Samiti i Tianjin: Kur Lindja bashkohet për të ndryshuar botën

6 Shtator 2025, 20:08Blog TEMA
Samiti i Tianjin: Kur Lindja bashkohet për të ndryshuar botën

Nga ambasador Zef Mazi

Para një jave u mbajt Samiti i Organizatave të Bashkëpunimit të Shangait në Tianjin, kryeqyteti i teknologjisë së lartë në Kinë. Nuk kam parë që atij Samiti t’i jetë bërë referencë nga ndonjë media qeveritare perëndimore. Nga padija, ose ngaqë nuk kuptojnë kahjen e zhvillimeve, ose nga mosdashja! Prandaj, shkurtimisht, po përpiqem ta njoh me të lexuesin tonë, ashtu si e shikoj unë.

Në Tianjin u rikthyen bashkërisht nismëtarët e parë të RIC (Rusi, Indi, Kinë), që fillimisht u konceptua nga Yevgeni Primakov, ish-ministër i jashtëm i Rusisë në fund të viteve 1990, dhe që u quajt nga një komentator “Trekëndëshi Primakov”.

Pas Samitit në Kazan në 2024, BRICS u replikua me Samitin në Tianjin në 2025. Ndërsa vetë OBSH pati filluar si një pavijon i thjeshtë, i quajtur “Parku i Shangait”, tre javë pas 9/11.

Në këtë Samit të OBSH-së morën pjesë 26 kryetarë shtetesh dhe qeverish, një numër i madh shtetesh të tjera në nivel ministror, 90 shtete u përfaqësuan me ambasadorët dhe diplomatët e tyre në Kinë, krerë organizatash ndërkombëtare, nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, etj. Dy pjesëmarrës ishin anëtarë të BE-së, 3 ishin anëtarë të NATO-s. Nga Ballkani mori pjesë Vuçiç, ndërsa kryeministri i Malit të Zi viziton Kinën nga 7-9 shtator. Gjysma e botës.

Presidenti kinez Xi propozoi një model të qeverisjes globale të gjerë. Kjo do të përfshijë, si rrjedhojë, ngritjen e Bankës së Zhvillimit të OBSH-së, që do të vendoset në Shangai dhe që duhet të plotësojë Bankën e Re të Zhvillimit të BRICS-s, duke qenë paralelisht me Bankën e Investimit Infrastrukturor të Azisë (AIIB), një bankë multilaterale e vendosur në Pekin.

Më i rëndësishmi ndër pesë parimet e kësaj qeverisjeje globale është barazia sovrane. Kjo lidhet me respektimin ndërkombëtar të shtetit të së drejtës, jo me “rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla”, që nuk dihet kur janë vendosur, nga cili shtet, cilat rregulla, si është bërë diskutimi për to, si janë marrë vendimet, etj., rregulla që janë të zbatueshme jo për ata që i kanë vendosur, por për të tjerët, dhe që ndryshohen kurdoherë sipas dëshirës ose interesit.

OBSH-ja, në mënyrë progresive, është organizuar dhe kthyer nga një mekanizëm fillimisht kundër terrorizmit, në një platformë të plotë multilaterale që koordinon zhvillimin infrastrukturor dhe gjeoekonominë.
Bashkë me këtë linjë, OBSH-ja u karakterizua si mjeti për multilateralizëm të vërtetë, për një model sigurie pan-Euro-Azi që, në fakt, lidhet direkt me “pandashmërinë e sigurisë” që iu propozua Uashingtonit në dhjetor 2021. U lexua se, gradualisht, po shkohet drejt fundit të mentalitetit të luftës së ftohtë, kur bota ishte e ndarë në blloqe.

Në Samit nuk munguan edhe thirrjet që sistemi i OKB-së të respektohet ashtu siç qe konceptuar fillimisht, të reformohet Këshilli i Sigurimit me anëtarë të tjerë nga rajone të tjera të botës.

Duhet kuptuar se BRICS-i dhe OBSH-ja janë të ndërlidhura, fokusi kryesor i tyre është të mos jenë më të ndërvarura nga paradigmat e perëndimit, njëkohësisht të luftojnë kundër efektit të sanksioneve që kanë goditur, jo aksidentalisht, katër anëtare kyçe të BRICS-it dhe OBSH-së: Rusinë, Kinën, Indinë dhe Iranin.

