Tanke dhe transplante

4 Shtator 2025, 21:17Blog TEMA
Tanke dhe transplante

Nga Çapajev Gjokutaj

Dje, një nga videot më virale të ditës u jetësua aksidentalisht. Një mikrofon i harruar hapur gjatë paradës ushtarake në Pekin regjistroi një bisedë private mes Xi Jinping dhe Vladimir Putin, teksa kalonin sheshin Tiananmen, të rrethuar nga raketa, tanke dhe armë “lloje-lloje, si t’i doje”.

Çfarë bisedonin, do pyesni ju? Jo për strategji, aleanca, luftë a paqe. Flisnin për... përjetësinë. Për përjetësinë e mundësuar nga bioteknologjia dhe transplantet e organeve.

Brenda pak orësh, videoja u pa nga 400 milionë njerëz në internet dhe 1.9 miliardë në rrjetet sociale. Vras mendjen: çfarë e ka ushqyer këtë kërshëri globale?

Një zë më thotë se ka luajtur rolin e vet fakti që ishte një bisedë private mes dy prej njerëzve më të fuqishëm në botë, por edhe nga më të fshehurit për publikun. Të shohësh në “avllinë” e të shquarve të tillë është ëndërr e përjetshme e njerëzve radikó si unë e si ti.

Një tjetër mendje më sugjeron se burimi është psikologjik: përballë armëve vdekjeprurëse, vetiu ndjen shtysën të flasësh për jetën dhe përjetësinë. Këtij i thonë të menduar antonimik, dhe psikologët thonë se është spontan, i vetvetishëm e thuajse instinktiv.

Po mbase videoja u bë kaq virale ngaqë mbartte ngarkesa metaforike: dy udhëheqës të moshuar, me etje të dëshmuar për të thyer çdo rregull e për të ndenjur në post sa më gjatë (25 vjet Putini e 13 Xi), patjetër që kanë etje prej pijaniku për jetgjatësinë, madje edhe për përjetësinë këtu dhe tani.

Natyrisht, këtu dhe tani për ata, se për ata shërbejnë me përparësi bioteknologjia dhe transplantet. Për ty e për mua mbetet pjesa më e bollshme, më e fuqishme, më çudibërëse: tanket e raketat, plagët dhe gjaku.

Po etjen e dy të mëdhenjve për jetgjatësinë e përjetësinë mbase e ushqen edhe mosha. Të dy pleq, kanë nisur t’i tremben sosmërisë, dhe frika e vdekjes ka ushqyer në çdo kohë ëndrra të bukura.

Kjo puna e liderëve pleq më sjell në mend faktin se në shumë vende të botës (dhe çfarë vendesh: kur ftohet lehtë njëri, lëngon rëndë gjithë globi) qeverisin meshkuj të moshuar që, me shkeljen e një butoni, mund të zhbëjnë shtete e kontinente. Pleq të fuqishëm e të çmuar dhe ndonjëherë edhe… të rrjedhur.

10 Komente

  1. L
    Lapsi pa maje

    Te ruhen te rinjte se do u marin organet!!!

    Përgjigjjuni
    1. .
      .

      Te ruhen zezaket thuaj se do u marrin karin. Kinezet, Ruset dhe Indianet ate kane te perbashket, karin e vogel.

      Përgjigjjuni
    2. X
      Xhaxho

      Nuk eshte thare njeri mbi dhe.Krimbat do t’i hane edhe keta!

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tomi

        I qante syri dhe Rames te ishte atje si miku i vet Aleksader.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Berti

          Zoti na ruajte nga keta njerez te semure nga trute.Diktatoret jane njesoj kudo.Perendimi duhet te shtrengoje rradhet dhe te mbeshtesi fort Trumpin se pendryshe do shuhet me shpejt se çe mendojme.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kurvat e Trampit

            Trampi eshte me robqir se keta. Po e shkaterron perendimin. Ju qifte Trampi menedjen me keq se cjua ka qire o trampista debila

            Përgjigjjuni
          2. K
            Kapedani

            Karat e Temes duhet te mesojne gjuhen shqipe ,shume nga artikujt qe lexoj ketu jane pershtatur ne gjuhen shqipe nga idiote profesioniste.

            Përgjigjjuni
            1. E
              E drejta

              Diskutoni per keta qe duan te qendrojne ne poste sa me shume!!!! Po ky KM jone sa vjet ka??? Mos eshte me teper se kinezi e do te arij putinin!!!!!

              Përgjigjjuni
              1. M
                Maksi

                Çapajev ke qenë penë e lexuar! Por më vjen keq se nuk ke kuptuar asgjë. Kanë shumë të vrarë o gazetar dhe organet e atyre të vrarëve duan t'i përdorin për biznes! Nuk janë aq pleq të pjerdhur jo..

                Përgjigjjuni
                1. I
                  I kanë hypë popujve të vet

                  Diktatorë pjerdhatorë.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje