Nga Bujar Karoshi
Kur flitet për Rrugën e Arbrit me bëhet zemra mal, kur shikoj se edhe kundërshtarët e hapur dhe të fshehta, e lëvdojnë atë - më shumë punën e qeverisë, që këtë ëndërr të dibranëve e bënë realitet...
Në kohën kur lobonim për rrugën e Arbrit, ata që nuk e donin - dhe që sot e tregojnë luftëtarë të mëdhenj të kësaj çështje, - justifikoheshin se përparësi kishte Rruga e Qafë Plloçës, që sot u hap (kujtoj që filloi para Rrugës së Arbrit) dhe Tuneli i Llogorasë.
"Unë kam gënjyer qeverinë në të dhënat mbi rrugën e Arbrit", - më thoshte më shumë se një dekadë më parë dikush që punonte për qeverinë. E kam kaluar shifrën mbi 3500, sepse ndryshe rruga del jo-fizibile".
- Po ti kujton se ia hedh qeverisë - i thashë në atë kohë. Qeveria e di që aty nuk ka rrugë dhe kur nuk ka rrugë çfarë rëndësie ka gënjeshtra nëse është 1500 apo 3500?!
“Fluksi mesatar i mjeteve që kalojnë në ditë në këtë rrugë është 1800 deri në 1900 makina, e që kjo rrugë të jetë rentabël, duhet të jetë 3400 makina” - i thoshte një inxhinier rrugës një medie të rëndësishme në atë kohë.
Gjithashtu, një tjetër inxhinier, dashnor i pushtetit dhe Ramës, pranonte në atë kohë se “ne sot nuk kemi të dhëna të mjaftueshme për të bërë këtë gjykim" për Rrugën e Arbrit, por nga ana tjetër dilte me konkluzionin se “që kjo rrugë nuk është fizibile”. Ai e konsideronte rrugën një “rrugë politike më tepër se një rrugë komerciale”. Ky personazh pushtoi gjithë mediat ditën e inaugurimit të rrugës, duke e lëvduar qeverinë për këtë arritje të madhe dhe jepte argumente pa fund për rëndësinë e kësaj rrugë.
Në atë kohë pata bërë një shkrim me titullin "Fizibiliteti i Rrugës së Arbrit janë njerëzit, jo makinat"* dhe e kam trajtuar gjerësisht këtë temë .
Shumë të tjerë, zyrtarisht apo shoqërisht, argumentonin se mes tunelit të Llogorasë dhe Tunelit të Murrizit, ky i pari ishte shumë më shumë i rëndësishëm për rrugën. Sipas tyre, tuneli i Llogorasë do të shkurtonte rrugën për turizmin në jug, do të gjeneronte më shumë të ardhura për shtetin, ndërsa tuneli i Murrizit nuk ishte gjë tjetër, veçse do lidhte Klosin e Dibrën me Tiranën.
Le të përballemi sot me shifrat zyrtare të Ministrisë së Ekonomisë dhe Infrastrukturës:
- Për periudhën Qershor - Gusht (92 ditë), në tunelin e Llogorasë kanë kaluar 912 mijë mjete, ose mesatarisht 9913 mjete në ditë. Dita me më shumë fluks ishte 10 gushti, me 17684 mjete.
Për të njëjtën periudhë, në tunelin e Murrizit kanë kaluar 890 mijë automjete, ose mesatarisht 9674 mjete në ditë. Dita me më shumë fluks 17 gusht me 19050 mjete.
Krahasimisht: në tunelin e Llogorasë kanë kaluar më shumë 239 mjete në ditë, dhe këtu kanë një kontribut edhe ata që kanë kaluar Murrizin për të pushuar nga Palasa në Himarë.
Tani jam kurioz të shoh statistikat më 31 dhjetor, sa makina do të kalojnë në Llogora dhe sa makina do të kalojnë Murrizin. Sepse ekonomi nuk janë vetëm 3 muajt e verës, por gjithë viti.
Me statistikat e rrugës Qukës-Qafë Plloçë do merremi në dhjetor, por jam i sigurt se nuk kanë të krahasuar me Rrugën e Arbrit. Dhe shpesh mendoj, se nëse ajo rrugë pati probleme dhe zgjati aq shumë, ato erdhën nga "ngutja për t'ia marrë financimin" Rrugës së Arbrit...
Nuk e njoh kete kar oshin, por me siguri, qe duhet te jete bashkefshatari i majes, ministri-eunuk i rames. Statistika ka vec shifra, por duhet dhe nje tru i maturuar, qe te studioje efektivitetin e tyre cilesor: Mund te jete e njejte sasia e udhetimeve, por cfare vlere cilesore permbajne ato brenda.Perberja e udhetareve te Llogarase, jane kryesisht turist te huaj, qe sjellin kulture dhe para, kurse ajo e maqedonise, sjelle kryesisht folk, qe u ka mbetur sahati tek koha, kur ndrruan fene dhe atdhene, ashtu si dhe kosovaret, cunat e babe sulltanit. Dhe grotesku qendron, qe sundimtaret primitiv te ketyre mbi tre dekada rami-sali, qe i shesin te gjitha, vec per karrigen, i vene ketyre rrugeve emra te medhenj patriotik,si rruga e kombit, rruga e arberit. Cili komb dhe cili arber, ay prej anadollit?
pirdhuni ne qipro ! Greker te dhier . Po ju le zemra nga rritja jone qe nuk do ndalet! Ju pirdhuni ne Qipro... e meritoni keni histori atje kur erdhet nga lindja mesme..dhe perballja me vone me 'sunitet' viti 1974......
Më sipër thua se në rrugën e Arbrit kalojnë 1900 makina në ditë, Ndërsa më poshtë thua se në tunelin e Murrizit kalojnë 9674 mjete në ditë.... . Nga vijnë këto mjete që hyjnë në tunel..... . Dhe nëse 1 900 është mesatare vjetore dhe 9 700 është mesatare 3 mujore e verës, sipas teje do të thotë që në atë rrugë ka ditë që nuk kalon asnjë mjet. Me 1 900 makina në ditë. 57 000 më muaj, 650 mijë në vit. 9674 në ditë për 3 muajt e verës, 280 mijë në muaj, 740 mijë mjete në tre muaj. Në muajt e tjerë , ZERO mjete në ditë. Shiko se nuk del llogaria.
O mesues analfabet, ate shifren 1900 nuk e ka thene artikullshkruesi!!! Lexo mire, nqs di te lexosh! Eshte thenie nga dikush tjeter, i cili ka qene kunder per ndertimin e Rruges se Arberit. Ne vijim, autori citon statistikat e qeverise, ku nder te tjera, del edhe shifra 9674 mjete ne dite ne tunelin e Murrizit. Si mund te jesh kaq idiot o mesues?!
Po më duket se profesori është më idjot se mësuesi.Lexoje, profe lexoje me vëmëndje. Mësuesi ka të drejtë.
Rruget sjellin zhvillim ne te gjithe aspektet e jetes se njerezve.
Rruget behen per t'i shërbyer njerezve,qe te jene sa me te mira,te rehatshme,te mos demtojne makinat,nuk behen per t'i shërbyer statistikave,qe 99 perqind e atyre qe ecin mbi t'a nuk duan t'ia dinë per statistikat
Rruget jane te domosdoshme per kombin. Problemin e kam te hajdutet qe vjedhin parate e investimit te rrugeve e keshtu rruget tona kane kosto prej floriri
Edhe ne fshatrat me te thella ku jetojne 2 ose 3 familje ruget jane te asfaltuara, te gjithe I keni pare meqe sot levizet lirshem neper Europe. Qeveria duhet vleresuar per keto rruge te reja e Arberit , e Qafe Plloces , Llogarase , e e shume te tjera per shpejtimin e punimeve dhe per ti bere ato realitet, por kush tjeter do ti ndertonte keto pevec nje Qeverie te perkushtuar si kjo !? Veriu I ka dhene voten gjitthmone Saliut , por rrugen e Arberit e la rrugeve. Edhe rrugen e Kombit per te cilen nuk ndalojne edhe sot mburjet, e bene se cfare do te benin tjeter!!?? Aty do mbureshin , aty do vidhnin , aty do mernin vota , aty do mernin ladder nga kosovaret. Sot rruget e shqiperise edhe pse me kosto sot mund te krahasohen me ato me te mirat te Europes , ky eshte realiteti. Populli do rruge ,,pune ,buke,uje , drita , siguri dhe mirqenie , dhe keto Jane detyrim I Qeverise. Kush I ben me mire dhe vjedh me pak votohet.