Si më ndryshuan të çmendurit e PD?

6 Shtator 2025, 23:27Blog TEMA
Si më ndryshuan të çmendurit e PD?

Nga Indrit Vokshi

Takova një mik, pas do kohësh (është nja 50 e ca vjeç). E më thotë, po që të ka ra ty një nur kshu, dukesh më i qetë, ke arrit një vetëpërmbajtje, më i shtruar, je ndryshe disi. Po ça thua, i them, e ke prej zanatit komplimentimin kot. Jo jo, leji këto e kam me të vërtetë, smë dukesh njëlloj.

Kur u ndamë po mendoja, më duket se jam bërë vërtet tjetër njeri, jam tjetërsuar por unë nuk e ndjej, ky e vë re më kollaj, pasi sjemi takuar.

Po mendoja arsyen! Nuk jam më anëtar partie, nuk merrem me parti, nuk kam për të mbrojtur apo akuzuar njeri, sepse skam më detyrime partiake, më është hapur tjetër vështrim, sikur jam çliruar disi. Kanë ra të gjitha tabutë, steriotipet, ndarjet apo fletët e lakrave që i kemi pasur në kokë.

Me kanë ndihmuar shumë të çmendurit e PD, gjatë 4 vjetëve që shkuan, gjatë asaj luftës së brendshme që bënë për të spastruar nga partia armiqtë e udhëheqësit të fundit ish-komunist. Ata ma nxorrën qejfit.

Se edhe të çmendurit e luajnë një rol për mirë; të kthjellojnë. Ata më bënë mua një shërbim të madh; pasi unë shërbeva nja 8 vjet të mira me besnikëri dhe angazhim në emër të një identiteti si demokrat, ngaqë na e kishin ngulur atë shiringën në familje qysh fëmijë dhe as e kisha menduar ndonjëherë se do largohem nga PD, në fund ata u rebeluan për virgjërinë e udhëheqësit dhe, thanë ti nuk je demokrat, je i shitur, i blerë, i mashtruar, i gënjyer e dërr dërr dërr dmth, vetëm njeri normal nuk kishte shanse të ishe nëse nuk i nënshtroheshe oreksit të stomakut të Sali Berishës. Në fillim më ra çuditshëm. Pak kohë "vuajta" atë nevojën për tua theksuar se unë jam demokrati, ju jeni delenxhinj që iu keni marrë robve 100 mijë lekësha për firmë e vulë, ose jeni filohajdutë.

Mirëpo e kuptova shpejt që kishin të drejtë ata, dhe se unë smund ta mbaja atë emër, as mundesha të bëhesha patetik e të thoja ska burrë nëne që ma heq mua ketë emër, se unë kështu, e unë ashtu; sepse ai emër, de-fakto i ishte njohur në pronësi (me legalizim nga shumica) vetëm një personi, Sali Berishës. Mandej ky tipi që e fitoi me legalizim, ia heq e ia vë kujt të dojë atë emër apo titull, sipas interesave momentale. As duhet të të vijë keq, as duhet të kesh inat, ky është realiteti, duhet ta pranosh me një qetësi disi ironike. Prandaj edhe sjam marrë duke dhënë mend jo duhet reformuar, jo duhet hapur. Fare. Ta transformojnë edhe në tip teqeje në dekadat e ardhshme, tiu sillen rrotull varreve.

Më përpara sado të jem munduar unë ta ruaj veten, prapëseprapë kur je pjesë e një partie të çmendurish e idhujtarësh, nuk ke nga shkon pa u dukur edhe ti banal. E kuptoj edhe vetë që në shumë raste jam dukur banal, duke qenë nën dalldinë e përkatësisë partiake. Ose-ose, një identiteti disi qesharak, mbaj unë flamuj të vjetër të PD të vitit 1999 që ma pati dhuruar familjari i një dëshmori të 1997; si krenari historike unë, familje shiksash ne mustaqe që luftuan me armë për demokraci. Taman si ata partizanët fallso me teneqe në krahëror; narrativa identike me ata, veç ngjarjet, koha, motivet, krejt ndryshe. Se fundja smund të prodhonte narrativë tjetër dikush i cili ishte rritur duke admiruar partinë komuniste deri në moshën 47 vjeç kur vendosi të vetëshpallet antikomunist. Nga këto lloj budalliqesh kishim në kokë, ngaqë na patën brumosur sikur kemi një luftë të pambarimtë me komunistët dhe komunizmin. Rekrutoju njerëzve mendjen, pastaj shifrat e të rekrutuarve përdori për biznes. Gjithçka biznes.

Në vitet që sapo shkuan e provuam vetë bolshevizmin e shartuar me tribalizëm katunar. E kuptova nga afër diçka që pata perceptuar më parë nga larg; se komunistët elitarë bllokmenë kishin ndejtur në PS, ndërsa komunistët e dorës së tretë kishin hedhur rrënjë në PD. Pasi ai tipi, i cili nga komunist fanatik u deklarua demokrat, i kishte dhënë shëmbëlltyrën e vet gjithë organizatës; shaj, fyej, ofendo, poshtëro, kërcëno etj. Stili i punës i tillë, si këta trajnerët e skuadrave që preferojnë vetëm një skemë loje. Një ditë mendova, po mua çfarë më lidh me këta? Interesa jo, biznese jo, besime e botëkuptime të ngjashme jo.. Çfarë më lidh? Na lidh vetëm historiku. A do të mbetemi skllevër të historikut? A ia vlen të identifikohesh veç prej historisë? A ia vlen që duke pasur gjithë ato ngjyra e dimensione të tjera të kufizohesh e identifikohesh si partiak pa pasur interes?

Tani e ndjej se jam bërë më biznesmen si natyrë, se nuk i ndaj më njerëzit, se janë socialistë apo demokratë, sot këto nuk më duken terma epërsie apo inferioriteti të njërës kundër tjetrës por, janë konvencione normale sociale. Ka të mirë e të këqinj nga të dyja anët, varet kë has. PS fiton se është më profesionale, këta të tjerët humbin sepse janë ende te fishkëllima. Por kaq.

Kur mbaron diçka, njeriu duhet të rishpikë veten ose thënë më saktë, duhet të fuqizojë një dimension tjetër të vetes e të mos e kthejë më kokën pas. Mbajtja e kokës pas te historia, tregon se ose ke diçka emocionale dhe nuk shkëputesh dot, ose ndihesh vetëm e ske grup social ku të rrish e të identifikohesh në shoqëri, ndaj smund të largohesh nga tufa sepse ske botë ku të jetosh, ose thjesht je budall.

Po çfarë jam tani? Dihet. 

48 Komente

  1. T
    Tironsi ZZ, NYC

    8 vite shpejt?! E kisha parë e dëgjuar nga afër disa herë, por kur u bë Gorja i Viçidolit President lashë mjekër. Do e heq kur të iku ky - thashë. Ngeli mjekra ime se Gorja nuk ikte për qamet... Për më shumë se 8 vite vazhdova punët e mia, mirë bereqavers. Pashë ç'pashë, hoqa mjekrën

    Përgjigjjuni
    1. N
      Njëlloj

      Islamikët dhe komunista janë ku do njëlloj, Turq-Çeçen.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Komshiu qe te pallon gruan

        O 'tironc' mirë ti e kuptuam pse e hoqe mjekrën, po jot shoqe pse e kish bërë tas nga poshtë? I dukej gopi si gjysëm kile oysters krudo. Me dy shishe verë mezi arrita të mos trëmbesha nga pamja..lëre mjekrën shoku mos dëgjo Q-Indrit Kokshin që e çmëndi PDja dhe e shëroi shefi Rripjelljes qe nuk eshte fare psikopat..!!

        Përgjigjjuni
        1. Ç'na gjeti me debilët e Saliut.

          O ti komshi. Gruan e ketij Tironcit ti e sheh me dylbi, por si pervers qe je, duke parë grate e botës, ke harruar gruan tënde, ne qoftë se nje debil si ty ka patur mundesi te gjeje grua. Por edhe po e ke gjetur, sapo ka parë se çfare trush ke, aha, ka gjetur dashnore ajo. Por, qe te shash nga familja nje njeri që nuk te ka bere asgjë dhe nuk te njeh fare, duhet te jesh nje rrotë trapi ti or byrazer, qe vetëm Nuk Noka bën vaki t'a kalojë. Ose jeni aty. Kur lexon komentin tend e kupton se populli nuk voton Katunarin Komunist Viçidolas dhe debilët që i shkojnë nga mbrapa.

          Përgjigjjuni
          1. !
            !!!!!!!!

            GAZETA TEMA, moderoni komentet, REDAKSIA, jo cdo perversitet i mendjeve te semura duhet lejuar ne komentet, turp!!!!!

            Përgjigjjuni
          2. q
            qefliu komshi.

            Komshio, m kenqi gruja jote mrom. Ti ishe roje, turni 3 te parkingu posht pallatit, un vuja tuj i nrit nolt shalt asaj.

            Përgjigjjuni
          3. k
            k

            Nuk bëhet shtet me MALOKË. Harrojeni Europën.

            Përgjigjjuni
            1. !
              !!!!!!!!

              Bravo Tironsi ZZ, NYC, e bukur kjo....

              Përgjigjjuni
            2. K
              Kris

              Politika eshte biznes.Kete e kuptuan te paret ish antaret e partise se punes qe si thoshte lideri nuk lene kala pa e marre.Te tjeret qe i ndjekin pa interes jane hajvane me rroba . Te gjithe politikanet nje soj jane. Te gjithe derrat nje turi kane

              Përgjigjjuni
              1. R
                Replike me kom. Kris

                Kris , sepse u kuptua ashtu nga Antaret e partise se punes qe u futen me qellim per te pervetesuar, prandaj u dhje dhe e prune Shqiperine ne ate derexhe te vitit 90- te ,jo pa qellim dhe jo te gjithe duhet te futen ne nje thes . Ashtu si sot duken nga komentet qe bejne per ti dalluar qarte analizat e tyre per qellimet qe kane ? Kollaj fare I dallon se cfar mendjesh kane , por per te aritur deri ketu eshte dashur nje Epoke 80 vjecare qe njerzit tregojne fytyrat e verteta , kane qene te maskuar , sidomos fytyra Ramiz halese plus kriminelit sali me banden e vet ? Si tu duk refimi i Nevila nikes qe ishte e perkedhelura e regjimit monist si dhe e saliut ???? Duhen ndare gjerat ne njerez te ndershem dhe te pa ndershem , nga keta te fundit duhet te ruhesh ?

                Përgjigjjuni
              2. H
                Hm bomba

                Hallall 'shoku'..... TANI SJE ME KAFSHE POLITIKE POR JE..... NJERI

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Luan

                  Je lodhë kot! Që më 1990 Ramiz Alia e dinte fare mirë kujt po ja linte në dorë PD e krijuar me njerëzit e Sigurimit të Shtetit. Një psikopati që do t'a bënte pronën e vet ashtu siç bëri idhulli i Saliut , Enver Hoxha! Asnjëherë nuk ishte parti por një bandë bashibozukësh në shërbim të Haxhi Qamilit... Bravo u qoftë atyre njerëzve që në vite u përlyen me mutin PD por dolën prej saj gjallë dhe me para'! Pjesa tjetër,çdo lloj pjese tjetër janë thjesht budallenj Tërë populli shqiptar e kuptoi këtë që në 2009. Ti Indrit mos shkruaj asgjë.,mos prano me gojën tënde se je i trashë!

                  Përgjigjjuni
                  1. t
                    taku

                    Akoma me budall se cke.qene me pare

                    Përgjigjjuni
                    1. Ç'na gjeti me debilët e Saliut.

                      Uuuu Taku. Po ku je o der pe deri. Çfare nuk te pelqeu tek shkrimi ty Taku Tarallaku? Pa na thuaj?

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Ladua

                        Or tëj Taka Taka, shpellar mund të mbetesh, me dëshirë, gjithë jetën. Në do që të jesh njeri i lire, mos u var nga ato të dashit, qoftë të fishkura, qoftë të forta të një gjatuci. Mbase do t’i thuash më vonë, po të jesh i ri, Sa të drejtë kishe, o Indrit!

                        Përgjigjjuni
                      2. T
                        Te lumte vllai

                        Ke bere gjene e duhur shoku....

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Bureto

                          Shkrim i duhur. Indriti e pa veten në pasqyrë ndaj dhe bëri këtë autorrëfim të sinqertë. E respektoj për këtë. Uroj që ta lexojnë shumë "budallenj" të tjerë si ky dhe kështu ai t'ju shërbejë edhe atyre si pasqyrë ku të shohin veten. Pastaj le të thomë ç'të duan për vehten: Nëse janë të bukur a të shëmtuar, të mençur apo budallenj. Kjo gjithsesi është punë e secilit. Rëndësi ka reflektimi.

                          Përgjigjjuni
                        2. W
                          Www

                          “Po çfarë jam tani? Dihet!” Ky koqe ka qenë deri tani dhe tani po koqe është. Dihet!

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Kur nuk ke çfare të flasesh mos fol fare

                            Pse, .... demek ..... ti ..... nuk je .... koqe? Ah, po. Edhe ti ke ndryshuar. Tani je Koqe Gomari. Ta gezosh mbiemrin.

                            Përgjigjjuni
                            1. n
                              na mbyten budallenjt

                              Ai per ty eshte koqe,por ka ber nje shkrim me emer e mbiemer,kurse ti qe e quan veten te zgjuar ke zgjedh caWWW dhe ke thene gomarlliqe qe edhe saliut nuk i pelqejne

                              Përgjigjjuni
                            2. s
                              shqiptar

                              Respekte Indrit.Përshkrim shume I sakte I realitetit ne PD ne veçanti ,por I njejte edhe ne gjithe partite e tjera.

                              Përgjigjjuni
                              1. M
                                Mosha

                                Eshte thjeshte ceshtje moshe. Ke qene me i ri se Saliu dhe idealist. Ndryshe nga ty une jam nje mosh me Saliun dhe Saliu me beri me dhimbje koke ngaqe nuk me ndryshonte dot. Nganjehere e bente me te vjella me peshtiresine e tij, sepse skish cte me ndryshonte... Faleminderit!

                                Përgjigjjuni
                                1. m
                                  mirel

                                  I ke rene nga Kina per te thene nje gje qe thuhet me 3 paragraf.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. I
                                    I pagabueshmi

                                    E ke qare!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. s
                                      shelegure

                                      Eke thene shum bukur fjalen

                                      Përgjigjjuni
                                      1. Z
                                        Zuzari

                                        Emri KOMUNIST apo DEMOKRAT janë të pastër si kristali. Ju balashë që zhgryheni pa dinjitet,ju i bëni pis ato emra, ju shpura juaj që e vini atë emër për të pastruar pisllëkun tuaj .

                                        Përgjigjjuni
                                        1. r
                                          raul

                                          Exelent , artikull shume i bukur o Indrit, me mire vone se kurre. Po si mund te rrije ti me ate bande qe ka brenda saj nje kryebandit qe quhet Flamut Geringu dhe u a q.n nenen gjithe shqiptareve nga foltorja e kuvendit duke u a bere nenen me gishtin e mesit ngritur disa dite para 11 maj 2025. Dhe si mund te votonin Shqiptaret per vampirin e foltores kur ai mban brenda saj nje gangster qe djeg deren e kryeministrise me molotov disa here me kriminele si Kol bushkola nje njeri parahistorik nga Kurbini apo djeg deren e bashkise me molotov dhe flamurin kombetar mbi bashki me kete banditin Kol bushkola qe cuditerisht eshte i lire akoma ne pritje te pordhestave rrugore qe fillojne ne shtator me revolucionin nr.11 qe pritet te filloje se deri tani 10 revolucione kane deshtuar me turp qysh nga 2013 kur foltorja e mori rrugen e mutit njehere e pergjithmone dhe sot eshte ne fund te pusit duke pritur daljen fizike dhe politike nga skena politike te njeriut me te urryer per Shqiptaret ne keta 35 vjet.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. S
                                            SOKRATI

                                            Ke bërë gjënë e duhur, i nderuar Indrit Vokshi! Duhet ta kishe bërë vite më parë këtë hap të guximshëm, që bëre tani, por " më mirë vonë se kurrë" - thotë një fjalë e urtë e popullit tonë. Sokrati u lodh prej vitesh, duke thënë : pëdë s'ka më! Saliegoisti, një ish funksionar fanatik i ppsh, nuk mund të jepte shpresë për demoktaci. Ai luajti rolin, kreu misionin e antishqiptarit, u pasurua si "gjeli i plakës" në përrallat e fëmijëve, vrau, preu, shkatërroi, shau, ofendoi, dhunoi dhe vazhdon feri në vdekje, se ashtu e ka "vijën e sjelljes", për t'i hequr edhe gurin e fundit të themelit të Shqipërisë..., ndërsa drejtësia dreqësi është në gjumë...

                                            Përgjigjjuni
                                            1. M
                                              Milloshi

                                              Budall i trashe.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. P
                                                Po

                                                Nuk je i pari por as edhe i fundit.. PD nuk ka qene kurre nje parti, por nje klan dhe sot nje sekt i paster krahinor, kriminal dhe financiar. Normal qe humbin gjithmone pervec rasteve kur PS eshte percare dhe i ka perdorur. Kan nje imazh ne shumicen e njerezve te edukuar ne Shqiperi si injoranter, rrugacer dhe anti shtet. Ne PD ne shumice jane anetare pjesa e llumit te shoqerise. Nuk ka shprese per ndryshim, sekti merr fund dhe njerezit lirohen dhe ndryshojne me vdekjen e liderit te sektit.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. G
                                                  Gezimi

                                                  Bravo Indo per kete "ndryshim", tani e ka rradhen mencuria e Socialisteve qe ashtu i ndryshuar sic je te te gjeje nje pune diku qe te marresh nje rroge pa vajtur ne pune fare.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. S
                                                    Sefer Daja

                                                    Ma bukur se kaq sun e shkrute Edi Rama.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. H
                                                      Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

                                                      O Daje, nuk i intereson Edi Ramës ky shkrim. Rama dhe Saliu janë si vellezërit siamezë. Po iku njeri, ikën dhe tjetri. Ti thuj kete - na ka ngecë Rama n'derë, dhe nuk e heqim dot, sepse Sali Gogoli trem votuesit. Keshtu që ky Indriti nuk ka punë me Ramën.

                                                      Përgjigjjuni
                                                    2. P
                                                      Petrit

                                                      Per fatin e keq te demokratëve te vertetë ti je nga ata “demokratet” qe grumbulloj basha ne parti. Njerëz Pa identitet , pa Histori , pa merita, pa bindje polotike, pa objektiva te qarta. Basha (sepse per fat te keq nuk e meriton as titullin zoti basha ) e ktheu partinë demokratike nga nje kombetare ne nje han me dy porta ku mund te hynte e te dilte kush mundte, duke larguar te gjithë ata qe kishin berë historinë e PD-së , ku padyshim kishin edhe arritje per gjatë 8 viteve te qeverisjes. Dhe si nje njeri i vogël qe ishte te vetmin objektiv qe i kishte te pasurohej ne kurriz te demokratëve te ndershëm duke u shitur tek rama sa herë qe ky i fundit kishte deshirë. Dhe keto pasoja duket se demokratët e ndershëm do ti vuajnë per shumë vite. Tani rrini ne atë batakun tuaj te ndyrë e te paktë mos fyeni inteligjencën e njerëve te ndershëm duke na u shfaqur më katolikë se krishti

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. F
                                                        Fjala

                                                        O Petrit, u preke, e shikoj se ti ke enderruar per te qene antar partie si duket por partia e punes nuk te ka pranuar, tani gjete parti. Vazhdo le breket e qelbura!

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. D
                                                          Dashi

                                                          Krishti nuk ishte katolik , katoliçizmi lindi një mijë vjet pas Krishtit , kur u nda Perandoria e Romës .

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. B
                                                            Bo bo, deri ku shkon injoranca saliste

                                                            Dashi, respekte. Është nje kokerr trapi ky Petriti or byrazer, që nuk ka fjalë ta pershkruajë. Ky deshi te thotë "më katolik nga Papa", por ja futi me Krishtin, dhe doli në Medina tek Muhameti. Por ky trapi nuk e di që Krishti nuk ishte as i krishterë. Sepse që kur lindi e derisa vdiq, ai ishte hebre, dhe vetëm propagandoi mesimet esene. Ky Petriti ka rrezik ta nxjerrë edhe Deshmitar i Jehovait, se dava trapi tjetri. Ne ate kohë lexoj veprat e Enver Hoxhës. Tani lexon vetëm fjalimet e Saliut, dhe librin e Saliut me mustaqe "Jeta ime". Saliu diktonte, dhe Sahit Dollapi shkruante. Petriti e lexon.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. B
                                                              Bureto

                                                              @Bo bo...! Respekte gjithashtu, edhe për komentin tuaj.

                                                              Përgjigjjuni
                                                        2. r
                                                          rilindjotizim-sensibilizim

                                                          Idriti, thuaj shyqyr qe nuk ke qene te PS e Rames se do te ndryshonin ca me shume : nje fustan do te vishnin e do te Spiropalizonin nga trute.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. Çfare nuk mban kjo tokë

                                                            Po ti, flet nga eksperienca personale? Ti je Bazgardhizuar apo Rrotek...., opo lere fare. Nuk ja vlen te merresh me idiotë.

                                                            Përgjigjjuni
                                                          2. H
                                                            Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

                                                            Indrit Vokshi - artikulli është perfekt. I ndershëm, i saktë, i ashper, inteligjent, por, por, ka vetëm nje problem. Ata "demokratë", ose gjoja demokratë, qe shkojnë mbrapa Saliut Katunar Komunistit nuk dinë te lexojnë or byrazer. Karikatura më e saktë per gjoja demokratët antikomunistë, qe nuk e dine se ç'eshte komunizmi është - nje njeri që ne vend te syve ka ose dy gishtat e Sali Arafatit, ose ka vetë Saliun ne vend te syve. Ndersa ne veshë ka kufje ku buçet zero i Sali Komunistit - "Se unë ju them ju, se diktatura e Ramaduros do rrezohet vetëm me revolucion..se uragani demokratike do marrë perpara pushtetin e Ramaduros, e terrci e verrci". Pra, ky artikulli që ke shkruar ti nuk hyn dot te kokat e "demokratëve". Është njesoj sikur të çosh budallin ne universitet. Po, është nje pjesë që e kupton. Ata e kanë inteligjencën qe t'a kuptojne këtë qe thua ti. Por, ata, ose nuk kane shtylle kurrizore si Agron Gjekëmarkaj dhe Tomorr Alizoti, ose i ka kapur Saliu nga koqet dhe nuk kane ku shkojnë si Baz Gardhi, Salianji, dhe i biri i Rustem Gjatës. Ndersa kompani e Nul Nokës nuk mbush nga ajo anë, si per shembull Kerriçi Budall i Fahro Balliut. Oh, kam harruar Belinda Kerriçin. Ky është nga ata qe e kupton shumë mirë se kush është Sali Katunari, por mban shpresa kot i shkreti se kur të vdesë Saliu, Belindi do jetë me inteligjenti dhe reformatori nder budallenjte dhe zvarranikët. Shkurt, artikullin tend o Indrit e lexojme dhe e kuptojme ne që nuk na plas as per Saliun as per Ramën, dy njerez te perkohshëm te politikës shqipetare. Sado qe te rrine ne pushtet, mjafton t'u kujtosh që edhe Enver Hoxha ndenji e ndenji ne pushtet, derisa shkoi tek te shumtit. Është turp te krahasosh Sali Katunarin me Enver Hoxhën, sepse është njesoj si të krahasosh nje kryeplak maskara me Luigjin XIV, por keshtu është historia e Shqipërisë.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. J
                                                              Josifi

                                                              Kot lodheni,të më falin se nuk e kam për t'i bullizuar por kurrizos vetëm në varr i drejtohet kurrizi.Hipokrizi politike!!

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. D
                                                                Demokrati i vertete.

                                                                Kam votuar per kete parti dhe kete lidership deri ne referendumin e vitit 1994 e pastaj e kuptova qe ky lider nuk kishte asnje lidhje me demokracine,qyteterimin evropian dhe ekonomine liberale dhe qe atehere nuk kam patur asnje lidhje me kete parti e kete lider,keshtu qe mik e paske kuptuar vone realitetin perse ishte formuar ky formacion politik,paske humbur ca vite te mira miku im.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. L
                                                                  London

                                                                  Po kjo ishte loja o derdimen..... brezi hajdut dhjetorist i 1990 perdori karten e anti komunizmit per te vjedh Shqiperine. Ju tha te varfereve me 91 te dale nga kriza e rende ekonomike e viteve 80 qe fajin jua kishte komunizmi, ju tha ish pronareve qe faji jua kishte komunizmi dhe moren flamurin e anti-komunizmit ne dore per te vjedhur e djegur Shqiperine. Do hyj ne histori dhe brezat e ardhshem do qeshin me cmendurine kolektive ku sheshet mbusheshin me femijet student te ish byrose politike te PPSH dhe ne podium ishin ish sigurimsat dhe antaret te devotshem te PPSH me ne krye Sali Brishen, Gramoz Pashkon dhe fuksin e sigurimit Azem Hajdari. Se mos ju ngelet hatri edhe Edi Rama pjese e elites komuniste dhe brezit hajdut te 90 ishte dhe ishte caktuar per tu ngjitur lart lere ca tregon perralla sot per trimeri. Demokracia ne shqiperi dhe pluralizmi politik erdhi me vendimin unanim te Byrose politike te PPSH dhe me firme te Ramiz Alise. Komunistet e lane shqiperine me inventar te cdo cm toke, tapit nuk i dogjen dhe as nuk i preken por i lane ne arkiv. E lane shqiperine me 3.5 milion banore dhe projekti ishte te shkonte 5 milon brenda vitit 2000. Vet nuk moren 1 qindarke dhe vdiqen ne spitale publike. Ndersa brezi hajdut dhe kriminal demokrat e socialist nuk mbajne dot 2.4 milion njerez, toka eshte cop-cop pa zot dhe tapite i dogjen dhe vodhen. Sot degjojme Fevzon me vile ne Palase qe tall bythen me demokratet ju qan hallin me Ramen per shezllonet, Saliu me familjen e vet non grata per korrupsion qe nuk dine ku i kane kullat ne Tirane dhe me Ramen qe ju edhe kullen Malin e Tiranes ne mes te Tiranes. Ti vlla nuk kishe perse te mundoheshe shume , mua me mjaftoi nje xhiro tek gjiri i lalzit te shihja te verteten. Por ti kete gje e ke ditur por te genjeu mendja ashtu sic te genjeu mendja kur kerkoje te vinte Lady Gaga te bente koncert ne Tirane pas vrasjeve te 21 Janarit. Aty kam pare kafsherine e vertet te PD! Komunistet nuk vrane kurre njerez ne bulevard per turpin e brezit hajdut dhjetorist te 90 dhe nuk ben 97. Kshu qe mos hani me mut per komunistet se iken 35 vjet me ket genjeshter dhe trillim. Brezi sot nuk do ta dij fare, por fare per keto.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. Q
                                                                    Qytetari

                                                                    Analiza jote Indrit është shumë e saktë dhe shpresoj e sinqertë. Ke shpëtuar Indrit nga ajo çetë budallenjsh dhe injorantesh pa dhëmbë në gojë që çirren si kafshët e pyllit pa e ditur qëllimin se përse sillen kështu. Mund të jetë i vetmi grup njerëzish që nuk dinë çfarë bëjnë, me drejtues njerëz pa karakter dhe të nënshtruar për përfitime materiale. Kur shoh njerëz si laraska Tabake apo Alizoti, Gjekmarkaj e lolo të tjerë në partinë e Saliut të vjen për të vjellë dhe mendon se si mund të transformohet që ia njerëzore në kufoma "politike" si ata. Të uroj ta shijosh këtë transformim të jetës tënde dhe të arrish qëllime të jashtë politikës.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. C
                                                                      Cubel Breca

                                                                      Shkrimi eshte shum domethenes, pavarsisht i pelqen ose jo petritit. Ai le te vazhdoje e te shkoj pas molotovit,se gje tjeter sdi te beje ne jete,vec zjarrmetar. Partia e ashtequajtur pd eshte vec nje organizat terroriste ne sherbim te bandes se sali qenit. Kete e treguan edhe kur goditen shqupin me thot mendja eshte rast unikal ne bote qe godasesh shtepin tende ,qe ne fakt asnje i marr se ben. Dhe ne realitet aty ka arritur sa nje band ka ngelur se parti nuk mund te quhet. Dhe mesa shihet po shkon drejt shkaterrimit total.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. A
                                                                        Antoni Shkoder

                                                                        Bravo Vokshi. U ke dhënë shuplakën më te fortë abtisgqiparece qe uzurpuan e shkatrruan te djathten, qe shjatrruan e vodhen çdo gjë me vlere, që vranë e ndertuan nje diktature te re. Me te rinj si ty me jemi te sigurte qe ky vebd bëhet. Eshtte e para abalizë e thellë dhe e sinqertë që shpjegon shkaqet e humberes ku ra Atdgeu yne i dashur. Bravo e respekte. Duket qe pribderit tuaj te nderuar të kanë ushqyer me bukën e hallallit.

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. P
                                                                          Pedagogu

                                                                          RESPEKT !

                                                                          Përgjigjjuni

                                                                          Lini një Përgjigje