Nga Leonidha Mërtiri*
Në ndeshjen e basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, në fillimgushtin e sapo ikur, salla ku zhvillohej ndeshja në Kumanovë, papritur u pushtua nga thirrje naziste. Të rinj maqedonas, në kor korbash, kërkonin shfarosjen e shqiptarëve. Po ç’hynin shqiptarët në këtë ndeshje të skuadrës maqedone me atë rumune? Dhe kjo nuk është rastësi. Sepse gjuha e urrejtjes ndaj bashkështetasve, fqnjëve të tyre rri ndezur përballë, por dhe ndën hirin e deklaratave të qeveritarëve dhe politikanëve maqedonas, duke kultivuar më tej pasionet e njohura nacionaliste.
Nacionalizmi si antishqiptarizëm, është transferuar në mënyrë të vazhdueshme te gjeneratat e reja. Kështu ndodh në Serbi, kështu ndodh në Maqedoni. Ndryshe nuk shpjegohet përsëritja e të njëjtave brohoritje, thirrjeve nacionaliste në stadiumin e Kumanovës “dhoma e gazit për shqiptarët”, “mrtov shiptar, dobar shiptar(shqiptari i vdekur, shqiptar i mirë)”… Copy-paste e këtyre thirrjeve-kudo, në kohë të ndryshme, edhe në stadiumin në mes të Shkupit në ndeshjen e futbollit kohë më parë midis skuadrës maqedonase “Vardari” dhe asaj “Shkëndija” të shqiptarëve, në Kavadarc dhe kudo gjetkë në hapësirën e Maqedonisë së Veriut.
Pra, në vend që të inkurajohen sadopak arritjet për një bashkëjetesë normale, bëhet e kundërta. Aq më keq kur partitë politike, liderë të tyre, në forma të ndryshme i nxisin drejtpërdrejt ato. Të mos shkojmë më tej. Në ndeshjen që përmendëm në fillim të shkrimit, shikues dhe dëgjues i zellshëm pranë atyre të rinjve dhe korit antishqiptar ishte dhe kryetari i qeverisë Hristijan Mickoski, ministri i brendshëm dhe anëtarë të tjerë të qeverisë. Asnjë fjalë, asnjë reagim nga ata. Çfarë emri t’i vendosësh memecërisë së tyre? Retorikat e kryeministrit se, çka ngjau në Kumanovë “do të jetë objekt hetimi dhe sanksionesh, pa marrë parasysh nga vijnë”, mbeten fjalë në erë. Sepse, vështirë t’i ndahen rrugës së antishqiptarizmit.
Pak më shumë se një vit më parë, gjatë fushatës për zgjedhjet e fundit parlamentare, kryeministri i sotëm që drejtonte partinë VMRO-DPMNE pas Nikola Gruevskit, tundëte dhe shkundëte kartën antishqiptare. Vet ardhja e tij në krye të ekzekutivit pati për suport këtë kartë në rritjen e numrit të votave të maqedonëve, duke i dhënë fitore bindëse krahut nacionalist VMRO-DPMNE, deri atëherë në opozitë. Për fat të keq, investues deri diku në këtë fitore u bënë dhe shqiptarët, mbetur në rrugën e prapshtë të përçarjes, në vend të fuqizimit të përbashkët. Madje, këtij investimi i shërbeu dhe ndonjë lider i njohur i Kosovës, duke synuar defaktorizimin e shqiptarve përballë potencialit të njohur të tyre në këtë republikë. Ardhja në pushtet e VMRO-DPMNE me në krye Mickoskin, vështirë t’i fashitë qëndrimet antishqiptare të tyre. Qeveria aktuale ka mbi pesëmbëdhjetë muaj në pushtet, pa folur për njëzet e katër vitet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, që i dha fund konfliktit të vitit 2001, por dhe si themel mbi të cilin ndërtohet shteti dhe ku plotësimit të të drejtave të shqiptarëve u hapej një dritë e re. Pavarësisht atyre arritjeve që njihen, jo gjithçka është realizuar. Mokra e paragjykimeve nuk është ndalur. Ajo frenon ndryshimet e duhura në Kushtetutën e vendit, shqiptarët, kur është fjala për disa vende elitare në institucione të ndryshme, mbahen larg tyre, si në polici, në shërbimin informativ, në akademinë e shkencave etj. Çuditërisht, gjuhës shqipe, si gjuhë zyrtare, vazhdohet t’i vihen ngarkesa të shumta negative. Ende me vlerësime të tilla “qytetarë të dorës së parë dhe të dytë”, kur në qeverinë e sotme bën pjesë dhe koalicioni i shqiptarëve “Vlen”? Me urrejtjen ndaj shqiptarëve Maqedonia e Veriut do të identifikohet si komb europian? Shqiptarët, së toku me maqedonët e kanë treguar dhe e tregojnë se vetëm të bashkuar forcojnë shtetin e përbashkët dhe jo mbi kalbësirat e paragjykimeve që shfaqen jo rrallë dhe kërkojnë të dobësojnë vendin. Në rastin konkret, qeveria e Mickoskit, sikurse dhe të mëparshmet, janë të të gjithë qytetarëve: të maqedonëve, shqiptarëve, dhe pakicave të tjera që jetojnë në këtë vend. Pa barazi të tyre, shteti nuk mund të funksionojë.
*Ish-ambasador i parë i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut
Un kujtova se ky ne foto esht Ramiz Alia !!!
I ngjan vertet
Tani qe e mesove se nuk eshte Ramizi o Mondi nga kodra e Rreshenit, thuaj ndonje gje ne lidhje me artikullin nese ke . Na thuaj ndonje gje per xhonturqit e maqedonise qe ja kane bere siper shqipes. Per Ertugulin e Turqise pranojne te trajtohen si dore e dyte e Maqedonise. Ketu paten dhe ndihmen e Alpin Kurthit dhe ja ku jemi. VLEN me Mickon, turbo islamiket ne aleance me turbo sllavet qe vetem me Maqedonine e lashte s'kane asnje lidhje.
Kur serbet , maqedonas , bullgare , rom , goran kerkojne vdekjen e shqiptarit , keta çfare bejne presin vdekjen ! . Po vdisnin o te mjerre kur nuk mbroni dot vehten ...
Thirrjet antishqiptare nuk tregojnë vetëm urrejtjen e disa maqedonasve ndaj shqiptarëve, por edhe frikën e tyre. Në rast se e mbushin kupën, shqiptarët duhet të krijojnë shtetin e tyre paralel në Maqedoni.
Sllavo-maqedonse. Mos u jepni nje emertim qe nuk u takon, sepse qe me kete ne u japim atyre autoktoni ne keto troje.
Urrejtja vërteton humbjen…
Autori legen e pelqen internacionalizmin. Naconalizem ka ne cdo popull te qyteteruar. Legeni po ngaterron nacionalizmin me shovenizmin e me izmat tjere.
Vetëm titullin lexove?
leonidha Mertiri e njeh mire ambientin maqedonas se ka qene ambasador atje. Une trajtimit te tij nuk ishtoj dot e as nuk i heq dot asgje. Shqiptaret jane shtet formues ne Maqedoni, keshtuqe Mickovski duhet te reagonte. Per turpin e tij nuk e ka bere... Bravo Leonidha...
PROBLEMI NUK ESHTE MAQEDONAS OSE SERBIT POR PROBLEM ESHTE SHQIPETARI MUSULMAN ALBINDENOVIC DHE ATA TE VLEN.....PJESA TJETER ESHTE PO SHQIPETARE POR AI ORTODOKS ME ATE MUSULMAN.....DHE SA KOHE NUK E KUPTOJME AQ ME KEQ
Ore Gjoka, a di ti lexosh shqip? Te jesh nje nacionalist nuk do teb thote te urresh popujt e tjere. Nacionalisti thjeshte punon per vendin dhe popullin e vet dhe kjo nuk do te thote te diskrimnosh te tjeret. Thirrjet ne stadium ishin jo vetem rraciste nga ana e maqedhonasve por edhe armiqesore...Aq me teper qe Maqedhonia eshte shtet me perqindje te larte shqiptare. Ti na ben avokatin e ketyre plehrave dhe justifikon nacionalizmin e tyre kunder te drejtes shqiptare per te jetuar edhe ata ne tokat e tyre. Hajde koqe qe ben avokatin e armiqeve....Ndoshta edhe emrin nuk e ke Gjoka por e perdor si kamuflazh...
