Nga Ilir Yzeiri
Sa herë që vjen nëntori, në narrativën e përkujtimit të festave, përsëriten të njëjtat klishe e stereotipe. Gjithnjë do të ketë një intervistë mbi dyshimin e vrasjes së Qemal Stafës, gjithnjë do të ketë një lajm për të treguar se edhe ballistët apo edhe bashkëpunëtorët e nazifashistëve, ata që u reshtuan me vetëdije me nazifashistët për shkak të projektit të bashkimit të trojeve etnike shqiptare që kishin ata, pra edhe ata kanë luftuar kundër tyre. Të vetmit që ndjehen të viktimizuar janë ata mijëra djem e vajza që u vranë në Luftën Nacionalçlirimtare sepse iu përgjigjën thirrjes së Frontit Nacionalçlirimtar, vunë një kapele me yll të kuq në kokë, u quajtën partizanë dhe dolën në mal e iu kundërvunë me armë atyre që, nga gjithë bota përparimtare, ishin identifikuar me aksin e së keqes dhe kundër të cilëve luftonin në kolacion SHBA-të, Britania e Madhe, Franca dhe Bashkimi Sovjetik.
Lufta Nacionalçlirimtare u parapri nga një ngjarje tjetër e madhe që bashkoi revolucionarët nga e gjithë bota dhe që ishte rezistenca spanjolle. Ajo luftë ishte prova e parë e madhe e ndarjes së botës në dy kampe, në njërën palë që identifikohej me frankizmin e pastaj me nazifashizmin dhe, në anën tjetër, mijëra e mijëra të rinj revolucionarë që e kundërshtonin këtë të keqe duke iu kundërvënë me armë dhe duke dhënë jetën. Shqipëria ka pasur përfaqësuesit e saj të dalluar edhe në këtë përballje si Mehmet Shehu, Petro Marko, Skënder Luarasi apo heronjtë si Asim Vokshi. Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore dhe pas shpartallimit të nazifashizmit, Shqipëria, ashtu si më shumë se gjysma e popullsisë së globit, u reshtua në anë e demokracive popullore të udhëhequra nga Bashkimi Sovjetik dhe instaloi diktaturën e egër komuniste.
Mirëpo instalimi i diktaturës komuniste nuk e zhbëri automatikisht edhe luftën, nuk e asgjësoi atë epokë të ndritur. Komunistët, natyrisht, e shfrytëzuan atë periudhë për të ndërtuar kultin e tyre dhe i rrafshuan periudhat e tjera historike duke e paraqitur historinë shqiptare vetëm me një qendër. Glorifikimi i Luftës dhe i rolit të komunistëve në atë luftë e bëri Partinë e Punës një forcë regresive dhe i dha asaj të drejtën që të përdorte dhunën dhe forcën për të asgjësuar kundërshtarët politikë. Por kjo është një periudhë tjetër dhe nuk e errëson heroizimin e atyre mijëra e mijëra djemve e vajzave që u vranë në luftë kundër nazifashistëve. Kjo, gjithashtu, nuk e ndryshon përmbajtjen e veprës së atyre që u reshtuan në krah të nazifashistëve sepse besonin që me anë të tyre do të realizonin projektin e Shqipërisë etnike dhe do t’I kundërviheshin komunizmit. Nëse do të ktheheshim në ditët e sotme do të vërejmë se nuk ka asnjë vend në botë që të ketë forca apo lëvizje politike që të shpallin hapur se janë fashistë apo nazistë. Natyrisht, ideologjitë e tyre, të mbështetura në nacionalizmin ekstrem, gjenden edhe në ato forca politike të djathta që vijnë tradicionalisht nga këto trashëgimi.
Por nuk ka asnjë vend perëndimor që të ketë forca politike që identifikohen me këta emra. Ndërkaq Kina edhe sot e kësaj dite e shpall veten se është një shtet komunist, ashtu sikundër Rusia që nuk është distancuar krejtësisht nga ajo ideologji për të mos përmendur Kubën dhe për të mos arritur deri te karikatura e përgjakshme e sistemit komunist në Korenë e Veriut. Kjo do të thotë se çdo përpjekje për të pajtuar këto dy ideologji nuk mund të ketë rezultat sepse ato janë dy mënyra të vështrimit të botës dhe dy anë që i kanë ndarë shoqëritë prej kohësh. Në Italinë fqinje, fjala vjen, përmendet shpesh si një afëri me traditën e partisë së Musolinit mungesa e distancimit apo e qëndrimit të hapur kundër fashizmit nga ana e ndonjë përfaqësuesi të lartë të së djathtës italjane. Por, atje, askush nuk ka drojë të identifikohet me partizanët italjanë. Ndërkohë që këtu te ne respekti dhe vlerësimi për partizantë shqiptarë dhe për të rënët në luftë ka filluar të shihet si një nderim i tepruar dhe si një veneracion e ngarkuar me komplekse faji. Luftërat në Europë nuk kanë pushuar.
Ajo që po ndodh në Ukrainë me pushtimin rus ka nxjerrë përsëri në reliev ato qëndrime që ishin vënë re edhe në Luftën e Dytë Botërore, pra bashkëpunëtorë me Rusinë fashiste dhe kundërvënie me armë ndaj atij pushtimi. Edhe në këtë rast Putini është identifikuar me agresorin fashist sepse ai vret njerëz të pafajshëm dhe hedh në erë qytete në emër të një projekti që, sipas tij, ashtu si projekti i Hitlerit, kërkon të mbrojë identitetin e kombit të tij. Historia përsëritet dhe në të gjitha kohët shoqëria njerëziore nuk ka krijuar dhe nuk mund të krijojë asnjëherë modelin e nderimit për vrasësin dhe të dënimit për viktimën. Ndaj si në Luftën e Dytë Botërore si sot, fashistët, nazistët dhe agresorët janë vrasës dhe çdo bashkëpunim me ta nuk mund të bëjë pjesë ne vlerësimin historik. Të gjithë ata që i kundërvihen dhe japin jetën kundër këtij agresioni ashtu siç bënë dje partizanët e të gjitha kombësive bashkë me ta edhe partizanët shqiptarë janë në anën e drejtë të historisë.
Eh mor Ilir! Paske dhe emrin e bukur Ilir qe te afron me gjermaniket dhe jo me komunistet. Flet e flet dhe ne fund rreshqet me kembet e tua. Thua Vladimir Putini fashist. Vladimiri thot kush po na i ngjalle keto naziskinet ne Ukraine. Por duhet te dish se batalionet e brigadat, 6O.000 partizanet Jugar qe ju leshuan me terbim Veriut dhe kane bere te njejten gje qe bene ushtria e kuqe e Stalinit ne bashkpunim me policine e tij sekrete ne Ukraine. Krushovi, qe ju nuk e akceptuat ne ate kohe, hoqi luften e klasave pasi tere populli i tij ukrainjan ishte i deklasuar. I perfshini dhe te persekutuarit ne drejtim ne gjithe Rusine. Me 1989 trimat e persekutuar te rusise, shkuan e i thane Gorbaçovit: nuk asht faj i popullit sovjetik por asht metoda e organizimit komunist qe na shtone varferine. Atehere u pranua rruga e ekonomise se tregut por perqendrimi i pushtetit kaloi ne duarte e KGB ruse per te ruajtur bythen nomeklatura qe kishte rrembyer Ekonomine. Njeri nder pjestaret e saj ishte dhe Vladimir (Iliçi i ri) Putini. Atehere me te drejte populli ukrainjan kerkoi shkeputjen nga Rusia Ata nuk pranonin te qendronin nen autoritetin e qeverisjes sekrete qe e kishin paguar njehere me pese milione viktima. Ata, Ukrainjanet(taktikat munde te vijne dhe ndalo e rifillo luften) por do ta vazhdojne ate, deri kur ta çlirojne popullin e trullosur rus nga idet e hapure dhe te fshehta bolshevike. Me presion apo me lufte ata do ja ulin breket Putinit. Rrofte populli i çliruar rus nga sivllezerit e tyre Ukrainjan . Do Zoti edhe Kosovaret na çlirojne ne, nga metastazat e fshehta te komunizmit te Miladinit e Dushanit. Rrofte populli shqipetare, i çliruar nga vellezrit e tyre kosovar! Shiko ju urrejshi Agron Tufen qe kerkonte denimin e udheheqesve te luftes partizane, kurse une jam nje hap para tij; te çmedalohet lufta(!) deri tek partizani me i thjesht.
Fiks, or Fishta i riu, le të vijnë kosovarët e Titos dhe të kriminelit Xhaferr Deva dhe të na çlirojnë nga prangat e komunistëve Popoviç dhe Mugosha. Siç ukrainianët (ukrainasit, o kosovar) do të çlirojmë sivellezërit e tyre rus, të shtypur nga sllavokomunisti Vladimir Iliç Putini, pinjolli i Stalinit komunist. Po si. Do të vëllavritrmi? Se ne shqiptarët e shqipërisë nuk para i pranojmë titistët e Kosovës dhe pasardhësit e Devëve të bataliomit famëkeq fashist "Skanderbeg", e që vazhdoni nën urdhrat e UDB-së të mbillni përçarje mes shqiptarëve. Sa për 60 mijë jugoret, që nuk ishin vetëm jugor, por nacional-çlirimtarë, rrini urtë se së bashku me shqiptarët e vërtetë të Kosovës, ja mbërrijmë përsëri në Prishtinë nëse e lyp nevoja dhe luani bishtin në shërbim të titistëve, UDB-ashëve dhe devistëve të rinj për përçarje mes shqiptarësh. Komunistët e Shqipërisë i lanë shëndenë Titos me shokë dhe përkrahësve të tij shqiptar brenda dhe jashtë kufijve shtetëror që në 1948, or taj, shoq, kur titistët shqiptarë, në Kosovë, po e vazhdojnë edhe dot në postkomunizëm bashkëpunimin për përçarje me ta, kundër kombit. Për komunizmin dhe ngjarjet e pasluftës as mos fol, se nuk ja paske haberin ngaqë të kanë keqinformuar "akademikët" tuaj të shitur tashmë tek sërbi. Agron Tufën merre në shtëpi dhe përdore për do pun që si ban dot; s'ka ç'i duhet kujt. Vodhi e iku. Nazi-Ballist tipik. Hajde mëndje hajde. Dërrasë, po fare dërrasë ahu.
Nje vend i bukur europian, me njerez te keqinj dhe armiq deri ne absurditet me njeri tjetrin.Dhe me paturpesine e injorances se thelle dhe meskine qe i shoqeron, shajne per tere kohen, pushtimin italian dhe gjerman, qe i pari, per kohen e disa vjet te qendrimit , beri investime sasiore dhe cilesore ne kete vend, qe jane te pankokurueshme dhe sot dhe cilesohen si monumente arkitekture.Dhe ne kete kundert, kjo kope e erret injorantesh, qe vazhdon te mbyse kete vend nuk thote asnje fjale, per pushtimin percudnues qe zgjati ne shekuj, qe la mbas vec xhami dhe nje tru te kalbur islam oriental,dhe si pasoj e ketij percudnimi ne vazhdojme te jemi birazeri me kete vrime te zeze njerzore. Prandaj dhe sa here festohet 28 Nendori, pa thene asnje fjale, qe nga kush pushtues jemi cliruar, pasi vazhdojme te jemi pushtues identik si halldupi vet i ketij vendi te bukur europian. Quo Vadis SHqiperia ime?
Ky plak shkruan per veten para paqyres. "... Të vetmit që ndjehen të viktimizuar janë ata mijëra djem e vajza që u vranë në Luftën Nacionalçlirimtare sepse iu përgjigjën thirrjes së Frontit Nacionalçlirimtar, ....." ?!?!?!?!?!? Sa u vranë??????? Ky gënjeshtar me dashje si e di se ata ato atehere iu përgjigjen thirrjes se frontit nacionalçlirimtar sovjetik???????? Frontin Nacionalçlirimtar e urdhëroi dhe e krijoi Kominterni ne Shqipëri nëpërmjet Parise Komuniste Jugosllave.
À , po kceka t'u i ra qivurrit me ça dhenë , dora n'vorr . E knej , në morri kryve , plis . Tej , traiaskë stërë .
Të Lumtë Ilir !
Shqiptaret reaguan kunder pushtimit italian e gjerman te Shqiperise, me te gjitha format e menyrat qe ishin te afte te benin.Duhet te repektohen. Komunistet duke mare nje pushtet me dhune e drejtuar me dhune i treguan shqiptareve se çeshte barbaria komuniste ose me sakte enveristi. Duhet perbuzur e injoruar.Ata bene krimin me te madh qe mund ti behet nje kombi i perçane shqiptaret. Ate qe se bene pushtuesit e huaj e bene enveristet. Dhuna nuk harohet!
Te qifte iliri moj tru laraske, nqse nuk te ka bere akoma.
Rri urte ore Prostate Bebelino-burreri