Nuk është “mysliman”, është socialist

6 Nëntor 2025, 10:04Blog Nga Adrian Thano

Zohran Mamdani, fituesi i zgjedhjeve në Nju Jork, në disa media shqiptare u prezantua si “myslimani që fitoi në SHBA”.

Duhet theksuar që Mamdanin nuk e përfaqëson aspak ajo çfarë është përpara Zotit, suksesi i tij nuk ka asnjë lidhje me fenë. Edhe sikur të donte, një qytet si Nju Jorku, i ndërtuar mbi miliona emigrantë, nuk mund të drejtohet nga paragjykimet e origjinës apo besimit.

Për ta vendosur në një kuadër biografik, ai ka origjinë myslimane. Babai i tij është nga Uganda me rrënjë indiane-muslimane, ndërsa nëna e tij është indiane. Por ai vetë nuk e ka bërë kurrë fenë pjesë të profilit të tij publik, nuk e përdor kurrë si identitet politik dhe rrallë e përmend në intervista.

Mamdani është SOCIALIST. Më “keq” akoma: Është një socialist që ka fituar në zemrën e vendit që shpiku kapitalizmin modern. Prezantimi i tij më së pari si “mysliman” me siguri u rri mirë atyre që përpiqen të kultivojnë te “masat” që politika sociale është naive, që kujdesi shtetëror është “komunist” që drejtësia sociale është “romantizëm” etj, etj. Mamdani si socialist ua prish këtyre “elitave” komoditetin moral.

Për më tepër Mamdani e pranon hapur identitetin e tij politik. Ai është anëtar i organizatës “Democratic Socialists of America” (DSA), një lëvizje e majtë që po përpiqet të çojë Partinë Demokratike amerikane drejt një modeli më social, me theks te barazia ekonomike dhe fuqizimi i shërbimeve publike.

Ja disa premtime të Mamdanit:

Rritje e taksave për të pasurit dhe përdorimi i tyre për shërbime publike si banesat, transporti dhe kujdesi shëndetësor. Kundërshton privatizimet dhe kërkon që shërbimet thelbësore të jenë në duart e shtetit ose të banorëve lokalë. Mbron të drejtat e punëtorëve dhe sindikatave, si dhe politikat për emigrantët dhe klasat e varfra.

Është e pamundur që të lexosh këto dhe të mos e vëresh kontrastin mes socializmit si ide dhe socializmit si “markë” politike. Këtu vijmë te Shqipëria. Premtimet e Zohran Mamdanit, në Shqipërinë e qeverisur prej 12 vitesh nga socialistët, janë ëndrra të harruara. Mjafton të kujtojmë çfarë ndodh me pasuritë publike. “Socializmi” shqiptar është shitës i shtëpisë së vet.

Në çdo rast fitorja e një socialisti të ri, që ka lindur nga përzierja e kulturave dhe idealeve në një vend që për dekada ka qenë simboli i kapitalizmit të pakufizuar, tregon se ideja e socializmit demokratik është një alternativë reale ndaj sistemit aktual. Është një shenjë shprese se epoka e politikës cinike dhe e përçarjes po përballet me një kundërrymë të re. U jep kurajë të gjithë atyre në çdo cep të botës, nga Amerika Latine deri në Evropë, nga Afrika deri në Ballkan, që besojnë ende se shteti duhet të jetë mjet drejtësie, jo biznes i të fortëve.

Njerëzit “e zakonshëm” kërkojnë institucione që i shërbejnë shumicës, jo pakicës. Brezi i ri kërkon më shumë barazi, më pak arrogancë nga pushteti. Kjo ndjesi nuk është amerikane. Është universale. Rruga përpara nuk është “më shumë treg” apo “më shumë fitime”, por më shumë shoqëri.

Politikën do ta shpëtojë jo ideologjia, por ndjenja njerëzore.

8 Komente

  1. L
    Lexhenda

    Pse e shkruani Mysliman? Duhet Musliman.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gjuhëtari

      Të dyja format mysliman dhe musliman janë të përdorura në shqip, por forma më e përhapur dhe e pranuar në gjuhën standarde është: mysliman Kjo formë është më e përshtatur me rregullat fonetike të shqipes dhe përdoret më shpesh në media, libra shkollorë dhe tekste zyrtare. Ndërkohë musliman është më afër origjinalit arab "muslim", ndaj përdoret më shumë në kontekste fetare ose akademike. Pra: - Në gjuhën e përditshme dhe atë standarde – mysliman - Në kontekste fetare ose arabe – musliman Të dyja janë të sakta, por përdorimi varet nga konteksti.

      Përgjigjjuni
    2. p
      pordhe me rigon........

      Ne verre duket ndrishimi, muslimoni e ka te rrujt e te gatshme per "lopthi" ne teqene e baba Rrahimondit.... gezuar ramazonin

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bureto

        Është bere zakon që nëse duhet denigruar dikush, sidomos njeri publik,ai etiketohet "musliman". S'ka ketu asgje te keqe ky percaktim, nese nuk do perdorej ne kuptimin pexhorativ te fjales, ose minimalisht te nje "çudie" tendodhur në mesin e nje komunisteti me maxhorance kristiane. Parë kështu (nëse) padyshim që eshte gabim, se perndryshe keshtu do thoshnim per te tjere politikane, shtetare apo te çfardolloji personi publik, si psh Makroni katolik, Trampi protestant, Shi Jipingu budist etj etj. Jane nonsense te gjitha, minimalisht do tingellonin keq, por ja që kur eshte fjala për dikë të besimit islam (musliman) kjo theksohet. Pse ?!!! Per më teper në boten kozmopolite ku jetojme, ky nuk eshte rasti i vetem, as i pari dhe nuk do jete as i fundit.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Komunizmi iken bashke me shpirtin

          Thano. I gjore, ka nostalgji per komunizmin, ashtu sic e njohim dhe shkon dhe fshihet mbas mahmuthaxhedinit te nju jorkut, qe eshte islamist-komunist.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pleqtë që hanë vetëm dhallë

            Po ku di gjë ti se ç'është socializmi e aq më shumë komunizmi, o koqe...... . Mësoje pra se, Marksi studjohet ende në shumë universitete në SHBA......... . Socializëm, do të thotë shoqëri, për shoqërinë, për shtresat e varfëra, për ty, për të të dhënë një palë brekë falas, sepse u nise njëlloj me Zenin, me Albanën, me Monën, me Edvinin, dhe ata kanë nga tre katër vila, ti sonte u zure me gruan, sepse nuk kishte çfarë të gatuante për darkë.

            Përgjigjjuni
          2. V
            Vlora 97

            Ky m lart flet sikur eshte pasanik dhe socializmi do ti bej keq. Po socializmi per ty eshte o koqe

            Përgjigjjuni
            1. F
              Fjala

              Nje shkrim shume me logjike njerezore dhe ide qe sot edhe drejtuesve te rinj qe duan te integrohen ne politik ne Shqiperi jane larg ketij realiteti qe po troket si rezultat i nevojes per jeten. Dalin politikane tek ne llafezane , intrigante, pa moral e dinjitet, thashethemaxhij te pa skrupullt qe duan te ndertojne partine e tyre mbi bazen e farefisit , jo mbi ide dhe format perspektiv te zhvillimit. Nje kultivim qe duhet perdorur pesticide per ti nxjerre jashte politikes. Bukur, ke ç’meson nga ky shkrim dhe me shume nga ai amerikani qe fitoi zemren e Amerikes. Valle do te reagojne politikanet e rinj me fizionomi te vjetra ?!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje