Mrekullia e rilindasve

1 Maj 2024, 17:38Blog TEMA
Mrekullia e rilindasve

Nga Artan Lame

Midis 100 miliard galaktikave të Universit vijon të rrotullohet edhe Galaktika jonë, në të cilën midis 200 milion yjeve të saj vijon të rrotullohet edhe Dielli ynë, përreth të cilit vijon të rrotullohet prej 4 miliard vjetësh edhe Toka jonë, në të cilën prej një milion vjetësh lëvrin një specie dykëmbëshe që në latinçe i thonë “homo sapiens sapiens”, nja dymilion e gjysëm prej të cilëve zihen e krihen ditë e natë në një vend që prej 110 vjetësh i thonë Shqipëri.

Gjeni një gjysmë ore nge dhe hiquni mënjanë furtunës në gotë ku po mbytemi të gjithë, burgu, tenderi, korrupsioni, vula, Spaku, prona, shpia, avllia, hipoteka, gjykata, Beleri, avokati, droga, noteri, themelimi, rithemelimi antithemelimi, eskorta, hoteli, Dubai, Londra, komisioni, e plot e plot të tjera dhe shikoni që për inat tonë bota vazhdon të lëvizë pa e vrarë shumë mëndjen. Ja, sot ma tërhoqi vëmendjen një lajm nga ato që në gjithë botën bëhen sebep luftrash, por që këtu për fat të mirë kthehet në qyfyr. Ambasadori i Bullgarisë, me flamur të Bullgarisë, shkoi në Pustec të Shqipërisë, t’i çojë ndihma fshatit që mban flamur të Maqedonisë. Bollëku që e ka zënë Pustecin këto vitet e fundit është i paparë. I deklaruar si maqedonas, me shtesën (i Veriut) që këmbëngulin t’ja shtojnë grekët sa herë e zënë në gojë, ai fshat merr paratë e shtetit shqiptar që do të tregohet xhymert me pakicat, merr ndihma nga Maqedonia që do të duket që mbështet pakicat e saj, merr edhe nga Bullgaria që i numëron për bullgarë.

Kam qenë vetë në Pustec dhe atje djelmuria nuk e vrisnin shumë mëndjen, ishte na-nëm. Një vëlla kishte pasaportë bullgare, se dilnin në Evropë pa viza kur hyri Bullgaria në BE, tjetri e kishte pasaportën maqedonase. Ca të tjerë kishin provuar (me thënë të drejtën pa sukses) të shpalleshin edhe grekë. Shqipëria është plot gallata të tilla si ajo e egjiptianëve (!!!) që u shpikën në këtë vend dhe kërkuan që t’i njihte për të vetët Republika e Egjiptit, e cila tha s’kam punë me ta, apo vetë shqiptarët që deklarohen njëri me kombësi greke se ka zënë punë në Karpenis të Greqisë dhe vëllai tjetër shqiptar se rron në Bulqizë të Shqipërisë.

Nuk e kam këtë shkrim për këto çështje, por thjesht më tërhoqi vëmendjen dhe më kujtoi çorbën etnike (asgjë e keqe) që gëlonte dikur në vorbën osmane dhe që, kur me luftrat Ballkanike vorba u thye, çorba u derdh dhe secili prej mini-shteteve ballkanike lëshoi garuzhden të hante sa më shumë e të rritej. Të vetmit që nuk kishin jo garuzhde a lugë, por as lugë kafeje, ishin shqipot, të cilët siç kishin bërë jetë e mot që prej krijimit të Universit 13,7 miliard vjet të shkuara, vazhdonin të sherrosesin mes vedit. S’kishin as një gjuhë të njohur, as shkolla të tyret, as një zot të vetëm, as kishë a xhami që t’i mbidhte bashkë, as flamur e as libra në gjuhë të nënës, se siç thosh Faik beu “shqiptarit ja ka ngrënë dhia librat”. Dhe si të mos mbaronin këto, ishin edhe bandat e grekut e të bullgarit, të serbit e malazezit që bënin terror dhe përpiqeshin t’i bënin të deklaroheshin sipas dyfekut që kishte banda e radhës.

Që të mos ju duken përralla dimri këto, mendoni sot qindramijë shqiptarët që për hall pune a shkolle kanë ndërruar emrin lart e poshtë Ballkanit. Veç për një jetë më të mirë apo për shkollën e djalit, a për vëndin e punës e kanë bërë. Po kur? Tani, që shteti shqiptar ka 110 vjet që egziston, që përpiqet të na ngulë në kokë “oh sa mirë me qen shqiptar”, që ka shkolla e libra, që ka një shtet që na mbledh e një flamur që e shohim përditë! Po aso kohe që, le që s’kishte asnjë nga këto, por ishte edhe frika e dyfekut e masakrave, e përzënies nga vatra dhe ku më të shumtit as nuk e dinin veten se ç’ishin.

E kam vrarë mëndjen gjatë për këtë punë dhe sa më shumë e vras, aq më shumë më rritet nderimi gati fetar për ata 30 a 50 a ndoshta shumë shumë, 100 burra të urtë që, prej mesit të shekullit XIX zunë fill të krijonin kombin dhe që mrekullisht, duke i patur të gjitha e të gjithë kundër, ja dolën. Janë ata burrat që ne tani jua zëmë emrat veç si emra rrugësh a shkollash, pa e kuptuar më se ishin njerëz prej vërteti, Jeronim de Rada, Naum Veqilharxhi, Zef Jubani, Kostandin Kristoforidhi, motrat Qiriazi dhe vëllezërit Frashëri, Petro Nini Luarasi e capak të tjerë, që u përmblodhën me një fjalë e u qojtën RILINDES. Zor se bëhen nja 50. Ja për lehtësi llogaritje po i quaj 100.

Ja dolën t’u fusin ndenjësve ngatërrestarë të këtyre maleve “virusin” e mrekullishmë të kombësisë. Ashtu me zë të ulët e me durim: -Ej, ti fshatari i maleve të Kolonjës nuk je elin a osman, je shqiptar. -Shqiptar, ç’është ky “jení bidad” (gjë e re)?! -Ja shihe, gjuha jote mund të shkruhet, ashtu sikundër elinçja apo turçja. Ja, shihe tek ky libri këtu, të shkruar në gjuhen që ti flet kur numëron bagëtinë e bën punët e bujqësisë, mund të shkruhet edhe fjala e Ungjillit të shenjtë.

Shkruan në kujtimet e tij Guri Sevo se “nga grekoman u bëra shqiptar kur m’u çel si një mbrekulli mejtimi që llafet që flisja mund të shkruheshin pa qenë nevoja t’i ktheje sefte në greqishten”. Kaq ishte magjia. Ai që e merrte “virusin”, djelmuria sefte, kthehej në fanatik i fesë së re që aso kohe u bë kombësia. Dhe virusi i përparonte aq shumë sa ai që e kish marrë një herë ishte gati edhe të vdiste për këtë fe të re, apo të kërkonte me ngulm që t’i bënte vënd mbi dhé kombit që po krijohej, siç vjershëronte Sali Butka “Ç’kërkon greku e bullgari / duk’ me qenë këtu shqiptari!”.

Le pastaj kur kuptuam që në këtë gjuhë edhe mund të vazhdonim të ziheshim e të sherrosesim siç na i donte mideja. Mjaftoi që kadiut t’i themi gjykatës, jatroit - doktor, valiut - prefekt, vatanit - atdhe, farmakut - ilaç, amanetit - testament dhe mund të vazhdonim t’i merrnim njësoj njëri-jatrit fytyrën në librin e fytyrës (facebook). Kjo e sherrosjes edhe pasi të bëhej Shqipëria, ishte e vetmja gjë që as e kishin parashikuar Rilindësit e as e kishin parë as në ëndërr, madje as ai midis tyre që e hodhi në letër dhe e ktheu në libër ëndrrën e vet, Sami beu me “Shqipëria ç’ka qenë ç’është e ç’do të bëhetë”.

Këto e të tjera si këto më shkojnë ndër mend kohë pas kohe kur mejtohem me nge, apo si sot kur dëgjoja atë lajmin e Pustecit. Dhe sa herë e mendoj, aq herë them se u do ngritur nga një shtatore atyre të paktëve burra që e bënë këtë mrekulli. Shtatore brënda truve tona se, kur jua bëjmë pe bronxi në më të shumtën e radhës vidhen për skrap.

O njerëz, qetohuni dhe do shikoni se sa e vockël është sherrnaja jonë a, në s’qetoheni dot, le të vazhdojmë të zihemi e sherrosemi, burgu, tenderi, korrupsioni, vula, Spaku, prona, shpia, avllia, hipoteka, gjykata, Beleri, avokati, droga, noteri, themelimi, rithemelimi, antithemelimi, eskorta, hoteli, Dubai, Londra, komisioni, deputeti, kryetari, drejtori, partia, Vipi, e njëmijë sherre që veç ne dijmë të çpikim; pooor mos harroni që kohë pas kohe të kujtoheni për ata 50 a 70 a 100 burrat që e bënë këtë vënd dhe ju ngulën në kokë gjyshërve tanë kokëshkretë fjalën shqipe. Shqipen, pa të cilët ne sot ndoshta do bënim të njëjtat sherre, por do t’i bënim ca në greqisht, ca në turqisht, në maqedonisht, në malazezisht, bullgarisht, rumanisht, në romanisht, në serbisht, në bosnjakisht a në egjyptianisht.

35 Komente

  1. Q
    Qyteza

    Ky eshte copa e dallkaukut po edhe hajdut i papare qe nga nje hic u silurua nga baba Taku ne establishmentin e PS ku i varen ujkut melcite ne qafe…

    Përgjigjjuni
    1. P
      Po e bër një her e bën edhe shumë të tjera

      Po e bër një her, e bën edhe shumë her të tjera... Që kurë Shqiptarët e ndryshunë fenë dhe u bën njësh me pushtusin Turk- Omanë, këta njerzë kanë humbur vetvetën e tyrë dhe nukë e dinë as vetë se çfarë janë. Një her thonë Egjiptjan, një Bullgar, një her Grek, një her thonë që jemi muslimanë Turq- Arabë... Keta e kanë si pasë interesave të ditë, për dy lek këta në mjes janë Grek dhe kurë shkonë në shtepie bëhën perserie muslimanë Turk-Arab.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vranakonti

        Respekt zot Lame.Ke bere nje shkrim brilant. Eshte brilant dhe kuptohet si i till nga ata qe kane tru ne koke dhe dine te vleresojn ksi shkrimesh.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Miri

          Ndera ti je antishqiptari qe gjithmone ndron emrin ne cdo postim

          Përgjigjjuni
        2. Q
          Qytetari i Thjeshtë

          I nderuar ke shumë të drejtë. Ata pak burra të nderuar shkrinë jetë e kapital për ta bërë këtë komb, këta politiqenërit tanë të sotëm, po shkrijnë Mëmëdheun të bëhen zengjinjë! Ndryshim shumë i madh besoj. Shqipëria e shqiptarëve Vsekje tradhëtarëve!

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

            Ata pak burra por edhe gra kishin vec nje identitet: kristiane orthodhoxe! Ndersa derrat sunitet qelben, qelbin e do te qelbin anembane gjithe vatanin e boten....

            Përgjigjjuni
            1. M
              Micotaqis

              Ma hongsh mutin!

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mbresa

                KUNDËR MALLKIMIT TË GJUHËS SHQIPE Si shqiptarë që jemi Shqip ne duhet të mësojmë Dhe Zotin, të drejtë kemi, Ne gjuhën shqipe ta lëvdojmë. Epo ju gjuhën tonë Doni ta humbisni fare Dhe me mallkim e me nëmë Shprehni ta shpini në varre. S’më vjen rëndë nga priftërinjtë Që s’ dinë ç’ bëjnë e ç’punojnë, I urdhërojnë të zinjtë Që gjuhën shqipe ta mallkojnë. Po krye-priftërinjtë e tyre Nëkëmbës t’ orthodoksisë Shumë punë prej mynxyre Bëjnë kundër Shqipërisë! Të mallkojnë njerëzinë Të nëmosin gjuhën tonë, Të përçajnë Shqipërinë, Zoti mos e pastë thënë! Thonë s’ ditka Krishti shqip Dhe shqip-fjalë s’ pret prej nesh, Vetëm në gjuhën greqisht Të dëgjon e të mban vesh! Këto e shumë të tjera, Që dëgjon në kishë brenda Dhe na mallkojnë për hera Gjuhën tonë që s’ ua k’ ënda. S’ kanë frikë as turpërohen Që përçmojnë Perendinë, Po mburren edhe lëvdohen Sepse shërbejnë Grejqinë! Gjuhën e kemi tonë Të vjetër dhe të vyer, Nga Perendia ish thënë Që ta ruajmë të çkëlqyer. - Poezi nga Petro Nini Luarasi

                Përgjigjjuni
            2. Z
              Zeqo Kodra

              Duket qartë se ti, A. Lame, paske parë vetëm kapakët e librave, titujt e tyre. Se, po t’ë shfletoje letrat që këta rilindas i dërgonin njeri tjetrit, lexon gjëra të kundërta nga përrallat që na tregon. Pra, lexon se kur Naim Frashëri i shkruan De Radës, shan Thimi Mitkon dhe kur i shkruan Thimi Mitkos shan De Radën.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bureto

                Shkrim shumë domethënës. Respekte Artan Lame!

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shqiptarët

                  Shqiptarët ishin në vete por nuk ishin për vete. Kur e kuptuan se ishin komb më vete që të gjithë i thonë bukës bukë e ujit ujë, u zgjuan nga gjumi shekullor.

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kozmaj

                    Uroj Kauret e besimit grekorthodhoks ,,,gezuar Pashket ,,,,uroj myslymanet ,,gezuar Bajramin ,,,dhe mos ndrroni emrat ,,,,mbani emrat kuranor ,,si rilindasit myslyman turkoshqipfoles ,,,,,

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Mbresa

                      KUNDËR MALLKIMIT TË GJUHËS SHQIPE Si shqiptarë që jemi Shqip ne duhet të mësojmë Dhe Zotin, të drejtë kemi, Ne gjuhën shqipe ta lëvdojmë. Epo ju gjuhën tonë Doni ta humbisni fare Dhe me mallkim e me nëmë Shprehni ta shpini në varre. S’më vjen rëndë nga priftërinjtë Që s’ dinë ç’ bëjnë e ç’punojnë, I urdhërojnë të zinjtë Që gjuhën shqipe ta mallkojnë. Po krye-priftërinjtë e tyre Nëkëmbës t’ orthodoksisë Shumë punë prej mynxyre Bëjnë kundër Shqipërisë! Të mallkojnë njerëzinë Të nëmosin gjuhën tonë, Të përçajnë Shqipërinë, Zoti mos e pastë thënë! Thonë s’ ditka Krishti shqip Dhe shqip-fjalë s’ pret prej nesh, Vetëm në gjuhën greqisht Të dëgjon e të mban vesh! Këto e shumë të tjera, Që dëgjon në kishë brenda Dhe na mallkojnë për hera Gjuhën tonë që s’ ua k’ ënda. S’ kanë frikë as turpërohen Që përçmojnë Perendinë, Po mburren edhe lëvdohen Sepse shërbejnë Grejqinë! Gjuhën e kemi tonë Të vjetër dhe të vyer, Nga Perendia ish thënë Që ta ruajmë të çkëlqyer. - Poezi nga Petro Nini Luarasi

                      Përgjigjjuni
                    2. L
                      Liria

                      Mbasi legalizove cdo gje pa leje, bere kerrdine ne breg, vodhe cte mundesh nga trashegimia, tani na hiqesh si patriot e po na hap dhe muze. Ti meriton BURG dhe asgje tjeter ore legen burr.

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        K O R C A

                        JA E THE , PO KUJT IA THUA ? !

                        Përgjigjjuni
                        1. "
                          "BOHOTINA"

                          Mire e ke, por SaliHu e goditi shtetin qe diten e pare ne embrion dhe ka pjelle ca babale qe si tip Mul Noka, Gaz Bardhi e ... qe nuk lene shpifje te ndyre kunder vellait dhe vendit...

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Dhëmbeli

                            Mirë e solle , o Artan ! Por a thua se e kuptuan , ata që dinë të lexojnë por...?!

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Arvanos

                              Te lumte pena Artan Lamja!

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Arben

                                Edhe i trashe edhe jep mend! Kolonjar safi!

                                Përgjigjjuni
                                1. Z
                                  Ziguri.Guri I Zi

                                  Kur shkruan realitetin pak e pelqejne

                                  Përgjigjjuni
                                  1. C
                                    Cen

                                    Ç'thua more Lame ! Mos e rrumbullakos muhabetin. Sherri duhet mbajtur gjalle dhe duhet te shkojne ne te s'emes ata qe na kane futur duart ne xhep keto 34 vite.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. v
                                      vishja plot

                                      O Tano, jane 100 deri 400 miliard yje ne galaktiken tone

                                      Përgjigjjuni
                                      1. G
                                        Grand

                                        Or Tamam Lam, or turk a grek I fshehur! Mrekullia shqiptare eshte se ka ruajtur identitetin Shqiptar e Shqiperi se paku per 1000 vjet; prova: me armen e mrekullueshme te saj : Gjuhen Shqipe! Nenteksti yt per 110 vjet shtet shqiptar, dhe se fajin e kemi ne , dmth vete shqiptaret eshte sigurishte mendjeehtesi, por e demeshme per Shqiperine dhe Shqiptaret. Po zoti Hartan Shqiperia ka wene shtet e kaluar shtetit: President, Km, Qeveri ka wene Gjuha Shqipe. Sigurishte ty si turk I fshehur nuk te intereson te permendesh, Teuten ilire, perandoret dhe papet ilir, Skenderbeun, Topiat, Muzaket, Gjon Buzukun, Lek Dukgjini dheigji e tij te Beses, Barletin, Rilindasit ( 3 vllerzerit Frasheri), Ndre mjeda, kristoforidhe, Fishtail, Ismail, Qemalin, F.Nolin, etj.etj deri tek Zogu, Enveri I Kew, etj etj. Zoti Tan egoisti dhe mendje lehti! Te gjithe te siperper.endur dhe wi dra te tjere, kane qene president, Km, ministra te pa shpaur por te njohur ga populli ne diktaturen e eger te te huajve por edhe te brendeshme, thjeshte per nje fakt: te Gjithe kishin nje "zot" : Gjuhen Shqipe. Askush se pushtoi dote. Pikerishte prej saj ne ndihemi me shume krenar: Shqiptar!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. Z
                                          Zgalem

                                          Me bukur as nuk shkruhet , as nuk thuhet . Faleminderit : Zgalem

                                          Përgjigjjuni
                                          1. K
                                            Kritiku

                                            Nuk mund të mos sugjeroj të përdorësh gjuhë shqipe të pastër ,shpia në gjuhën tonë shkruhet dhtëpi ,kuptohet se nuk është lapsus por , ose mungesë kujdesi ose padije ,ke dhe të tjera më poshtë ,por gabimi është i gazetës që Ju boton shkrimin ose nuk e redakton atë . Z Lame ,sherret tek ne nuk kanë lindur kur shkruan sepse vetë toka vlerësohet 4 deri 4,5 miliardë vjeçare dhe nuk ka kuptim fraza që përdorni për kohen e formimit galaktikor që ju e keni marrë referim kohor, kur me sa kam lexuar profesioni Juaj nuk është i përshtatshëm për të përdorur si të ishit në krye të një akademie për zbulimet në gjithësi kryesisht për origjinën dhe formimin e gjithësise Dhe së fundmi në esencë çështja që trajtohet kaq gjëre e gjatë është e pranueshme për trajtim ,por edhe Ju jeni një milingonë ,në atë kope ,që keni pickuar,ngrënë dhe penguar në një problem thelbësor ,atë të pronave,që në vënd që të kishit lyer vetullat i nxorret syte me mballomat politike dhe për mua edhe me budallalëqe të cilat kuvëndi i miratoi duke ulur kokën dhe ngritur kartonin jeshil Për këtë të fundit të kishe vrarë mëndjen dhe dhënë zgjidhje në detyrën e besuar dhe buxheti i shtetit t'ë pagoi nga xhepat e shqiptareve, me gjoja votat e popullit ,i pari Ju ,i dyti ministri i Drejtësisë dhe i treti Edi Rama Kam fakte që provojnë gjithça për këtë të fundit

                                            Përgjigjjuni
                                            1. D
                                              Dash

                                              Lame, mesazhi juaj eshte i qarte. Mjaft me keto lajme tronditese per arrestime, burgje e prokurorira. Te mejtojme per memedhene, ta gjejme llafin, te flasim shtruar per te.miren e kombit. Dmth, na lini rehat neve qe vodhem se ka halle me te medha vendi. Njesoj si Lali qe thote, te behemi bashke, te mos zihemi, te mbjellim nje peme dhe dhjete pallate se ka per te gjithe. Por problemi eshte se nuk ka per te gjithe, prandaj njeqind vjedhin dhe nje milion arratisen nga syte kembet. Pse zotrote i bije Saliut dhe nuk e gjeje llafin me te atehere ne opozite? Sepse te dhimbsej memedheu, patjeter. Letyre hipokrite.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. B
                                                Bushi

                                                Klas

                                                Përgjigjjuni
                                                1. Q
                                                  Qorri

                                                  Akoma nuk eshte ne burg bashke me Tan Qorrin ky Hajduti.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. D
                                                    D.Didani

                                                    Pershendetje Artan Lame! Urime per kete shkrim brilant ,i nje lloj ndryshe plot humanizem dhe eruditizem. Sa per sherret qe ti ke theksuar me te madhe do i gjesh edhe ne keta 10 komentusit qe kane komentuasr shkrimin tend. E tille eshte katandisur shoqeria shqiptare AKTUALISHT nje koshere me grereza (jo me blete) qe vec zhurmojne,thumbojne dhe acarojne ambientin ku sorrollaten!

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. B
                                                      Bejkush

                                                      Respekt përdoret vetëm në njëjës o dele!

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. I
                                                        Iliri

                                                        Nje nga shkrimet me te bukur qe kam kexuar!

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. H
                                                          Hipotekari

                                                          Pirdh se lirohesh o Lame Kadastra. Te pelqyen letrat eeeeee. Ah i mjeri ti rron kot pa lidhje

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. 6
                                                            600 vjet nuk u poqe, o shqiptar o kokloqe

                                                            A.Lame je gjigand , por si i thone duhet kaluar procesi dhe shqiptaret e kane te ngadalte

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. M
                                                              Messerchmitt

                                                              Bir nona vet se ne dort te kujt kemi rene si popull !

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. P
                                                                Patsem

                                                                Një i paditur , s'e kupton . Një i pa di , do e kërkojë , atë , e shkakun , t'a dijë . Një i ditur , t'a kapërdië .

                                                                Përgjigjjuni

                                                                Lini një Përgjigje