishterëve dhe ateistëve, asokohe qyteti po përjetonte ndryshime rrënjësore – jo gjithnjë të mirëpritura. Me rënien e perandorive Habsburge, Ruse dhe Osmane, proteksionizmi dhe nacionalizmi sa vinte e po të rriteshin, bashkë me manipulimin e konflikeve mes grupeve të ndryshme.
Për t’i shpëtuar trazirave të kohës, në moshën tetëmbëdhjetë vjeç, vendosi të shpërngulej në Shqipëri e vetme. Po në ato vite u njoh me tim gjysh – jurist i diplomuar në Sorbonë, simpatizant i Léon Blumit dhe Frontit Popullor Francez, bir i një politikani konservator në zë. Në vitin 1941 u martuan. Në vitin 1946, menjëherë pas përfundimit të luftës, i shoqi – im gjysh – u arrestua nga komunistët dhe u dënua me pesëmbëdhjetë vjet burg nën akuzën “agjitacion e propagandë” .
Një vit më vonë, nga Ministria e Brendshme e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, dega e Sigurimit të Shtetit, hapi një dosje përgjimi për Lemanin. Ajo u vu nën mbikëqyrje, e dyshuar si spiune greke. E mbetur vetëm, me një djalë të vogël, u urbanizua jashtë Tiranës dhe filloi punë në një fermë. Rreth dy herë në vit, vizitonte të shoqin në burg, deri në lirimin e tij aty nga vitet gjashtëdhjetë. Katër herë në vit, thirrej në zyrat e Sigurimit me ofertën për t’u regjistruar si bashkëpunëtore.
Këto ishin faktet e njohura nga unë rreth jetës së gjyshes kur ajo fotografi e rinisë së saj u shfaq papritur në rrjetet sociale. Në fillim nuk m’u duk aspak çudi që po e gjeja pikërisht aty, aq thellë isha zhytyr në mendime rreth kontrastit me skenave të përfytyruara në Hotel Vittoria dhe pamjes së çiftit në foto. Pastaj ja filluan komentet fyese. Mos vallë kjo grua kishte lidhje me Lea Ypin, atë profesoren që siç flitej paguhej nga Sorosi për të sjellë filozofinë “woke” në Shqipëri?
“Është e gjyshja” sqaronte njëri prej përdoruesve. “Ka qenë spiune fashiste”.
“Jo, jo spiune fashiste – spiune komuniste”, ndërhynte një i dytë.
“Në fakt, edhe fashiste edhe komuniste”, sqaronte i treti.
________
Ka diçka brenda shpirtit njerëzor, thoshte gjithnjë gjyshja ime, që përballon çdo fyerje, çdo dhunim, çdo përpjekje për ta poshtëruar – diçka që e dallon njeriun nga bisha, e cila kujdeset vetëm për mbijetesën saj fizike. Është ajo diçkaja që e quajmë dinjitet.
Ishte një koncept përmes të cilit dukej se kishte gjetur një mënyrë për t’u pajtuar me kthesat, të përpjetat e të tatëpjetat e jetës së saj – e vetmja gjë që besonte se kishte ruajtur edhe mes tragjedive më të mëdha. “Humbëm gjithçka”, më thoshte shpesh, “por nuk e humbëm dinjitetin, sepse dinjiteti nuk ka të bëjë me paratë, nderimet apo titujt. është thjesht vullneti i mirë për të bërë atë që duhet”.
Dhe me këto deklarata, ajo mund ta mbronte veten. Por duke u përballur me ato komente në rrjet kuptova se vdekja e kishte bërë të pafuqishme, të heshtur para historisë, të pamundur për të mbrojtur trashëgiminë që kishte lënë pas.
Teksa i përshkoja me sy ato rreshta, unë prapëseprapë, ndihesha e fortë. Fundja kisha të drejtën të zgjidhja: t’u përgjigjesha ose t’i injoroja, të përfshihesha në atë lojë apo të ekspozoja mashtrimin e lojtarëve. Mund t’i fshija nga kujtesa kalimtarët e rrjetit, mund të ndërmerrja nisma për kontroll më të rreptë të postimeve të tyre ose mund të shkëputesha, të arratisesha larg atij kurthi virtual. Ndërsa ajo, gjyshja që s’është më, duhet të vuante përjetësisht dënimin me heshtje.
Teksa karikatura e saj merrte formë në murin e botës virtuale, e privuar nga çdo mirëkuptim i rrethanave, i kujtesës, i provave objektive, madje edhe nga dashamirësia më e rëndomtë me të cilën u qasemi të huajve kur i ndeshim për herë të parë në botën reale, zëri i saj ishte përfundimisht i mbytur në pusin e kohës. Ndërsa unë ndjeja përgjegjësinë të veproj. Dhe nga kjo dilemë kishte vetëm një rrugëdalje. Të kërkoja origjinalin. Të kthehesha në burimin e gjithçkaje. Burim i cili siç mësova shumë shpejt quhej “Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit“, shkurt arkivi ku ruhen dosjet e përgjimit të viktimave të komunizmit.
________
I kisha përfytyruar vizitat e mia në atë vend si kthime të trishta në një fushëbetejë të kahershme: një labirint i errët, rrëqethës, kutërbues nga era e mykut dhe aroma e vdekjes ku, mbi dyshemenë prej betoni, njeriu kapërcen pirgjet e letrave të vendosura si trupa të pajetë në pritje të identifikimit. Por ja që asgjë nuk mund të ishte më larg parafytyrimeve të mia në atë vend të mbuluar me pllaka gri të shndritshme e mure të bardha të sapolyera.
Simetria në vendosjen e mobiljeve të kujtonte rreptësinë e linjave të Mondrianit, por pa pastërtinë e ngjyrave të tij, në një dekor hibrid si përzierje e një dyqani mobiljesh Ikea me sallë pritjeje spitali. Në hyrje, punonjës të veshur me përparëse të bardha e të hekurosura për merak, si ato të mjekëve kur sapo marrin turnin, më përshëndesnin në çdo fillimvizite me buzëqeshje të përzemërt. Vetëm atyre u lejohej të zbrisnin nën dysheme, në bodrumin ku ruheshin dosjet origjinale. Unë vetë mund të konsultoja vetëm dosjet digjitale.
Edhe për nga përmbajtja dosjet ishin goxha zhgënjyese. Lista e lista të stërgjata me emra rrugësh, krahas orareve gjatë të cilave “objekti” i kishte përshkuar ato, si një lloj Google Map-i parahistorik. Për shembull: “U mor në survejim ne datën 19.02.52 ne orën 14.30 ne rrugën Bardhyl, Nr. shtëpi 42. Objekti doli nga shtëpia në orën e sipërme e përshkoi rrugën Bardhyl, Qemal Stafa, Barrikadave, 28 Nëntori, Hamdi Mezezi, Hamdi Toptani dhe në orën 12.05 u fut ne Ministrinë e Arsimit”.
Disi më emocionues ishin pseudonimet e bashkëpunëtorëve që e përgjonin gjyshen, jo edhe aq të ndryshëm nga emrat e përdorimit të persekutorëve të internetit: Kufka e Kuqe, Dara, Ingranazhi, Naganti, Shelgu, Stuhia, Era e Marsit, Tribuna.
Ishte e lehtë të shpërqendroheshe. Ndonjëherë dosjet bëheshin të lodhshme. Jo rrallë më pushtonte një ndjenjë faji: sapo filloja të merresha me të dhënat e gjyshes, në vend që të ndalesha tek jeta e saj, më vinte ndër mend ndonjë pasardhës i mundshëm që, një ditë, do të hulumtojë të dhënat digjitale të mbledhura gjatë jetës sime. Zyrtarët e dikurshëm komunistë as nuk do ta kishin parë në ëndërr këtë zhvillim të jashtëzakonshëm në forcat e sotme të prodhimit.
Në dosje, gjyshja përkufizohej si “objekti”. Ky fakt, ky objekt që njëkohësisht perceptohej si kërcënim, seç kishte diçka shtangëse, opake, paradoksale. Zakonisht një objekti i mungon autonomia; pozicioni i tij mund të konceptohet vetëm në lidhje me një subjekt të aftë që ta drejtojë në përputhje me synime të caktuara.
Ndërkohë gjyshja me dukej plotësisht e aftë ta drejtonte veten, madje përkundrazi, ishin ata (bashkëpunëtorët, partia, byroja politike) që i trembeshin drejtimit të marrë prej saj. Sigurisht ata e përndiqnin, e mbanin nën kontroll të vazhdueshëm, por në njëfarë mënyre ishin të kontrolluar edhe ata prej saj: ata ekzistonin sepse ekzistonte ajo dhe mund të përkufizoheshin vetëm në varësi të saj.
Në njëfarë mënyre, dialektika mes tyre i përngjante asaj të marrëdhënies mes skllavit dhe skllavopronarit në procesin e pranimit reciprok: dy vetëdije të pavarura hyjnë në një betejë për jetë a vdekje, e pasi kanë arritur deri në kufijtë e mbijetesës, zbulojnë të dyja se e vërteta e secilit qëndron në perceptimin e palës tjetër si subjekt i vetëdijshëm.
Ndërsa zhytesha thellë e më thellë në sistemin që ndiqte këmba këmbës lëvizjet e gjyshes sime, mendohesha për moralin e sistemit që na përgjon sot. Çuditërisht, ajo që dikur shquhej si një nga aspektet më çnjerëzore të regjimeve totalitare të shekullit të XX, prirja e tyre për të përndjekur qytetarët e për të mbledhur të dhëna rreth lëvizjeve të tyre të përditshme, jo vetëm që është normalizuar plotësisht por madje përqafohet si e domosdoshme në shoqëritë e sotme, për të cilat mbledhja e të dhënave digjitale përbën një nga aspektet më thelbësore jo vetëm të sigurisë kombëtare, por edhe të funksionimit të ekonomive të tyre.
Sigurisht, të nënvizosh paralelet e rëndësishme mes formave të vjetra dhe të reja të përgjimit nuk do të thotë se shkalla e dëmit që ato i shkaktojnë individëve është e njëjtë. Do të ishte një përqeshje e madhe me vuajtjet e gjyshes sikur të deklaroja se edhe unë jam viktimë njësoj si ajo. Natyrisht unë nuk i përkas ndonjë kategorie të dyshimtë, nuk e kërcënoj sistemin në asnjë formë.
Dialektika e njohjes reciproke këtu nuk ka vend. Sistemi kapitalist që ndikon jetën time jo vetëm që mbështetet mbi mekanizmat e përgjimit të individëve, por formësohet prej tyre. Këtij sistemi nuk i intereson thjesht sjellja e perceptuar si devijim, por edhe ajo normale. Jetët tona – përtej atyre të qytetarëve të dyshimtë – zhvillohen përmes zgjedhjeve që në dukje përputhen me interesat e vërteta të njerëzve, por në fakt ngrihen mbi manipulimin më të madh, më të vazhdueshëm dhe më gjithëpërfshirës të preferencave që njerëzimi ka njohur ndonjëherë.
Nga ushqimi te pamja e jashtme, nga pushimet te shëndeti, nga lajmet te bisedat me miqtë – çdo e dhënë digjitale mbikëqyret, filtrohet, renditet, shkëmbehet, tregtohet dhe më pas na riparaqitet nga forca të huaja, përtej kontrollit tonë.
________
Teksa përpiqesha të rindërtoja copëzat e jetës së gjyshes sime duke u ndalur mbi ngjashmëritë e çuditshme mes përgjimit të dikurshëm dhe atij të sotëm, fillova të kuptoja se si këto episode në dukje të shkëputura në të vërtetë i lidhte i njëjti fill: ai i dinjitetit. Një koncept që sot njihet si boshti moral i kategorisë juridike të të drejtave të njeriut, dinjiteti përmendet në disa kushtetuta dhe traktate ndërkombëtare falë apelit universal të pareduktueshëm në ndonjë ideologji, besim fetar apo identitet kulturor të veçantë.
Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut e vitit 1948 nis me pohimin se: “Njohja e dinjitetit të lindur… të të gjithë anëtarëve të familjes njerëzore është themeli i lirisë, drejtësisë dhe paqes.” Po ashtu, neni 1 i Grundgesetz-it gjerman thekson se “Dinjiteti njerëzor është i paprekshëm. Respektimi dhe mbrojtja e tij janë detyrë e çdo autoriteti shtetëror”.
Këto deklarata historikisht burojnë si nga dështimi tragjik i sundimit të ligjit gjatë periudhës naziste, si nga nevoja për ta vendosur moralin në themel të ligjit pas tragjedive të Luftës së Dytë Botërore.
Megjithatë, në aspektin filozofik, koncepti rrjedh nga teoritë e filozofit gjerman Immanuel Kant rreth aftësisë racionale të qenieve njerëzore për të marrë vendime autonome. Duke dalluar atë që ka çmim – e për këtë arsye bëhet e shkëmbyeshme – nga ajo çka zotëron një vlerë të brendshme, përtej çdo krahasimi, Kanti argumentonte se qeniet racionale kanë dinjitet pikërisht sepse janë të afta ta trajtojnë njëra-tjetrën jo thjesht si mjete, por si qëllime në vetvete.
Rikthimi në boshtin filozofik të kësaj ideje na ndihmon të kuptojmë arsyet përse dështimi moral i përgjimit – si në format e tij të vjetra, ashtu edhe në ato digjitale – kuptohet më së miri si shkelje e dinjitetit. Ajo çka e bën atë një thyerje morale është prirja për të objektivizuar, për të reduktuar njerëzit në mjet, në burim të dhënash, në elemente që shërbejnë qëllime të caktuara në vend që të shihen si subjekte të afta për të vepruar në mënyrë autonome. Në rastin e gjyshes, shkelja buronte nga një autoritet i cili e ushtronte pushtetin nga lart poshtë për të kërcënuar lirinë e subjekteve. Për ta përgjuar atë, Partia mbështetej në fuqinë shtrënguese të shtetit.
Në shumicën e rasteve të përgjimit bashkëkohor nuk ka shtrëngim të drejtpërdrejtë – të paktën, nëse përjashtojmë këtu krimin kibernetik dhe spiunazhin ushtarak. Qasja e sotme është anonime, jopersonale. Pengesat ndaj lirisë morale shfaqen horizontalisht: të shpërndara nëpër platforma dhe infrastrukturë digjitale, pa fytyra, pa emra. Survejanca e sotme nuk merr shkas nga denoncimi, por nga gjurmimi dhe ruajta e të dhënave digjitale; nuk kërkon besnikëri ndaj Partisë por vetëm gatishmëri për ti shërbyer një sistemi nga i cili vetëm një pakicë përfiton ekonomikisht.
Megjithatë, e keqja ka natyrë dinamike: ajo mund të përshkallëzohet. Çfarë ndodh kur dikujt i mohohet punësimi pasi është shqyrtuar aktiviteti i tij në rrjetet sociale? Çfarë ndodh kur emigrantëve u refuzohet viza pasi qeveritë me politika migratore gjithnjë e më shtrënguese kanë blerë të dhënat e tyre digjitale? Çfarë ndodh kur teknologjitë e njohjes së fytyrave apo kur kamerat e trupit përdoren në procedimin penal kundër grupeve të shoqërisë civile që protestojnë për çështja të ndryshme, nga dëmet mjedisore tek lufta? Çfarë ndodh kur dronët përdoren për të eliminuar gazetarët teksa dokumentojnë krimet e luftës? Në secilin prej këtyre shembujve, përpjekja për të dalluar mes së vjetrës dhe së resë nxjerr në pah një vazhdimësi shqetësuese.
________
Dymbëdhjetë arkiva, pesë vende dhe mijëra faqe më vonë, kërkimi mbi faktet e jetës së gjyshes dha rezultate mjaft zhgënjyese. Në Shqipëri, mësova se dosjet e Sigurimit nuk janë edhe aq të besueshme: ndonjëherë bashkëpunëtorët shpiknin të dhëna vetëm e vetëm që të mund të raportonin diçka nga “objektet” nën mbikëqyrje, ndonjëherë vetëcensuroheshin nga keqardhja për ta. Në Greqi, mu tha se shumë nga dokumentet e periudhës osmane të Selanikut janë zhdukur në përpjekjet e hershme të autoriteteve greke për të helenizuar qytetin. Në Itali, vështirë të gjeje të dhëna rreth grave. Në Francë, gabime të vogla burokratike shpesh bëheshin shkas për gabime edhe më të mëdha.
Në fund, gjetja më interesante e gjithë këtij hulumtimi ishte jo e vërteta rreth jetës së gjyshes, por analiza e shkaqeve të rrënimit të saj. Politika e viteve ’30, deri në fillimin e Luftës së Dytë Botërore, karakterizohej nga përpjekja për “shpërbërjen e popujve”, sipas shprehjes së famshme të Lord Curzon, nga shkatërrimi i ngadaltë i një bashkëjetese shekullore mes kulturave e cila ka ngjashmëri të frikshme me projektet e sotme ultranacionaliste.
Ishte një politikë në kuadrin e së cilës institucionet ndërkombëtare si Lidhja e Kombeve dështuan në përpjekjen e tyre për të nxitur bashkëpunimin tregtar dhe sigurinë mes shteteve. Pas humbjes së luftës civile në Spanjë, e majta braktisi internacionalizmin e u bë gjithnjë e më e varur nga kompromiset e shtetit-komb. Ndërkohë shembja e perandorive i dha shkas lindjes së problemit të “pakicave” në të drejtën ndërkombëtare, fillimisht si çështje që kërkonte zgjidhje, më vonë si kërcënim i sigurisë nga grupet e ndryshme etnike, fetare, kulturore, e më vonë deri në triumfin e fashizmit. Në këtë rrëmujë politikash kombëtar e fatesh njerëzore, nacionalistë, liberalë, konservatorë, socialistë, të krishterë, myslimanë, hebrenj, e shumë të tjerë, u premtonin vazhdimisht njerëzve kthimin e atij që sot do ta quanim: “dinjiteti i popullit”.
Ndoshta të mësosh nga e kaluara nuk do të thotë edhe aq të zbulosh një të vërtetë të humbur, se sa të kuptosh modelet historike përmes të cilave shfaqen mashtrimet e së tashmes. Si mund të flitet për dinjitet në një epokë si kjo e jona, ku gjenocidi, lufta, shfrytëzimi, racizmi, seksizmi dhe homofobia mundësohen nga një sistem ekonomik që manipulon vazhdimisht jetët tona? Çfarë kuptimi ka dinjiteti përballë ndërmjetësimit algoritmik, përgjimit në dukje të pafajshme të çdo lëvizjeje online, mbizotërimit të teknologjive të kontrollit digjital në të gjitha format e saj – të dukshme e të padukshme?
Mbase dinjiteti sot nuk mbrohet dot plotësisht nga shkelja që i vjen prej shteteve a prej korporatave të ndryshme, pavarësisht rëndësisë themeltare në parimet e të drejtave të njeriut që vetë ato shtete thuhet se zbatojnë. Me siguri atë nuk e gjen dot as në nostalgjinë konservatore për rikthimin në identitet, e as në vajtimin liberal për krizën e institucioneve dikur progresive.
Mbase dinjiteti mbijeton vetëm në një përpjekje aktive – personale dhe politike – për të mos e humbur integritetin moral as në një botë që vazhdimisht e dhunon atë. E tekefundit mbase ky është edhe kuptimi më i thellë i kërkimit të së vërtetës përmes fakteve historike: të shohësh të kaluarën me sytë e një të ardhmeje që mundohesh të shmangësh, e të asaj që shpreson të ndërtosh. Albanianpost
Uauuu. Thjesht flm
Paska rrjedhur para kohe kjo Lea Ypi, me keq se kushuriri i saj Edision Ypi. Qenka fis te currufjepsurish ndaj nuk duhen mare seriozisht. Ik o Lea, ga nonje paçe e shko bej shurren!
Lea Ypi eshte mbese e Xhafer Ypit, nje kolaboracionist i njohur i fashizmit. I jati i saj mban emri Xhafer, si i gjyshi i tij. Xhafer Ypi ka qene Kryetar i Asamblese qe ne 12 prill 1939, vetem pak dite pas pushtimit, shpalli bashkimin e Shqiperise me Italine, pra i dha fund pavaresise se shtetit shqiptar. Kryetar i kesaj vepre te ndyre antishqiptare eshte ky Xhafer Ypi, vellai i gjyshit te kesaj Lea Ypit, qe shet dengla sot, e cila ka lindur dhe eshte rritur ne Tirane ne menyre krejt normale si gjithe mosharet e saj. Kjo gjyshja e saj me burrin e vet, jane djali dhe nusja e Xhafer Ypit - kolaboracionistit te fashizmit, qe ta kuptoni se per ke behet fjale. Ne 10 prill 1939 ky Xhafer Ypi i ka derguar nje leter te hapur Duces ku i thote : shqiptaret nuk jane te afte te vetqeverisen dhe kerkojne ndihmen e Duces per te ndihmuar Shqiperine duke treguar besnikerine ndaj fashizmit! Menjehere pas ketij veprimi te tyrpshem, vazhdon akti tjeter i poshter, ai i dorezimit ne Rome te kurores se Skenderbeut te Viktor Emanueli III. Xhafer Ypi ishte anetar i delegazionit te turpit! Si shperblim, Xhafer Ypi behet Minister i Drejtesise ne qeverine kolaboracioniste te kryeministrit Shefqet Verlaci.
Lea Lea hiqi brekët ..
Sulltanët e Osmanëve i duan e i pëlqejnë, - hongret bukën e turkut e bo duan e kaurrit.
Keto qe shkruani, znj. Ypi, jane gjysma e se vertetes, si te gjitha biografite. Nese doni te jeni e vertete, shkruani edhe per gjysmen tjeter.
Ec e ec e ec. E paska bere terkuze, me keq se ai pilafin shro uje e shto oriz. Nga nje profesore filosofie do prisja mendine me te permbledhura, nese nuk e paguajne me llafe a germa apo rreshta. Me shume se sintakses llogjije kjo i qenka future estetikes se linjave te Mondrianit! Duke bere dhe gafa historike qe nuk i falen: ne 1946 a nje vit me vone, Shqiperia nuk ishte Republikes popullore socialiste. Ne 1941 nuk kishte lumenj gjaku ne te gjithe evropen. Nuk luftohej ne vendete neutrale - Spanja Zvicra, nuk luftohej ne Francen e pushtuar apo te lire - ate te Vishise pasi nuk kishte ushtei qe t u kundervihej gjermaneve. Nuk luftohej ne Itali, Gjermani, Austri apo pjesen me te madhen te Evropes se Pushtuar e kapitulluar. Luftime pati ne pjesen lindore Poloni/Rusi ku tanket ghermane u futen si thika ne gjalpe. Betejat kryesoret ishin ato lundruese Mes flotave ne Mesdhe apo Atlantik si dhe ne Afrikes. Gjysherit bene mire qe shkruan gezuan muajin e mjaltit sikurse pjesa me e madhe e cifteve qe u martuan ate muaj ne Evrope. Edhe im.gjysh nje vit me vone shkoi u ooerua ne Itali. Pse te mos shkonte? Me parate e veta shkoi. Por e theksoj qe pergjigja e Lea Ypit, nuk perkon me nivelin e sai akademik. Argumenta te dobet e Stil anemik.
Ja dhe nje mize kali e radhes! Meqe fluturon, i duket vetja aeroplan,por s'ben tjeter vecse ndot aty ku prek. E para, mesoni te pakten te shkruani sakte shqipen! Ju jep dinjitet, dinjiteti per te cilin shkruan Lea, e qe shkon perkrah pazgjidhshmerisht me respektin, mirkuptimin njerezor... qe ju e injoroni.
E dashur Lea, e keni shkruar bukur kete blog. Me vjen keq per ata qe kane ofenduar gjyshen tuaj. Te ofendosh dike qe ka ikur nga kjo bote eshte gjest i ulet dhe larg zakoneve te Shqipetarit. Nje gje ama nuk e kuptoj: arsyen qe ju ka shtyre te shihni ato dosje. Te me falni, por Me duket shume naive dhe zgjidhje mund te them prej roboti.. per me teper kur behet fjale per nje njeri te dashur. Shpirti i nje njeriu nuk ka pergjues ta deshifroj.. ate e njohin te dashurit ose ata qe vibrojne njesoj.
Fantastike!
O ju “fantastikë” e “thjesht bukur”. Mos u sillni si tifozë partije me shkrimet e Leas, që edhe un i pëlqej po jo si fanatik. Në lidhje me këtë shkrim do ta pyesja Lean, mirë moj zonjë po un si ta kuptoj “ …ne orën 14.30 ne rrugën Bardhyl, Nr. shtëpi 42. Objekti doli nga shtëpia në orën e sipërme e përshkoi rrugën Bardhyl, Qemal Stafa, Barrikadave, 28 Nëntori, Hamdi Mezezi, Hamdi Toptani dhe në orën 12.05 u fut ne Ministrinë e Arsimit”… I bie që objekti doli nga shtëpia 2 orë e 25 më vonë se ç’arriti në destinacion, pasi përshkoi edhe disa prej rrugëve të Tiranës! Lea e dashur, ka këtu një lapsus me orën?
Nje Doktor Psikiater, i mori pacientet te ballkoni per tu treguar henen, mirepo pacientet ne vend qe te shikonin henen, shikonin gishtin e doktorit, dhe perpiqeshin ta korrigjonin per drejtimin e duhur te gishtit.
Cfare po kerkon tani... te te shpjegoje edhe gjithe gabimet shkrimit te dosjeve te 60 viteve me pare?! Une po te them qe Kina ka 1.4 mld banore...ndersa ti do emrat e te gjithe banoreve, nje per nje?
Më mire të shesës mut, se ti tregosh ca komentuesve ç'ështe liria dhe dinjiteti!
duan ta bejne se sben kete Lean mediokre. Kjo e mban punen me pidh njellj si prinderit dhe gjysherit. Fis kurvash
Histori Edhe une mendoj se eshte bere terkuz dhe ka shume ujera ky shkrim. Mungon ritmi dhe po ashtu argumentat llogjike. U cudita dje ne darke me gjykimet dhe sidomos per faktin e leximit te dosjeve te gjyshes. U bera kurioze dhe pashe profilin e saj dhe kush ishte. U cudita akoma me shume, sidomos kur mesova qe femije donte shume sistemin. Per mua eshte absurditet. Me erdhi keq kur mesova qe shpjegon Marx ne Universitet.. i tmerrshem dhe pervers ky fat per mendesine time, por secili ka jeten dhe rrugetimin e vet. Une kam zgjedhur te mos harroj kurre kush jam dhe e kujt jam.
Lea super shkrim...mos eja ketu se nuk do shkruash dot me kaq lirshem...
Fillova ta lexoj, por qe kur shkruan ne 1946 ligji per agjitacion dhe propagande, nuk ja vlen te vazhdosh me tej. Hajde te fala!
Na duhen me shume shkrime te tilla, nje kenaqesi e madhe te lexosh nje shqipe kaq te rrjedhshme, te paster, me nje permbajtje ne thelb. Bravo.
në një derë pashallarësh me origjinë shqiptare....... Sa per informacion nuk ka pashalllare me orgjine Shqiptare ....gjakdhjeret gerrki servi arapi jevgjiti e dinin shume mire athere se kujt duhet tja jepnin titull dhe prona ....pik
Lea, të lumtë. Gëzohen shumë për këtë shkrim intelektual megjithëse nuk pajtohem me gjithçka! Më vjen njëkohësisht shumë keq që ka kaq shumë shtazë që arrijnë të lexojnë, nuk kuptojnë por kanë besim se janë më të mirëbse ti dhe shgarravisin komente! Turp gjithashtu për gazetën që lejon dhe publikon këtë lloj gjuhe ...
E kam takuar Lean per here te pare ne Londer, ne vitin 2012, ku punonte si petagoge ne LSE (London School of Economiks). Me sa di ajo vazhdon prape aty. Nje vajze e shkathet, shume inteligjente, mjaft punetore dhe mbi te gjitha nje shqiptare e vertete. Martuar me z. Jonathan, anglez, edhe ai petagog ne LSE. Nje famile e mbrekullueshme. Atehere kishin nje djale te shkelqyer (tani me kane thene qe ka tre femije). Djali i saj, Arbieni, edhe pse 4 vjec, fliste rrjedhshem shqip e anglisht. Lea familiarisht vizitonte 2 - 3 here ne vit Shqiperine, edhe pse te afermit e saj nuk jetojne ne Shqiperi. Per tre vjet (2012-2014) Lea punonte jashtezakonisht, jepte leksione ne LSE, shkruan libra. Lean e ftonin per lektore Universitetet me te njohura ne bote: ne Amerike, Kanada, Australi, Evrope, Kine... . Nje universitet ne Berlin bile e mori nje vit lektore, ne mos gaboj ne vitin 2015. Ne debatet kundra emigranteve shqiptare ne Angli, Lea eshte mjaft aktive, ne mediat kryesore, duke debatuar me personalitetet me te larta te qeverise, ne mbrojtje te te drejtave te shqiptareve. Lea eshte nje zonje grua, eshte nje aset intelektual i pacmuar si per Angline ashtu edhe per ne. Ajo eshte nje person qe na ben krenare per vlerat e saj te larta, ne radhe te pare ne shqiptareve. Prandaj, me shume miresjellje e mirekuptim do ju kerkoja te gjitheve qe para se te komentoni, te merrni informacion te plote.
Per zotin Berzani Duket fare qarte qe eshte grua e zgjuar dhe shume e shkathet e punetore. Shqipetaret jane te zgjuar dhe energjik nga natyra dhe ajo nuk ben perjashtim. Me mjaftuan te shoh disa intervista te saj dhe kuptohej livelli. Pikerisht se eshte shqipetare e zgjuar me erdhi shume keq. Jam pak me e madhe se Lea dhe vij nga shtresa e ish te pasurve. Ne shtepi nuk flitej per politike, por asnjerit prej ne femijeve nuk i vente ndermend te adhuronte ate sistem. Nuk arrij te imagjinoj, si eshte e mundur, qe nje shqipetare te mbaj leksione per marx. Nuk e kam njohur me pare Lea Ypin dhe nuk e kam lexuar librin e saj, por as kam ndermend ta lexoj. Preferoj te lexoj Lasgushin etc. Me beri pershtypje si fliste ne italisht (intervista me M.G. ) Interviste e dobet ( por nuk i ve faj Leas) Shume larg me esencen e Italise. Italia eshte vendi i humanizmit e bukurise dhe menyra pedante, demagoge e plot slogan e te folurit ( me falni) me befasoi. Nuk eshte gjykim ky i imi, eshte thjesht cfare ndjeva e shpresoj te mos kem lenduar njeri. Ne shqip- gjuhen e nenes, zeri i saj embelsohej dhe merrte ngjyre. I uroj Leas miresi per te dhe gjithe familjen.
Zj. Laura, Besoj nuk njihemi. Edhe pse nuk jam dakord ne ndonje pike, komenti juaj me pelqen dhe e respektoj. Lea vjen nga nje familje e persekutuar (njerez intelektuale). Me sa kuptoj nuk e njeh nga afer. Lea nuk e adhuron sistemin e kaluar dhe nuk besoj se eshte marksiste ne konceptin qe ne kemi per Marksin. Por sigurisht qe ajo mbeshtet filozofine e majte te cilen, e pelqejme apo jo, eshte prezente ne cdo vend perendimor (perfshi edhe Britanine). Ty Laura nuk te ben te keqe fakti qe je e djathte (ne se me lejon te shprehem keshtu). E majta dhe e djathta, jane ne kontradita me njera-tjetren por te dyja kane ane te mirat dhe te keqiat e veta, anet pozitive dhe negative por qe jane pjese integrale e te njejtit organizem. Te pakten keshtu e kuptoj une. Ne se mendon se Lea mbeshtet regjimin e kaluar, luften e klasave, persekutimet, e ke gabim. Do te sugjeroja ta njihje nga afer Lean, eshte vajze flori. Me shume respekt per komentin tuaj dhe per ju, do te deshiroja te bisedonim duke pire kafe...ne se do te vije ndonjehere ne Tirane.
Flm per ftesen zoti Berzani, Por eshte veshtire pasi jetoj karg Shqioerise. Nuk jam e djathte.. nuk merrem fare me politike, as une e asnje prej familjes sime. Perpiqem thjesht te jem njeri i mire e te ec ne gjurmet e prinderve te mi. Jam shume e hapur si natyre, por ka principe qe nuk shkelen e nuk diskutohen. Shpresoj sinqerisht ne me te miren e Leas sepse mund ti imagjinoj veshtiresite qe ka hasur..Urimi qe i jap eshte te mos harroj kurre forcen dhe esencen e saj. Keto mesine i kam nga nena, nesuese me urdhrin “Naim Frasheri” qe ka edukuar breza te tere.