Nese eshte dikush qe nuk kupton ketu ateher duket se je ti "Pershendetje Mertirit", Shulet sllav te Maqedonise nuk jane nacionalist, sepse ata nuk kane nje nacionalutet, ata jane shovenist te nxitur nga antishqiotarizmi i shuleve sllav sikur qe jane kreret e partive politike te shulve dllav ne Maqedoni duke nis nga mickovski e tutje. Por, kwte shovenizem frikacak e ushqen edhe inferioriteti dhe injoranca e shqiptarve maqedon aty ne Maqedoni dhe mbi te gjitha mungesa e nje nacionalizmi te shendosh te shqiotaret maqedon. Aty sidomos jane investimet ruso-serbe e turke sherbimet sekretet ruso-serbe e turke.. Nderkaq qe Shqiperia do te duhej me sherbimet e saj te punonte shume me shume oer vetdidjesimin e shqiptarve maqedon.
Nese eshte dikush qe nuk kupton ketu ateher duket se je ti "Pershendetje Mertirit", Shulet sllav te Maqedonise nuk jane nacionalist, sepse ata nuk kane nje nacionalutet, ata jane shovenist te nxitur nga antishqiotarizmi i shuleve sllav sikur qe jane kreret e partive politike te shulve dllav ne Maqedoni duke nis nga mickovski e tutje. Por, kwte shovenizem frikacak e ushqen edhe inferioriteti dhe injoranca e shqiptarve maqedon aty ne Maqedoni dhe mbi te gjitha mungesa e nje nacionalizmi te shendosh te shqiotaret maqedon. Aty sidomos jane investimet ruso-serbe e turke sherbimet sekretet ruso-serbe e turke.. Nderkaq qe Shqiperia do te duhej me sherbimet e saj te punonte shume me shume oer vetdidjesimin e shqiptarve maqedon.
Nese eshte dikush qe nuk kupton ketu ateher duket se je ti "Pershendetje Mertirit", Shulet sllav te Maqedonise nuk jane nacionalist, sepse ata nuk kane nje nacionalutet, ata jane shovenist te nxitur nga antishqiotarizmi i shuleve sllav sikur qe jane kreret e partive politike te shulve dllav ne Maqedoni duke nis nga mickovski e tutje. Por, kwte shovenizem frikacak e ushqen edhe inferioriteti dhe injoranca e shqiptarve maqedon aty ne Maqedoni dhe mbi te gjitha mungesa e nje nacionalizmi te shendosh te shqiotaret maqedon. Aty sidomos jane investimet ruso-serbe e turke sherbimet sekretet ruso-serbe e turke.. Nderkaq qe Shqiperia do te duhej me sherbimet e saj te punonte shume me shume oer vetdidjesimin e shqiptarve maqedon.
Asgjë nuk janë serbët sa shovenist janë maqedonët. Kurrë nuk të thotë maqedoni mirdita kur e përshëndet ,e kthen kokën në anën tjetër,edhe kur punpjnë te shqiptarët.
Zoteri Skupi, Maqedonet e vetem te vertet aty jane shqiotaret. Shprehja juaj korrwkte do te kishte me qene: " asgje nuk jane shkijet ne krahasim me shulët sllav te Maqedonise ..
Politika me produktive per kombin shqiptar eshte "Ballkani i Hapur", pasi kufijte shqiptareve ua kane vene te tjeret me force. Kreu i agjentures serbo-greko-ruse ne Shqiperi, S.V. B. e kundershtoi dhe mijera "qytetare dixhitale", te paguar nga multimiliarderi i Ballkanit, i shkuan pas avazit te tij dhe ja ku jemi.
"Ballkani i Hapur" është ide dhe nismë serbe. Si mund të jetë një ide serbe e nacionalistit Vučić produktiv për shqiptarët?
Artikull kot fare Jam tronditur kur mesova per here te pare historine e shqiptarit brilant Branko Manojllovskit nga Reka e Eperme ne Maqedoni qe tregonte me fakte ,fotografi dhe dokumente se sa e madhe ishte popullsia shqiptare e krishtere ne Maqedoni dhe se si u kthyen nje pjese ne myslymane dhe pjesa me e madhe ne maqedone...Biles jepte me emra shume "titullare shteti apo artiste" qe kishin prejardhje 100% shqiptare qe jo vetem e mohonin por dhe ishin me agersivet kunder shqiptarve.. Ky fare ambasdori Sales ne Maqedoni qe ju i keni vene nje fotografi EKSTRA LARGE do ishte me mire te promovonte idete edhe faktet e Manojllovskit se sa te hedhe keto kapsolla qe jane te nivelit te nje adoleshenti atdhedashes
Sllavomaqedonët janë krijesat më antishqiptare në botë.Nuk jetohet bashkë me ta,ndarja është ilaqi i vetëm për ata.