Nga Dritan Hila
Paraqitja në SPAK e Erion Veliaj, mund të lexohet si të duash nga propagandistët mediatikë partiakë që recitojnë në darkë ato që thotë Berisha pasdite, por ndryshimi mes palëve është abisal.
Nuk e di si është puna me firmën 5D sikurse me inceneratorët, por jam i sigurt që nuk është sikurse thonë ata që i besonin çadrave me helm të Berishës dhe fajit të Ramës për katër të vrarët në 21 janar 2011, pse kishte çuar demonstruesit tek gardhi i kryeministrisë.
As si e paraqesin gjobaxhinjtë mediatikë. Pasi çdo njeri normal pret që pretencat dhe gjykimet për këtë, si në çdo vend me tru në kokë, t’i japë drejtësia meqenëse e ka marrë në dorë ajo dhe jo nga punëtorët e propagandës së Rithemelimit dhe liridashësit e Metës.
SPAK-un e sulmojnë si të komanduar nga Rama, megjithëse në dyert e tij po paraqiten vetëm njerëzit e Ramës. E vërteta është që pakkush nga njerëzit normalë mendon që Dumani është vegël e Edi Ramës i cili paska qejf të telendisë veten e tij dhe njerëzit që e rrethojnë. Për këtë duhet goxha tru derri ta bësh lidhjen.
Kronikat tregojnë se Dumani më kollaj e ka pasur të thërrasë njerëzit e pushtetit sesa të opozitës. Sa herë që ka tentuar të thërrasë ndonjë nga opozita, ka filluar bullizimi i tij, hipja nëpër hekura, sharjet me fjalët më denigruese nga dyshja Berisha-Meta. E megjithatë kjo që po bën Dumani është një revolucion, qoftë edhe për kaq.
Vetëm 7 vite më parë prokuroria shqiptare komandohej nga një lake i Berishës dhe Metës, Adriatik Llalla, i cili sot është i dënuar nga drejtësia shqiptare. A e mendonte njeri vetëm shtatë vite më parë që Llalla të thërriste Berishën dhe Metën? As që bëhej fjalë. Madje as ministra apo drejtorë. Sot ka ministra, drejtorë dhe kryetarë bashkish të krahut qeverisës në burg.
Adriatik Llalla nuk kishte këllqe të dënonte as truproja të Berishës dhe Metës, lëre pastaj dikë më lart, kurse Erion Veliaj, sot ka shkuar në SPAK me këmbët e veta dhe i vetmi protestues opozitar ishte Klevis Balliu. Dhe ky është një tregues i standardeve të SPAK, pushtetit dhe derexhesë së opozitës.
Sot kemi një prokurori që thërret të gjithë në apel, kur vetëm shtatë vite më parë nuk thërriste dot ata që hodhën në erë njerëz e vranë në bulevard. Madje akoma nuk i thërret për këto krime që kanë tronditur Shqipërinë.
Vetëm 11 vite më parë vriteshin njerëz në bulevard pasi panë që po i vidhnin me bllok në dorë. Sot dikush po shkon të japë llogari për dëmin penal pasi ka kërkuar ndjesë për përgjegjësinë politike. Sot dikush respekton qoftë edhe formalisht shtetin, kurse në krahun tjetër janë ca që shtetin e mendojnë çiflig të lënë nga baba dhe shpresojnë të vijnë edhe njëherë për ta qethur në zero. Pastaj të tjerat janë sporti i preferuar i propagandës.
O dritan Na shoëpjego pak ky bajga veliaj ke quan kolege? Po kur i thote vetes bashkepuntor ne csens e ka. Se kur bashkepunon me drejtesine dmth qe do ja u rrasi shokeve. Dmth bashkpuntor quhet nje i penduar qe vendos te bashkepunoje me drejtesine. Nuk ka koncept tjeter. Me fal po ky qenka nje vemje asgje me teoer. Qe pasi vodhi bashke me ta, i shiti te tere per te shpetuar lekuren e tij
Nuk ka cfare te te shpjegoje as Dritani, as nje mije Dritane. Ti je nga ata qe NUK HA PYKA. Nuk keni as din as Iman, as kurajo te vini emrin mbi budallalleqet qe zhgarravisni... as emer nuk keni... faré e ndyré.
Përse je kaq qelbësirë more derdimen. Sojsorrollopi jot, njerëz të dështuar që vetëm villni vrer, janë jashtëqitje e një shoqërie ku derdimenët si puna jote shyqyr që nuk janë me shumicë.
Baravo Dritan.Si gjithemon perfekt.Te lumt. Saket.
O i nderuar kjo qe shkruan zotrote megjith respektin qe kam per ju deri tani Spaku ka bere shou , edhe Llalla bente te tilla lodra qe sic thoshte ai do tronditen themelet e shtetit . Ne kete vend kane ndodhur gjera te llahtarshme o i nderuari Hila qe ti i di me mire nga une po Spaku e fillon punen nga bishti . Pa shtypur koka e kryekriminelit Sali qen bisha e e super hajdutit spiun Like mutit nuk ka drejtesi . Keta jane te paret dhe te dytet tere prokurore e gjyqtare qe nxorri vetingu po kryesisht ata qe kane mbyllur dosjet e ketyre derrave te mbedhenj nuk quhet drejtesi . Nese Rama ka bere faje le te denohet se sakush nuk e mbron por po u denua Rama keta dy te paret jo vetem duhen pushkatuar po duhen djegur ne furrat e gelqeres ne Kruje .
Ju lumte Dritan. Jeni fisnik. Jeni/jemi me te drejten jo me interesin.
bravo Dritan, exelent, me bukur nuk mund te shkruhet, je njesh.
Më vjen shumë keq të lexoj këtë shkrim nga z. Hila, një gazetar profesionist dhe me horizont. Erion Veliaj, pas vjedhjeve të përbindshme nga drejtorët e tij të besuar, dhe me pafytyrësinë që ka për të justifikuar vehten, është ose personifikim i paaftësisë ose i poshtërsisë, të dyja të mjaftueshme për t'a përkufizuar si i papërshtatshëm për karrigen që mban, me votat dhe taksat e qytetarëve të Tiranës. Nuk ka kuptim krahasimi. Krahasimi bëhet me ligjin dhe moralin, që ai jo vetëm i ka shkelur, por nuk i njeh fare. Mendjemadhësia e tij shkon përtej ligjit, moralit, normave institucionale dhe shoqërore. Mgja, veprimi i tij nuk është i dënueshëm për shkak të mendjemadhësinë por për shkak ose paaftësisë ose të bashkëpunimit në vjedhje.
Ti moj Arlindë të përgëzoj për hetimet që paske kryer dhe për verdiktin që jep. O zot na mbytën gjithologët si puna e kësaj laraskës.
Shumë e vertetë ..!!
Arlinda te shkerdhefte Kina ty tere sojin jo Veliaj po edhe Rama nese kanr vjedhur Spaku te beje detyren , po te shikosh qimen ne hunden e tjetrit dhe mos shikosh traun para syve kjo jo vetem dashakeqesi po edhe poshtersi , jane vrare njerez moj te qifte gomari ty e tere fisin vetem per te vjedhur jo nje njeri po shume njerez qe do zoti te ndodhe ty ne shtepi e ta shikosh .
Na henksh karin o Dritan ti e kta rropqirat qe ju mbajn iso. Nje pler si ty nje kurv burr qe ke mar poste me mik se je nje koker kari
Ku ka moral te shkruaj djali i kriminelit Ylli Hila. Ku ka moral te shkruaj hajduti i konsullatave ne Bari dhe Milano. Nje mendjemadh i semure qe kur ishte zevendes minister i mbrojtjes e shkarkuan per idiot dhe hajdut. Nje enverist qe profesion ka vetem mbrojtjen e pushtetit
Dritan jeni shumë i drejtpërdrejtë në atë që shkruan kush ka pak mënd ju kupton pastaj ka edhe nga ata që ose nuk duan ose janë druvarë.