Ndjekësve të Samitit nuk mund të mos i ketë bërë përshtypje e gjithë klima e ngrohtë miqësore në Tianjin. Modi për dore me Putinin, në Kinë për herë të parë pas 7 vjetësh, bisedat e ngrohta të tij me Xi-n, takimi dypalësh me Kinën, gjatë të cilës Xi goditi në thelbin e çështjes:

Kina dhe India janë qytetërime të mëdha, të lashta, dhe përgjegjësitë e tyre zgjaten përtej çështjeve dypalëshe. Është disi qesharake që mosmarrëveshjet kufitare të tensionojnë marrëdhëniet tona. Dragoi dhe elefanti hedhin valle së bashku.

U nënvizuan disa pika kyçe, si sovraniteti mbi çdo gjë tjetër, mosndërhyrja në punët e brendshme të shteteve anëtare, hedhja poshtë krejtësisht e sanksioneve unilaterale si mjet imponimi. Më e rëndësishmja është se kjo linjë nuk është vetëm për vendet anëtare, por edhe për shtetet partnere, nga monarkitë arabe të petrodollarit, te gjigantët ekonomikë të Azisë Juglindore.

Është fakt se sot ka bashkëpunim konkret për disa projekte madhore strategjike, si projektet BRI (Brazil, Rusi, Indi), Korridori Ekonomik Kinë-Pakistan (CPEC), Parku Industrial Kinë-Bjellorusi, ekstrapolimi i tregtisë ndërkufitare, të dhënat e mëdha (informatika), IA, etj. Është e qartë se imperativat gjeopolitike udhëheqin ndërveprim të shtuar gjeoekonomik të krejt Azisë.

“Fryma e Shangait” u bazua në një korpus parimesh, si besim dhe përfitim reciprok, barazi, konsultim, respekt i diversitetit të qytetërimeve dhe theks te zhvillimi i përbashkët ekonomik. Ishte e mirëmenduar që Xi, në dolinë që ngriti në banketin që shtroi për miqtë, citoi një proverb: “Në një garë me njëqind barka, ata që i japin më fort rremave do të drejtojnë, do të dalin në krye”.

Në këtë Samit, Rusia dhe Kina kaluan nga kujtesa e Luftës së Dytë Botërore, kur këto dy shtete kontribuuan bashkërisht me afro 50 milionë jetë njerëzish, te sinergjia BRICS-OBSH. Në kuadrin e kësaj hapësire kohore dhe kontributesh, duhet parë i gjithë spektri i partneritetit strategjik ruso-kinez; aspektet gjithnjë e më të ndërlidhura gjeopolitike dhe gjeoekonomike të Euro-Azisë dhe solidariteti i Jugut të Globit, si dhe shtytja e përbashkët ndaj aktorëve të Euro-Azisë për të përshpejtuar ecjen drejt një sistemi shumëpolar, të barabartë, të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Tianjini me 14 milionë banorë, me zhvillim spektakolar, sa ç’mund të shihej përmes ekranit televiziv dhe opinioneve të disa të pranishmëve, dhe rezultati i Samitit, nuk ka të bëjë fare me “demokracinë”, të cilës i është hequr baza nga ata që e praktikojnë, kundrejt “autokratëve”, “të ligjve”, ose çdo marrëzie tjetër. Samiti në Tianjin ishte transformues! Kina tregon se çfarë dhe sa mund të arrihet me shumë punë për të mirën e përbashkët.

11 Komente

  1. P
    Populli

    Nuk kam parë që atij Samiti t’i jetë bërë referencë nga ndonjë media qeveritare perëndimore. Nga padija, ose ngaqë nuk kuptojnë kahjen e zhvillimeve, ose nga mosdashja! ??????????????????????

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zhvillime interesante do ndodhin deri ne 2030

      A duhet qe BE te gjeje vendin e saj dinjitoz ne rendin e ri boteror qe po krijohet? Ky rend i ri do te jete i paplote pa Evropen.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkrim realist brilant

        Bravo Ambasador Mazi. Duket se Sali komunisti e humbi edhe ket shans te fundit te rreshtohej vertet me Lindjen e tij te dashur. Rames nuk i lejohet, kuptohet. BE driteshkurter ka humbur busullen.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Alkatras

          Eh, mor Xef Mëzi! Askush nuk arrin te kap rendesine e "temave" qe mund te kapesh vetem ti! Po perse e ndot edhe me keq emrin tend te peshtire duke i vene tituj qe as kane lidhje me ty! Apo thjesht, vetem per kete truk, ke mbledhur e ke bere bashke disa paragrafe gazetash qe s'kane asnje lidhje me njeri-tjetrin, te perkthyera si mos me keq, per ti shitur si "analize" qe veç ti di ta besh! Perpiqu more Xef Sharlatani te dalesh mbi siperfaqe e te marresh pak vemendje, por ti mbetesh Mëzi i Met Kapllanit! Te kujtohet, besoj, kur perdridheshe me shqiptu ndonje fjale si anglez "i vertete" dhe i gajasje femrat qe gigeloseshin madherishem me marrite e tua. Po ate shoqen nga Durresi, e mban mend besoj, qe te dha nje "hard slap" saqe edhe sot e ke nofullen e shtremur! Po ne aksion, kur te tallnin shoket duke te dhene kitaren vetem me nje tel, e ti i bije duke kenduar kengen "Mulatja ime". Me thene te drejten, nuk kishte gje me argetuese! Po sa e sa qyfyre te tjera te kane shoqeruar ty, o Mëz leshi. Mirepo e keqja jote eshte qe ti vijon edhe sot me te njejtat qyfyre, por te nje natyre me eufemike, duke i veshur vetes tituj pa asnje lidhje me ty. Gjithsesi, çudira mund te ndodhin, pra, kur marria na duket si zotesi, si ne rastin tend. Kot nuk thone anglezet : "Pigs can fly"!

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kur nje klloun merret per serioz

            Kembanat, prej kohesh bien, per ata qe kane vesh, qe demokracia europiane, te mos humbe vlerat e medha, qe ka pasur, por ti riperterije ato dhe ti coje perpara. Dhe te duash tani te futesh ne bashkimin europian,Shqiperine e rames, qe ka futur uje gjithandej, dhe paraqitet si nje shtet pa themele, vec per te bere gjeopolitik, tingellon jo mire.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Skenderi

              Te ben shume pershtypje fakti qe zoti Mazi ka punuar ne pozicione kyce ne agjensite e OKB dhe OSBE per te gjitha qeverite shqiptare! Cudi e madhe se si properendimoret Rama, Berisha apo dhe Nano kane mbajtur ne diplomacine tone dike me keto qendrime pro riuse dhe pro kineze!

              Përgjigjjuni
              1. T
                Treshi

                Agresioni rus dhe diktatiri verikorean nuk ceken në këtë shkrim.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  TOMASON

                  Z. Zef ! Te " keshilloj " qe te mos shkruash here tjeter per keto tema sepse do te merziten disa trushplare dhe kokeboshe si Skenderi, Alkatrasi etj. te cilet hane vazhdimisht dhe me kenaqesi te njeten tagji qysh kur kane lindur. Viktima te marrezise dhe pasioneve te tyre, keta tipa pa vlere njohin vetem nje " te vertete ", dhe cdo mendim apo vleresim tjeter ua prish stomakun, sepse mendje as kane pasur dhe as do te kene ndonjehere.

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    Fol drejt, rri si të duash

                    Në ballë të shpurës së prijësve ishin Ksija kinezi, Putka rusi dhe Diku i trashë koreanoveriori. Tre diktatorē. Këta të ndiqen mbas (pas)? Sikur më la shije të keqe ndjenja (ose instinkti) se ke njëfarë simpatie për këta diktatorë të cilëve iu bashkua edhe Vučić-i. Tubim i antidemokratëve dhe antiperëndimorëve. Dikur edhe i takonim kësaj bote, politikisht dhe ideologjikisht. Komplet pjesa antishqiptare e botës.

                    Përgjigjjuni
                    1. Êndrimtari.

                      Pse nuk reaguan mediat perëndimore. Kjo besoj se dihet. Sot po krijohen realitete të reja gjeo - politike dhe ekonomike. Trampi në Shba reagoi. Ashtu sikur e pamë të gjithë. Bllokut eurpian i duhet ca kohė qė të reagojë.

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Dublannti nr 2.

                        U mblodhën aziatikët lindorët. Pse nuk reaguan perëndimorët. Na bëre të mendohemi, po nuk është pyetje e vështirë për dikë që ka nivel intelektuali. Pse pra???. Bota po ndryshon. Të fortët po testojnë fuqitë dhe interesat dhe reagimi s, mundë të vijë menjëherë. Si thua ty. A po flasin me një zë, Shba të dhe unioni eurpianë. Trampi reagoi. Sić deshti ai. MOS harro.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje