Qeveria që na mungon

5 Shtator 2025, 18:52Blog Nga Ilir Yzeiri

Edi Rama po përgatitet të shpallë kabinetin e tij të ri në prag të çeljes së sesionit dhe të legjislacionit të ri të Kuvendit të Shqipërisë. Në një intervistë të gjatë në emisionin «Opinion» ai, në vija të përgjithshme, paraqiti modelin që do të ndjekë qeverisja e tij, e cila do të mbështetet edhe këtë radhë kryesisht te turizmi, por edhe të industria e luftës dhe të tjera prioritete.

Kohë më parë, e sidomos pas kthimit nga pushimet e gushtit, ai u shfaq në opinion si një publicist i zemëruar me shtetin që ai e drejton prej tri mandatesh.

Në fillim u tregua i ashpër dhe cinik me masakrën e territorit dhe me paaftësinë e bashkive për ta qeverisur atë. Pak më vonë preku një problem tjetër- ujin dhe menaxhimin e burimeve ujore. U shty edhe më tej në një prononcim tjetër, duke e rimarrë edhe njëherë porblemin e territorit dhe duke shpallur se këtej e tutje mbrojtja dhe ruajtja e zonave të mbrojtura me ligj do të jetë prioritet absolut i kabinetit të tij të ardhshëm.

Nëse e vëren me kujdes, për shkak edhe të mungesës së alternativës opozitare, narrativa politike në Shqipëri nuk përfshin tema të nxehta si ato të vendeve të tjera europiane. Ne, fjala vjen, nuk kemi në asnjë axhendë problemin e emigrantëve, sepse vetë jemi një vend që prodhojmë ende emigrantë.

Në Shqipëri nuk diskutohet për sigurinë kombëtare dhe të drejtat e njeriut. Problemet gjinore, ato të orientimit seksual apo të abortit nuk ndjehen si shqetësim për shoqërinë shqiptare. Edhe narrativa e fundit e zotit Rama ishte e përqëndruar më shumë te administrimi i Shqipërisë, por jo të ndërtimi i shtetit demokratik. Që të jemi realistë. Edi Rama, në krye të shtetit shqiptar në këta vjet ka arritur suksese spektakolare, të paimagjinueshme disa vjet më parë.

Ai është kryeministri që e futi Shqipërinë në familjen europiane ende pa u bërë vendi ynë anëtar i atij klubi. Imazhi që ka krijuar vendi ynë sot të Europë si një vend i sigurtë, i zhvilluar, i hapur dhe si oaz paqeje, me një dinamikë zhvillimi të paimagjinueshme, janë meritë e drejtimit të Edi Ramës dhe ekipit të tij, ndër të cilët do veçoja Erion Veliajn për ndryshimet e mëdha në Tiranë. Mirëpo, duket se edhe kjo nuk mjafton. Shqipëria nuk po arrin të ndërtojë shtet të fuqishëm që administrohet me anën e ligjit dhe të procedurave ligjore. Me një të rënë të lapsit, u desh vetëm një ndërhyrje e Ramës për të kuptuar se pushteti vendor është i pafuqishëm, se njësitë administrative që menaxhojnë ujërat e pishëm në Shqipëri janë të korruptuara dhe tërësisht të paafta.

Dhe është e paimagjinueshme se si në tridhjetë e ca vjet nuk arritëm të bëjmë dy gjëra themelore- të menaxhojmë ujin e pishëm dhe të rregullojmë pastaj ujërat e zeza. Një vend i zhvilluar nuk duket vetëm te rrugët apo te hotelet e te plazhet e bukura. Nëse Tirana, Vlora, Shkodra apo qytetet e tjera të mëdha të vendit nuk arrijnë t’i mbledhin, t’i filtrojnë dhe t’i pastrojnë ujërat e zeza e më pas edhe t’i riciklojnë, atëherë kjo është shenja që ne jemi ende një vend primitiv.

Pikërisht atë ditë që Rama paraqiste prioritetet e veta mbi qeverisjen e ardhshme, opinioni nisi të ziejë përsëri nga shfaqja e dy personazheve që po shenjohen gjithnjë e më shumë si mediokriteti vanitoz i drejtësisë e që janë Arben Rakipi e Ulsi Manja. Edi Rama nuk po prononociohet për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe për draftin e ri të kodit penal që është bërë objekt homori në media. As në intervistën e gjatë të tij ai nuk foli për këtë. Shqipëria ka një paradoks të madh.

Ndërton spitale po nuk ka shëndetësi. Ndërton shkolla po nuk ka arsim. Si mund të zgjidhet kjo kontradiktë ? Është përmendur në ndonjë rast shembulli i Singaporit dhe atëherë kur Shqipqria është krahasuar me të, është bërë vetëm një vërejtje, që Singapori nuk është një shtet demokratik, ndërsa Shqipëria po. Nuk dua të hyj në këtë analizë sepse sot koncepti për demokracinë po ndryshon dhe vende formalisht demokratike, pra që bëjnë zgjedhje që lejojnë pluralizmin politik dhe fjalën e lirë, prodhojnë dhunë ekonomike, pabarazi dhe varfëri. Mrekullia e Singaporit dhe e katër tigrave të Azisë qëndron diku tjetër- te reforma e thellë arsimore dhe të nxitja dhe investimi në shkencë.

Singapori nuk ka asnjë burim, madje nuk ka as ujë, por fëmijët që në klasë të parë mësojnë shkencën, matematikën dhe disiplina të tjera me një regjim të rreptë. Dhe kjo ka bërë që krahu i punës në atë vend është ndër më të kualifikuarit dhe kompanitë më të mëdha të teknologjisë së informacionit janë vendosura atje. Ndërsa në Shqipëri mungesa e reformave të tilla të thella në arsim e në shkencë po na bëjnë një vend primitiv që nxjerrim vetëm kamarierë banakierë, infermierë për në Gjermani e pastrues hotelesh.

Edi Rama bëri mirë që u kujtoi të gjithë atyre që duan ta betonizojnë këtë vend se tani kupa u mbush dhe natyra e zonat e mbrojtura do të ruhen me ligj e me kujdesin maksimal. Mirëpo vetëm kjo nuk mjafton. Nëse vendi nuk përfshihet në reformën e thellë në arsim e në shkencë dhe nëse për këtë qëllim nuk kërkohet ndihma e personaliteteve të shquara nga diaspora që gjenden në universitete e institucione kërkimore shkencore në Perëndim, vendi mund të jetë përsëri një hapësirë tërheqëse për të huajt, por do të bëhet i huaj për shqiptarët sepse ata nuk do të ndjehen zotër të pasurive të tyre, por shërbëtorë.

6 Komente

  1. k
    katarakti

    Jemi në këtë gjëndje se Shqipëria është drejtuar gjatë këtyre 35 vjetëve shkërdhatokraci, nga një malok i zbritur nga shpellat, që si parullë kishte atë komuniste : « Botën e re do ta ngrejmë nga gërmadhat ». Dhe për ta shndërruar Shqipërinë në gërmadhë pati sukses të plotë. Nuk la gjë në këmbë, por kaq dinte të bënte. Pastaj erdhi një pijanec i korruptuar, dhe pastaj një hajdut tjetër që nuk i donte kokëpalarët. Prej më shumë se 12 vitesh vendi po qeveriset tani nga një piktor/sportist, i cili ka bërë ca punë të mira, por gjithsesi shumë më pak seç pritej. Ky i fundit e kishte zët të ngrinte një shtet të fortë autoritar dhe ligjor, por i la gjërat të ecnin vetë. Dhe ato ecën drejt vjedhjes, korrupsionit, paaftësisë, nepotizmit etj etj. Dhe tani bën të çuditurin! Çfarë mund të prisnje tjetër kur edhe gjysma e kabinetit të tij u hetua nga SPAK si e korruptuar ! Nuk ka ditur dhe as ka dashur ndonjëherë tu kërkojë llogari vartësve të tij. Prandaj edhe e ka mbushur parlamentin dhe qeverinë me njerëz edhe më të paaftë seç është ai vetë. Edhe sepse ai Partinë Socialiste e ka lënë të vdekur dhe e përdor veçse kur ka zgjedhje. Ndërkohë që po të kishte një parti të gjallë, të shtrirë në të gjithë territorin e vendit, ai do ishte me kohë në dijeni të problemeve që kalon çdo fshat, dhe jo më çdo qytet apo kryeqytet. Lyerja e pallateve me bojë dhe turizmi janë të vetmet punë të mira që ai ka bërë si person. Që të mos ketë ujë të pijshëm dhe energji elektrike 24 orë në 24 edhe tani, është për të vënë duart në kokë. Dhe më duket se ai për më shumë i ka zët edhe të aftët dhe njerëzit me përvojë dhe dinjitet. Autori e ka thënë shumë bukur : 35 vjet pa shtet ! Vendi është shndërruar në një xhungël ku njerëzit vrapojnë veç pas parasë. Qoftë të varfërit që duan të mbijetojnë, qoftë gangsterët dhe të korruptuarit që kanë bërë miliona me trafiqe, drogë dhe korrupsion. Prandaj nuk kemi as shëndetësi, as arsim, as shkencë, asgjë, asgjë. Veç krim, degjenerim dhe babëzi,

    Përgjigjjuni
    1. A
      Adrian

      Por për arsimin duhen ca rregulla… Sali Berisha hoqi notën mesatare për pranimet në universitet. Kjo solli shkatërim të mëtejshëm të arsimit. Një mësues që ka mbaruar shkollën e mesme me notë 6, s’ka kapacitet të nxjerrë nxënes më të zot se vehten e tij. Një pedagog që ka ndjekur part time një kurs post universitar veror tre mujor në Bullgari, në kohën kur ministrinë e arsimit e drejtonte G.Pollo, e konvertoi atë në Master Degree… Vetëm universiteti i Korçës ka nja dhjetë të tillë. Sot ata janë prof. or as/prof. dhe manaxhojnë universitetet, madje një prej tyre sapo ka hyrë në parlament për të dytën herë. Arsimi do njerëz të zotë dhe të edukuar dhe shumica e këtyre (për mos thënë të gjithë) që sapo përmenda kanë “marrë aratinë” sepse nuk mund të bashkëjetojnë me medriokritetin që qeveris në çdo cep. Ambienti mbytës dhe paaftësia dominojnë. Shkurt, shpresa është vrarë…

      Përgjigjjuni
      1. U
        U shofte rraca e vampireve dhe zagareve

        Ilir ! Te lexova deri kur the : Ne duhet te menaxhojmre ujerat e zeza dhe ti riciklojme....Shqiperise i ka dhene Zoti Uji sa te asnje vendi tjeter.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Asi

          Edhe sipas teje mu.ti duhet te laje vendin kudo?!! Riciklimi duhet për te pastruar ujin nga fekalet, qe uji te shkoje ne det i paster, qe te lahesh ti zotrote, te pastroje lumejte, qe mos te mbaje ere nje qytet i tërë. Për këtë duhet riciklimi or tej.

          Përgjigjjuni
        2. I
          Illo

          E ke qare, profesor! Sidomos për ujrat dhe arsimin. Ne jemi primitive si shoqeri. Ne nje qytet te Shqiperise u be goxha investim per ujrat e bardha dhe te zeza, u mblodhen, sistemuan etj. Por vetem kaq, vete qytetaret ne disa shtepi private siç i kishin ujrat e zeza ne perrua, ashtu i lanë, edhe pse shteti u sollli tubat tek dera. Vetem ti fusnin u mbeti. Po dhe ate nuk e bene…e shkon m..ti vu neper lum (si lana pak a shume). A jemi primitive si shoqeri - po, shume. A ka shteti deri diku faj. Po, e bere investimin, tregoi bashkise vendin, te kontrolloje a futen ujrat siç duhen aoi jo, nese jo - gjobe, qe tu bjere ne koke, se ndryshe nuk merr vesh ky vend (aman ate punen e liri drmokracise mos na e permendni). Keshtu i bie, qe behet investimi, hidhet leku, por rezultati zero. Po dhe diçka. Shumica e bashkive kane ne krye persona diletante e pertace. Qe ketu fillon reforma. Bertiti Edi gjithe veren për bashkite, po aq ishte. Siç ishin nevojtore, ashtu mbeten. Shteti behet me zbatim ligjesh, jo me aksione.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Ku kimia ku maria

            Profesori, ne nje pjese te shkrimit, duket, qe ka rene viktime e nje sundimtari, qe nuk ka dhuntine, por dhe formimin, per te investuar dhe drejtuar, nje shtet te vertete demokratik.I lindur me nje lloj geni, qe e orienton drejt nje dashurie te semure per veten, dhe me nje profesion piktor, qe e ndalon ate, te kuptoje si ndertohet dhe funksionon, nje vend dhe shtet demokratik, puna e tij ka qene permbledhur, si mund te prodhoje fishekzjare, sa me te ndriteshme, si brenda dhe jasht vendit, mbas te cilave ka ardhur erresira e varferise dhe korrupsionit, me nivele me te larta ne Europe.Baza e ekonomise industria dhe bujqesia, ne nivel dhe cilesi te mjerueshme.Arsimi i larte me pothuaj zero fonde per kerkime, tregon nje paralize zhvillimi dhe per te ardhmen. Yzeiri i verbuar, nga ndonje lloj fishekzjari, duke harruar ku jeton, pra dhe nje pjese e ketyre, qe u permenden me lart, nuk ja perton te thote, qe Rama na ka futur ne Europe, nisur nga cfaqiet prej kllouni te rames ne oborret e saj dhe interesi i gjeopolitikes europiane, per ta pasur ne anen e tyre vendin tone, kunder ndikimit rus ne Ballkan.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje