Tigrin prej letre e gjeni veçse ne Kinë!

4 Shtator 2025, 22:58Blog TEMA
Tigrin prej letre e gjeni veçse ne Kinë!

Nga Edvin Kulluri

Samiti që u mbajt në datat 31gusht dhe 1 shtator  në Pekin me pjesesëmarrjen e Kinës, Rusisë, Koresë së Veriut, Indisë e disa vëndeve të “jugut global”, ka ngjallur pasiguri dhe frikë në disa qarqe mediatike e politike në perëndim. Në mes të tentativave për negociata paqeje mes SHBA, BE, Ukrainës e Rusisë, takimi i Pekinit nuk është asgjë më shumë sesa një episod i përpjekjes së njohur pothuaj 4 vjecare të Kinës, Rusisë, Iranit e Koresë së Veriut për një rend të ri botëror multipolar. Në mes dy blloqeve, atij perëndimor demokratik të udhëhequr nga SHBA e atij Euro-Aziatik të udhëhequr nga Kina e Rusia, janë vendosur dhe disa shtete si India, Afrika e Jugut etj., të cilët po kerkojnë edhe ata një vend në tryezën e madhe të “botës së re”. Ky bllok i quajtur “jugu global”, që ishtë bashkuar BRICS në fakt nuk është rreshtuar as me  njërën apo tjetrën palë, por kërkojnë një rol në skenën e madhe, duke nisur që nga Këshilli i Sigurimit në  OKB e deri në një G-20 të mundshme që do zëvendësonte G-7, megjithëse G-7 është vecse një organizim informal. Këto vënde nuk janë linjëzuar me asnjërën palë, por ndërkohë po shfrytëzojnë rivalitetin mes dy palëve për zënë vëndin e tyre. Por natyrisht që tensioni mes perëndimit dhe lindjes përfaqësohet nga dy blloqet kryesore e jo nga jugu global. E në këtë konjukturë rivaliteti thuajse antagonist, megjithëse ende në nivel retorike apo konfliktesh rajonale, është e qartë se tektonika botërore ka pësuar disa lëkundje.  Dhe zyrtarisht ky rivalitet ka nisur që me deklaratën e përbashkët mes Xi-Ping dhe Putin, vetëm 3 javë para nisjes së agresionit rus në Ukrainë, në 2022. Pra samiti i Pekinit përbën një episod, ndërkohë që shfaqjet dramatike të vërteta janë luftrat në zhvillim në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme.

Ajo që ka ringjallur tensionet në nivel global mes fuqive është bindja që ka krijuar kryesisht Kina se është rritur nga fuqi rajonale në një fuqi globale. Të paktën në letër. Ndërsa Rusia po ashtu po vetësugjestionohet si të jetë ringjallur ish Bashkimi Sovjetik, ndërkohë që nga gjysma e Evropës që kishte nën influencën e vet e ish republikat e Azisë Qëndrore që i përfshiu në BS gjatë Luftës së Ftohtë, tashmë ka 3 vjet që ka pushtuar vetëm 20% të territorit të Ukrainës me një kosto shumë të lartë njrezore, ushtarake e ekonomike. Aq sa ju deshën ushtarët e Kim Jongut “të marrë borxh” për të avancuar dicka në linjën e luftimit. Për këtë ndihmë, Putini i falenderoi publikisht koreano-veriorët për heroizmin e treguar në betejat në prapavijë e frontit të luftës, në disa fshatra të Rusisë jugore, të pushtuara nga ushtria ukrainase! Cfarë arritjeje!!! Por historia nuk mbaron këtu. Vecse fillon. Pasi një gjë është të shohësh videot e paradës së ushtrisë kineze, e tjetër gjë të marrësh seriozisht  ndryshimin e rendit botëror unilateral sipas Kinës e Rusisë! E kjo kërkon një analizë e jo parrulla apo parada!

Së pari duhet thënë se rendi botëror nuk ndryshohet më deklarata,  parada apo konflikte lokale si ai në Ukrainë dhe Izrael. Por me forcë në nivel global! Pra me luftë në shkallë të gjërë. Një përplasje ushtarake e drejtëpërdrejtë mes vetë fuqive. Por a kanë boshti Kinë-Rusi fuqi për të hyrë në konflikt të armatosur me SHBA dhe aleatët e tyre nëpër botë me qëllimin e shpallur të ndryshimit të arkitekturës ndërkombëtare? Dhe mbi të gjitha, sa shanse kanë ta fitojnë një luftë të tillë konvencionale nëse SHBA dhe aleatët e tyre nuk dëgjojnë kërkesat e përsëritura të boshtit sfidues? Të dhënat që këmi për aq sa vlejnë, na cojnë drejt përgjigjes thuajse të sigurtë që: JO! Biles jemi shumë larg pritshmërive të Kinës e Rusisë.

Së pari vetëm SHBA pa llogaritur aleatët e tyre, janë të afta të fitojnë cdo konflikt të madh për të paktën 5 dekadat e ardhshme në cdo cep të rruzullit. Mjafton të shihet numri i bazave ushtarake amerikane nga Japonia e Korea e Jugut, apo Paqësori e deri në Lindjen e Mesme, Evropë e Afrikë. Sa për kontinentet amerikane nuk ka nevojë për koment! E natyrisht që aspektet e levizshmërisë së ushtrisë amerikanë ne mjete e njerëz si të forcave tokësore, detare e atyre ajrore apo dhe kapacitetet goditëse nga ajri në distanca shumë të mëdha, janë avantazhe të dukshme dhe të provuara. SHBA mund të spostojnë në pak ditë mijëra avionë bombardues sulmues, stealth e shumërolësh në cdo cep të botës përmes 11 aeroplanmbajtësve aktive që disponojnë. Ndërsa rivalët e tyre akoma ëndërrojnë të kenë aeroplambajtësen e tretë, c’ka e limiton shumë fuqinë e tyre goditëse përtej zonës së tyre të influencës! Rasti më i freskët ishte goditja e bunkerëve në Iran, ku forca ajrore amerikane përmbushi një mision të suksesshëm bombardimi në një distancë prej afërsisht 10 mijë kilometrash. Por SHBA, kanë edhe shumë vantazhe të tjera si teknologjike e po aq industriale. Mjafton të shihet se sa shpenzojnë për Kërkimin Shkencor për të kuptuar se SHBA janë disa hapa para të tjerëve. Pa llogaritur bashkëpunimin civilo-ushtarak e sistemet e komunikimit satelitor në të cilat SHBA janë leader absolut.  Të gjitha këto kapacitete e të tjera janë produkt i një buxheti ushtarak thuajse 3 herë më të madh të SHBA kundrejt atij të Kinës e Rusisë së bashku. Dhe e fundit por jo nga rëndësia, pozicioni gjeostrategjik  që e bën thuajse të papushtueshme fuqinë më të madhe në botë. Ndërkohë që dobësite gjeografike të Kinës e Rusisë janë të njohura prej shekujsh.

Kina dhe Rusia janë njohura me keto avntazhe të SHBA-ve. Faktet tregojnë pikërisht këtë, që ato nuk kanë treguar  në këto vite se janë të afta të kryejnë operacione ushtarake  përtej zonave që vërtiten rreth kufijve të tyre. Kina jo e jo, por as Rusia që gjithësesi ka një traditë të gjatë lufte dhe një trashegimi të ndërhyrjeve ushtarake që nga Lufta e Ftohtë si në Hungari e Afganistan. Kur tentuan të kërcënonin SHBA përmes raketave  balistike në Kubë në Krizën e Gjirit të Derrave, Hrushovi dështoi me sukses! Rusët në 15 vitet e fundit kryesisht kanë ndërhyrë përmes grupit Ëagner duke ndihmuar disa qeveri anti-perëndimore në Lindjen e Mesme e Afrikë në konfliktet e tyre të brendshme. Por kjo është shumë pak për ta konsideruar veten rival të SHBA në rang global. Një gjë është të mbash Asadin në pushtet e tjetër gjë të pushtosh një aleat të SHBA. Shkërmoqja e përpjekjes së Iranit dhe proxy-ve të vet për të goditur Izraelin që nga 7 tetori i 2023, tregon qartë se tentativa për të dobësuar SHBA dhe aleatët e tyre u shkrumbua plotësisht. Ajo cfarë ka mbetur është rezistenca e Hamasit dhe Houthi në Yemen, c’ka nuk përfaësojnë më një rrezik iminent për ekzistencën e Izraelit.

E për ti vënë kapak këtij diskutimi duhet të marrim parasysh dhe indekset ekonomike të dy blloqeve. Vetëm SHBA e BE e kanë Prodhim Kombëtar Bruto në 2024 rreth 48 trilionë dollarë, krahasuar me rreth 22 trilionë të Kinës e Rusisë të marra së bashku. E këtu nuk po fusim ekonomitë e vendeve aleate nga Kanadaja deri në Zelandën e Re, Japonia apo Izraeli që do e bënin diferencën akoma më të thellë, në pothuaj 1:2.5. Dhe mos harrojmë se aleatë rreth e përqark Kinës e Rusisë, SHBA kanë e gjejnë me bollëk për sa kohë shumë vënde ndihen të rrezikuar nga ambiciet ekspansioniste të dy vendeve autokratike.

Ndaj për të gjitha këto arsye, shanset që parada ushtarake në Pekin që u abandonua nga gjysma e të ftuarve, të shndërrohet në kërcënim real përtej videove në Youtube e Tik-Tok, janë thuajse zero. Por ka dicka që në thelb mund të merret parasysh në muajt e vitet ne vijim. Kina e Rusia nuk janë ato të 20 apo 30 viteve më parë. Ato kanë përjetuar një farë rritjeje  ekonomike e kapacitetesh ushtarake që për pasojë u ka rritur edhe ambiciet në nivel rajonal. Por kalimi nga fuqi rajonale në palë të barabarta globale që kërkojnë multipolaritet, përfaqëson një hendek shumë të madh. Ndaj paniku virtual që vjen si pasojë kryesisht e propagandës, që autokratcitë e përdorin mjeshtërisht, mbetet kryesisht virtual. E për këtë arsye mesazhi ironik drejtuar Xi-Ping në rrjetin Truth Social i Presidentit Trump,  “të fala Kim Jongut e Vladimit Putinit”, është pasqyra më e mirë e raportit real të forcave. Në këto kushte është mirë që Xi-Ping dhe partnerët e tij ta kujtojnë shprehjen e shokut Mao “imperialistët janë tigër prej letre”, duke ju drejtuar vetes pikësëpari. A e bëjnë dot këtë autokratët, prat ë reflektojnë? Tradicionalisht jo pasi vendimet në autokraci merren të papjekura për shka të diktatit të udhëheqësit e jo konsultimit demokratik. Por kinezët janë të ndryshëm, janë atipikë. Pragmatistë dhe mbi të gjitha nuk kanë përfaqsuar as në kohët e shkëlqimit të perandorisë së tyre një perandori ekspansioniste. Ndaj të shohim se cdo ndodhë. Por një gjë është e sigurtë. Lufta fitohet me fuqi e jo me propagandë! Kështu që për sa kohë studiot televizive duhet të plotësojnë oraret e stërgjatura të transmetimit e duhen paguar shumë njerez për analiza të sigurisë ndërkombëtare, le të themi se ekziston një kërcënim retorik për konflikt botëror. Por vetëm kaq ama!

20 Komente

  1. S
    SHKËRDHITA

    Artikull i mire o Kullur. Ça mutin doni ne PD-ne e primitivit anti-shqiptar Salehut ju mor burr ??!!

    Përgjigjjuni
    1. I
      I mjeri Kulluri

      Kulluri eshte cope mishi. Akoma nuk ka guzim ti vere gishtin tigrit prej letre qe vetequhet gjeni dhe i derguar nga Zoti ne toke.

      Përgjigjjuni
    2. L
      Luli

      Mbasi i dha drejtim politikes brenda vendit e sidomos politikes se opozites dhe mbasi mori nje grusht me vota ne qarkun e Vlores ne zgjedhjet e fundit si kanidat i partise "Djathtas Ktheu",Edvin Kusuri tani i ka hyre vence politikes nderkombetare !!

      Përgjigjjuni
      1. k
        katunari

        Paradat e shumta si te Sadamit, Iranit, e shume shteteve te tjera kane treguar se jane festa femijesh qe bejne entuziast vetem femijet dhe naivet femijet , keshtu dhe Kina apo India pavaresisht zhvillimit qe kane bere nuk jane akoma fuqi boterore keshtu mos harxhoni kohe ne televizione se i shikojne vetem naivet dhe femijet si lodra te "reja" .......

        Përgjigjjuni
        1. E
          E keqja përhapët shumë shpetë dhe shumë letë

          Islamikët dhe komunista, janë kencer për mbarë njerzimin. E keqja përhapët shumë shpetë dhe shumë letë, bota demokratike, duhët që të ketë shumë kujdes nga barbaret që ne pamë në Pekin. Turqia, kina, Rusia, Irani, dhe north Korea, janë problem për demokracinë.

          Përgjigjjuni
          1. A
            ANNONIMUS

            Kulluri ,analiza jote ka dicka te vertete por me duket nuk e kupton si zhvillohet bota Trampi i mbushi breket kur pa paraden ne kine Politika e amerikes eshte shitja e armeve ne vendet ku prodhohet nafte nepermjet konflikteve qe krijon sateliti i tij ne vendet arabe -IZRAELI. Amerika dhe izraeli nuk bejne lufte me evropen se evropa nuk ka asnje potencial dhe asnje leverdi per ta. IRAKU ,LIBIA,IRANI ,AFGANISTANI ,ARABIA SAUDITE , EMIRATET E BASHKUAR ,KUVAJTI jane pikat kyce ku krijon konflikte izraeli dhe fiton amerika Trampi per vizite ne lindjen e mesme nuk erdhi ne izrael ne aleatin e tij erdhi ne emiratet e bashkuara dhe mori 1000 miliard$(1trilion $)dhe nje aeroplan 400 milion $ duke i garantuar qe nuk do ta sulmoje izraeli.I famshmi henri kisinger 40 vjet me pare kur ishte minister i jashtem i amerikes ka thene Cdo gje qe ben amerika per mire ,ose per keq e ben per interes te saj KINA nuk eshte me kina e mao ce dunit ,por eshte kina qe rrugen e saj e hapi TEN HSIAO PINI dhe perparoi me hapa gjigante. DEMOKRACIA/? Farse kapitaliste ,persekutimet e trampit edhe ndaj profesoreve palestinez dhe mos pranimin e liderit palestinez mahmud abas tregon se sa e brishte eshte ajo NE fund te me falin ata qe do lexojne kete koment ne se je nga kullurajt e dukatit dua te shpreh mirenohjen per nje pinjoll te tyre qe e kama njojtur (SKENDER KULLURI ) qe ishte prototip i burrerise se dukatasve sic i kam njojtur une , shendet

            Përgjigjjuni
            1. A
              Artan

              Ti e paske hallin te halldupet palestineze e myslot ne pergjithesi.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Arber

                po po, dhe i shkruan me germa kapitale ato shtete. Kurse "të parëndësishmet" ( ????????????), vendet europian, i shkruan me të vogla.

                Përgjigjjuni
            2. A
              Andreas

              Foli ky trapi...

              Përgjigjjuni
              1. C
                Cu En Lai

                Fleterrufeja e nje kari drejtuar shokut Mao

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Njeriu i mire

                  Bravooo. O je i madh Çu. No more comments. Ky rrocka i qan hallin Qines dhe Rusise. Kane pozicion te pafavorshem gjeografik. Kines do i haje karin mongolia dhe india. Rusise Ukraina bashke me Evropin.

                  Përgjigjjuni
                2. S
                  Sadiu

                  U qënka shoku Enver gjallë, nuk e paska harruar tigrin prej letre edhe pse kemi mbi 30 vjet në "demokracinë" e Sali Berishës. A o i shkriti ballist i Dukat-Tragjasit sa thellë e paske në shpirt Enverin.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Anri

                    Nuk e di se me ca syri e shikon ky zoteria por duhet te jete miop po te mos kuptoje qe Europa se shpejti do kete divorc me USA dhe duhet te mendoje per dekadat e ardhshme se deri tani ka fjetur gjume. Kjo analize o zoteri i takon dekadave te kaluara e duhet te updatohesh ne kohe..Ata qe sot udheheqin pjesen me te madhe te BE dhe te NATO-s nuk ka lidhje me ata qe projektuan kete rend global sepse keta te sotmit i kane duart pis me rubla e ne yen..

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      T

                      Tigri prej letre??? O gomar.gazetar, akoma.se.kuptin si Europa e Amerika po vrasin veten? Akoma.se.keni.marre vesh se fatkeqsisht, e ardhmja e botes ne biznes e politike eshte ne Azi. I bene bashke keto.shtete,tani.ti.rruajme.bishtin. Tigrin prej letre e.ke.ne mes te.europes shoku..

                      Përgjigjjuni
                      1. l
                        li qi

                        Ndersa b.q si puna jote gjenden vetem ne Shqiperi.Legena pa identitet.

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Ben hajduti

                          Parti enver jemi gati kurdoher… keshtu me tingellon ky shkrim. O kulur, nuk eshte vene ne medyshje kapaciteti ushtarak amerikan, eshte vene ne medyshje rendi global nen pikpamjet e amerikes, pra jo vetem nuk jane dakort me menyren sesi e shef amerika boten, por duan ta ndrshojne ate, dhe der me tani, pra nga deklarata publike e putinit diku rreth para tre viteve i cili tha se do kete nje rend te ri global, u ka ecur aq mire sa edhe zoti te ishte aleat i tyre, nuk do bente dot me shume sec ka bere trapi per ta…Nato pothuajse e shkerrmoqur, be-ja e kote ta diskutojme, usa vete nuk di se ku eshte. Dhe re gjitha keto, mbrend 9 muajsh, pra qe kur ka marre trapi pushtetin. Dy- tre gabime( disinformime) qe ke shkruar: 1. GTP- ia e be-se eshte me e madhe se ajo e usa por kjo nuk do te thote se be-ja eshte me e forte ushtarakisht( e kam fjalen si vende te ndara pasi nuk egziston nje ushtri e perbashket) , pra, nqs usa ka gtp me te madhe se kina, nuk e ben automatikisht me te forte ushtarakisht 2.Ketu jo vetem ja ke fut kot, por ke tejkaluar edhe idiotin me re rendomte qe mund te gjesh ne kafenete e pijaneceve. Ke shkruar se industria amerikane eshte shume here me lart se ajo kineze, ndersa realiteti eshte se pikerusht kutu cedon amerika, pra ka ngelur aq mbrapa ne indrusti sa kane 10 vjet qe nuk po prodhojne dot nje nendetse. Tre here e kane leshuar ne der e tre here nuk ka permbushur as parametrat me minimale 3. Nuk ka me fuqi qe ndikon ndermjer forcesh ushtarake, e sterprovuar kjo ne irak avganistan siri libi erj. Ndikimer jane ndermjet forces ekonomike ku der me tani duket qarte se kina po dominon 4. Ne anen njerzore, pra ndikimi emocional, ai qe te ben ta duash vendin tend, kina eshte tani per tani 100 vjet para amerikes. Kinezet kane spitale me te mira, kane ifrastrukture qe nuk krahasohet fare me ameriken, kane sistem social me te mire. Pra, kinezez kane per cfare te luftojne, amerikanet per cfare te luftojne?! A po, do luftojne per nje hekuridhe 10 km pa fillim e pa mbarim qe kushtoje 2 miliarde dollare. I papune je kullzr, por jo dhe i padenjte. Turp

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Artan

                            Ik o Kullur, se jane sporte te renda per ty keto, merru me ndonje Sali e Ed, se aq e ke takatin.

                            Përgjigjjuni
                            1. Q
                              Qafa e shëngjergjit që na ndan

                              Edvin o djalë ! Ke marë për sipër të bësh një analizë politiko ushtarake të situatës dhe në istancë të fundit i thua opinionit se mos u trëmbëni se tani nuk është imperializmi amerikan tigër prej letre por vetë Kina .Ndërsa Amerika është është luan . Kina Rusia india e disa vënde të tjera për rreth as i llogarit fare që përbëjnë tre miliardë njerëz.Mirë po e marim si të mirëqënë këtë analizën tënde .Por po të thellosh llogaritë jo vetëm në planin ushtarak më duket se ka ca të fsheta të tjera që duhet të jesh më realistEpara dhe kryesorja ju thoni se kina dhe Rusia janë tigër prej letre dhe jo Amerika dhe për tu bërë i besueshëm i shton dhe Rusinë . Por duhet të dish që kjo thënia e Maocedunit për Amerikën është thënë 50 vjet më parë kur ishin më ndryshe situatat politike gjeostrategjike ekonomike dhe diplomatike Lufta e ftohtë ishte në kulmin e saj dhe seicili shtet apo superfuqi bënte përgatitje në çdo aspekt për të qënë në gjëndje për tju përgjigjur një agresioni ushtarak qoftë midis dysuperfuqive apo dhe për nje luftë globale Por ju në këtë kohë keni qënë fëmijë i shkollës fillore Por pas 50 vjet sa ndryshime kanë ndodhur në glob në rajone dhe në kontinente të veçanta ?Shumë po shumë o Kullur dhe nuk mundet të thuash se tani është Kina tigër prej letre Me kapacitetin tënd politiko dhe njohuritë për fushën ushtarake nuk mundet të injorosh një shtet gjigand ekonomik ushtarak gjeografik dhe në mënyrë të veçantë numerikdhe jo pa efekte njërëzore në një konflikt të mundshëm që ka Kina Por më e pa pranueshme e ksaj analize është kur këto shttete pra Rusi dhe Kinë apo Indi e deri te Koreja e veriut i merr të ndarë me njëra tjetrën dhe nuk i llogarit në një marëveshje bashkëpunimi e bashkërendimi inë fushën ushtarake .Harron apo nuk do apo nuk i kupton pasojat e një bashkëpunimi të katër fuqive bërthamore dhe ushtarake por dhe ekonomike pa lere numerike sepse vetëm këto kater shtete përbëjnë tremiliardë njerëz A e ke idenë se çfarë numëri është kjo shifër për resurse ushtarake e tj ? .Eke kaqë kulturë për të bërë diferencën e ksaj shifre duke e marë Amerikën dhe Evropën bashkë nuk janë asnjë miliardë njërëz Tani bëje po deshe vetë këtë diferencë numerike se lufta është si furra sa të duash hidhi dru ajo i djeg Së dyti dhe më specifike Ana ushtarake . Ponteciali ushtarak i këtyre fuqive është në një plan që duhet parë jo vetëm te sasia por dhe të cilësia . Po ti marrësh veç e veç jam i mendimit se në zëra të veçantë Amerika me seicilin nga këto shtete ka avantazhe jo vetëm se ka 11aeroplanmbajtëse apo të tjera një buxhet trilonëshe më të madh sepse kjo nuk duhet injoruar .Por a e ke menduar se do të guxonte Njeri të sulmonte ta zëmë qoftë dhe vetëm Kinën ??Unë si një komentues modest dhe si ish ushtarak po e them me bindje se kjo do të ishte aventurë që asnjë shteti vetëm nuk e bën sepse do të ishte fillim i luftës së tretë botërore dhe kjo do të ishte tragjedi e pa imagjinueshme që nuk do të kishte asnjë kronikan ushtarak ta përshkruante këtë katrastofë njërëzore Përse ? Po pse ti largohemi faktit që këto janë fuqi bërthamore dhe po u përdorë nga njëra do të përdoret dhe nga pala tjetër .O Edvin luftën e tretë botërore e mban larg njerëzimit pikërisht ky pontecial ushtarak që kanë nëntë shtete që zotërojnë armën bërthamore Dhe Kina more zotëri ka që në vitet tetëdhjet edhe bombën me hidrogjen e para në botë por dhe mundet të jetë dhe në mos e vetmja që e zotëron Po ti llogaritim së bashku këto fuqi duke futur dhe Arabinë Saudite dhe Pakistanin e dini që bëhen gjashtë fuqi bërthamore në kontinentin Aziatik ??Po si mendon zotërote se këto shtete do ta duan një konflikt midis Kinës E Amerikës aq mëtepër që janë poseduese të armëve bërthamore Jo kjo nuk pranohet për vetë pasojat që sjellin këto Se ju e dini për pasojat që solli për popujt Çernobili Se një shpërthim bërthamor pasojat i vuajnë për 100 vjet pra katër breza nga rrezatimi radioaktiv Pra Edvin frika e ruan vreshtin i thonë andej nga Dukati jot dhe komshiu im . Ju thoni se Amerika i ka bazat në të gjithë kontinentin .Po edhe kjo është e vërtetë por sa do të rezistojë këto baza nga një goditje e kombinuar në rastë koflikti ? Se populli jonë i thotë e lirë është kripa në Durrës po të ha qiraja rrugës Se këto baza duan edhe furnizim me resurse njërëzore teknike dhe materjale Po .Amerika i ka mjetet për furnizim Por lind pyetja more zotëri po mirë nga do të kalojë ky mega furnizim që ju duhet bërë bazave në momentin që ka shpërthyer konfliktin sidomos kur kap një komtinent të tërë siç Është Azia se duhe ta dishë që një drejtim i ksal lufte është dhe berja e pa mundur furnizimi i këtyre bazave E more zotëri kjo është një strategji e tërë që ato shtete që i hyjnë ksaj aventure i kanë parasysh vështirësitë prandaj dhe ngelin vetëm në propogandë dhe konflikt virtual se praktikisht ka shumë dhe shumë vështirësi për tu realizuar pa kosto gjigande për njërën apo tjetrën superfuqi apo grup shtetesh Ndaj dhe sot e tetëdhjetë vjet kjo propogandë është bërë .Seicili shtet forcohet por nuk guxon të ndërmarë veprim ushtarak Sido qoftë kjo temë nuk është kaq e thjeshtë që të diskutohet me njëanshmëri dhe tifozllëk e nostagji për njërën apo tjetrin shtet apo superfuqi . Por nga të çmendurit çfarë do mund të presësh psejo edhe konflikt ushtarak . Por ndoshta jo se pastaj tragjedija do të jet me përmasa të pa parashikueshme .Besoj që llogjika e shëndosh do ti parandalojë këto aventura të të mëdhenjëve edhe për të mirën e popujve të tyre që kjo aventurë nuk do ti kursejë . Një mendim pak të dyzuar për këtë shkrimin tënd e kam .Ju nisur nga një paradë simbolike e Kinës për të kujtuar fitoren mbi Japoninë e shfrytëzoni për të shpalosur pro amerikanizmin tënd të pa lëkundur .Dhe për të qëndruar në pozitat e një intelektuali të pa lëkundur në luftën kundër komunizmit të 35 vjet më parë që këto dy superfuqi kanë patur në sistem dhe ideologji po operoni me narrativën se këto shtete nuk janë më të rrezikshme por as dhe nuk mundet të maten me Amerikën se sipas jush llogaritë dalin në favor të Amerikës Por ju e dini që situatat kanë ndryshuar dhe tani nuk duhet gjykuar me mëndjen e katër dekadave më parë Ju e dini dhe ekeni parashtruar në shkrimin tuaj .Që pontecialet ekonomike ushtarake janë faktor determinantë në një konflikt.ushtarak . Por edhe këto ponteciale varet se si i përdor ku dhe kundërkujt i përdorë Se duhet të dish një gjë që e them për ta kujtuar. Që një vënd quhet i pushtuar vetëm kur shkel këmba e ushtari në atë tokë dhe kjo është e vështirë të konceptohet për një ushtri që mundet të pretendojë të pushtojë teritore kineze apo Ruse etj Dhe kjo për arësyet e thjeshta si:sipërfaqet e pa matteritore të mëdha për operacione ushtarake Numër i pa mat i njërëzve që do të përfshinte kjo luftë .Ponteciali egzistues dhe aftësia për prodhime për furnizime afatgjata të luftës Domethënë çdo shtet i bënë këto llogari kur mendon të fillojë një luftë Dhe mundësitë janë të pa kufizuara Ama o Kullur më duhet ta them që dypopujt kinez dhe rus e kan akoma nacionalizmin shpirtin luftarak dhe nuk janë ushtar mercenar që i hypën në anije apo aeroplan dhe i çon në front të luftojnë për preidentin apo padishahun Kjo të duket si propogandë komuniste por luftrat i kanë vërtetuar këto postulata , që në luftë fatin e vendos njeriu .Pa tjetër që armët janë dhe do të jenë faktor i rëndësishëm por jo gjithëçka .Jo se ju po e glorifikoni Amerikën se fundja kjo është e drejta jote ta simpatizosh dhe të kesh empati të madje për Trampin dhe Amerikën por një farë drejtëpeshimi i të vërtetave dhe realitetit për një intelektual me pretendime politike po dhe analitik në situata të tilla duhet ta ruash . Gjykimi me nostalgji nuk të çliron nga vargonjtë e saj dhe të errëson për të parë në dritë situatën e djeshme të sotëmen dhe të ardhëshmen . Jo për gjë por kur shkruan me të tilla super lativa për shtete që janë autor dhe faktor në këtë situatë gjeostratagjike politike ekonomike dhe ushtarake duhet të mbash parasysh se kush i lexon dhe çfarë mesazhe përcjellë . Pra ji pak më kuptueshëm për gjithë shtresat që të lexojnë dhe presin pozitivitet jo injorim por as glorifikim për palët që ju referohesh . Thjeshtë ju sugjeroj por dhe ju respektoj .

                              Përgjigjjuni
                              1. L
                                Luan

                                Cilën luftë ka fituar ndonjëherë Amerika gjatë gjithë historisë o pijanec!?

                                Përgjigjjuni
                                1. V
                                  Vlonjati nga Brati

                                  Ky kullur kari duhet marre seriozisht dhe duhet degjuar se eshte nga Tragjasi dhe i ka mesu gjyshi se fiton me dyfek me gjalme me nje mbret 40 meleone. O kullur po mos bo mor burre llogarite e botes se se ke idene je cjap. Ti sdi te besh hesapet e tua dhe ty genjyen e ta futen dhe bashkfshataret e tu. Gomar mashkull

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje